E djele.16.06.1991
Sot Kela ka ditelindjen dhe ka pritur ndoshta ti telefonoj, por gjendja financiare nuk me lejon . Megjithate e uroj ne ditar " Kela u befsh edhe 100 vjec". Kela eshte vajze e mire , me ndihmen e zotit , si te rregullohem njecike vete, do perpiqem ta sjell ketej te shohe njehere boten. Vetem se duhet te mesoje gjuhen greke. Sot Mimi u merzit sepse Timoja nuk i leshoi ujet per mandarinat dhe ato nga thatesira kane filluar te rezojne kokren e sapoformuar.. Te vjen keq t`i shohesh, pasi kane zene shume mire. Po te kene uje tani do te kene prodhim te mbare, ne te kundert i mori lumi. Duket se Timoja ja ben me qellim qe t`ia demtoje. Mimin e kane zili pse ka shume toka dhe para, dhe nuk e duan se ka qene partizan. Interesant, ketu nuk i duan ata qe kane qene partizane, bile disa kane bere edhe burg per kete shkak. Qirie Mimi eshte president i shoqates se veteraneve, n,q,s, do ta quanim me emertimin analog ne Shqiperi. Ne dreke shkuam te dy ne Korinth dhe zonja me dha me vete per dreke nje tas te madh me pilaf orizi dhe nje cope mishi te pjekur, qe mund te vinte 500 gr. Mund te them se nje dreke e tille ne restorant kushton 1000 dhrahmi. Pra u kenaqa. Neser ne asfali do tu them tjeter mbiemer qe ngjan me mbiemrin tim , se keshtu e ka edhe nje minister ne qeverine e tanishme, - keshtu me tha Mimi. Te shohim si do dalim, kam besim .
Tani ne shtepi jane mbledhur rreth tavolines , mund te kete vajtur edhe Roni dhe me siguri ne cdo muhabet me kujtojne e me zene ne goje mua. C`te besh, po nuk sakrifikove , - nuk fiton. e une dua te fitoj te ardhmen , pasi te sotmen e kam qare.
Pasdite pasi fjeta nja dy ore si zakonisht, sperkata mire e mire me uje oborin perpara dhe vajta mblodha nje tas me vishnje(qershi), qe nuk po e mbaroj dot. Jane tre qershi te medha ne kopesht dhe qirie Mimi me tha ti ha une te tera.(nuk i duan?). Ku i ha dot te tera une ato? Gjunah se do i hane zogjte, .ema le te hane edhe zogjte se shpirt kane.
Te ishte mamaja do ti bente liko . Une e para e punes nuk di te bej liko, dhe e dyta une nuk e ha likone. Mora dhe nja 4 kokra te medha kajsi, por kajsite duan edhe nja 3-4 dite qe te behen mire.Per darke ditelindjen e Keles do ta festoj me nje supe patatesh, por me pare po shkoj te pi nje gote vere te magazina e Taqos.
vazhdon................
Krijoni Kontakt