Me sa duket, kjo teme nuk moderohet.
S`ka gje , nuk eshte hera e pare.
E shtune 21.03.1992 .ora 20.22.
Dje me mori ne telefon babi me mamin dhe per kenaqsine time edhe te tyren me thane se kishin blere frigoriferin, televizorin me ngjyra si dhe tharese flokesh per mamane.
Propaganda greke po arin kulme te reja. Nuk ka dite qe ne kanalin e pare te Tv, te mos flitet per problemet e vorioepirit. Por me habit shovinizmi i Mimit ne kete ceshtje. Dje me nje ton qe nuk e kasha vene re ndonjehere me kerkoi qe familja ime te votoje per Omonian, e cila paska nderuar emrin dhe qenka bere Parti me vete.Ariti deri atje sa te me thote , se po nuk fitfituan nga minoriteti 10 vende ne parlament, mund te kete edhe lufte midis Shqiperise dhe Greqise, dhe ne greket me tha , per lufte jemi te gjithe ushtare. po qe se nuk fitohet kjo perqindje , do ti perzeme te gjithe shqiptaret nga Greqia. Nuk kemi interes tha, te ndihmojme shqiptaret, por vorioepiriotet. (Me sa kuptova , nuk u hapet barku as per vorioepiriotet, por duan te hane Shqiperine.)
E shoh se nuk i kam edhe shume te gjata mardheniet me Mimin . Sot pas punes, shkova ne shtepine e Janit i bera dhurate edhe nje centro te madhe tavoline qe ma kishte dhene mamaja. Me tha se do interesohej per ndonje shtepi me qera deri ne 20000 ne muaj ne Korinth. Sidoqofte duhet te jem i pergatitur per tu shkeputur nga Mimi, i cili mund te me perzere sic e ka beret e ditur disa here ne menyre indirekte.
vazhdon...........................................
Krijoni Kontakt