Close
Faqja 7 prej 29 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 287

Tema: Ditari im.

  1. #61
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E marte 25.06.1991.

    Paradite nuk shkrova , se dje ne darke , domethene pasdite erdhi ketu qirie Mimi me Antigonin dhe u mora me ta dhe harova . Ne oren 10.00 te darkes deri ne 11.00 mezi kapa centralin e Tiranes, por Fierin nuk ma dha, me tha nuk punon. Dje e mora prape nga shtepia e qirie Mimit pasdite dhe nuk ma dhane Fierin. Ata te shtepise do jene bere merak. S`kam c`bej , do e provoj prape sot. Per punen akoma nuk po bej dot gje.. Qirie Mimi ka shume pune te tijat dhe s`i del koha te meret me punen time. Por tani ka haruar te me jape edhe ndonje lek, dhe dje u detyrova t`i kerkoj vete dhe me dha 1000 dhrahmi, 800 i prisha vetem per taxine qe vajta dhe erdha ne Korinth, pasi leoforio(autobuz) nuk kishte dhe une duhet te shkoja per te mare faine , pasi po ta blej ketu me vete me shtrenjte. Dreken u be zakon te shkoj ta mar ne shtepine e tyre. Bereqaveres, ha gjelle shtepie te cilat ndryshe s`kam ku ti gjej. , c`te bej.
    Sot ne mengjes degjova ne lajmet e Tiranes per kthimin ne Shqiperi me avjon te lidhur me pranga te 26 shqipetareve, qe kishin shkuar me vize te rregullt ne France. S`po mar vesh se c`behet. Aq mq teper tani qe Shqiperia u pranua ne KSBE. Kam frike se me githe noten e protestes qe dergoi , keto jane pislleqet e qeverise tone, mirepo turpi prape i mbetet Frances. O, Zot u prish dynjaja. Fajtore per kete une bej SH,B,A, -ne. Edhe ne Greqi dje u nda Partia Komuniste ne dy parti te reja , me komuniste te rinj dhe palokomuniste, sic tha edhe qirie Mimi.. Sot ai e kish per te shkuar ne Athine , keshtu qe une u ngroha ne diell. Te kisha rroba banjo do ngrohesha ne plazh..

    ...............ora 23.00.

    Gjithe dita me kaloi shtrire. Mora nga ora 21.00 qirie Mimin ne telefon dhe me tha se neser do te shkoje prape ne Athine, une ri ketu.
    Buke ne dyqan nuk kishte , keshtu qe do ri pa darke. Ne telefon 3 ore rresht mezi kapa centralin dhe perseri nuk me lidhen me Firein. S`kam c`te bej. Tani me mbetet te fle me camcakiz ne goje duke degjuar radion. Kam qene edhe me keq ne Athine dhe ne Shqiperi.


    vazhdon.................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  2. #62
    ..ılılı T.T ılılı.. Maska e Dj-GabrieL
    Anėtarėsuar
    20-01-2003
    Vendndodhja
    Jabanxhi
    Postime
    1,899
    ..MbresLenese ..!!
    Feel the pump √

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e mitjuk
    Anėtarėsuar
    19-05-2005
    Vendndodhja
    Monaco
    Postime
    900
    pershendetje
    te shkruash nje ditar duhet te kesh durim
    ju duketv se e keni nje durim te tille dhe me duket mbreslenes
    Sa bukur eshte kur ne shpirt ke gjithmone ngrohtesi. FaLeMiNdErIt.

  4. #64
    Me pelqen se je shume i vertete, jane te paket per mendimin tim njerezit qe gjejne guximin te jene te tille.
    Edhe njehere BRAVO

  5. #65
    Kosovė e Shqiperi nje Maska e aska_peja
    Anėtarėsuar
    30-01-2006
    Vendndodhja
    gjermani
    Postime
    362
    Akoma as nje shkronj nuk me ka ikur pa lexu, por kisha pas deshir me dit edhe sa mbaron ky ditar? se na u ka be si puna e serialave qe i shikojn ne Kosov dhe ne Shqiperi, a o gati me mar vesh fundin a jo?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga aska_peja : 22-05-2006 mė 08:24

  6. #66
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E premte 28.06.1991.


    Jam merzitur shume, por s`kam c`bej. Rri ne shtepi, lexoj , luaj me qente. Puna s`po duket gjekundi.
    Dje vajta qe ne mengjes tek Mimi ne Korinth. Shtepia qe ka ne kat te pare te pallatit ku banon, ishte mbytur nga ujerat e zeza. Kishte dale gjithe qelbesirlliku neper shtepi. Kuptohet qe fillova ta pastroj dhe per nja 4 ore te mira , ja dola mbane.
    Per dreke qirie Mimi me solligjysem pule te pjekur me patate. Ne darke dhe ne mengjes , hengra rreth 1 kg mish vici te pjekur. Pas punes vura dushin te ngrohej dhe mbusha vasken me uje. . Ishte e para here qe lahesha ne vaske, u kenaqa. Ndenja aty brenda nje ore e gjysem, pastaj pasi fjeta nja dy ore ne divanin qe gjendej aty, u ngrita dhe vajta ne plazh. Harova te them se dje bleva nje pale rroba banje “ Minerva” qe kushtonin 750 dhrahmi, por qe une pas nje “ bisede” te ngrohte me shitesen i mora per 500 dhrahmi.
    Nga andej , drejt e ne Ksamil, ku darken e hengra buke thate. Ne mengjes nuk kam c`te ha dhe po pres Mimin se mos vemi per pune per mua. Ti na kano(c`fare te bej?). Nje djale nga Elbasani, qe erdhi dje nga Shqiperia , tha se atje vazhdon gjendja njesoj. Lajmet i degjoj cdo dite . Asgje te bukur nuk thone.
    Jasu

    Vazhdon.............
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  7. #67
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E djele.30 .06.1991..ora.19.45.

    Vazhdon e njejta gjendje melankolie. Dje pasi ujitem mandarinat, ne dreke qirie Mimi, erdhi vete dhe te dy bashke shkuam ne Korinth. Mora faine. Dy racione . Per dreke e per darke peshk, por peshk fileto ama. dhe nje koker domate. Hengra pjesen e drekes dhe vajta ne plazh. Ne darke mora pjesen tjeter dhe erdha ne shpi ne Ksamil. Sot mblodha dy canta me verikoka (kajsi) . Njeren e zgjodha per zonjen Mimi, qe ti behet qefi. Qirie Mimi erdhi ketu ne oren 13.00. dhe me solli faine. Sot i kishte vdekur nje njeri i tiji ne Korinth dhe vajti atje prape pasdite, por i eshte djegur nje sigurese dhe tani mori ne telefon, qe te shkoj une atje, por i thashe se nuk ka leoforio. Vete nuk vjen se eshte i lodhur, pasi tani kishte vajtur ne shtepi, keshtu qe per sonte s`kam c`bej. Le te rrine pa drita nje nate s`u be qameti. Sa here kemi ndenjur ne e s`na gjeti gje.
    Neser kuptohet do te shkoj qe ne mengjes


    vazhdon................
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga 2043 : 23-05-2006 mė 16:13
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  8. #68
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Nuk e di se eshte data, ora ime thote;
    31.qershor.1991.......ora 22.35.

    Dje ja kalova me melankoli si zakonisht gjithe diten . Ne dreke shkova tek qirie Mimi dhe me tha se te ka mare ne telefon babai qe ne oren 06.30 te mengjesit, por nuk ishin mare vesh mire me qirie Mimin dhe ky me tha mua te mar babushin tim ne telefon.
    Dje gjithe diten nuk munda ta mar ne telefon as centralin e Tiranes dhe as telefonin e halles. Sot ne mengjes babushi kishte mare perseri ne telefon qirie Mimin , kete rradhe ne oren 07.00. Habitem , pse nuk me mer mua? Ata nr tim e kane, vetem po t`u kete humbur. Me ne fund , sot pasdite arita te kap ne telefon hallen dhe i thashe te mare babushin dhe ti thote te me mare mua , se jam bere merak. Mbase nuk bera mire, por plasa. Sot fillova pune ne fabriken e mermerit. Elektrologo, mekanologo, di une se me c`titull me therrasin. Si dite e pare , mire ishte. Te shohim me vone. S`mund te shkruaj me gjate se jam i lodhur e teper i turbulluar.


    vazhdon......................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  9. #69
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398

    sot po postoj nje faksimile

    e marre.2.korik.1991
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  10. #70
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    2043 , nje sugjerim te vogel nga ana ime , a ka mundesi ti skipesh pak faqet e ditarit tend... kalo ne momente me intime ndoshta ose sociale sesa psh : Sot hengra peshk , dje henra pule, ne darke hegra fruta ... etc etc . lol

    Duam ndonje faqe ku ka action.
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

Faqja 7 prej 29 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkėputur nga ditari im) "Na ishte njėherė... Otranto '97"
    Nga Auloni nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Njė Adoleshenti
    Nga eris nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •