Close
Faqja 10 prej 29 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 287

Tema: Ditari im.

  1. #91
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E merkure 24.07.1991........ora-19.05


    Tani sapo u ngrita nga gjumi. Dje nuk shkrova , pasi cdo gje ishte normale, pervec faktit qe nga mbajtja e cizmeve te vjetra ne pune, gishtat e kembeve mu bene plage, por kjo s`eshte problem. Tani u mesova me manikota, dhe faktit tjeter qe darke hengra buke me kafe.
    Sot qe shpetova pa u vrare ne pune , u rrezova tek shkallet ne shtepi. Keshtu qe vura edhe nje manikote ne beryl se vetem atje nuk kisha. Sallami mbaroi. Djath kam akoma. Keshtu qe pastaj me duhet te dal te psonis. Buke per qente tani kam plot se me solli Mimi. Nga ajo po ha edhe vete, s`ka ndonje gje te keqe, vetem se eshte nja nje jave e ndenjur, gje qe nuk perben ndonje problem serioz. Kam ngrene edhe me te ndenjur ketu.
    Sot do vete te mbledh pjeshke se u rrezuan dhe nuk hengra se kam dardhe dhe dardhet me pelqejne me shume.


    vazhdon..........
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  2. #92
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E enjte 25.07.1991......ora - 20.45.


    Sot punova( po punova me tere kuptimin e fjales) 11 ore. Tre ore pas orarit te punes punova ne beton. Erdha ne shtepi nga ora 19.45. dhe pasi hengra buke me djathe dhe vaj ulliri .(kuptohet nga po ajo buke e ndenjur) . U shtriva te fle dhe megjithese jam teper i lodhur nuk me ze gjumi. Tani do pres te degjoj lajmet te Tirana ne oren 21.00 pastaj te fle. Bye.


    vazhdon....................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  3. #93
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E premte 26.07.1991.............ora 21.45.


    Me ne fund , mendoj se ja vlen te punosh e te lodhesh, por kur shperblehesh ama. Sot morra rrogen e javes. 26200 dhrahmi per nje jave per mua eshte lumturia vete. Ka mundesi qe te ma kene bere perseri rrogen 4200 ne dite. Faleminderit Zot. Ja vlente pra sot qe te haja dicka me te mire. Per kete arsye psonisa gjysem kile domate, qepe, hudhra, 170 dhrahmi sallam, si dhe 4 kokra veze. Me ne fund bleva edhe nje buke 180 dhrahmi(1 kiloshe). Keshtu qe per darke bera nje sallate me domate dhe gjysmen e sallamit. (kuptohet vaji i ullirit eshte pa hesap) , si dhe nje gote vere. Pas tyre nje xhezve me kafe te cilen tani e kam perpara. Ne dreke buke s`kisha keshtu qe hengra nje cope djath, piva edhe nje gote vere dhe ja futa gjumit nja nje ore e gjysem. Pasi u ngrita nga gjumi , hapa nje grope prapa shtepise per te mbjelle nje fidan fiku, i hodha uje qe te mare lageshti, dhe neser ta le ta mare dielli dhe pasdite ta mbjell.
    Keshtu, pavaresisht se ne pune lodhem relativisht shume, sot e ndjej veten te kenaqur. Tani pas psonisjes kam ne xhep 44535 dhrahmi. 40000 them ti le tek Mimi qe te mos me humbasin ose te mos i prish. Pre i dashur baba tani yt bir ka 94535 dhrahmi, qe po ti kthesh ne lek bejne me teper se 100000, dhe kjo vetem me 4 jave pune. Duro baba se tere te mirat do behen. Sot kam vene ne tension aparatin kunder mushkonjave. Kam vene edhe ujin te bej cupi-cupi. . Naten e mire per sot.


    vazhdon...........
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  4. #94
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E djele.28.07.1991......ora- 14.50.


    Dje nuk shkrova , pasi erdha vone nga Korinthi.
    Sot qe ne mengjes me mori ne telefon mamaja. Kur i degjova zerin u habita, mu duk sikur fliste nga Greqia, aq mire degjohej. Pastaj fola me babin dhe me gjyshen. Kela kishte vajtur nga Lida. Me thane se ishin te tere mire me shendet. Ngaqe degjohej mire , apo ngaqe me kishte mare malli , fola gjate me ta. Kushedi sa leke do te paguajne. Pastaj u mora me frigoriferin se mos e rregulloja, por me duket se ka rene ne mase. Them te shkoj tani ne plazh, por fryn shume ere.


    vazhdon............
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  5. #95
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E merkure 1.gusht.1991........ora- 22.10.


    Te henen bleva biciklete. 32000 lefta, ne fature u shkrua 26000 dhrahmi. Te marten me humben 10000 dhrahmi. Ka mundesi te me kene rene ne rruge, por ka mundesi te mi kete mare edhe ndonje shqiptar. Eshte nje palaco qe punon me mua. Mora 2000 dhrahmi borxh deri te premten, sa te marim rrogen. Te henen dhe te marten punova nga 11 ore. Me thane te rija edhe sot, por e ndjeja veten te lodhur. Bicikleta eshte e re, e bukur dhe e mire. Me te shkoj e vij ne pune, por me te edhe dje edhe sot , pas pune dola nje xhiro ne Korinth nga bregu i detit dhe u ktheva. Ne pune kane respekt per mua.
    Degjoj radion cdo dite nga ora 21.00. deri 21.30. tek Tirana. Vazhdon gjyqi i ngjarjeve te Shkodres. Me sa kuptoj, kerkojne te presin nje koke turku dhe te mos i vene ngjarjes piken mbi I -ne. Pa u fajesuar qeveria e atehereshme nuk do zgjidhet ai sherr, por kjo do te ndodhe kur komunistet, (me fal socialistet) te lene pushtetin dhe ti hapen petet lakrorit.


    vazhdon.............
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  6. #96
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E shtune 03.08.1991.............ora- 14.00.


    Mesa duket data 1 gusht ka qene e enjte, por une e kam humbur sensin e kohes. Dje morrem rrogat 23300. Gishtat e kembes i kam plage te gjithe pa perjashtim, po shyqyr qe morra bicikleten dhe me bie qe ne kembe (pervec punes), te ngjis e te zbres vetem shkallet e shtepise. Mimi me pret ne oren 15.00 . ne Korinth qe te vemi ne Lutraqi per uje. Pastaj nuk e di c`pune tjeter ka me mua. Duhet te nisem ne oren 14.30 me podhilato(biciklete) qe te jem ne 15.00 atje.
    Sot si zakonisht te shtunave punova deri ne oren 13.00. Pune e rrende, edhe gishtat e duarve me dhembin, mezi i hap e i mbyll. Dje pasdite vajta ne plazh. Bera banje dielli nja nje ore, por nuk u futa ne uje se frynte ere dhe kishte shume dallge. Edhe sot fryn ere. Te shoh neser po qe kohe e mire do shkoj te bej plazh.


    .............................ora 22.05.
    Tani erdha nga Korinthi. Jam shume i lodhur. Kam merak se do me mare ne telefon babushi dhe nuk do ta ndjej se do me zere gjumi.


    vazhdon...............
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  7. #97
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E djele 04.08.1991..........ora - 08.10.



    Megjithe lodhjen e madhe te djeshme, sonte naten fjeta shume pak duke pritur te binte telefoni, te cilin e kisha mare tek koka e krevatit, por babushi nuk mori sot. Kushedi s`ka pasur para e s`ka mare dot, a nuk ishte ne shtepi, por nje gje e di me siguri. Edhe ai mbreme e ka menduar se une pres te me mare ne telefon, sipas fjales qe e lame per te shtunave naten. E ndjej trupin me se te keputur, nuk mund te provoj te kercas kockat, as te duarve , as te kembeve, as te trupit, pasi me shkaktojne nje dhimbje te padurueshme. Tani vura uje per te ngrohur , te bej nje banje dhe pastaj them te shkoj ne plazh ne Lutraqi. .


    ..........ora-21.05.


    Sot gjithe diten bera banje (plazh) ne Lutraqi. Plazh i bukur, uje i paster, me shume ka te huaj se vendas. Gjysma e femrave benin plazh pa sutjena. Me duket se jam djegur shume. Duke ardhur gjeta ne rruge nje televizor. E mora dhe e solla ne shtepi. Nuk kishte ndonje pune te madhe per ta rregulluar . Tani u bera edhe me televizor..


    vazhdon.............
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  8. #98
    Eshte shume i dhimshem, dhe me e dhimshme akoma qe edhe pas 15 vjetesh, vazhdon te kete shqiptare jane ne gjendje te ngjashme.....
    Do doja te dija si ndihesh tani pas kaq vitesh per ate periudhe??

  9. #99
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E hene 05.08.1991...........ora-23.25.


    Sot ne dreke me zgjoi nga gjumi zeri i budallait, Krisanthit, i cili kerkonte telefonin, te silin e kisha mare une tek koka duke pritur telefonate nga babai. Budallai vazhdonte te bertiste akoma pasi kishte pire pak. U ngrita, vura telefonin ne vend, i vajta Krisanthit ne dhome dhe i thashe;- Pse ben keshtu?
    Me vinte per te qeshur kur e shihja te nevrikosur, por e mbaja veten dhe perpiqesha te komunikoj me te seriozisht. Ne fund si e pashe se nuk kishte ndermend te pushonte dhe kunjin e kishte me shume tek radjoja, i thashe, se heres tjeter do mar drune po me beri keshtu . Qeratai me tha se ketu jam ne eladhe, sikur se di une. Te gjitha keto ja thashe edhe qirie Mimit, i cili me porositi te jem me i duruar dhe neser do vije vete ti sqaroje gjerat me Krisanthin. Oh kam edhe te tjera te them por pertoj tani e do fle.
    kalinihta.


    vazhdon...................
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga 2043 : 30-05-2006 mė 06:52
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  10. #100
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E hene 05.08.1991...........ora-23.25.


    Sot ne dreke me zgjoi nga gjumi zeri i budallait, Krisanthit, i cili kerkonte telefonin, te silin e kisha mare une tek koka duke pritur telefonate nga babai. Budallai vazhdonte te bertiste akoma pasi kishte pire pak. U ngrita, vura telefonin ne vend, i vajta Krisanthit ne dhome dhe i thashe;- Pse ben keshtu?
    Me vinte per te qeshur kur e shihja te nevrikosur, por e mbaja veten dhe perpiqesha te komunikoj me te seriozisht. Ne fund si e pashe se nuk kishte ndermend te pushonte dhe kunjin e kishte me shume tek radjoja, i thashe, se heres tjeter do mar drune po me beri keshtu . Qeratai me tha se ketu jam ne eladhe, sikur se di une. Te gjitha keto ja thashe edhe qirie Mimit, i cili me porositi te jem me i duruar dhe neser do vije vete ti sqaroje gjerat me Krisanthin. Oh kam edhe te tjera te them por pertoj tani e do fle.
    kalinihta.


    vazhdon...................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

Faqja 10 prej 29 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkėputur nga ditari im) "Na ishte njėherė... Otranto '97"
    Nga Auloni nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Njė Adoleshenti
    Nga eris nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •