Close
Faqja 20 prej 29 FillimFillim ... 101819202122 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 191 deri 200 prej 287

Tema: Ditari im.

  1. #191
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E enjte 16.01.1992.......................ora - 09.25.


    Vazhdoj te punoj turni i dyte. Me duket se po me hyn lezeti i kesaj pune. Vij nga puna ne oren 24.30. Deri ne 02.30. shikoj tv. Pastaj fle deri ne oren 09.00. Bej ndonje pune neper shtepi . Ha mengjesin (dhe dreken bashke). Shtrihem prape deri ne oren 15.30 dhe pastaj nisem per ne pune. Nje shok polak me tha se dollare mund te gjej sa te dua ne Athine. Me kater pese dhrahmi me teper se kursi i bankes, ne nje pike qe kane hapur polaket. Te shoh por trembem te mar aq para me vete (dua te mar 1000, 1500 dollare.


    vazhdon..................................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  2. #192
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E djele . 19.01.1992................ora - 12.25.


    Dje dhe pardje , nuk shkrova. Dhe pse ? Pardje dmth te premten morra rrogen per 5 dite pune qe kisha 20800 dhrahmi. Pastaj punova turni i dyte. Greku qe punon tani me mua eshte me maskarai nga te gjithe. E vuri makinerine ne maximum dhe prerjen e pllakave e beri dopjo. Keshtu qe vendosa rekord ne ergostasio. 7 paleta me pllaka ne 8 ore. Kjo nuk kishte ndodhur asnjehere me pare sic me thane. Por trapi nuk e kishte hallin tek rekordi. Nga qe ishte zene me mua e beri kete. Priste qe te ulja une koken dhe t`i lutesha te ulte shpejtesine. Vertet qe u lodha , por nuk e dhashe veten dhe vazhdoja te fishkelleja e te kendoja. Keshtu qe ai u lodh me shume se une se ju shkateruan nervat ngaqe s`kishte c`te me bente me teper.
    Dje doja te shkoja ne pune , por nuk kisha fuqi as te ngrihesha nga krevati. Shume here me shkoi ne mend 3000 dhrahmi- shja qe po humbja, por fitoi lodhja. Sot ne mengjes me mori ne telefon Mimi dhe mu lut te veja nga perivoli i portokalleve , pasi kishte cuar njerez per t`i vjele. Shkova atje dhe ndenja deri sa i mbaruan.



    .....................................ora - 23.12.


    Nga ora 17.00. shkova ne Korinth me kerkesen e Mimit ne telefon. Asgje te re vecse zonja me kish hequr menjane nje tas me patate fure dhe nje cope te madhe mish vici. Mimi vazhdon te jete i semure. Makinen e ka cuar per riparim kapital. Kur ika me dha me vete edhe nje birre dhe nje pepsi-kola. Dy pepsi-kola mi dha dje , keshtu qe per darke hengra mire. Ah , se per pak harova. Ne dreke pashe ne kanalin e pare te tv grek, nje emision kushtuar vorio-epirit. Nuk mu duk se pashe ndonje gje te tepert. Shqiptaret flisnin me gojen e tyre, por greqisht per ndihmen konkrete qe Greqia i ka dhene deri tani Shqiperise. Shqiperia nuk do qe te flasin per vorio-epirin, por nga ana tjeter nuk pushon se foluri per Kosoven dhe camerine, (dhe mire ben) Historine besoj se kemi mesuar gabim. Me keto qe degjoj ketu, hajde gjeje se si eshte e verteta.


    vazhdon............................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  3. #193
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E enjte 23.01.1992......................ora - 10.00.


    Tani qe u ula te shkruaj, (dhe kam shume per te shkruar) me mori ne telefon Mimi dhe te kthehem deri ne oren 12.00. pasi duhet te me jape faturat dhe parate per te paguar ujin. Keshtu qe do bej nje gjimnastike te mire.


    vazhdon............................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  4. #194
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E shtune 25.01.1992........................ora - 19.39.


    Te henen e kesaj jave punova 14 ore. Nga ora 16.00 deri ne oren 06.00 te mengjesit te se martes, pastaj deri te premten punova 16.00. deri ne 24.00. dhe sot 08.00. deri ne 13.00. Dje mora rrogen 25000 dhrahmi. Pardje lashe tek Mimi per te vene ne libreze 30000 dhrahmi +102500 (sipas kaposhit qe u katandis nje thele) = 132500. qe duhet t`i vere ne libreze. Shtojme edhe 255000 qe jane ne libreze = 387500 si dhe 25000 qe i kam ne xhep = 412500 dhrahmi. Kjo eshte nje shifer e kenaqshme per mua. (o Zot me ndihmo te ha djersen time!).
    Sot ne mengjes shpejt mori ne telefon babi me mamin. Me thane se jane mire. Dhrahmia nderohet tani 1 me 2,9. Mamaja me tha se vjen te henen nje shok i babit dhe me dha adresen e tij. Kocua(keshtu e quajne) do rije nje muaj ketu. I thashe se mund t`u dergoj nja 100000 dhrahmi. ndersa per placka varet se sa do te jete i gatshem te besdiset. Tani tek Radio Tirana po degjoj emisionin e mbremjes se shtune, dhe me beri pershtypje nje djale 10 vjecar, i cili tha se kete cast kishin gezim se sapo u kishin ardhur dritat. Dhe e tha me nje naivitet feminor te dukshem. Kjo nuk i ben per te qeshur njerezit sot ne Shqiperi, por besoj se pas disa viteve do te jete nje nga grimcat me te bukura humoristike te cilat do te na kujtojne grimcat tragjike te sotme.
    Kete jave jam lodhur shume, pasi puna ka qene e rrende dhe pllakat tani qe afendikoit i hyri lezeti i kemi prere dopjo.


    vazhdon.....................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  5. #195
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E djele 26.01.1992........................ora - 21.00.


    Sot ne oren 11.00. u ngrita nga gjumi dhe pasi pastrova njefaresoj, hapa bicikleten dhe si e pastrova nyje me nyje me nafte , e grasatova komplet dhe kjo pune vazhdoi deri ne oren 15.00. Pastaj shkova per te blere buke por nuk kishte. Bleva 600 dhrahmi djath kackavall dhe salcice dhe per mengjes e dreke bera pilaf orizi , por me shkau dora dhe i hodha shume kripe. Megjithate e hengra. Mbasdite si zakonisht mblodha dhe hengra dhe nje sakule me mandarina.


    vazhdon.......................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  6. #196
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E marte 28.01.1992..........................ora - 13.00.


    Dje ne pune megjithese nuk punova me rrende nga heret e tjera , ndjeva te me dhimbnin parakrahet sa here qe ngrija ndonje pllake guri. Sikur me cponte njeri kockat me thike. Sot prape vazhdoj te punoj 16.00. me 24.00. dhe atje ku punoj eshte puna me e rrende ne ergostasio.


    vazhdon..........................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  7. #197
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E shtune 01.02.1992...............................ora - 10.00.


    E ndjej veten te keputur fare. Vazhdoj te punoj njesoj. Sot doja te veja ne pune , por nuk munda, pasi ne oren 09.00. me doli gjumi dhe nga krevati nuk ngrihem dot ende nga dhimbja e kokes. Kete jave rra edhe debore dhe koha u ftoh pak. Te merkuren shkova me Mimin ne Banke per te vene parate. Shifres 255000 , nga interesi iu shtua edhe 770 , per vitin qe shkoi , dhe 105000 i vume dhe u bene 367700. Kete rradhe nuk vume 50000 dhrahmi qe Mimi duhet ti vinte,pasi sic me tha Mimi, nuk donte te terhiqte nga libreza e tij per te mos prishur interesin. Pret qe te mare para nga qeraxhinjte qe te me paguaje.
    Keshtu me shpjegoi. C`te bej ?
    Tani me mori Mimi ne telefon dhe me pret ne Korinth. (sigurisht per pune). Dje morem rrogat. 24200. Ah kjo shifer e uruar (a e mallkuar) qe po ma ha shpirtin.


    vazhdon........................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  8. #198
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E enjte 06.02.1992...........................ora - 00.23.


    Tani sapo erdha nga puna. Vertet nuk kam shkruar tere keto dite, por kur te shkruaj ? Sa ngrihem nga gjumi, me duhet te shkoj ne Korinth me biciklete. Mbaroj pune atje dhe kthehem ne shtepine oren 15.00. Ne 15.30. nisem per ne pune dhe vij ja si sot , i lodhur, i keputur , i merzitur, Pa pasur asnje minute ne dispozicion.


    vazhdon..........................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  9. #199
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E premte . 07.02.1992....................ora - 09.30.


    Me ne fund u mesova edhe me punen e rrende , edhe me dhimbjen e kraheve e te mesit dhe tani nuk merzitem shume nga puna qe bej. Por tani diskutoj dicka tjeter. Fredi - komshiu im nga Fieri, dje ishte ne punen time pasi kishte ardhur per te takuar nje shok. Me tha se nje jave kishte qe ishte kthyer nga Fieri. Buke kishte sa te doje tha. Mish te jepte shteti me tollon, 4 kg ne jave, me 160 leke/kg. Dhrahmia 1/3,5 shkembehej rehat fare.
    Ketu ne mars do te ngrihen jashtezakonisht cmimet. Mendja ma thote qe te punoj deri ne fund te shkurtit dhe te shkoj ne Shqiperi. Nuk di se c`fare te blej tani qe te mos me vene dem parate, (duke i llogaritur 1/3,5) por sido qe te jete do merem vesh ne telefon me ata te shtepise.


    vazhdon.........................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  10. #200
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Na humbe krejt,mund ta vazhdosh??

Faqja 20 prej 29 FillimFillim ... 101819202122 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkėputur nga ditari im) "Na ishte njėherė... Otranto '97"
    Nga Auloni nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Njė Adoleshenti
    Nga eris nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •