Close
Faqja 11 prej 29 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 287

Tema: Ditari im.

  1. #101
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E premte.09.08.1991........ora-22.00.


    Jo se nuk kam pasur se c`te shkruaj tere keto dite , por kam punuar aq shume, sa qe vija ne shtepi teper i lodhur dhe me gjithe deshiren per te shkruar, dicka, lodhja me mundte. Keshtu qe bija per te fjetur. Kam punuar jashte orarit ne pune disa dite . Bile pardje punova 18 ore pa nderprerje dhe erdha ne shtepi ne oren 02.00 te nates. per te shkuar ne pune perseri te nesermen ne oren 08.00.
    Sot morrem rrogat e javes si zakonisht. Morra 29400 dhrahmi. Pasi fjeta mbasdite, kur u ngita lava nja tre bluza , nje pale pantallona dhe nje pale breke. Kisha dhe rroba te tjera per te lare , por s`kisha fuqi. U lava edhe vete dhe vajta psonisa. Nje sfungjer per t`u lare 100 dhrahmi , djath e sallam, si dhe nje gote plastike me kapak per te mare kafe me vete ne pune. Degjova tani lajmet per prishjen e bustit te mender Enverit, ne Gjirikaster. Shyqyr , shpejt u kujtuan. Ka rendesi qe asnjeri nuk eshte vrare apo plagosur. Por jane plagosur ne Itali refugjatet nga policia italiane qe i mban te rrethuar ne stadium dhe pret qe ti ktheje ne Shqiperi. Te gjoret.


    vazhdon.....................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  2. #102
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E shtune . 10.08.1991.............ora-14.05.


    Sot si zakonisht te shtunave punova deri ne oern 13.00. Kam nevoje te shplodhem keshtu qe do fle se pasdite do vemi me Mimin tek eleona (ullishta) per te punuar.


    vazhdon...................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  3. #103
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E djele 11.08.1991........ora- 22.10.


    Mbreme mora telefonin tek koka e krevatit dhe shpresova se do me merte babushi, por me kot. Sot do te pres prape. Nuk e kuptoj, ka dy jave qe nuk kane marre.
    -1. ose nuk i del hesapi. (sidoqofte te jete kjo, ai ri nje dite pa ngrene dhe ne telefon me merr) .Pra perjashtohet kjo mundesi.
    -2. ndoshta mamaja ka marre lejen dhe kane shkuar me pushime ne pogradec.(por edhe kjo perjashtohet- them une) Pasi edhe qe andej mund te me merte.
    -3. do te kene ndonje problem , ose dikush nga ata nuk eshte mire dhe ndruhen te ma thone .
    -4. vetem po te mos punonte asnje central i republikes, nuk do te me merte dot.
    Pra kam te drejte te behem merak. Por rri dhe shpresoj me sot e me neser.
    Sot kalova me krevatin brenda ne dhome, por me pare nderova sistemin e dhomes ose me mire te them, sistemova dhomen. Qe ishte pa sistem fare dhe mund te them se dhoma mori nje pamje te kendeshme. Te rregulloj edhe frigoriferin se s`me punon mire.
    Sot pasi prita deri ne oren 14.00. qirie Mimin te me telefononte dhe nuk me mori, i hipa bicikletes dhe e mbajta frymen ne Lutraqi, ne plazh. Deri nga ora 18.30. pastaj kur kalova ne Korinth, tek shihja grumbullin e plefrave anes rruges po mendoja se sikur Evropa vetem te derdhi plehrat ne Shqiperi, zgjidhet kriza ekonomike.
    Ne plehrat qe shihja futeshin edhe nja 15 frigorifere qe te jepnin pershtypjen se ishin te rrinj. por ketu zoterinjte i nderojne kur nderojne modelin e kuzhines, Nja tre televizore, e plot gjera te tjera. E ku numerohen te mirat qe shikon njeriu ne " plehrat e perendimit" . ( Si gjatesi gjeografike Greqia me sa kam parasysh une, nuk eshte me ne perendim se ne).
    Pastaj erdha ne shtepi psonisa djath, sallam , 4 kokra veze, 1 pako leter per te fshire duart qe me kushtuan 1000 dhrahmi. Buke ne dyqan nuk kishte pasi vajta vone. Keshtu qe per darke hengra gjysmen e sallamit , dy djath bebe, si dhe nje embelsire.( si partizanet).


    vazhdon................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  4. #104
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E hene 12 .08.1991..............ora- 22.15.


    Sot me doli gjumi ne mengjes ne oren 07.45. Ne oren 08.00 duke i dhene bicikletes me sa munda arita ne pune. Tani puna nuk me duket me aq e rrende megjithese eshte e njejta.me duket se u mesova. Pasdite shkova nga Mimi ku i lashe 25000 dhrahmi , duke u bere keshtu 90000 qe kam lene tek ai. Me tregoi faturen e telefonit 24270 dhrahmiqe do ti paguaje ai vete. Pastaj mora buke per vete e per qente(mishin e hengra te gjithe vete dhe ne shkembim do ju le racionin tim te patateve per neser pasi sot nuk i ha dot te gjitha dhe neser prishen.
    Jasu.


    Vazhdon...................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  5. #105
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E marte 13 .08.1991..............ora – 22.10.


    Sot pas punes e mbajta frymen ne plazh, nja dy ore, pastaj pasi bera nje xhiro neper qytet u ktheva ne shtepi. Tani sa iku Mimi qe ketej ,. Me kishte sjelle tave peshku me patate
    Barbun (peshk i kuq)
    Kosiga ka shkuar sot ne Shqiperi. Mu be vone se vajti Kosiga. Pse s`vajti me pare miku, apo tani qe e pa keq. Vajti si “mik” me avjon te forcave te ushtrise “mike”.


    Vazhdon.........................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  6. #106
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E enjte 15.08.1991..............ora- 10.05.


    Sot ne Greqi askush s`punon. Eshte festa e Panajotes. Njerezit vene te gjithe ne kishe. Keshtu qe une per te zevendesuar diten e sotme te punes , punova dje 13 ore . Doja te shkruaja kur erdha nga puna por sa bera per te ngrene, sa pastrova shtepine dhe s`kisha me fuqi. Me tu shtrire – gjume. Tani me mori ne telefon qirie Mimi dhe me tha se do vije ketu e te vemi bashke te mbledhim fiq.


    Vazhdon..................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  7. #107
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E premte 16.08.1991........ora- 18.00.


    Jashte bie shi. Eshte hera e dyte qe kur kam ardhur ne Greqi, qe bie shi. Hera e pare ishte diten e pare qe erdha por ra vetem pak ne darke kur prisja thanasin, vellane e elenit qe te vinte ne Omonia te me merte, pasi mbeta jashte sepse adresa e Lolit nuk ishte e sakte.
    Sot po bie shi mire dhe pemet do ngopen me uje sa per 7 ujitje. Tani qe jam duke shkruar mori ne telefon Mimi dhe me shprehu gezimin e tij qe po binte shi. Me tha qe kur te pushoje shiu te shkoj ne korinth, Pasi zonja e tij ka bere fai te mire, po meqe do vete ka edhe nje pune te “vockel”. Sot morem rrogat si cdo te premte. Mora 20000 dhrahmi. Tani te shoh ku me pikon shtepia qe ta ndreq e ta bej gati per dimer.


    Vazhdon............
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  8. #108
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E hene 19.08.1991...................ora- 21.30.


    Sot qe ne mengjes ne oren 06.50. me mori ne telefon mamaja dhe babi. Folen nga shtepia. Me thane se kishin qene dje tek shtepia e Lides dhe Lida eshte mire , po ashtu edhe djalin e ka mire. Kela me tha se po flinte. U thashe se jam mire dhe te perpiqen te nxjerrin pasaporte per te ardhur ketu. Me thane se do iknin me leje, se ku nuk i pyeta se folem shkurt. Mamaja fliste dhe qante. Edhe mua mu mbushen syte me lot por nuk e bera veten. Sot punoca 12 ore, nuk u lodha edhe aq, ose me mire te them tani u mesova me pune te rrende. Vetem se menuja mbetet e pandryshuar; djath, sallam dhe veze me vete(por edhe ne darke duke i shtuar vaj ulliri), si dhe nje gote kafe ne mengjes. Kjo menu prishet kur zonja Mimi me dergon ndonje gje.
    Sot ne Kremlin pushtetin e paska mare nenpresidenti me kryeministrin dhe ministrat e mbrojtjes, puneve te brendeshme si dhe shefi i KGB –se. Dmth puc ushtarak. Gorbacovi mbahet i arestuar ne Krime , ku ishte me pushime, ndersa tanket patrullojne me autokolona rruget e bashkimit sovjetik. Ma do mendja se kjo do te ndikoje negativisht ne gjithe problemet nderkombetare. Gorbacovi ishte komunist , por po e demokratizonte dhe liberalizonte vendin me hapa mjaft te matura, kurse dihet qer ushtaraket jane konservatoret me te medhenj. Te gjitha radiot japin komentet e tyre per kete ceshtje. Vetem Radio Tirana lexon komentet e te tjereve. Pika qe si bie. Do degjoj se cdo thote Sofja dhe Moska .


    vazhdon..........
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  9. #109
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E merkure 21 .08.1991................ora- 21.50.


    Sot punova 13 orte dhe erdha ne shtepi ne oren 21.10. Nuk munda te degjoj lajmet per Gorbacovin.dhe tani po degjoj teatrin ne mikrofon “ Inspektori”. Dje pas punes shkova ne ullinjte dhe portokallet te cilet po ujiteshin. Mblodha edhe ca fiq.Pasi u ujiten te gjitha rrenjet ika. Naten e mire per sot.


    vazhdon...............
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  10. #110
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E enjte 22.08.1991.................ora – 22.40.


    Sot punova 8 ore dhe kam thene edhe me pare se puna nuk me lodh me., por si pasoje e rrezimit me biciklete me dhemb pak krahu i majte, nje si dhimbje muskuli, ndersa krahu i djathte qe ka plagen do sherohet . Manikoten siper e ka. Sot pastrova mire e mire bicikleten dhe e vajisa, per here te pare qe kur e kam blere. Pastaj pasdite shkova nga midhalete(bajamet) dhe mblodha nja gjysem kg te cilat i hengra kur erdha. Vazhdoj te degjoj rregullisht lajmet. Gorbacovi e mori perseri fuqine. Grushti i shtetit deshtoi. Kjo do te thote se kur s`bene dot gje ne B.S. komunistet, ne vendet e tjera jane te vdekur. Tigra prej letre , qe femijet vetem i kane frike akoma- sa te rriten edhe pak e do ta kuptojne se letra jo vetem nuk te kafshon, por po te duash mund ta mbledhesh shuk ne nje dore dhe ta hedhesh ne kosh po te te pelqeje. Ka edhe ne Shqiperi konservatore qe enderojne per grusht shteti, por besoj se kjo u dha nje mesim te mire.Sot pasdite bisedova me Mimin ne telefon. E gjithe biseda u be ne greqisht. Mimi u kenaq e u entuziazmua shume. Nuk ja merte mendja se do mesoja kaq shpejt e kaq mire. Megjithese duhet te pohoj se di shume pak, as nje te mijten e asaj qe duhet te mesoj. Por ama jam ne gjendje te bej nje bisede te zakoneshme ne greqisht . Kuptohet jo nje e folur shume e mire, por ama te merem vesh mire me bashkebiseduesin. Tani ora eshte 22.01. thote Radjo Tirana, dmth23.01. ketu. Po degjoj letren qe Ramiz Malaka i ka derguar zotit Gorbacov.


    Vzhdon.................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

Faqja 11 prej 29 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkėputur nga ditari im) "Na ishte njėherė... Otranto '97"
    Nga Auloni nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Njė Adoleshenti
    Nga eris nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •