E hene 3.qershor.1991..ora 18.25.
Dje e lashe ditarin pergjysem nga qe me ra zilja e telefonit. Mimi me tha se do te vinte te me merte sot ne mengjes vete me makine. Sot ne mengjes erdhi, kontrolloi tere arat e tij me ullishte e peme te tjera. Une i lava makinen, se ishte bere gjithe tym, pastaj e leviza nga vendi; edhe indjetro edhe perpara, dhe e nxora ne rruge. Ishte hera e pare qe nisja makine, dhe si here e pare s`ishte keq. Vete e ndeza makinen, vete e fika, kur Mimi kontrollonte arat prapa shtepise. U vesha dhe shkuam bashke ne Korinth. Pame edhe nje here antenen . Tv i Mimit u rregullua , por u prishen stacionet e zonjes. S`ka gje , une kete pune kam. Duhen argalite(veglat) , - i thashe me kete rast per instrumentin dhe veglat e punes. E s`ka gje , e shikojme neser me tha. Me dha 1000 dhrahmi, me bleu edhe gjysem pule te pjekur, patate te skuqura dhe 2 buke-gjithsej nja 900 dhrahmi dhe u nisa per ne ksamil. Pres te me rregulloje pune. I thashe Mimit, - Dua te ha me duart e mia. Mos u merzit, - me tha, - jam une ketu. Nuk e di arsyen , pse ky njeri , sa here qe e shikoj me ngjall besim e shprese? Ndoshta se eshte e vetmja shprese?!
Vazhdon..........
Krijoni Kontakt