Close
Faqja 16 prej 29 FillimFillim ... 6141516171826 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 287

Tema: Ditari im.

  1. #151
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E premte 06.12.1991.......ora - 07.20.


    Dje qe ne mengjes shkova ne Korinth. Mimit i ishte bllokuar puseta e ujerave te zeza. dhe mu desh te punoj nja dy ore per ta zhbllokuar. Cte bej ? u bera specialist edhe per kete pune. pastaj shkova nga ullinjte .
    Duart me jane bere cope , mezi shkruaj.


    vazhdon.....................
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga 2043 : 06-07-2006 mė 16:55
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  2. #152
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E shtune 07.12.1991.......ora - 06.45.


    Edhe dje vazhdova punen ne ullinj. Ne mengjes bente nje e ftohte qe aman - aman . Ne dreke filloi nxjerja e vajit dhe deri ne oren 18.00 ishin nxjere 1300 kg vaj te cilin e sollem ne shtepi dhe e hodhem ne fucite e medha qe jane per kete pune. Nga 1000 dhrahmi qe do shitet te pakten , u bene deri tani te pakten 1300000 dhrahmi deri tani. Radio tirana tha se neper qytete ka pasur crregullime tne furnizimin e popullit me buke. Ketu ku jam une u hedhin buke edhe qenve dhe kjo me deshperon por s`kam c`bej. Mu bene 6 dite qe punoj tek ullinjte. Letren qe kam nje jave qe e kam shkruar nuk e kam cuar ne poste akoma.
    Tani para dy oresh zuri shiu dhe rra goxha. Vazhdon te bjere akoma.
    Bota duket se po shkon drejt nje lufte te pergjakeshme, per shkak te c`rregullimit te ekuilibrit politik e ushtarak dhe kjo i detyrohet ne Evrope sipas mendimit tim Anglise dhe Bashkimit Sovjetik, pa lene menjane Jugosllavine ku lufta ka filluar me kohe. E keqja eshte se ne keto rrethana ata qe e paguajne jane te vegjelit si gjithmone. Ai qe ne keto momente do te vendose ekuilibrin do te hyje ne histori si Hero dhe kete mund ta beje vetem Amerika me ane te ndihmave. Mund ta beje edhe Gjermania por nuk e kuptoj dot politiken e saj te tanishme. Ose nuk eshte aq e fuqishme sa duket , ose ka probleme te brendeshme qe ende nuk kane dale ne siperfaqe.
    Sidoqofte c`ekuilibri ka aritur tashme piken kritike sidomos me shkeputjen e Ukraines nga B.S.


    vazhdon.....................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  3. #153
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E djele.08.12.1991.................ora - 21.22.


    Dje dhe sot ka bere shume ftohte. Dje ra edhe shume shi, por sot moti qe i thate.As dje e as sot nuk punuam. Te shohim a do punojme neser. Per mua jane 10000 dhrahmi ose 30000 leke te humbura. Dy dite kam punuar neper shtepi. Kam lare e kam shplare sa me dhembin duart. dhe kam akoma te tjera. Javen qe shkoi nuk prisha asnje lek. Buke me ka sjelle Mimi tek ullinjte. ne mengjes e kam shtyre vetem me nje kafe. Vetem dje prisha 440 dhrahmi pasi bleva buke dhe nje konserve qe e hengra dje ne darke. Sot hengra mengjes e dreke me ullinj. Per darke hengra portokalle. Qepare me mori ne telefon Mimi dhe me tha te veja qe ne oren 06.00 ne Korinth se do vije makina e ujrave te zeza dhe do pastrojme edhe bodrumin nga uji.


    vazhdon.....................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  4. #154
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E marte 10.12.1991.........ora - 07.32.


    Dje ne ate te ftohte qe ne oren 06.00. shkova me biciklete ne Korinth. Nuk u lodha me thene te drejten dhe nga ora 12.00. shkuam te ullinjte. ku punova deri ne oren 16.00. Bicikleten e lashe ne Korinth dhe u ktheva me makine se bente shume ftohte. Sot filloi te binte edhe debore e holle. Ne dyqan dje nuk kishte buke dhe per darke bera makarona. Sot nuk do punojme . Vendin e ka mbuluar debora. Keshtu qe do te rri gjithe diten shtrire e do shoh tv. Ketu brenda ftohte nuk kam . Kaloriferi ri takuar dite e nate. Me vden inat se me mbeti letra pa postuar dhe per me teper mua me humbasin cdo dite 5000 dhrahmi ngaqe nuk punojme.


    vazhdon....................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  5. #155
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E enjte 12.12.1991............ora -20.06.


    Vazhdon te beje ftohte por rreshje te tjera nuk ka pasur. Edhe dje, edhe sot punuam ne ate te ftohte qe te priste. Dje beme 26 thase dhe sot 32. Mu bene 9 dite pune tek Mimi dmth 45000 dhrahmi. Kam dy dite qe shkoj me autobuz ne pune , ne Korinth pasi eshte shume ftohte dhe nuk mund te shkosh me biciklete
    Dje ne mengjes me mori ne telefon babai. mire jane te gjithe. Pasi mbylla telefonin po mendoja se brezit tone i takoi te beje nje sakrifice teper te veshtire. Te leme familjet e te kerkojme prokopine rrugeve te botes. O theos ine megalos.- Zoti eshte i madh. - thone greket. Dhe Zoti ndoshta na shikon edhe ne ndonje dite. Policia vazhdon te mbledhe shqiptare kudo qe gjen. Debora ka bllokuar rruget.
    Micotaqi e futi Greqine ne EOK dhe tani ndodhet ne Uashington me Bushin. . Gjyqi i Papandreut vazhdon.
    Se harova, mamaja me perseriti kerkesen per tharese flokesh .
    Ne Puke paskan djegur magazinat qe kishin vajtur per te grabitur.
    E ndjej veten teper te vetmuar. Shyqyr qe kam Lolen - macen qe me ben shoqeri.


    vazhdon....................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  6. #156
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E premte 13.12.1991....................ora -19.40.


    Edhe sot vazhdova punen ne ullinj. Koha po permiresohet. Sot ishte pak me ngrohte. Edhe dje edhe sot zonja Mimi me kishte vene goxha ushqim te mirePervec gjelles(dhe zonja gatuan shume mire) edhe nga nje cope te madhe mishi qe ne shtepi e hanim te gjithe per nje jave.dhe qe une nuk e kam cuar me shume nga nje vaft. Kuptohet te shoqeruar me vere.
    nje jave ha vetem ullinj, njer jave vetem mish e vere, nje jave buke te ndenjur, kjo eshte pra jeta qe po bej.
    Tani po shoh ne tv qe shqiptaret kane vrare nje voriepiriot(shqiptar) si dhe nje grek dhe te gjitha keto per 550000 dhrahmi dhe plackat qe kishin. Menjehere me mori ne telefon Mimi dhe me ngriti akoma me shume nervat. Nuk do te ngelet asnje shqiptar ketu me tha. Me keto qe bejne do ti gjuajme te tere Parate e mallkuara na bejne te durojme me shume se na takon.


    vazhdon.........................
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga 2043 : 07-07-2006 mė 08:23
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  7. #157
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E shtune 14.12.1991............ora 20.09.


    Vazhdon puna ne ullinj, njekohesisht me filloi edhe dhimbja e dhemballes. Eshte nje dhemballe me te cilen shume dentiste ne Shqiperi kane bere eksperimente dhe me gjithe lutjet e mia te perhereshme asnjeri nuk degjoi ta hiqte. Perpara tre muajsh ajo u keput e ra copa - copa. pasi muret ishin katandisur si leter cigare nga qe ishte mbushur tre here. Tani ka mbetur brenda rrenja dhe e kuptoj qe nuk do i laj lehte hesapet me te.


    vazhdon.........................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  8. #158
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E hene.16.12.1991........................ora -16.30.


    Tani sapo erdha nga puna (ne ullinj kuptohet.) E mbaruam leonen qe ishte ne Korinth dhe tani kemi te tjeratullishte ketu afer shtepise. Mimi me tha po te doja te mbaja ne shtepi nje shqiptar, qe punon me ne ne ullinj dhe qe banon ne Kadare (nje fshat matane Korinthit) por une nuk pranova. Eshte nje djale 18 vjec , dashamires i mender jush Enver ***1t. Dinak dhe pa shume mend e shkolle , nga Gjirokastra. Greket qe punojne me mua tani ne ullinj me duan e me respektojnedhe me thone se duan te me pagezojne. Nuk jam shume i bindur per kete hap.
    Edhe dje shkova ne pune si ditet e tjera. Dua te shkruaj me shume dhe kam c`te shkruaj , por cdo dite kthehem i lodhur e me ze gjumi duke shkruar. Me diten e sotme me behen 13 dite ne ullinj, pra 65000 dhrahmi.


    vazhdon....................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  9. #159
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E marte.17.12,1991.....................ora -16.40.


    Tani erdha nga puna. Dje ne Sofiko (nje fshat tjeter pak me lart ), policia paska mbledhur sa ka mundur shqiptare. Ka vajtur i ka mare neper shtepi ku ishin dhe ne tv thane se nuk do lene asnje. Kane edhe te drejte. Me kete bela qe i gjeti nga shqiptaret, shume po durojne. Por edhe ne kemi te drejte te rrojme. C`te bejme, se ketu kane ardhur edhe ca qen bir qeni qe nuk kane as din e as imam . Ata qe kishin vrare ne Athine para ca ditesh ishin 4 shqiptare dhe kishin vrare dy djem minoritare (vorioepiriote) dhe nje grek , ne sy te vajzes . Dhe pasi kishin kryer pune me vajzen nga dy here secili, e gjora vajze 23 vjec vdiq te nesermen ne spital. Kjo i ka irituar shume greket, dhe me te drejte. Nuk e di nese kane mbledhur ketu ne Ksamil apo jo, por besoj se do mbledhin edhe po s`kane mbledhur. Mimi me tha qe po te dua te terheq parate nga banka dhe ti kem me vete se s`i dihet se c`ndodh. Nuk di c`te bej. Antigoni dhe Mimi me porositen qe te mbyll deren nga brenda si edhe driten dhe te mos e hap edhe po erdhi astinomia(policia), pa mare me pare ne telefon ata. Nuk di c`te bej . Situate e veshtire. Nuk dua te me marin edhe me duar ne xhepa , por njehere per njehere them te bej kujdes e durim.


    vazhdon.............................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  10. #160
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E merkure18.12.1991.........ora -17.00.


    Vazhdon puna ne ullinj. Dje ne darke u lidha ne telefon me centralin e Tiranes, por nuk me ndihmoi te mar Fierin. Nuk duket ndonje shenje se policia do te vazhdoje te mbledhe, por ku ta dish. Mbreme ne darke me mori ne telefon Mimi qe te me pyeste mos ka ndonje gje te re. I thashe se nuk mund te shkoj ne asnje menyre ne Shqiperi , pasi atje do me vrase policia per pjesmarjen ne rrezimin e bustit te Enverit. Do bejme c`eshte e mundur me tha te te mbajme. Sot ne pune erdhi edhe nje grua tjeter nga Sofikoi. Grua me trup e tipare te perkryeraMimi ka dobesi per kete grua. Sot vajti u qeth e vuri kollare qe te dukej me i mire. Ne pune ja kalojme mire. Ka burra e gra greke qe dijne edhe shqip e bejne shaka edhe nga me banalet "qe nuk i mban kandari", por asnjeri nuk e can koken. Mimi sot me kujtoi te paguaja telefonin, keshtu qe sot punova per te paguar ate. Per te djelen , kismet te jem mire e bisedova me nja dy gra te punes te shkoj ne Athine , ne Pire per te blere ndonje gje te lire.
    Deri te shtunen me behen me ndihmen e Zotit 338000 dhrahmi. Mendoj te mare me vete 38000 per te psonisur dhe me te pare e me te bere. Do provoj sot prape te lidhem me shtepine ne telefon.


    vazhdon........................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

Faqja 16 prej 29 FillimFillim ... 6141516171826 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkėputur nga ditari im) "Na ishte njėherė... Otranto '97"
    Nga Auloni nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Njė Adoleshenti
    Nga eris nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •