Close
Faqja 19 prej 29 FillimFillim ... 91718192021 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 190 prej 287

Tema: Ditari im.

  1. #181
    viva voce
    Anėtarėsuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758
    Citim Postuar mė parė nga 2043
    Shenim;

    me kane ardhur here pas here mesazhe ironike nga "miq" te ditarit.
    Dua t`u them te gjitheve se ditari im mund te jete pek i perlyer me m...t si dhe duart e mija atehere. Por une pranova me mire ti lyej keshtu se sa me gjak si shume te tjere , apo me vjedhje si disa. Pati shume shqiptare ne ate kohe(e ndoshta edhe tani) qe i perlyen duart si une, por ruajten te paperlyer emrin dhe dinjitetin e tyre. Ndersa plot te tjere qe nuk i bene duart pis si ne , i njollosen vetes se tyre dhe ketij vendi te dashur qe ne e quajme Atdhe, emrin e ndritur dhe i vune njolle edhe gjithe bashkatdhetareve te tjere qe perpiqeshin me mund e me djerse te mbijetonin ne ate kohe te veshtire.

    Te me falni per daljen nga tema , pasi nuk doja ta beja, por meqe dikur kam bere "pis duart, te pakten tani te pastroj figuren time.
    Je i mrekullueshem tek ky ditar...puntor, djali i nje familje te mire shqiptare qe Hoxha e la te varfer me regjimin e tij.
    Nje djale i dhemsur, qe cdo pind do t'a desheronte , cdo vlla apo moter e vogel.

    Mbi te gjitha nje shqiptar, por shqiptar realist qe sheh edhe grekun e poshter edhe grekun e mire dhe i analozon ata duke i filtruar brenda shpirtit te nome te nje rioshi. Nje shqiptar qe i dhimben shqiptaret , por qe di te dalloje edhe te mirat edhe poshtersite qe ata kane bere dhe bejne. Dhe vuan per kete, dhe trembet nga keto dhe u qendron larg se nuk do qe te ndotet. Por edhe i kritikon brenda tij, dhe i qan shpirti per moshataret e tij qe i kane lejuar vetes keto deformime karakteri


    Me pelqen ditari yt or djale, flet per nje shpirt te paster dhe pa indoktrinime false pseudopatriotike. Eshte ditari i nje njeriu qe e sheh jeten dhe e analizon vete, por vete fare...ashtu sic edhe duhet te ndodhe, prandaj edhe eshte aq i paster, si nje burim mali i fresket...

    Respekt i dashur mik
    DP
    Ky ditar eshte shembull i mire per shume ketu ne forum, por disa tallen ose disa perloten; ti mos u trishto.
    Edhe ata qe tallen kane vajtur si ti por shpesh nuk duan te kujtojne ato vuajtje dhe fillojne shtypin tastieren dhe shkruajn shpesh pa ditur cfare fjale, reagime instinktive kunder ekzobotes, por nga ana tjeter, duke gelltitur lote te hidhur per jeten e humbur mes vuajtjeve te rritjes dhe burrerrimit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dp17ego : 26-07-2006 mė 09:36
    sereno

  2. #182
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Ok !
    Ju falenderoj miqte e mi per mbeshtetjen shpirterore qe me jepni. Sic e kam thene qe ne fillim nuk ishte e lehte per mua qe te merja kete inisiative, por mesa shoh cdo dite e me shume bindem se kam bere mire.


    E enjte 02.01.1992.............................ora - 21.30.


    Sot vazhduam ne ullinjte poshte , qe jane te rrethuar. Pasi i mbaruam tani po vazhdojme me ullinjte qe kemi afer shtepise. Dje shkova ne dreke nga Mimi. Rregullova antenen, fshiva ballkonin , dhe pasi mora racionin e vitit te ri , ika . Racioni permbante:
    1 . Supe orizi me nje gjysem pule,
    2 . Pilaf makaronash,
    3 . Gjysem kg mish vici,
    4 . Gjashte gurabie (te bera nga zonja Mimi.)
    5 . Tre birra.

    Sot Mimi na bleu me kerkesen tone, por pa deshire dhe bile me nerva sallam, djathe, si dhe nje konserve me dollma. Hengrem mire.
    Sot kishte ardhur per te punuar edhe nje shqiptar me te shoqen. Mu duken njerez te mire. Mimi me dha 8000 dhrahmi qe ti paguaja kur mbaruam pune. Ua dhashe parate, por sic me tha Mimi ne telefon , kur kishin shkuar rruges i kishin thene barba Kostes se nuk ishin paguar. Nuk e besoj dot kete gje, mirepo Mimi per kete pune me mori ne telefon tre here dhe te tre heret per te me share. Me tha - vlaka - disa here. dhe ishte i nevrikosur. Nuk i thashe gje , por u bera gati t`ia dhisja nje here mire. Vlaka shqip do te thote qelbesire. Por durova dhe nuk e prisha gojen. Te shoh si do te vazhdoje kjo pune.


    vazhdon........................








    (Fjala vlaka nė shqip pėrkthehet budalla. Mė fal pėr ndėrhyrjen. Peniel)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Peniel : 27-07-2006 mė 14:52
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  3. #183
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E Premte.03.01.1992.................ora - 22.08.


    Bravo i qofte atij shqiptarit, qe nuk me turperoi duke i mare parate dy here barba Spiros. Keshtu ai e une dolem te ndershem , ndersa Barba Spiro doli dy here malaka. Sot Mimi ne nje fare menyre me kerkoi falje per ato qe me kish thene dje.
    Sot ishte edhe ne qef pasi kishte ardhur ne pune edhe Athanasia. Pas kaq ditesh qe nuk kishte dale erdhi te na shohe ne pune bashke me Antigonin. Meqe sot po punonim afer shtepise , u bera te gjitheve nga nje kafe. Neser besoj mbarojme ketu dhe do te zbresim poshte tek ullinjte qe jane bashke me portokallet.
    Sa do te doja te beja nje banje , por nuk me doli koha , pasi sa u mora me pastrimin e shtepise, shkoi ora.


    vazhdon....................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  4. #184
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E shtune 04.10.1992.................ora - 18.44.


    Tani u ngrita nga gjumi dhe vura per te ngrohur uje per te bere banjo. Per dreke Mimi na solli nga gjysem pule per shok si dhe birra. Sigurisht qe te gjithe falenderuam Athanasine per ketekur iku Mimi dhe na premtoi se do vije edhe neser.
    Edhe sot u bera kafe. Njera nga grate qe me pa goten e kafes (plastike) me tha se kam rruge te gjate per te bere. Ka mundesi. Tv tha se policia filloi operacionin " Fshesa" (shtupa) . dhe tani do fillojne te mbledhin cdo dite. Nuk e di edhe sa do te vazhdoje ky operacion. Jam gjithe diten me dhimbje koke. Me ullinjte kemi edhe dy dite edhe mbarojme. Kam per te mare nga Mimi 125000 dhrahmi-20000 = 105000. -7000 = 98000 dhrahmi.
    Te shohim.


    vazhdon.......................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  5. #185
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E djele . 05.01.1992.......................ora - 17.11.


    Edhe sot punuam ne ullinj. U lodhem e u keputem , por afendikoi asnjehere nuk kenaqet nga puna e argatit te tij edhe te vdekur ta shohi. Edhe Mimi qe sillej mire me mua(megjithese e kisha njohur qe me pare se c`fare malli ishte). Duhej ta shkelja ne kallo qe ta njihja me mire. Kam bere nje gabim ketu qe nuk mund ta riparoj tani. Kam treguar kudo ate shkalle modeste te intelektit tim, gje qer me demtoi pa e kuptuar. Ketu nuk te do njeri te jesh i mencur, pasi behen xheloze. Ketu duan dhe perkrahin budallenjte dhe injorantet. Kete rol duhet te kisha lozur edhe une qe ne fillim por nuk e dija ne ate kohe. Le qe edhe po ta dija zor se do e luaja me natyren time egoiste qe kam.
    Neser nuk do te punojme pasi eshte dita qe eshte pagezuar Krishti dhe prifti do te hedhe kryqin ne uje.


    vazhdon.......................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  6. #186
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E hene 06.01.1992............................ora - 22.38.


    Sot gjithe diten ndenja shtrire. Ne dreke me mori ne telefon zonja Mimi dhe me tha te shkoj ne Korinth te mar faine. Shkova , kishte nje tas me makaronadhe nje thele mish pule, si dhe nje tas me patate me mish qengji. Hengra dreke e darke. Ne darke cpova ullinj me pirun nja tre ore te mira. I futa ne uje dhe i lashe. Nuk e di ne do punojme neser pasi sic shoh vazhdon festa.


    vazhdon.......................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  7. #187
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E marte 07.01.1992..........................ora - 20.08.


    Sot ishte dita e fundit ne ullinj. Me ne fund mbaruam. Kur u kthyem Mimi na beri dhe fotografi. hehe doli edhe vete me Athanasian . Barba Spiruame tha se mund te mare ne banke per mua dollare. I thashe per 250 $ me vleren qe ka dollari tani 138 dhrahmi afersisht. Ndoshta me nevoiten per te mare vize ne Shqiperi. Per neser me duhet te shkoj ne ergostasio, por nje mendje me thote te bej pushim. Mimi tani me detyrohet 108000 dhrahmi.


    vazhdon..........................................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  8. #188
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E enjte 09.01.1992....................ora - 20.27.


    Sot shkova ne ergostasio. Pas punes Jani(nje miku im grek) me ftoi ne shtepine e tij. Shkova me kenaqsi. Shtepia ishte jo shume e madhe , por e bukur. Jani e kishte bere gjithe sisteme elektronike alarmi nga te kater anet. Sa hyje ne shkalle ndizej llampa e shkalles nga zhurma e kembeve dhe binte zilja me fotoelement e cila funksiononte edhe diten sa hyje tek shkalla. Me pas shkova ne Korinth dhe pashe se keto aparate benin 10000 dhrahmi.
    Jani me ftoi per te ngrene dhe hengra nje dreke te shijeshme. Ishte atje edhe mamaja dhe gjyshi i tij, si dhe e shoqja me vajzen e tyre te vogel Efgjenine. Kur erdha ne shtepi pashe deren hapur dhe buken qe u kishin hedhur qenve. Kishte ardhur Mimi dhe kishte ikur. Kam frike se kishte pare kaloriferin qe kisha lene ne dhome, por nuk me tha gje. Kur e mora ne telefon me tha se barba Spiro nuk me kishte mare dot dollare dhe me kujtoi te paguaja telefonin dhe jo 7000, por 7500. Besoj se 500 dhrahmi nuk me bejne as te pasur e as te varfer, e aq me teper Mimin i cili po e tregon veten cdo dite e me shume si koprac e harpagon.
    Cdo dite me shkon ne mendje te mar ckam mbledhur e te nisem ne Shqiperi, por cdo dite e frenoj dhe e genjej veten te qendroje sa te mundem. Me ndihmen e zotit jam shendoshur pak 68,5 kg nuk kam qene kurre me pare. Ne Shqiperi nuk i kalova kurre te 59 kg. dhe kete e vune re edhe shoket dhe ma thane, por asgje nuk me hyn ne sy. As parate e as shendeti. Dua te dergoj ne shtepi c`te mundem ne menyre qe t`ua lehtesoj jetesen ne keto dite te veshtira qe kalojne, por trembem se nuk kthehem dot prape, megjithese shoh qe vijne cdo dite shqiptare nga kufiri. Nuk shkruaj dot me teper se me dhemb koka.


    vazhdon..............................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  9. #189
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E djele 12.01.1992.................ora - 10.27.


    Te premten gjithashtu shkova ne pune. Mora edhe rrogen per dy dite pune. Rrogen nuk ma kishin levizur, por nga puna ne ullinj , mendoj se dola i humbur. Per Krishtlindjet dhe Vitin e Ri, ne ergostasio kishin dhene dhurata nga 18000 deri ne 60000 dhrahmi. Pervec kesaj Stavrua (pergjegjesi me tha se per te shtunen (pra dje) nuk ka pune. gjithashtu te henen te shkoj turni i dyte. pra 16.00 deri ne 24.00.
    Policia edhe te enjten kishte mbledhur shqiptare sic me thane.
    Dje qe ne mengjes shpejt me mori ne telefon babi , pastaj fola edhe me mamane e me Liden. degjohej edhe zeri i nipces se vogel qe nuk e njoh akoma. Babi me tha se dollarin e mbledh banka me 500 leke= 1 $, po kaq shkembehet edhe ne rruge. Kurse dhrahmia ka vajtur 1 me 2,5 deri 2,7. Gjithashtu me thane qe po te kem ndonje problem te mar ne Tirane , tek halla. Makinat ne Dures me tha jane 800000 deri ne 900000 me te mirat. E porosita te ndjeke kursin e dhrahmise te markes e te dollarit. Per Kelen me tha se eshte me mire te mos veje ne shkolle kete vit qe eshte rremuje, por mendoj se Kela si te veje si te mos veje njesoj e ka pasi eshte dembele ne te mesuar. Lida me tha se dyqanet jane bosh dhe po rrojne me frymen e zotit.
    Nga ora 10.00 morra bicikleten dhe shkova ne Korinth. Vajta nga pazari por nuk bleva gje , pasi cmimet e shumezuara me 2,7 me dilnin shume te larta. Ne katin e pare te pallatit te Mimit perseri kishte plasur puna e zakoneshme. Morra fshesen dhe bera "detyren". Dje pashe tv deri ne 02.00 te nates , kurse sot kam ndermend te pastroj shtepine me "rrenje". Ora vajti 11.00. Kam nje ore qe shkruaj.


    vazhdon............................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  10. #190
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E marte 14.01.1992..........................ora - 12.03.


    Dje vajta ne pune turni i dyte. Edhe sot perseri i dyti do shkoj. Nuk u lodha aq shume , por me duhet pak kohe te mesohem me rregjimin e ri. Kur lame punen ne oren 24.00. erdha ne kembe ne shtepi me Kriston Nje shqiptar qe punon aty. Bicikleten e mora per dore pasi nuk doja te hipnim dy veta ne te. Ne mengjes sa u ngrita shkova e bleva buke , djath, sallam, mblodha edhe nje cante me mandarina e portokalle dhe hengra mengjesin. Dje ne darke Mimi me mori ne telefon dhe me marifet ma hodhi llafin per kaloriferin qe kish pare ne dhomen time. Gjithashtu e pyeta nese i kishte vene ne libreze parate qe me takonin nga puna ne ullinj. Me tha se ende nuk i kishte vene por te mos kisha merak. Zagar eshte , por s`kam se c`te bej.


    vazhdon....................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

Faqja 19 prej 29 FillimFillim ... 91718192021 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkėputur nga ditari im) "Na ishte njėherė... Otranto '97"
    Nga Auloni nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Njė Adoleshenti
    Nga eris nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •