Close
Faqja 13 prej 29 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 287

Tema: Ditari im.

  1. #121
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E marte 1.tetor.1993...................ora -07.10


    Te dielen pasdite shkova ne Lekio, tek shtepia e nje shokut tim qe punojme bashke. Stavro e quajne dhe eshte minoritar. Atij perpara nje jave i kishte ardhur nga Shqiperia babai, mamaja dhe motra. Mora me vete edhe aparatin fotografik dhe filmin rezerve(24 pozesh) dhe meqenese babai dhe mamaja e tij kane ndermend te ikin kete java ne Shqiperi, beme ca fotografi. Mu duken njerez te mire. Pasi beme fotografite , dolem shetitje me Stavron , Ermionin, (motra e Stavros), dhe Doren.(kusherira e tyre greke) Edhe darke hengra atje. Me thene te drejten u kenaqa shume, me nxoren mallin e familjes . Dje pas punes shkova me Stavron dhe lame e stampuam filmat . C`ka , si fotografite e para nuk kishin dale keq dhe nuk kushtonin dhe aq shume. Me thote nje mendje ti dergoj shtepise fotografite, si dhe ndonje gje te vogel me prinderit e Stavros, por akoma nuk e kam vendosur. Jam me borxhe akoma, pavaresisht se kam para ne libreze, por ato s`dua t`i leviz. Ora 07.25. me duhet te ngrihem per te shkuar ne pune.


    .............ora -17.50.


    I dashur ditari im! Sot jam teper i merzitur. Ne mengjes isha ne humor te mire dhe gjendje te mire shpirterore, por megjithese une dallohem per nerva te forta, sot sikur e kishin lene me fjale te me merzisnin.
    Filloi ne dreke me kunatin e afendikoit per hicgje. Une i thash ;-Endaksi(okey) , ai me thosh ; - Ti endaksi thua per te gjitha. Ma kish bere borxh edhe here te tjera pasi eshte me shume se idjot, por nuk ja kisha vene veshin. Sot u ktheva dhe i thashe ; -C`fare do ti , qe te te them? Me fal(ne fakt nuk kishte gje per te kerkuar falje). Iku ai.
    Pasi erdhem ne dreke nga restoranti, ku hame dreke, une erdha i fundit, pasi isha me biciklete dhe te tjeret ishin me makina dhe motora. Njeri nga djemte qe punojne atje dhe qe nuk eshte as afendiko, e as pergjegjes , pra eshte asgje - me thote;
    - Pse vjen me vonese?
    - Epo me biciklete jam , - i thashe teper shoqerisht.
    - S`me duhet gje mua , - me tha - tjeter here te jesh ne pune ne orar.
    - Endaksi. - i thashe edhe atij.
    Pastaj preva pak gishtin ne pune.
    Kur do iknim isha edhe i lodhur edhe i merzitur dhe makinerine si asnjehere tjeter sot e kishin vene te punonte me kapacitetin maximal. Pergjegjesi (o ipefthinos), Stavri me kerkoi te rrija iperori. I thashe te me paguaje me pare 14 oret qe i kam iperori te papaguara nga java e kaluar e pastaj te shohim. Me permendi motorin e djegur dhe tha se edhe une duhet te paguaja 14 motora. Jo ,- i thashe nuk eshte ashtu. Une punoj per para`ketu. Pa pare nuk punoj. Dhe ika.Tani po mendoj c`te ha per darke e per neser ne mengjes. Me thote nje mendje te iki fare nga ajo pune se me erdhi shpirti ne maje te hundes, por ku te shkoj. Do shoh per ndonje pune tjeter.


    vazhdon.......................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  2. #122
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E enjte 03.10.1991........ora - 20.45.


    Dje pasi mbaruam punen , Stavri (pergjegjesi) me tha te punoj iperori, pasi do me paguaje edhe te gjitha iperorite e tjera te papaguara. Pranova dhe punova edhe 5 ore te tjera. Pra 13 ore pune nga ajo qe ne fillim me dukej PUNE.
    Sot qe ne mengjes me mori ne telefon mamaja me babin. U kenaqa sa s`behet. E ngrita edhe Kelen nga gjumi ti degjoja zerin e bukur. Duket qe ishte kenaqur nga dhuratat qe i dergova, megjithese kishte edhe porosi me sa kuptova qe te mos bente kerkesa te tjera, por nuk ju durua dhe me kerkoi nje cader qe paloset ne tresh. Ku i di une i varferi, si jane ato. Megjithate do i shikoj kur te dalin dhe do ja blej nje. Sot punova 3 ore iperori.


    vazhdon......................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  3. #123
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E premte.08.10.1991...............ora - 20.00


    Te shtunen nuk shkova ne pune, mora bicikleten dhe aparatin fotografik dhe dolaxhiro neper Korinth. Dola edhe fotografi me aparatin tim. Me nzoren nja dy shoke qe takova rruges. Bente ftohte dhe isha veshur trashe. Te shtunen paradite ne Korinth behet pazari . Keshtu qe bleva plot gjera per Kelen dhe per te tjeret. Bleva edhe 3 pale breke per vete si dhe nje film te ri per aparatin fotografik 24 poza 980 dhrahmi.
    Te dielen paradite ndenja ne shtepi dhe u shplodha.Ne dreke shkova ne Korinth. Zonja Mimi me kishte ruajtur racionin e pilafit dhe nje cope te madhe mishi, me te cilen une hengra dreke e darke. Pastaj dola edhe nja dy fotografi, njeren tek porti me nxori nje ushtar dhe tjetren nje suedez me nxori ne nje lulishte. Bera edhe nja dy fotografi artistike , por te shoh si do dalin se ishte eresire.
    Dje , pra te henen punova deri ne oren 22.30. ndersa sot vetem dy ore jashte orarit. Kur erdha bera ca psonisje se s`kisha me asgje per te ngrene ne shtepi. Tani po ha darke dhe po pi edhe nje gote vere si gjithmone. Vetem se jam teper i lodhur dhe nga puna me kane ngrire damaret e qafes.(dje pasdite punuam ne beton) , keshtu qe megjithese kam tere ato rroba per te lare si edhe vete dua te lahem , s`kam fuqi. Tani sa mbarova edhe buken duke shkruar dhe do shtrihem te fle. Ohoho.


    vazhdon....................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  4. #124
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E premte 11.10.1991 ................ora - 22.00.


    Gjithe javen punova iperori, por te shtunen nuk punova dhe sot mora 30500 dhrahmi. Sot gjithashtu punova 4 ore iperori, por keto jane per javen ne vazhdim. Parate e prapambetura (14 oret) nuk mi kishin vene perseri, por sot nuk iu thashe gje. Tani qe erdha nga puna psonisa nja 1200 dhrahmi. I bleva Keles nja 12 sapune te ndryshem. Tani hengra dhe darken qe gatova vete me fasule te njoma konserve dhe lashe nje pjate per mengjes. Jam i lodhur dhe do fle. Neser do shkoj ne pune.


    vazhdon..................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  5. #125
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E djele 13.10.1991...........................mengjes


    Kam qe dje qe me eshte bere nje pucer ne prapanice. Ndoshta nga qendrimi i stergjatur ne kembe. Tani sapo u ngrita dhe pergatita mengjesin. Po pres tani Mimin te vije ketu se kemi (kam) pune, pastaj do shkojme ne Lutraki, te mbushim uje. Te pakten keshtu e kam planin. Prita edhe dje ne mengjes , edhe sot te me mernin ne telefon nga shtepia, por nuk moren. Ndoshta nuk lidhen dot.


    vazhdon......................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  6. #126
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E marte 15.10.1991..........................ora - s`e di bori (mundet) 22.00.


    Te djelen shkova ne Korinth dhe pasi beme punet qe kishim parashikuar, na doli dhe nje pune e "vogel". Mimi do zbraze shtepine ne Athine dhe duheshin mare plackat atje. Antigonikishte vajtur atje me te jemen. Te henen shkova edhe une . Morem plackat me makine dhe u ktheva. U lodha pak, por me teper me shqeteson ajo pucra.Te djelen dhe te henen fjeta ne Korinth, ne shtepine ne kat te pare dhe per dreq ne mengjes me kishte mare ne telefon mamaja dhe une nuk isha. Pastaj kishte mare sot ne mengjes ne Korinth Mimin sapo ika une qe atje. Sot solla ne shtepi televizorin e madh qe kishte Antigoni ne shtepi dhe qe s`e perdorte si dhe frigoriferin qe nuk e perdorin ne kat te pare. Por me sa duket qe te dy nuk jane ne gjendje pune. do perpiqem ti rregulloj Televizori eshte italian me llampa.
    Sot perseri nuk vajta ne pune. As neser nuk do vete nuk jam mire nga "pucra". Ne Athine bleva dy batanije me push shume te mira.


    vazhdon.....................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  7. #127
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E merkure 23.10.1991..............ora - 20.37.


    Te henen , te marten, te merkuren , pra edhe sot shkova ne pune dhe kam bere po te njejten pune te rrende, por ka rendesi qe pucra u sherua dhe nuk me shqeteson . Shputa e kembes nuk e di pse me dhemb. Dje shkova pas punes ne shtepine e zotit Mimidhe pasi hengrem , u morem me sistemimin e librave dhe dosjeve te tij te cilat besoj se do ti mbarojme pas nje muaji. Sot vajta prape , por hengra dhe u ktheva, pasi kishte pune te tjera.
    Sot tek punoja me erdhi ne dore nje pllake mermeri e pergjakur. Nuk e di se i kujt eshte ai gjak, por mendja me shkoi menjehere tek emigrantet shqiptare. O Zot! Kur do kthehemi ndonje dite shendoshe e mire ne shtepite tona. Do te jete me te vertete dite e lumtur.
    Ne parlamentin tone vazhdon gallata. Tani duhet te aprovojne edhe nje juri per te vleresuar me leke , ate deputet qe ka zgjedhur per te recituar dhe e reciton poezine me te bukurTallin by... me hallet e njerezve. Presidenti eshte bere xhongler. Se mer vesh zoti se c`fare politike po kerkon te beje. Se c`far kerkon t`i prishe akoma Shqiperise, te ciles edhe ti bjere flaka, tani nuk ka c`ti djege . Haram te qofte o President vota e njerezve te trembur., te cileve ne vend qe tua nxirje friken ua shtove me teper . 100000 djem e vajza , a mos me teper, (televizioni grek thote 400000) ka ne Greqi. Shqiperia dhe Presidenti ne vend qe te vije ketu dhe te interesohet per fatin e tyre, si dhe tu krijoje mundesine qe te depozitojne fitimet e tyre ne Shqiperi, te vene e te vijne, shkon ne Turqi. Por pavaresisht nga intervistat , mu duk sikur u kthye nga Turqia si qen i rahur, por eshte mesuar te beje teater perpara kamerave. Paste faqen e zeze. Historia me siguri do ta denoje.


    vazhdon...........................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  8. #128
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E djele 27.10.1991...................ora - 08.22.


    Akoma nuk jam ngritur nga krevati. Te premten mora 22700 dhrahmi dhe 3700 te javes se kaluar , ku perseri 4 ore iperori nuk mi kishte shkruar. Dje ne mengjes u nisa per ne pune me biciklete ciklisti te cilen ma fali nje shok grek te prishur dhe e rregullova. U vesha dhe me roba te mira , pasi e planifikova , qe te shkoj ne Lekio te takoj prinderit e Stavros, qe sot do nisen per ne Shqiperi.
    Rruges u perplasa me nje makine, jo per fajin tim .Por nuk pesova gje. Epesoi bicikleta, te ciles ju thye aksi i timonit dhe ju deformua piruni. E cova kur dola nga puna per te rregulluar. Shkova me autobuz ne Lekio dhe e kalova atje pasditen. Prinderit e Stavros mu duken njerez te mire. E motra dukej pak e perkedhelur, ose perkedhelej prej meje. Disa here me provokoi ne muhabet i ati i Stavros, Taqi sa me ne fund u detyrova t`ia kthej pergjigjen hapur. Me autobuzin e ores 19.20. u nisa per ne Korinth, pasi degjova zerin e Amerikes , per te cilin me kishte mare malli. Qirie Mimi me dha 1 kg mjalte te cilin s`e kam provuar akoma dhe u ktheva ne darke ne 22.00. me taxi qe me kushtoi 620 dhrahmi, pasi autobuza nuk kishte me.


    vazhdon................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  9. #129
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E merkure 30.10.1991.............ora - 21.52.


    Te henen nuk shkova ne pune. Greket festonin fitoren ndaj Italise ne luften e dyte boterore. Mu duk sikur kishin festen e clirimit. Shkova dhe pashe ne Korinth manifestimet. Aty pashe perseri ate "bukurine" qe me vrau syte ne pazar nje jave me pare, por " bukuria" nuk kishte mend. Syte e bukur nuk donin ta shijonin te vetem pamjen time. Ajo (akoma s`ia di emrin) ishte me babane dhe me njerez te tjere, te cileve sec u thosh dhe ata shikonin nga une. Por pa armiqesi. Vecse me kureshtje. Nuk doja te zgjasja kureshtjen e tyre dhe pasi e mora ne fotografi "bukurine" fshehurazi, nga larg (nga njeri trotuar ne tjetrin) u largova. Po te kishte qene vetem , s`do te isha larguar.
    Dje shkova ne pune , por jam me grip. Dhe si zakonisht ne te tilla raste me mbyten hundet. Ne darke me dhimbte koka por piva nje depon dhe u qetesova. Edhe sot vazhdon e njejta gjendje . Shpresoj te me sherojne limonat te cilet po i ha nga nje ne vakt dhe megjithate kam pak oreks.Sot nuk e di se c`pesoi frigoriferi dhe ishte bere brenda kur erdha , uje i teri. Cova filmin per te lare e per te stampuar dhe me tha ta mar neser.
    Vazhdon te bjere shume shi. Interesant, ketu po zuri shiu , nuk pushon pa plotesuar 8 orareshin. Ka tre dite qe bie dhe e beri balte tere dynjane. Sot shkova ne pune me cizme. Ku paskam qene. Paskam mbajtur kembet ne uje kot. Neser do mar edhe bicikleten qe cova per te rregulluar dhe se di sa do me kushtoje.


    vazhdon................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  10. #130
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    03.11.1991...................ora - 19.10.


    Pune, pune , pune, ftohte. Keto do te ishin shkurt ato qe do te shkruaj pak me gjate. Keto dite , pas punes ne ergostasio, kam shkuar cdo dite ne Korinth dhe kam punuar ne shtepine e qirie Mimit. Pastruam "bodrumin" nqs do ta quajme keshtu dhe e sistemuam (pastrova dhe sistemova). Dreken keto dite ma ka ruajtur zonja Mimi dhe kam ngrene atje. Pardje bleva cader te shkurter per Kelen, sic me porositi ne telefon. 2000 dhrahmi . Ta gezoje! Eshte e kuqe me pika te zeza dhe mund ta fusesh edhe ne xhep, por kur hapet behet me e madhe nga te tjerat. Mora edhe fotografite, c`ka mire.
    Telefoni vazhdon te mos bjere. Dje komshiu i Mimit me solli edhe disa kemishe dhe nje xhakete mjaft te bukur. I thashe ; - Faleminderit , dhe i mora. Dje morem rrogat . 4 dite pune dhe 5 ore e shtuna 20000 dhrahmi. Lashe tek Mimi 40000 dhrahmi per ti vene ne libreze.
    Gjithe keto dite ka bere ftohet i madh. Une kam veshur 4 bluza si dhe xhupin, por sot bera punen me te mire. Vesha edhe carape leshi, siper tyre najloni, siper tyre qeska plasmasi dhe siper tyre cizmet. Tani nuk e njoh me te ftohtin, pervec duarve qe si zakonisht nuk shpetuan pa u vrare e prere edhe sot.


    vazhdon..................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

Faqja 13 prej 29 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkėputur nga ditari im) "Na ishte njėherė... Otranto '97"
    Nga Auloni nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Njė Adoleshenti
    Nga eris nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •