Close
Faqja 26 prej 29 FillimFillim ... 162425262728 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 251 deri 260 prej 287

Tema: Ditari im.

  1. #251
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E enjte 14.05.1992.


    Sot eshte dite jubilare per mua.
    Mbusha 1 vit plot , nga dita qe kam ikur nga Shqiperia. Sot mbush 1 vit plot ne Greqi.
    Dhe me takon qe te bej nje bilanc te ketij viti.
    Mendoj se dicka kam fituar . Nje fare prokopie , qe nuk do kisha mundur ta bej me asnje lloj menyre ne Shqiperi. Pervec atyre parave dhe dhuratave qe kam cuar ne Shqiperi, pervec dhuratave dhe sendeve qe kam blere, si dhe sendet e perditeshme qe me duhen per te jetuar si njeri, sot kam ne dore 300 mije dhrahmi.
    Do kisha pasur mundesi te kisha me teper. Te pakten 500 mije, por ca per shkak te vetmise qe duhet thyer ndonjehere, ca per shkak te padijes, ca per kenaqsite e mija, ca prej mendjemadhesise, dhe ca prej budallallekut, dhe si perfundim sot kam vetem 300 mije.
    Gjithashtu kam shtuar edhe nja 10 kg ne peshe. Ka nja 10 dite qe kam lene mustaqe me shprese se do me shkojne. Ne pergjithesi mendoj se me eshte regulluar ne nje fare menyre lekura e fytyres. me eshte bere me e bardhe, me Evropjane, si pasoje e ushqimit evropjan , por reston e kane paguar duart, te cilat pervec kallove, nuk u numerohen te vrarat e te carat.
    Jam nje vit me i madh. E ndjej se duhet te filloj te mendoj per familjen time te ardheshme. Te mendoj per shtepine, per punen, per te gjitha. Me ndihmen e Zotit ndoshta i realizoj.
    Duart me dhembin shume. Dje mbushem qeska me gelqere dhe me kane plasur ne disa vende. Sot nuk punoj me paradite. Shyqyr te shplodhem se vdiqa.
    Dje ne darke u perpoqa te merja ne telefon shtepine, por nuk munda. Mora tre here posten e Patosit dhe kishte zhurma, nuk bisedonim dot. Mora Tiranen , nuk me lidhi.
    C`te bej?
    Duroj.
    Deri kur........?


    vazhdon........................................... ......
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  2. #252
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E premte 15 .05.1992......................ora - 14.54.


    Sot fjeta mire gjithe diten, pastaj u ngrita, u lava, u rrova, bera dreken, rregullova shtepine dhe tani pres te veje ora per ne pune. Ahmiri palestinezi me kishte borxh nja 28000 dhrahmi dhe me la aparatin fotografik
    .(aparat profesional).
    Doja te veja ne Korinth per te blere nje aparat tensioni per mamane, , por policia ka nje jave qe ka rifilluar fushaten e spastrimeve te shqiptareve, qe ate dite qe Micotaqi shkeli kemben ne Tirane.


    vazhdon..........................................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  3. #253
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E shtune16.05.1992.................................. .ora -00.21.


    Tani sapo u ktheva nga puna.Neser (me fal sot ne mengjes) duhet te ngrihem shpejt se do shkoj ne pune ne oren 08.00.
    Sot afendikoi i madh me thiri ne zyre dhe me tha se kishin nevoje per punen time.
    Mu lut qe te punoja javen qe vjen nga 16 ore. Paradite dhe mbasdite.
    Puna qe bej nuk eshte e lodheshme, Tani me teper bej organizimin e punes dhe kontrollin e linjes, por do te me mundoje pak gjumi dhe do ngelem pa rruar. Sot ne mengjes besoj se do me marin ne telefon nga shtepia.


    vazhdon...............................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  4. #254
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E shtune 16 . 05.1992..............................ora- 21.20


    Telefoni nuk ra sot ne mengjes. Shkova ne pune 08.00 deri ne 13.00. Per neser me thane te shkoj prape. Do vete , c`te bej?
    Me ndihmen e Zotit , te jem mire , neqofte se javen qe vjen punoj nga 16 ora, ne fund te javes mar afersisht 50000 dhrahmi.
    Shifer qe te imponon respekt.


    vazhdon........................................... ..
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  5. #255
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E shtune 23.05.1992.............................ora - 19.36.


    Nje jave pune nga 16 ore. Dje morem rrogat e javes. Mora 44300 dhrahmi. Me teper nuk kisha mare ndonjehere ne ergostasio. Megjithate s`me hyne ne sy fare sepse per diten e djeshme nuk me kishin shkruar parate per turnin e dyte. Meshithate mund t`i mar javen tjeter. Gjithashtu sot punuam 8 ore dhe neser perseri 8 ore. Per javen qe vjen Afendikoi me tha te punoj perseri 16 ore. Puna nuk me lodh. Me lodh gjumi. Megjithate edhe ate e perballoj. Besoj se do mesohem. Problemi eshte se pardje godita gjurin e kembes se djathte dhe me dhemb jashtezakonisht, aq me teper qe 16 ore jam ne kembe, pa levizur pothuaj fare nga vendi. (punoj vetem me duart. dmth komandoj nje makineri robot qe i nderhy vetem kur ka ndonje problem, pjesen tjeter vetem rri dhe e shikoj ). Dy nete me rradhe e bera me qepe e kripe e vaj ulliri. Gjuri me eshte enjtur pak dhe skuqur. Trembem mos me mbledhi uje(larg qofte). Sot sa erdha nga puna, vura kripe per te nxehur dhe ja vura gjurit disa here. Do vazhdoj te ve perseri.
    Telefoni prape nuk ra sot. Ndoshta bie neser ne mengjes. Une e di se si shkoj e vij ne pune me biciklete, sidomos kur vij pasi jam edhe i lodhur, kemba e djathte me dhemb shume dhe per me teper rruga ne kthim eshte malore.


    vazhdon........................................... .....
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  6. #256
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E marte 26.05.1992...............................ora - 10.58.


    Te djelen punova deri ne oren 13.00. Dje 16 ore, por dje ai djali qe punon paradite tek makineria ime , erdhi , keshtu qe paradite dje bera pune te ndryshme dhe me thene te drejten u lodha.Afendikoi me tha se megjithese kolegu im u kthye, une te vazhdoja te punoja nga 16 ore. Mirepo sot ne mengjes e ndjeva veten te keputur, te pafuqishem per pune.


    vazhdon........................................... .
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  7. #257
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E djele 31.05.1992...............................ora - 19.30.


    Sot gjithe mengjesin ndenja shtrire. Ne dreke u ngrita dhe lava nja 4 pale carcafesi dhe dy pale pantallona qe i perdor per pune., 2 bluza si dhe nja 7 pale corape. Me nje fjale u lodha. Pastaj ja futa gjumit nja dy ore.
    Policia paska mbledhur nja 5 shqiptare ketu ne Ksamil para nja 4 ditesh.
    Tani do ve uje te lahem edhe vete.


    vazhdon.........................................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  8. #258
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E shtune 13. 06.1992............................ora - 11.14.


    Per dreke vura te behen fasule me mish, pastaj do bej edhe nje pilaf orizi.
    Sot nuk shkova ne pune. Dje u zura ne ergostasio me kunatin e afendikoit Liseon. Me idioti qe kam pare e kam njohur ne Greqi deri me sot. Me tha te regulloj parametrat e makinerise, pasi do kalonim nje parti tjeter prodhimi.
    E rregullova normal atje ku duhej. Vjen gomari dhe me thote se nuk i kisha vene mire. Ne rregull i thashe vere ti si te mendosh me mire, une keshtu di dhe keshtu e vendos.
    Por nqs nuk del mire, une nuk mbaj asnje pergjegjesi.
    - Ej, - tha, - ti do te na mesosh neve, qe kemi aq e kaq vjet ketu, qe punojme? dhe u mat te me godiste.
    E kapa nga duart dhe e mbajta qe te mos bente ndonje budallallek, duke i thene: - fol me goje , jo me duar. dhe nuk e lashe te me qellonte, por as e qellova.
    Erdhi aty dhe nje grek tjeter (me maskarai i fabrikes -Sotiri)dhe u mat edhe ai si trim ti dilte ne mbrojtje pronarit. I thashe edhe atij te mos bente ndonje budallallek se do ta paguante shtrenjt.Edhe atij nuk ja mbajti te godiste megjithese me trup eshte tre here me i madh se une.
    Nuk e kuptova pse u be sherri dhe u largova ne fund te linjes per te pare seleksionimin e prodhimit.
    U fut gomari ne makineri dhe levizi tere parametrat si ja preu mendja.
    dhe nga makineria filloi te dilte tym dhe pllakat dilnin skarco te gjitha.
    U thashe ta vinin me parametrat qe e kisha lene une se ndryshe nuk behej.
    Me ne fund e vune dhe filloi prodhimi normal.
    Erdhi Stavrua(pergjegjesi) dhe pasi i shpjegova se c`fare ndodhi , me tha se nuk lejohet te te qelloje tjetri per asnje aresye.
    Si perfundim me beri pershtypje edhe nje gje tjeter.
    Kam bere disa here sherr keto kohe me greket dhe pothuaj gjithmone kam ndjere te me ndryshoje rahja e pulsit si dhe nje fare frike. Dje keto nuk me ndodhen, isha krejt i qete e i sigurt se do arija ti dilja zot vetes dhe as u tremba e as pulsi me ndryshoi(sic duket ja mora doren sherrit. hahahaha).
    Sot nuk vajta ne pune se me doli gjumi me vonese. Te henen eshte pushim.
    Policia vazhdon te beje kerdine me shqiptaret.


    vazhdon........................................... .
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  9. #259
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E djele 14.06.1992...........ora 22.24


    Sot ne mengjes erdhi Mimi me nje shok te vetin
    Mire thone: Respekti fillon nga distanca. Tani qe i njoh mire(te pakten dhembet ua njoh) nuk me bejne pershtypjen e pare genjeshtrat e mashtrimet e tyre. Tani jam une ai qe bej lojen si e dua, por gjithmone mbetem pa shume gure ne dore pasi jam ilegal ketu, pa asnje dokument qe te me lejoje te qendroj ketu si njeri.
    Nqs do te kisha lejen e qendrimit , dija une si llafosesha me keta.
    Pasdite mora ne telefon Vangjelin . Mu duk pak i ftohte. Ndonje variant te mundshem per te me derguar pasaporten babai nuk kishte.


    vazhdon....................................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  10. #260
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E djele 21.06.1992.................


    Iku dhe kjo jave. Te henen ishte pushim, te marten e te merkuren punova nga 8 ore. Te enjten e te premten nga 16 ore
    Te premten fola ne telefon me babin dhe me tha se pasaporten do ma dergonin me Llazin qe kishte punuar me babin.I thashe se mund tu dergoj 400000 dhrahmi por kishte frike dhe me tha se 100000 i kishte mjaft. Kerkesat e tjera ishin modeste
    Te enjten e te premten me thene te drejten u lodha shume dhe te shtunen me doli gjumi ne 11.10 .
    Me kete rast bera nje xhiro ne Korinth dhe bleva edhe porosite qe me dhane ne telefon si dhe ca gjera per vete.


    vazhdon.....................................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

Faqja 26 prej 29 FillimFillim ... 162425262728 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkėputur nga ditari im) "Na ishte njėherė... Otranto '97"
    Nga Auloni nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Njė Adoleshenti
    Nga eris nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •