E merkure 24.07.1991........ora-19.05
Tani sapo u ngrita nga gjumi. Dje nuk shkrova , pasi cdo gje ishte normale, pervec faktit qe nga mbajtja e cizmeve te vjetra ne pune, gishtat e kembeve mu bene plage, por kjo s`eshte problem. Tani u mesova me manikota, dhe faktit tjeter qe darke hengra buke me kafe.
Sot qe shpetova pa u vrare ne pune , u rrezova tek shkallet ne shtepi. Keshtu qe vura edhe nje manikote ne beryl se vetem atje nuk kisha. Sallami mbaroi. Djath kam akoma. Keshtu qe pastaj me duhet te dal te psonis. Buke per qente tani kam plot se me solli Mimi. Nga ajo po ha edhe vete, s`ka ndonje gje te keqe, vetem se eshte nja nje jave e ndenjur, gje qe nuk perben ndonje problem serioz. Kam ngrene edhe me te ndenjur ketu.
Sot do vete te mbledh pjeshke se u rrezuan dhe nuk hengra se kam dardhe dhe dardhet me pelqejne me shume.
vazhdon..........
Krijoni Kontakt