E premte.09.08.1991........ora-22.00.
Jo se nuk kam pasur se c`te shkruaj tere keto dite , por kam punuar aq shume, sa qe vija ne shtepi teper i lodhur dhe me gjithe deshiren per te shkruar, dicka, lodhja me mundte. Keshtu qe bija per te fjetur. Kam punuar jashte orarit ne pune disa dite . Bile pardje punova 18 ore pa nderprerje dhe erdha ne shtepi ne oren 02.00 te nates. per te shkuar ne pune perseri te nesermen ne oren 08.00.
Sot morrem rrogat e javes si zakonisht. Morra 29400 dhrahmi. Pasi fjeta mbasdite, kur u ngita lava nja tre bluza , nje pale pantallona dhe nje pale breke. Kisha dhe rroba te tjera per te lare , por s`kisha fuqi. U lava edhe vete dhe vajta psonisa. Nje sfungjer per t`u lare 100 dhrahmi , djath e sallam, si dhe nje gote plastike me kapak per te mare kafe me vete ne pune. Degjova tani lajmet per prishjen e bustit te mender Enverit, ne Gjirikaster. Shyqyr , shpejt u kujtuan. Ka rendesi qe asnjeri nuk eshte vrare apo plagosur. Por jane plagosur ne Itali refugjatet nga policia italiane qe i mban te rrethuar ne stadium dhe pret qe ti ktheje ne Shqiperi. Te gjoret.
vazhdon.....................
Krijoni Kontakt