Close
Faqja 17 prej 29 FillimFillim ... 7151617181927 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 170 prej 287

Tema: Ditari im.

  1. #161
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E enjte 19.12.1991.........ora 17.06.


    Sot koha u ftoh pak, megjithate ja kaluam mire. Sot meqe kishte ardhur Athanasia (keshtu e quajne ate gruan qe ka debulese Mimi,) per dreke na solli karkaleca deti, pepsi kola, si dhe hallve turke(keta i thone greke). Morem edhe vaj ulliri dhe limona dhe per dreke u kenaqem.
    Shqiptaret perseri dje kishin bere karagjozlleqe ne Thesaloniki (Selanik) dhe aty tha radioja vazhdon fushata e mbledhjes se kakomireve. Vazhdoj te ruhem. Ne rruget e ne sheshet qe rinin me pare shqiptaret , tani nuk sheh me nje per be. Per darke nuk di cfare te bej. Bie shi i madh dhe ne shtepi nuk kam buke fare. Po ja fus me makarona. Mengjes u be kohe qe nuk ha me. Dje ne darke perseri nuk u lidha dot me shtepine , por fola me hallen ne Tirane. Babi kishte qene ne Tirane para 10 diteve. Nuk e di per c`aresye. Letren qe kam shkruar per shtepine ende nuk e kam postuar. Tani per tani, nuk behet fjale.


    vazhdon........................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  2. #162
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E shtune 21.12.1991............ora - 18.19.


    Dje ne mengjes me mori ne telefon Kela, - Zemra ime e vogel qe ne oren 05.00.
    Pastaj fola me rradhe me te gjithe. Me thane se ishin mire.(mire i thencin)Babai kishte vajtur per te mare drute dhe ishte ftohur.amaja me tha ti dergoja 70000 dhrahmi qe te blinin nje frigorifer te mire. Kela me tha se hanin vetem buke thate. Per shtepi me sa kuptova une , nuk e kishin vene shume ujin ne zjar. Me thane se eshte rremuje dhe se jane shume shtrenjt. Ndoshta kane te drejte. U thashe se mund tu dergoj sa para te duan. Ne daten 23.dhjetor me tha mamaja, niset nga Athina per ne Shqiperi, Kalopi, e shoqja e Janit.qe punon me mamane ne nje zyre. Me dha edhe nr e telefonit te saj ne Athine. E mora ne telefon dhe me tha se ishte e gateshme te me ndihmonte, por qe te veja ne Athine ishte nje guxim i tepruar, pasi nuk mund te kalosh me tha nga njera ane e rruges ne tjetren nga policia. Me thene te drejten e besoj dhe u tremba.
    Prape dje tre shqiptare kishin vrare nje grek 63 vjec ne mes te autobuzit per ti mare portofolin. Te tre i kishin kapur. I pashe fytyrat e tyre te uryera ne televizordhe ishin nga 18 - 23 vjec maskarenjte.
    Si rrjedhim policia e shtoi edhe me shume fushaten e mbledhjes se shqiptareve dhe eshte bere tani situata edhe me e veshtire per ne. Keshtu qe megjithese kisha vendosur t`i dergoja shtepise 100000 dhrahmi, u tremba dhe nuk do t`ua dergoj dot kete rradhe. Me vjen keq , por s`kam c`bej. Nuk mund te rezikoj te shkoj ne Athine, aq me teper qe Kaliopi eshte shume larg qendres.
    Mimi eshte i semure. neser do vemi ne pune. Me diten e sotme me behen 17 dite ne ullinj.


    vazhdon...................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  3. #163
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E djele.22.12.1991.................................. .ora -19.17.


    Edhe sot vazhduam punen ne ullinj. Mimi ishte gdhire ne spital, por sic tha Antigoni, tani ishte me mire. I kishte bere dem nje aspirine qe kishte pire. Sot erdhen e punuan me ne 3 shqiptare. Nga fshatrat e Peshkopise ishin, njerez te trashe e te eger. I thashe te mos vijne me , pasi nuk ka pune.Dje tv dha ne lajme edhe njoftimin se cdo dite mbledhin nga 500 vete(shqiptare) dhe i cojne ne Kakavije, Si dhe pamje me autobuzat.
    Sot ne lajmet e shkurtera sec tha per dy shqiptare ne kufi, por nuk e kuptova mire. Do ta shof pastaj ne lajmet e ores 20.30.
    I thashe Antigonit te terheqe per mua 20000 dhrahmi, pasi dua te blej ndonje xhup per te qene, ndonje pale pantallona dhe te shoh c`fare tjeter.
    Sot per darke pasi nuk kishte buke ne dyqan kur erdha nga puna, bleva makarona dhe kos dhe hengra darke.
    Teper i merzitur jam. Aty ne pune, nje grua me te cilen punoj me do shume. Jo si dashnor, por si shok, si mik, si vella. Kishte bere edhe nje kenge per mua. Me tha se do shikonte te me gjente ndonje vajze per grua, por nuk e besoj se realizohet. Shqiptaret tani jane me poshte se bagetia ne syte e grekeve.


    vazhdon.........................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  4. #164
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    :-)

    Shume emocionuese shenimet ne ditar. Stili i shkrimit eshte krejtesisht i natyrshem, pa ndonje perkujdesje te sforcuar, te cilen s'ka nevoje ta kete. Me pleqen ai "latent sense of humor".

  5. #165
    New York Maska e mario_kingu
    Anėtarėsuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    plako ditari jot ka shum gjera reale pasi kam jetuar per nje periudh 12vjeare ne athin do thoja ne fillim per familjen time te veshtira por sa vinte edhe regullohesh tjetra po te jesh njeri i mir ste gjen gje jo si familjen time 12 vjet njehere sna kapi policia per dekumenta se skan pun me njerz qe shikoj punen etyre
    e kam fjalen per babin tim se un isha nje fmi 9 vjec qe nuk me ngacmonte njeri

    nese plako bravo per ditarin edhe vashdo se ka shum gjera interesante
    Partizoni

  6. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar mario_kingu pėr postimin:

    2043 (21-10-2015)

  7. #166
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E hene 23.12.1991.........................ora 21.30.


    Vazhdon puna ne ullinj. Sot ishte shume ftohte dhe disa here na zuri shi i imet. Megjithate nuk e lame punen se na humbisnin merokamat. (pagesa) Sot mora 20000 dhrahmi per te psonisur, por nuk prisha me teper se 8500. Bleva nje xhup xhins me pellush nga brenda, pastaj 1000 dhrahmi psonisa per te ngrene. Pasneser jane krishtlindjet. Vendi eshte zbukuruar nga te kater anet. Bleva edhe une nje tullumbace blu. E fryva dhe e vara ne tavan. Mimi sot doli nga spitali. Me mori qepare ne telefon dhe me tha se akoma nuk eshte mire. Neser me tha, te vete andej. Sot per here te pare, degjova ne lajmet e Tiranes se kunder shqipetareve ne Greqi, ka filluar nje fushate e eger. Kjo eshte e vertete, por e verteta eshte se kjo ka kohe qe ka filluar por Tirana nuk shikon gje.
    Ne lajme degjova se ishte rrezuar nje makine me tre shqiptare qe vinin nga puna ne ullinj. S`ka dite pa nje episod me shqiptare ne tv.


    vazhdon......................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  8. #167
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E enjte 26.12.1991........ora - 13.00.


    Sot qe ne mengjes me moren ne telefon nga shtepia. Mire ishin , por kishin merak per mua ngaqe dje ne tv u dha nje proteste e ministrise se jashtme shqiptare per ndjekjet qe ben qeveria greke ndaj shqiptareve. .
    Me thane se u kishin ndare nga 7 kg mish, dhe 10 kg mish mamaja i kishte mare ne Tirane. Kjo me gezoi, ma hoqi pak merakun e tyre. Pardje shkova te shoh Mimin qe kishte dale nga spitali. Ishte me te vertete semure Kishte kaq dite qe nuk hante. Kaloriferi qe kishte ne shtepi nuk punonte. E hapa dhe pashe se pervec rezistences ishte djegur edhe elektromotori i ventilatorit. Shkuam me Antigonin dhe bleme nje kalorifer te ri. si dhe lashe ventilatorin e vjeter qe te porosisin nje te ri. Antigoni u soll dashamirese me mua. Kur ika me dhane me vete nje tas me groshe dhe nje me peshk. Fasulet sa i vura ne goje dhe i derdha kurse peshkun ja dhashe Loles. Buken gjithashtu ja dhashe qenve, pasi ishte mjaft e thate. Dje shkova perseri ne shtepine e tyre. Mimi vazhdonte te ishte njesoj. Por dje ishin krishtlindjet. Me qerasen me nja dy embelsira qe i kishin bere vete. dhe me nje pije si ilac qe e quanin KOKTEJ dhe nuk me pelqeu fare. Pastaj shkova poshte ne shtepine e grave. I pashe letrat Antigonit, pastaj mi pa ajo mua, u bera edhe nja dy lodra me letra , beme edhe pak muhabet dhe u ngrita te ikja. Me vete me vune birra, nje buke, dy molle, nje domate, nje pjate supe, e dy copa mishi , si dhe nje cope te madhe nga qengji i pjekur qe i sollen Mimit si demshperblim dikush qe i futi bagetite ne arat e tij.
    Kur erdha ne shtepi mbusha edhe nje qese te madhe me mandarina nga " te gjyshit tim" dhe festova keshtu krishtlindjet.
    Sot ben ftohte , fryn ere e bie shi. (ne male debore) Gjithe diten loza me Lolen qe mi ka bere duart cope, te cjerra te cjerra.


    vazhdon.......................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  9. #168
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E premte 27.12.1991.....................ora -19.39.


    Vazhdon ulliri. Ne mengjes te priste i ftoheti, por u ngrohem duke punuar. Dje ne tv pashe nje shqiptar qe e kishin vrare me tulle ne koke dhe e gjeten te vdekur, pa e ditur se kush e vrau. Dje ne darke me mori dikush ne telefon dhe nuk arita ta njoh. Filloi te me provokonte dhe te bente me mua shaka te ndyra. Ne fillim e degjova dhe i pergjogjesha me pak fjale shakave te tij, pastaj i kerkova falje dhe per te mos e zgjatur e mbylla, por ai mori perseri. Atehere i thashe te me fali , por nuk jam karagjoz dhe i mbylla telefonin. Nuk e kuptova se kush ishte.
    Mimi eshte me mire. Ishte ngritur ne kembe dhe sot ne telefon me tha se neser do te vinte ne pune te shikonte se c`behej. Por shkak mund te jete edhe dicka tjeter. Kam shkruar edhe me pare per Athanasian- gruan per te cilen Mimi ka debulese. E pra qe ate dite qe nuk erdhi ne pune ajo, ai u semur dhe neser qe ajo do te vije , ai u ngrit nga krevati.
    Dje ndryshova perseri modelin e dhomes. Me i miri i mundshem.


    vazhdon.....................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  10. #169
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E shtune 28.12.1991...............ora -17.50.


    Sot nuk shkuam ne pune pasi rra bore e beri shume ftohte. Ketu ra debore e shkrire dhe e beri balte dynjane. Megjithate me doli pune tjeter me e bukur. Mimi me mori ne telefon dhe mu lut qe te veja ne Korinth, pasi kishte plasur mu1i si heret e tjera dhe me keq. . Shkova me autobuz dhe pasi veshem nga nje pale cizme me Antigonin , i hyme punes dhe pastruam njefaresoj. Pastaj erdhem ne shtepi ne Ksamil dhe shitem vaj. Dy zoterinj nga ata qe blene vaj me dhane nga 1000 dhrahmi per mundimin. mora dhe nje bidon te madh me vaj per vete dhe me doli mire dita. Neser po qe koha perseri keshtu nuk besoj te punojme perseri.


    vazhdon....................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  11. #170
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E merkure 1 Janar.1992........................................ .....ora -09.13.


    Gezuar Vitin e Ri !

    E dhe te djelen me 29 djetor nuk punuam megjithese koha ishte e mire. Ne darke nga ora 17,50.me mori ne telefon Mimi per te shkuar ne Korinth. Vajta atje dhe u ndenja ne koke ustallareve qe pastruan ujrat e zeza. Ne oren 20.30 u ktheva ne shtepi.
    Darke dje hengra buke me caj si dhe nje cope mish pule dhe dy bira. Ky ishte viti i ri i pari ne Greqi. Shpresoj te tjeret te jene me te mire si per mua ashtu edhe per te gjithe shqiptaret. Besoj se viti 1991 do kujtohet si viti me i veshtire per te gjithe shqiptaret. Le te shpresojme per te ardhmen , por fatkeqsisht koha kalon , vitet ikin dhe bashke me te edhe rinia jone. Na pelqen ta jetojme sot jeten tone , neser nuk e dime se cdo vije.



    vazhdon..................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

Faqja 17 prej 29 FillimFillim ... 7151617181927 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkėputur nga ditari im) "Na ishte njėherė... Otranto '97"
    Nga Auloni nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Njė Adoleshenti
    Nga eris nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •