Close
Faqja 9 prej 29 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 287

Tema: Ditari im.

  1. #81
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E premte.12.07.1991........ora-22.00.


    Dje s`mund te shkruaja se punova 16 ore dhe erdha ne shtepi ne oren 24.30.
    Sot shkova me vonese ne pune ne oren 08.30. por s`me tha njeri gje. Dje dhe sot kemi bere pune mjaft te rrende, duke ngritur pllaka mermeri mjaft te medha 150x40x4 cm. Duart me jane vrare mjaft, ndoshta edhe ngaqe i kam pa kallo, por tani me jane bere plage dhe i kam care edhe nja dy gishta. Besoj se do te kalojne shpejt. vetem se ndihem shume i lodhur. Sot shkova ne Korinth tek Mimi pasi u ngrita nga gjumi i drekes rreth ores 19.30. Gjitoni i tij qe eshte gjykates i kishte dhene per mua nje kostum teritali ngjyre gri. Me tha se e kish blere 100 mije dhrahmi.(kuptohet kur ishte i ri)Ne Shqiperi nuk do te bente me shume se 5000 leke, por me cmimet e ketushmee besoj. Jane ca cmime te cudicme, qe s`i mar vesh hic.
    Mora dhe nja 3 buke te medha. Per qente i mora , por jane buke te mira dhe do ha edhe vete . Jane nga buket e shtrenjta qe perdor Mimi.
    Tere diten shaj veten , e kritikoj, i them idiot, mendjemadh, dembel, ngordhalaq dhe per cdo gje , duke kritikuar veten perpiqem te mos gaboj dhe te kryej sa me mire cdo pune, por kjo me shkakton mjaft mundime fizike. Vec kesaj me cmimet e llahtareshme qe jane nuk mund te blej dot as pantallona, as kepuce, as kemishe apo bluze verore . Keto jo se s`kam para, por i kursej. Sot i lejova vetes te blija nje koka-kola 80 dhrahmi.
    Per pak harova, sot mora rrogen 27800 dhrahmi . Orea, ama une e di si kam punuar. Sot me autobus dhe me psonisje prisha 1000 dhrahmi, por kam tani rreth 54000 dhrahmi. Keshtu qe jam pak a shume i lumtur.
    Kam shume dite qe ha vetem buke me djathe dhe me sallam, pervec rasteve qe po rrallohen ker zonja Mimi me dergon ndonje gje te gatuar. C`te bej? .Tani qe erdha ne sheshin e "fshatit" nja 250meter katror , ishte zene me tavolina e karige dhe ne ane te tyre , nje sistem i tere me heje elektrike ku piqeshin njeheresh 10 derra Te shkonte leng goja ti shikoje. Ka dhe gjera me te bukura ketu, por jo per mua. Ketu eshte e vertete fjala se vetem nene e baba nuk gjen ne dyqan, ama te tjerat i gjen dhe me pagen qe mar une, po te mos kursej per te ndihmuar shtepine, mund ti shijoj te gjitha. Por tani per tani se paku, nuk mundem. Qirie Mimit i erdhi fatura e telefonit qe kam folur une me Shqiperine-25000 dhrahmi. Kete rradhe , - me tha, do ti paguaj une, here tjeter po fole do ti paguash vete. Degjoj lajmet perdite , ne Shqiperi thone ; do behet kjo , ajo, ajo, urgjent do behen te tera dhe asgje s`po behet. S`behet buke me krunde.


    vazhdon................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  2. #82
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E shtune.13.07.1991.....ora22.15.


    Sot shkova ne pune nga ora 08.00-o-13.00. Pak veta kishin ardhur , por mua s`me duhet gje me te tjeret. Mar 3000 dhrahmi sot. Pasdite pasi u ngrita nga gjumi, shkova ne Korinth . Hengra dreke me Mimin -cironka ne fure, si dhe gjysem shalqini. per te cilin me kishte mare malli se kisha nje vit pa ngrene. Pastaj shkova tek shtepia e Antigonit( ne fakt vajta per zonjen Mimi, se te qe per Antigonin nuk shkoja. Kete ja thashe edhe qirie Mimit dhe pastrova shinat e dyerve te verandes, por nuk i mbarova te gjitha se ishin shume. Zonja Mimi u kenaq shume dhe me falenderoi. Antigoni nuk me doli fare. Tani qe u ktheva , psikopati qe kam ne shtepi u merzit se hapa radion. Sikur e thame nje here ,- me tha. Por nuk eshte e imagjinueshme figura e tij. Shvejku, po te jete pak me i gjate e me i dobet, por hunda rrumbullake eshte po ajo, vecse fytyra pak me e gjate. Eshte nje nga kenaqsite e mia, te shikoj ate fytyre te nevrikosur. Ja ula pak zerin radios.
    Tani them te fle edhe vete.


    vazhdon...............
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  3. #83
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E hene.15.07.1991...............ora 23.20.


    Dje e vetmja gje qe bera e qe ja vlen per te shkruar, eshte nje leter e gjate, qe shkrova per ata te shtepise . Shkrova gjate se ashtu ka qef mamaja. Por s`kam besim se do mberije ne destinacion. Dje ne darke erdhi ketu Mimi dhe ja mora nje xhiro te vogel makinen. Isha mire , i sigurte. Mbreme ne oren 24.00 mori ne telefon babushi me Kelen. Ishin mire. Lida kishte shkuar ne shtepine e saj dhe kishte vajtur ne Fier gjyshja me Laertin. Kela me ne fund e ka marre klasen. Babushi me tha te mos kem merak , pasi jane mire. Kela me kujtoi manjetofonin me drita shume, sikur se mbaja mend, por ajo nuk e ka idene se sa kushtojne. Kujton se ketu gjenden para rruges. Po te shikonte tani duart e mia te cara-te cara, nuk do te fliste aq serbesUne sigurisht qe u thashe se jam shume mire, nuk ka aresye t`u them se lodhem e se me jane bere duart keshtu e ashtu. Nuk jam mesuar me pune te rrenda dhe cdo dite mar ndonje plage te re.. Mbeta duke u vrare, por me keq e kam me duart.
    Sot ne dreke , pas punes shkova tek Mimi. Hengrem dreke bashkedhe kur ika mora me vete buke per qente. Sot per darke hengra nja 3 kulece, se ate sallam qe kishte mbetur dhe dy veze, i lashe per ti marr neser ne pune. Pasi u ngrita nga gjumi , pasdite hapa nja dy gropa dhe rregullova solinen(tubin) qe sherben per vaditjen me shi artificial ne kopeshtin me dardha, kumbulla, verikoka, pjeshke, nespulla, limona, portokalle, qershi, mandarina dhe nje lloj fruti qe s`ja di emrin.


    vazhdon................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  4. #84
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E marte.16.07.1991...............ora-21.50.


    Perseri sot ne pune nuk shpetova dot pa u vrare ne gisht. Pas pune shkova tek Mimi. Pasi hengrem buke, pastrova kopeshtin pas pallatit nga barrishtet, i shkula te tera me dore dhe i futa ne dy thase te medhenj. Pastaj pastrova shkallet e pallatit me fshese si dhe veranden e pallatit ne kat te tete. Lashe tek qirie Mimi 50000 dhrahmi , qe te mos me humbasin ose te mos i prish. Mora me vete ne shtepi prej andej edhe nje kamineto me gaz per te bere kafe dhe tani qe po shkruaj jam duke pire kafe. Mimi eshte i kenaqur nga une se nuk ja bej fjalen dysh per asnje pune dhe e shikon se megjithese jam i lodhur bej cdo pune qe me thote, sado e rrende dhe e lodheshme qe te jete. (Me rrofte mendimi i mire qe ka per mua.)


    vazhdon.............
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  5. #85
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E merkure.17.07.1991..........ora-23.15.


    Sot ne pune nuk u lodha edhe aq, pasi bera edhe nja dy pune te zanatit. Pas pune shkova ne Korinth mqs ishte shpejt prita nje ore ne bodrumin e pallatit ku Mimi e ka si depo. Ketu nuk po shkruaj per shkak te autocensures , por qe andej dola me dhimbje koke.Ne oren 18.00 shkova tek Mimi dhe mbarova nja dy gjera te vogla qe i kisha lene pergjysem. U ktheva ne shtepi ne oren 20.00 me Mimin dhe shkuam ne nje are afer shtepise, qe nuk e dija dhe qe ishte plot me bajame dhe dardha. Mblodhem ca dardha. Pasi iku Mimi pastrova nga ndryshku nje hekur rrobash qe e mora ne bodrumin e Mimit. Per darke piva nje xhezve me kafe.


    vazhdon....................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  6. #86
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E enjte 18.07.1991...........ora-20.35.


    Sot ne pune u bera gjithe vajra, bile per nje moment plasi vaji nga nje vrime dhe mu mbush fytyra dhe goja me vaj. Afendikoi me kerkoi te punoja 16 ore , por une i thashe se kam pune tek qirie Mimi. Ne fakt nuk ndenja pasi me ishin bere gishtat e kembeve flluska dhe nuk ecja dot. Pasi u ngrita nga gjumi , i drekes pastrova para shtepise dhe hyra ne kopesht mbusha nje sakule me dardha shume te mira. Gjysmat ja dhashe barba Kristos , i cili tani qe erdha nga dyqani me dha tre kokra domate dhe me pas me dha edhe nje thele shalqi. Per darke bleva nje konserve peshku, veren e kam te mire, vaj ulliri dhe nje limon. Besoj do me shijoje. Tani bera edhe nje filxhan kafe dhe kam edhe uje te ftohte me akull dhe them se mjaft shkrova per sot.


    vazhdon.....................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  7. #87
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E premte 19.07.1991..........ora-23.00.


    Sot punova tre ore me shume, ama u merzita se ma shkurtuan rrogen ne 3400 dhrahmi ne dite, nga 4200 qe merrja. Pas pune vajta tek qirie Mimi dhe erdhem te dy bashke ne Ksamil me makine. Ithashe edhe atij se sot mora vetem 20000 dhrahmi. Luajtem nje cope here me qente, pastaj une mora makinen e tij dhe e shetita me shume se heret e tjera. Kesaj rradhe ndjehesha krejt i sigurt ne timon, ama vetem indjetro dhe me marrsh te pare. Por sot makina mu duk mjaft e lehte. Neser do te shkoj prape ne pune qe te plotesoj te pakten 20000 dhrahmi per javen tjeter.


    vazhdon..............
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  8. #88
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E shtune 20.07.1991.......oren nuk e di se e kam haruar ne pune, por duhet te jete rreth 22.30.


    Shume qef te shkruaj s`kam se jo vetem qe jam i lodhur por tani piva edhe 2 gota vere(po vere ama) dhe dua te rri shtrire. Sot punuam deri ne oren 13.00. Pas pune shkova tek Sterjo(pergjegjesi im) ne shtepine e tij se nuk i punonte televizori. Kishte difekt ne qarkun e ushqimit dhe e rregullova shpejt. Sterjo me dha 1000 dhrahmi. pas kesaj shkova tek Mimi dhe prej andej ne Lutraqi ku mbushem uje. Mora edhe une nje bidon 20 litersh. Erdhem ne Ksamil dhe morrem vaj ulliri. Lava makinen e bera dy tre xhirro Mimi tani iku. Une hengra darke dhe do fleeee. More vesh. Sot kam bere edhe pune te tjera , po pertoj te shkruaj. Bye.


    vazhdon.............
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  9. #89
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E djele.21.07.1991.......ora- 13.00.


    Sot u leshuam ujin mandarinave, si dhe pemeve te tjera ne kopeshtin para shtepise. Punova me Timon (punova une se Timo nuk punoi) dhe uji vajti ne te gjitha rrenjet e pemeve. Mimi erdhi nga ora 12.00 bashke me mekanikun qe rregullon makineni cili mbushi nje cante me fruta. Pasi iken pastrova dollapin dhe sistemova njefaresoj sendet e mija. Tani kam vene ujin te bej banjo, pasi te mbaroj kafen qe kam perpara. Gjinkallat nuk pushojne tere diten , pasi temperatura mesatare eshte 30 grade. Njerezit e shtyjne diten ne plazh, por une duhet te punoj edhe ne fabrike per te fituar para, edhe tek Mimi per ti kursyer ato.


    vazhdon.............
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  10. #90
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E hene 22.07.1991...........ora- 21.55.


    Sot megjithese bera po ato pune si te shtunen, nuk e ndjeva shume lodhjen, si duket fillova te mesohem. Pasi erdha nga puna, fjeta nja dy ore dhe ne oren 19.00 me telefonoi qirie Mimi. Pas gjysem ore do shkonte uji te mandarinat qe jane ne te dale te fshatit. Prita te vinte ketu me makine dhe te venim bashke. Ai kishte vajtur direkt atje dhe priste te veja une. Iku dhe erdhi nga ora 20.10. dhe me solli dy byrecka te ngrohta. Me kishte marre malli, u kenaqa. Njeri ishte me spinaq, tjetri me djath. Pasi lava aftoqiniton e mora kuptohet nje xhiro te vogel. Mimi iku i merzitur , pasi ne 10 rrenje portokalle nuk vente uji. Tani zjeva 2 kokra veze per me vete neser.Vajta bleva edhe 600 dhrahmi djath e sallam. Me djathe e sallam hengra edhe darke, piva edhe nje gote vere. Ika se ka shume kunup.


    vazhdon...............
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

Faqja 9 prej 29 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkėputur nga ditari im) "Na ishte njėherė... Otranto '97"
    Nga Auloni nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Njė Adoleshenti
    Nga eris nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •