Close
Faqja 5 prej 29 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 287

Tema: Ditari im.

  1. #41
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E marte.11.06.1991.................................. .....ora.19.45.

    Ne mengjes i nderova vendin qenit Mando se me vinte keq se ishte ne diell. E cova ne hije. Qente me duan tani. Me lene t`i perkedhel e ti ferkoj dhe kenaqen me mua. Fola ne telefon me qirie Mimin dhe me tha se do te vinte sot, por varianti njihet, pak shprese ka per te ardhur. Megjithate po pres edhe nje cope here. Ketu ne kopesht paska edhe qershi dhe njera i ka pjekur kokrat. Pak me vone po hyj po nbush nje tas sa per sonte. Edhe pjeshket kane filluar te piqen. Sot mesova te numeroj greqisht, deri ne 100 kam siguri. Po vazhdoj te mesoj . Sot bera nje kenge te re per emigracionin. Sikur te vazhdoj te bej kenge me kete rritem nje dite kam per tu bere i madh e i degjuar. hahaha.
    Ja teksti i saj:


    Une endrat do ti kap nje dite
    -----------------------------------

    Rruge pa fund
    Cdo dite rruge te reja
    Bota eshte kaq e madhe
    dhe une- kaq i vogel - kaq i paditur
    Eci une
    dhjetra kilometra
    dhe cdo dite
    me i vogel me duket se jam


    refreni
    --------

    Por jam i ri dhe jetes do ti dal perball
    s`le te me flake dallge e saj andej - kendej
    Jam pa shtepi , e di, jam i papune - emigrant
    Por endra kam dhe shprese se do ti kap.

    Ndoshta ka nevoje per ndonje permiresim te vogel por e kenduar , me melodine bashke , me pelqen , me duket bukur.
    Qirie Mimi tani sapo mori ne telefon dhe me tha se do te vije tani ketu. Po e pres.

    .................................................. .....................................ora 21.20.

    Qirie Mimi tani sapo iku . Me solli peshk te mire . ma ka derguar gruaja e tij. Solli edhe buke per qente. Mua me dha 1000 dhrahmi. Neser me tha te vete ne Korinth tek ai dhe te vemi bashke ne astinomi(polici) per te shtyre vizen ne pasaporte. I thashe per Krisanthin. Ti mos i thuaj gje, me tha, per ca dite do ta perzeme qe ketej. Nuk e zgjata se pune e pare eshte viza.
    Te tjerat rregullohen. Ika se me srine mushkonjat. Tani e kam hak te vete te pi nje gote vere. Po me mire do vete ta pi brenda me peshkun. Mimi nuk e di qe une pi veren e haruar.

    vazhdon.........................
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga 2043 : 13-05-2006 mė 16:20
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Citim Postuar mė parė nga aska_peja
    Po FsHaTaR, ashtu esht, edhe une dal ne ora tet ne mengjes ne pun, edhe si ta hapi Forumin, i pari qe do ta lexoj osht Ditarin, edhe e kisha lut qet shkrun me shum, sepse nuk me pritet fundi, esht nje gje qe shum po kam deshir me dit, edhe pse nuk me ka interesu kur jeta e dikujt,
    Po kjo eshte si puna e beautiful moj ka fillu ke viti 1991 vllai pra jane akoma ene 15 vjet ditar qe do me then 30 per 12 = 360 per 15 = 5,400 dit shto ketu qe nuk shkruan cdo dit i bie rreth 10,000 dit pranej flije menjen se e ke lexu gazeten per keto vjet.
    larguar forever

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar mė parė nga dardajan
    Po kjo eshte si puna e beautiful moj ka fillu ke viti 1991 vllai pra jane akoma ene 15 vjet ditar qe do me then 30 per 12 = 360 per 15 = 5,400 dit shto ketu qe nuk shkruan cdo dit i bie rreth 10,000 dit pranej flije menjen se e ke lexu gazeten per keto vjet.
    mos u tremb ditari nuk vazhdon aq gjate.
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  4. #44
    New York Maska e mario_kingu
    Anėtarėsuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    hey po shkruaj o derman se me le ne comp
    Partizoni

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E merkure 12 .06.1991...............ora-21.05

    Sot shkova qe ne mengjes me qirie Mimin ne astinomi, per te shtyre vizen. Personi qe merej me ate pune na tha se nuk behet. Mund te rrije edhe 15-20 dite te tjera, pa qene nevoja per vize , - na tha, por me teper , jo. Po i gjuajne tere alvanoset. Ne arberisht kjo shprehja do te thote; - Po i perzene tere shqiptaret. Megjithate fjala "i gjuajne" qe e rrende per mua. Une e perktheva ndryshe - Ka filluar gjuetia e shqiptareve, gjej shqiptare e mer ne makine, e co ne Kakavije. Palo pune, - thote arbereshi. . Megjithate do vemi me qirie Mimin prape neser te takojme nje mikun e tij qe nuk ishte sot dhe qe ka grade te larte ne astinomi. Te shohim, - tha Mimi, . Po qe nevoja do te vemi ta bejme edhe ne Athine. Do bisedoj , - tha edhe se mos te coj ne Gjermani , tek miqte e mi atje, eshte me mire. Do bejme dicka. I thashe se ne Alvani nuk kthehem , por dicka ndjeva qe mu turbullua ne kete pune. Te shohim.
    Sot vajta e u qetha, i thashe Mimit dhe ai pagoi per kete pune 700 dhrahmi. Me ka marre shume shkurt. Po te kishte qene tani mamaja , te me shikonte, do thoshte, - Je bere si pellumb djale, - sic e ka zakon. Kela do thoshte;- Iiiiii- c`je bere keshtu mo. Babi do thoshte;- Shume mire ke bere, lere djalin ti. Lida do thoshte;-Ty te shkojne floket e shkurtera. Kurse Lima do te vinte te lozte me mua.
    Sot do ta nxjer krevatin ne verande, njerin nga qente e lidha ne krye te shkalleve , qe te fle pa merak. E di qe do me grine mushkonjat , por te pakten do mar ajer te paster dhe fresk.
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E enjte.13.06.1991..............ora-20.45

    Sot shkova qe ne mengjes tek qirie Mimi ne Korinth. Foli ne telefon me nje mikun e tij ne polici dhe ai i tha se po te jete vorioepiriot mbetet, dmth qe rregullohet. Si t`ia vertetoj une atij qe jam vorioepiriot?????? Shkuam pastaj, pame ullishten e madhe qe e ndante autostrada ne mes. Cdo vit vetem ajo jep 5----6 miljone dhrahmi. Me tha se do ta shese per 100 miljone dhrahmi ate ullishte. Shkuam pastaj ne Lutraqi, nje nga vendet me te bukura te Greqise. Pike turistike. C`fare bukurie?
    Mimi kishte ndertuar atje 2 pallate, per vete kishte mbajtur nje apartament. Hajde apartament, hajde. O bukuri, e ke emrin Lutraqi. Pastrova shtepine- gje fare e thjeshte me mjetet qe ishin aty dhe me ate dysheme mermeri te bardhe, mbushem uje, pasi uji i i Lutraqit eshte mineral. (eshte uji qe shitet ne gjithe Greqine) dhe u kthyem ne Korinth. Rruges i thashe se do me pelqente te blija nje motor te vogel , per babane. 50 mije dhrahmi ben. Eh , - tha Mimi 50..60.70.do vemi ti shohim. Ti shohim, por une 3 mije dhrahmi kam ne xhep, dhe s`me dalin as per te ngrene. I kujtova punen e Gjermanise , por nuk kam shume shprese. Problemi eshte se do vete neser qe ne mengjes ne astinomi ose asfali dhe s`di se si do mbaroje kjo pune. Qirie Mimi po ben c`eshte e mundur. Me tregoi gazeten e komunisteve te greqise ku kishte nje fotografi te Ramiz Alise me kryeministrin e ri zotin Ylli Bufi, per te cilin une votova kunder.Si dhe nje interviste te Nexhmije Hoxhes e cila mburte bemat e te shoqit (me nder Enverit)..
    Ika se mu dogjen kungujt qe kam vene per te skuqur.


    vazhdon........................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E premte. 14.06.1991..................ora 20.00

    Vajta qe ne mengjes tek qirie Mimi. Ne tv tek ai pashe se perseri kishin ikur nga Shqiperia, per ne Itali. Ne astinomi, miku i tij nuk ishte prape sot. Do vemi perseri- c`te bej. Edhe Mimi po perpiqet . Ai muhabeti i gjermanise nuk behet. Duhet te kesh garanci, - me tha- por mesa kuptova nga biseda e tij me nje person tjeter , pengesa e pare eshte gjuha. Gruaja qe pastron shtepine e Mimit flet arberisht, me tha se do te me jepte nje pale kepuce te djalit te saj , te cilit nuk i pelqenin nr, 42(endaksi). Qirie Mimi ka shume besim tek une, Pasi me tregoi shenjat e hapjes me leve te deres dhe sirtarit te tavolines ku kishin vjedhur sic me tha 1 milion dhrahmi, si dhe disa sende ari, me tregoi pushken dhe vendin ku e fshihte. Vetem ti e di - me tha. po me erdhen prape do ti vras, megjithese tani nuk mbaj me para ne sirtar, por i mbaj ne trapeze(banke). mar aq sa para me duhen . Me tha se do vemi bashke ne plazh, po pune e pare eshte shtyrja e vizes. Habitem me kete njeri qe nuk pushon gjithe diten, eshte 78 vjec dhe kalon neper duar cdo dite qindra, mijera leke pa u ngateruar e pa ja hedhur njeri. . Dhe eshte i sakte ne llogarite e tij. Duket se nuk shkon shume mire me Antigonin. Nuk e kuptoj se c`fare nuk i pelqen Antigoni ketij njeriu. Ndoshta korektesen dhe kembenguljen ne pune , por pa te ai nuk do te mund te kishte vene tere ate pasuri perallore qe ka. Sot ne dreke kur kalova nga shtepia me dha 2000 dhrahmi dhe zonja Mimi me dha me vete dreken nga gjella e shtepise, patate dhe kungull. Me tha se neser do punoj per te leshuar ujet ne portokallet dhe ullinjte, dhe do te me paguaje. Te shohim si eshte kjo pune. Ate punen e pushkes s`e mora vesh tamam pse ma tregoi. Mos ka frike nga une?

    vazhdon.....................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Faleminderit PINK, crazy boy vertet qe nuk me shqetesojne tipa te tille adoleshentesh te cilet i kane gjetur gati te tera. por nese do te pyesnin prinderit e tyre per ate periudhe, ndoshta edhe baba i vet do t`i dukej homo. Pati edhe te tjere cuba ne ate periudhe ne te cilen une shkruaj , te cilet ndoshta gjeten zgjidhje me te lehta per jeten. dhe une kam njohur plot te tille, por nese sot do pyesje ku jane e si kane perfunduar , me siguri emrat e tyre do t`i gjeje ne listat e koridhaleos, apo neper pllaka mermeri.
    Dhe ti humoristi Amaro(qe nga nicku do te te vleresoja, por nejse), nese nuk do te rreshtohesh ne ato lista, do te besh mire te besh nje jete te ndershme , ashtu si dhe une e dhjetra mijera te tjere dhe te siguroj se vuajtjet e fillimit mua me bene vecse mire . Sot pas kaq vjetesh keto mund te te duken ty si peralla per femije, por ne ate periudhe ka qene jeta jone e imponuar, te cilen ne nuk e zgjodhem- na ra per pjese, por qe e perballuam me gjoks .
    Duhet t`i jesh pak mirenjohes brezit tim, qofte edhe vetem per faktin se u perballem me diktaturen me te eger te kohes dhe e mundem. Bir, besoj se je shume i ri dhe thjesht do te te kujtoja nje fjale te mencur te popullit ; - Degjo shume e fol pak . se sa me pak te flasesh aq me pak do te kuptojne njerezit sa i paditur apo i papjekur je.
    Kerkoj falje per lexuesit e temes , por nese vendosa qe te bej publik ditarin , nje nga arsyet ishte pikerisht qe brezi i Amar/o/etava te kuptoje se c`ka ndodhur ne te vertete ne ato vite.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga 2043 : 15-05-2006 mė 12:55
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  9. #49
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    23-05-2005
    Postime
    301
    2043 vertete prekes ditari...me kujton veshtiresite e mija dhe shume emigranteve kur jemi larguar nga shqiperia.....
    faleminderit qe i ndan me ne....
    shume suksese ne jeten tuaj =)

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E shtune.15.06.1991........ora -19.12.

    Sot si dite e fundit e javes, perseri ne astinomi , miku i Mimit nuk kishte shkuar ne pune.Dite ujkendi helbete. U shty per te henen. Sot shkuam me Mimin dhe nje djale qe quhej Panajot ne nje shtepi ne Korinth, qe nuk e mora vesh mire se s`fare punimesh do kryente ne tarace. Por me sa kuptova, une si argat do te gerryeja muret, qe kishin zene myshk, me furce teli. Pune te tjera se cdo dalin nuk i dihet, por do ti bej nuk diskutohet. Do punoj atje nja 4 dite me panajotin, dhe sipas bisedes qe u be , do me paguaje 5 mije dhrahmi ne dite. Poli orea(shume bukur). Pas pune , poshte shtepise se Mimit, ku ai ka nje kopesht me palma dhe banane, preva me sharre ca dege dhe nje drethkel qe ishte thare. Ne vend te saj do te veme nje tjeter. Pastrova(zhbllokova ) edhe kanalin e ujrave qe ishte zene ,(aty ne kopesht). Pas kesaj bera nje banje ne vaske ne shtepine e qirie Mimit, ne katin e poshtem te pallatit. Sic i numuroj une i bie te jete kati i dyte, sipas numurimit te tij , eshte poshte katit te pare. Qirie Mimi me dha 1300 dhrahmi. Panajota, gruaja qe pastron shtepine e Mimit, me solli kepucet. Ishin te paveshura fare dhe mjaft te lehta , ngjyre gri. I kam te mira per tani ne vere.
    Zonja Mimi eshte nikoqire dhe gatuan mjaft mire. Ne fakt edhe ka se c`fare te gatuaje, por sidoqofte ka dore te mire. Ne dreke kur ika , me dha me vete ushqim sa per te ngrene une tre vakte. Dhe une hengra sa u shqepa dhe tjetren e futa ne frigorifer. .Panajota me solli edhe nje pale pantallona doku gri , qe ishin te reja dhe mua me rinin shume mire, si edhe nje kemishe me menge te shkurtra mjaft te bukur. I thashe efkaristo poli, dhe i mora te tera. c`te bej. Me tha se ka edhe nje pale pantallona te tjera dhe do te mi sjelli. Silli i thashe, c`te kesh, kemishe , pantallona se nuk e shikon, une nuk kam asgje.
    Ne dreke bleva buke per vete dhe per qente(shqidhat) dhe pasi hengrem ja futem gjumit.
    Sot pashe veten pas kaq kohe ne Greqi, e kam vetem 5 mije dhrahmi ne xhep(burse), Presim dite me te mira dhe shpresojme qe do te vijne. E para eshte mesimi i greqishtes, prandaj po e mbyll per sot e po mesoj.

    vazhdon....................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

Faqja 5 prej 29 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkėputur nga ditari im) "Na ishte njėherė... Otranto '97"
    Nga Auloni nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Njė Adoleshenti
    Nga eris nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •