Close
Faqja 12 prej 29 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 287

Tema: Ditari im.

  1. #111
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E shtune24.gusht.1991.........ora - 23.02.


    Dje morem rrogat si zakonisht. 29250 dhrahmi. Nga keto 25000 i lashe tek Mimi dhe mu bene keshtu 130000 te lena tek ai. Punova sot 7 ore , pastaj si bera nja dy ore plazh u ktheva ne shtepi.Qepare me mori ne tel Mimi dhe me tha se e kish mare ne tel thiu im, me sa kuptoj Loli, se i kishte folur greqisht. I kishte dhene nr tim te telefonit.
    Gjitoni i Mimit, gjykatesi qe me fali kostumin i ka dhene Mimit per mua sic me tha ne telefon , dy pale pantallona dhe dy kemishe. Neser do vemi ne mengjes shpejt per te vjele. Do mar edhe pashaporten me vete qe te hap libreze ne banke.


    vazhdon................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  2. #112
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E marte 27.08.1991............ora 01.10.


    Tani sapo erdha nga puna. 17 ore pune, por PUNE. C`te bej. Parate ne rruge nuk gjenden. Jam i lodhur dhe dua te fle, por kam per te shkruar nje histori te lezecme me Lolin. Do shkruaj neser. Ja.


    vazhdon..............
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  3. #113
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E shtune 31.08.1991..............ora- 07.10.


    Dje punova deri ne oren 11.00. te nates. Dmth 15 ore pune, dhe pas 15 oresh , qe ishte nje pune e lodheshme dhe me e rrenda qe kam bere deri tani, por qe nuk e kisha problem, ne pllaken e fundit qe do llustronim ne makineri,
    (nje pllake graniti 2 metra x 40cm x 6cm), jo per fajin tim, por te nje patriotit tim shqiptar, nje idjoti, u rezova dhe pllaka qe po e mbanim ne dore u thye dhe une siper saj per pak sa nuk theva koken, por shpetova mire vetem me dy carje jo shume te medha ne kembe, nje ne dore, kam care pak buzen , por dhembet per fat me shpetuan, si dhe ne mollezen e djathte kam vene nje manikote. Pervec ketyre problem mbetet gjuri i kembes se majte te cilin e kam fashuar me qepe e kripe.
    Nga perplasja me dhemb pak koka, por pi aspirina. Sot ne mengjes me mori ne telefon Thanasi i Elenit nga Athina. Historia e "bukur" me Lolin maskarain vazhdon. Te djelen , dmth me 25.08.1991. shkova tek Mimi dhe pasi e pyeta se c`bisedoi me Lolin , i thashe qe po te vije ne Korinth te mos e fuse ne shtepi dhe aq me teper te mos i jape para borxh, se ai ate variant ka perdorur gjithe jeten.
    Te henen sa u ktheva nga puna, nga ora 17.00. me telefonoi Loli dhe pasi me futi nja dy te shara sipas stilit te tij te bisedimit, pa me pyetur fare si je , ja futi tulle; - Do shkoj ne Shqiperi , - me tha dhe me duhen 20000 dhrahmi. Pasi e kuptova menjehere se po genjente si zakonisht, i thashe se nuk te ndihmoj dot, pasi parate i kam ne banke. U ndame pasi Loli pa me thene as mirupafshim me mbylli telefonin dhe une po mendoja se Loli pasi i ka mare hua tere atyre qe njeh ne Athine, tani e filloi nga provincat. Por une e di qe Loli eshte po ai i pari dhe ne mos me keq.
    Kete jave kam qene aq i lodhur , sa s`kam mundur te shkruaj e jo me te lahem apo te shplodhem tamam. Dje morem rrogat, mora 28800 dhrahmi.
    E qe e lashe " histori zezen " e Lolit, Thanasi, pasi me pyeti sot si isha me shendet e me pune, ma hodhi fjalen per Lolin. E parashikova qofte nga zhvillimi i ngjarjeve, por edhe nga toni i zerit te Thanasit, se kishte ndodhur ndonje humbje parash, dhe personazhi Loli gjendej si gjithmone ne rolin e protagonistit. Me ne fund megjithese Thanasi nuk donte te ma thoshte ne fillim, me tha se i kishte dhene Lolit 90000 dhrahmi borxh, pasi kishte ngrene genjeshtren qe nuk hengra une. Thanasi kishte qene ne Shqiperi, (tani ishte kthyer) . Do vete prape e do vij , me tha pasi kam nxjere pashaporte per 6 muaj. I thashe qe ato para ti qaje, pasi Loli kete variant s`e ka per here te pare. Doja te dilja fotografi dhe t`ua dergoja me Thanasin atyre te shtepise, por ku te dal keshtu gjithe manikota sic jam bere. Thanasi ka shprese t`i gjeje adresen Lolit.
    Besoj se kjo "histori e bukur" qe fillesen e ka ne Shqiperi dhe qe ka shume episode te ngjashme si pikat e ujit, por qe ndryshojne vetem personazhet e dyta, (jo protagonisti), do te vazhdoje akoma, por parashikoj nje fund jo aq te bukur sa episodet dhe ma mer mendja, se episodi i fundit do jete i dhimbshem.
    Sot s`mund te shkoj ne pune.


    vazhdon.............
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  4. #114
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E shtune 07.09.1991...............ora - 23.05.


    Gjithe javen s`kam shkruar per aresye se kam punuar disa here iperori, (jashte orarit) dhe ditet e tjera kuptohet kam qene aq i lodhur , sa s`kam pasur fuqi te shkruaj. Te merkuren , do iknin ne Shqiperi dy djem , njeri prej te cileve nga patosi. U dhashe pakon dhe 5 mije dhrahmi. Ne momentin qe u takuam dhe une hipa ne biciklete e u thashe - mirupafshim, tek kembet e mija ndaloi nje makine dhe prej andej zbriten dy bura. I pashe per grada ne kemishe, nuk kishin. Ishin civile te asfalise greke. Pyeten dy te tjeret nga ishin , por ata s`dinin greqisht. Atehere i perktheva une. Shqipetareve te varfer u vune prangat para syve te mi , kot me mot.U thashe policeve se ata te dy do te iknin ne darke vete ne Shqiperi, me taxi, prandaj t`i lironin se kishin ne shtepi televizor e frigorifer per te mare me vete. Me pyeten mua nga isha, ku punoja dhe pasi u thashe se jam vorioepiriot dhe u tregova vendin e punes, nuk me thane gje. Leri keta alvanoset te vene me leoforio , - me tha njeri prej tyre ne gjuhen arvanitase dhe ma beri me sy. Epo thashe se do tu regjistronin emrat e do ti lejonin te mernin plackat, por gabova. Ata perfunduan ne Kakavije. Te nesermen ne mengjes me mori babi me mamin dhe Kelen ne telefon dhe ju thashe si ndodhi. Kur dje me marin ne telefon shoket e tjere qe rinin bashke me dy kakomiret dhe me thane se Loni nga Kakavija ishte kthyer prape brenda dites se neserme ne Korinth dhe ne darke kishte ngarkuar plackat dhe kishte ikur ne Shqiperi. Bravo. Dje morem rrogat . Mora 33300 dhrahmi. Komshiu i Mimit qe me fali kostumin, me solli dje dy pale pantallona dhe dy kemishe, si dhe nje bluze pambuku me menge te shkurtera. Sot punova deri ne oren 13.00 , nga andej vajta tek Mimi ne shtepine e tij dhe punova atje. Kur erdha ne shtepi mora ne telefon Nacin dhe Gjergjin . Sot bleva ne korinth nje aparat te vogel fotografik KODAK, dhe dy filma , gjithsejt 5850 dhrahmi. Neser do shkoj ne pune.


    vazhdon.................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  5. #115
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E hene 16.shtator.1991.


    Edhe java qe shkoi u lodha shume. 27 ore iperori. bile punova edhe te djelen e pare. Mirepo punova ne sherbim makinerish(servis) dhe gjate pastrimit , ne nje nga elektromotoret kishte hyre uje dhe u dogj. Kunati i afendikoit, me tha ne sy te afendikoit se ketu ne Ksamil ka shume llogje per mua, qe sherbej (punoj) nga 12, 16, 18, ore. C`pune ka fshati me ty, - me tha. Ku e di fshati se sa punon ti?
    I thashe se une shkoj vetem pune - shtepi, dhe shtepi - pune. Nuk shkoj as ne kafene, dhe nuk kam ketu as mik e as mike, por fshati , fshat eshte. Se mos ka pune tjeter. Me shohin kur vete ne pune e kur kthehem.
    Mirepo nuk e mora vesh se pse u digjte atyre kjo pune. Me thene te drejten u merzita ca. Ky muhabet u be te enjten, kur c`te shoh? - Te premten nuk me paguan oret jashte orarit dhe jane plot 27 ore qe bejne 13500 dhrahmi per mua. Keshtu qe te premten mora 24000 dhrahmi. Nuk i kam vene ne banke akoma pasi mendova te blija ndonje gje per shtepine, ndonje tv, a ndonje manjetofon.
    Dje erdhi ketu qirie Mimi me vajzen qe ka ne Janine dhe me dhendrin. Kjo ishte krejt ndryshe nga Antigoni. E qeshur , e bute, dhe buri i saj gjithashtu. I mblodha nje tufe trendafila dhe ja dhashe. U kenaq shume. Ketu doli ligji qe te mos mbajne me shqiptare. Perdite televizori jep kronike me autobuzat e policise plot me shqiptare qe i zene dhe i cojne ne Kakavije. Eshte problem si do qendroj . Qirie Mimi me tha te me gjeje ndonje vajze te mire ketej dhe te martohem, por megjithese une i thashe dakort, besoj se nuk do kujtohet per kete pune dhe do ta zvarise ashtu si te gjithe punet e tjera.
    Mbreme ne oren 12.07. ne darke me mori ne telefon mamaja me babin. Me thane se ishin mire por u duhej nje shoshe. Ne Korinth pashe nje tv te vogel bardhe e zi 19000 dhrahmi. Dua te bej nje pako te madhe dhe ta dergoj me poste. Pakon qe nisa me ata djemte akoma nuk e kane mare. Kane mare lejen dhe do ikin nga shtepia deri ne 1 tetor, kur edhe Kela , e cila mbreme flinte, fillon shkollen. Lida eshte mire dhe Lima dhe E rti mire jane. Kunati im tani qenka kujtuar te vije ketej . I thashe babit se po ja mbajti b.... le te vije, per mua nuk ka problem. Per pune eshte veshtire, ndersa une nuk e kam te veshtire ta mbaj.


    vazhdon..................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  6. #116
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E marte 17.09.1991.................ora - 22.50.


    Mbreme mora ne telefon Nacin ne selanik. Me tha se ishte mire dhe merte 3000 dhrahmi ne dite, dhe puna qe bente ishte mjaft e lehte. U cudit kur i thashe se mar dyfishin , por me tha te mos lodhesha shume. Te drejte ka , por e ardhmja nuk vjen me e bukur po e prite me duar kryq. Loli paska shkuar ne Shqiperi. I thashe Nacit per punen e marteses qe me rekomandoi Mimi , por s`me dha asnje mendje. Naci me propozoi qe te shkoj ne Selanik te rrime bashke. dhe te me rregulloje me pune atje. Por une mendoj se ka disa probleme;
    1 - Parate qe marr, dhe kursej ketu , atje nuk besoj se do t`i mar.(ne mos mar gjysmat, ose me pak.)
    2 - Perkrahjen qe kam ketu nga Mimi, atje kush do te ma siguroje?
    3 - Nuk besoj se Naci ka ndryshuar. Keshtu qe do te me kerkoje llogari dhe do me nderhyje edhe per gjerat me te thjeshta, gje qe do te me besdise , kurse ketu jam i lire. Pavaresisht se une nuk e shfrytezoj lirine time.
    Si perfundim do shkoj nje dite te bisedoj me Nacin, por kam mendimin te mos shperngulem atje, njehere per njehere.
    Sot ne pune konstatova se i biri i afendikoit, u soll me mua ne menyre provokuese, kurse pergjegjesi kalonte dhe i shmangej shikimit tim.(ne ndryshim nga me pare) Kjo e lidhur me mospagimin e iperorive me duket si nje skenar i perbashket, por nuk arij te kuptoj shkakun. Une ul koken dhe punoj pasi me duhen parate e tyre.
    Ramiz Qeni, nenshkroi dje Karten e Helsinkit dhe sot ne Paris - Karten e Parisit. ne emer te Shqiperise. Nuk e meritonte ai te nenshkruante keto dokumenta te rrendesishme, qe deri dje bashke me shoket e tij i ka share dhe i ka propaganduar negativisht, por c`te besh? Shpresojme ta thyej qafen shpejt.


    vazhdon.............
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  7. #117
    Anėtare e regjistruar Maska e ony
    Anėtarėsuar
    27-04-2004
    Vendndodhja
    -bosh-
    Postime
    33
    Cfare kenaqesie vertete te lexosh ditarin e dikujt. Ndoshta ngaqe fakti qe eshte ditar e ben dhe me interesante...plus dhimbja dhe momente qe shume veta nga ne i kane perjetuar.
    Poet pergezime per "guximin" dhe flm qe na jep mundesine te marrim pjese ne jeten tende.
    Njerėzit qė janė nė gjendje tė njohin bukurinė, nuk plaken kurrė.

  8. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar ony pėr postimin:

    2043 (20-10-2015)

  9. #118
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Faleminderit ony.
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  10. #119
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E premte 27.09.1991..................ora - 18.45.


    Ditari im i dashur.
    Tani sapo u ngrita nga gjumi i drekes. Kujtove se te kam haruar fare? - Jo i dashuri im. Por kane qene dite te tensionuara dhe te zena me pune, keshtu qe edhe ne qofte se kam patur pak kohe , per t`u refyer, nuk kam pasur deshire te shkruaj merzitjen apo lodhjen time. Tani , me fal ditari im , se me duhet te ngrihem e te shkoj te mbledh fiq per afendikoin(qirie Mimin) , Pasi sapo mori ne telefon dhe me trasmetoi deshiren e tij , (qe eshte urdher per mua.)


    ............................ora -21.00


    Mblodhem fiq dhe erdhem. Bera darken me dy veze te skuqura dhe 200 gram sallam si dhe nje cope djathe. Dhe tani fillojne lajmet ne radio.


    ............................ora - 21.30.


    Pra gjithe javen merzitje, lodhje.Te enjten u rezova me biciklete, kete rradhe per mendjemadhesine time dhe mire mu be. Shpetova mire pasi meritoja edhe me keq, vetem se vazhdon te me dhembe mesi dhe shpatullat dhe kam akoma plage te pasheruar ne ijen e djathte. Te premten nuk shkova ne pune. Te shtunen qe ne mengjes shkova ne Korinth, i mora 25000 dhrahmi borxh qirie Mimit dhe 16600 qe mora rrogen te premten dhe u nisa per ne Veria. Me nje pako jo shume te madhe per te mos rene edhe ne sy te policise. (nje kuti e madhe , nje me e vogel dhe nje cante qe e bleva 3000 dhrahmi.) Deri ne Athine shkova me tren, 750 dhrahmi. Nga Athina ne thesaloniki, 9000 dhrahmi me taxi dhe nga andej ne Veria me autobus 850 dhrahmi. Ne Veria me taxi per ne shtepine e Nacit 300 dhrahmi. Nuk dua te shkruaj ketu per pershtypjet nga qendrimi ne Veria me Nacin, pasi e shkruara mbetet, por mu duk i tjetersuar. Ishte afruar pak me karakterin e Lolit (epo vella e ka), ose ka qene i tille dhe se kam verejtur me pare. Nuk e di . Po te shkruaj , do shkruaj vetem negativisht. Pa bere histori te gjata dhe te merziteshme, te dielen me gjithe se nuk doja te shkoja ne kufi per te cuar plackat.Pra ti shpinte Naci dhe une ti paguaja rrugen. E pashe se nuk kisha c`beja. I hipem trenit ne Veria pasi vajtem deri ne stacion me taxi, dhe zbritem ne Follorine (Florina). Nga andej morem taxi per ne Kapshtice. Morem ne taxi edhe nje djale nga Voskopoja qe quhej Ilmi Shaholli dhe qe mu duk djale i mire vertet dhe i tille ishte. .Ne kufi gjendja ishte teper e tensio
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga 2043 : 08-06-2006 mė 17:16
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  11. #120
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Po vazhdoj aty ku e kam lene. Nuk e di pse postimi ka dale pergjysem.


    ne kufi gjendja ishte teoer e tensionuar, bile me taxi kaluam nje postobllok te kufitareve (fandareve) dhe zoti e di si nuk na kontrolluan kur u kthyem. Me tej s`ma mbajti te shkoja pasi s`kisha vize. Edhe Naci qe ne telefon me shiti ment se shkonte ne kufi sa here te donte u tremb dhe ndenjem te dy ne nje kafene ne nje fshat 1 km prane kufirit. Plackat i lame ne taxi me Ilmiun, te cilit i thashe se do ja paguaja une taxine. Por Naci kujton se nuk e pashe kur i mori Ilmiut 2000 dhrahmi. dhe mua s`me tha gje. Kur u kthye taxia na mori dhe i pagova 8000 dhrahmi. Pasi shetitem ne Follorine nja dy ore, u kthyem me tren ne Veria. Aty Naci bisedoi me nja dy vete per pune per mua , por e pashe qe ishte bisede e kote. Pastaj me qerasi me 2000 dhrahmite e mija, pa me thene gje, ( une bera sikur s`dija gje) dhe kjo me mjaftoi per ti hequr vizen edhe atij ,megjithe teorite e pafundme e te pavlera qe me shiste me nje hipokrizi te njohur per mua nga Loli. U detyrova ti flisja hapur (sigurisht me rezerva) qe te mblidhte mendjen e te mos me bente per budalla. Te henen qe ne mengjes , u nisa me autobus per ne Thesaloniki, atje meqe treni donte edhe dy ore te nisej bera nje shetitje neper qytet. Mjaft i madh e i bukur. Me bene pershtypje cmimet relativisht te uleta te mallrave ne krahasim me Korinthin. Nga andej me tren ne Athine. O zot, ne tren , nje histori e bukur por e lehte. Edhe per pak rrashe ne dashuri, por me ndihmoi refuzimi i maringeles se bukur qe te mos shkoja dot me larg. Megjithate mendoj se per nje kohe te gjate nuk do ta harij fytyren e saj jashtezakonisht te bukur.
    Te marten e deri sot pune nga 8 oredhe pjesen tjeter gjithe diten e naten duke mare ne telefon Shqiperine per te mare vesh i mori babai plackat apo jo. Dje mesova se i kishte mare. Kenaqsi e madhe per mua. Te henen me tren nga Athina e ne Korinth se desh harova erdha ne Korinth ne oren 01.30 te nates dhe prej andej me taxi ne shtepi. Pra me mbeten nga 41000 dhrahmi , vetem 4500 me te cilat shtyva javen deri sot.
    Sot morem perseri rrogat 16600 . Nuk e di sa do me vije telefoni se kam folur shume. Sot pasdite dikush me mori ne telefon dy here dhe nuk fliste, degjoja vetem muzike greke ne radion qe mesa duket e kishte prane telefonit. Me siguri do kete qene Joana - komshia dhe besoj se merte nga puna se kete jave eshte turni i dyte dhe tani sa erdhi ne shtepi. Mjaft per sot, do shkruaj prape neser.


    vazhdon.......................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

Faqja 12 prej 29 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkėputur nga ditari im) "Na ishte njėherė... Otranto '97"
    Nga Auloni nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Njė Adoleshenti
    Nga eris nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •