Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 42
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    “Mjeku popullor”, një dhunues brutal

    Rrëfim tronditës i prishtinases F. K. për vizitën te “hoxha” Safet Zeqiri

    “Mjeku popullor”, një dhunues brutal

    Viktima F.K. ka shkuar për të shëruar kokëdhembjet… Kur është zgjuar nga gjumi veten e ka parë lakuriq, ndërsa pas kthimit në shtëpi në brendi të vaginës gjenitale ajo ka gjetur letra, penj dhe qime… Më pas, kanë filluar gjakderdhjet. Këtë e ka bërë Safet Zeqiri, i njohur si mjek popullor

    LORIK PUSTINA

    Prishtinë, Fushë-Kosovë, 13 prill - Një dhomë e errët me kukulla të drunjta, tavolina të përmbysura dhe tre qirinj, të mjaftueshëm për t’i parë fytyrat e njerëzve.
    Safet Zeqiri apo siç e njohin në Fushë-Kosovë “hoxha”, priste e i përcillte pacientët e tij. Ai shitej për mjek popullor, që me anë të magjisë mëtonte të shëronte sëmundje të ndryshme. Së paku kështu është paraqitur deri të mërkurën, kur policia e ka vënë nën pranga, i dyshuar për dhunimin e shumë vajzave dhe grave, të cilat kanë shkuar tek ai për të gjetur shërim.
    Ato kanë shpresuar në diskrecion, si dhe në sukses, pa terapi të lodhshme, me ilaçe dhe pa injeksione.
    Njëra nga to, F.K., nga Prishtina.
    “Unë kisha kokëdhembje të madhe, më binte të fikët dhe mjekët nuk ma gjenin çaren… Andaj, prej dikah dëgjova se “hoxha” në Fushë-Kosovë mund të më shërojë”.
    Por, shpresa se do të mund të shërohet nga “bamirësi” asaj i është shndërruar në një ankth të vërtetë. E martuar, F.K. ka edhe fëmijë.
    “Hyna te “hoxha” dhe ai më tha se do të më shërojë me anë të magjive… Filloi të lexojë Kur’anin. Më tha se jam shumë e sëmurë dhe do të vdisja shumë shpejt, por ai do të më shëronte. Më pas, më dha një gotë me një materie të lëngshme ta pi”.
    Me ta pirë këtë materie, që policia dyshon të jetë chloform, materie e cila të vë në gjumë, F.K. është alivanosur dhe tutje nuk ka ditur dhe ndie asgjë.
    Pasi asaj i është rikthyer vetëdija dhe e ka parë veten lakuriq, është tmerruar.
    “E kam pyetur se pse dhe si ka ndodhur kjo. Ai më tha se kjo është pjesë e ritualit, tani jam shëruar dhe nëse i tregoj dikujt lidhur me këtë do t’i përdorë magjitë që të m’i paralizojë fëmijët”, thotë ajo.
    E frikësuar, ajo kthehet në shtëpi. Familjes nuk i tregon asgjë.
    Por, në mbrëmje ajo ndien dhembje të mëdha në fund të barkut.
    Më të shkuar në ‘toilet’, ajo nxjerr nga vagina penj të najlonit, penj për qepje, copëza të letrave, qime të gjata, përcjellë me shumë gjakderdhje.
    “Shkova në Emergjencë, por nuk mundën të më ndihmojnë, e më pas në Gjinekologji”, tregon ajo.
    Në Gjinekologji, në raportin e datës 15 dhjetor 2005, është po e njëjta diagnozë. Ajo ishte dhunuar në gjendje të pavetëdijshme.
    “Hoxha” kishte përdorur mjete të ndryshme dhe materiale të shumta, për ta trajtuar viktimën në mënyrën më mizore të mundshme.
    Pas kësaj, F.K. paraqitet në polici me deklaratë, ndërsa njësiti i krimeve rajonale i fillon hetimet.
    Bazuar në hetimet, del se shumë viktima të tilla kanë kaluar nëpër duart e “hoxhës” nga Fushë-Kosova. “Mjeku popullor” më pas mësohet të jetë një sadist, që në emër të mjekësisë popullore ka dhunuar më shumë se 7 vajza, e ka shfrytëzuar rastin dhe ka kryer akt seksual me viktimën F.K.
    Burime brenda policisë kanë bërë të ditur se dyshohet se Zeqiri e ka dhunuar një femër nga Gjilani, si dhe tri vajza të tjera nga Fushë-Kosova.
    Jo të gjitha viktimat kanë dhënë deklaratë para hetuesve, të frikësuara nga kërcënimet e të ashtuquajturit “mjek popullor”.
    Burime të policisë kanë bërë të ditur se kohë më parë, “hoxha” është rrahur nga V.S. banor i Prishtinës, të cilit Zeqiri, në emër të bamirësisë, ia ka dhunuar motrën dhe kushërirën.
    Sikurse edhe dy viktimat F.K. dhe F.S., ashtu edhe këto të tria janë trajtuar në mënyrë sadiste nga “mjeku popullor”.
    “Policia e ka arrestuar Zeqirin në shtëpinë e tij, ku janë gjetur medikamente të shumta me shenjë të shoqatës farmaceutike të Kosovës, të cilat i dyshuari i ka shitur ilegalisht”, tha Sabrije Kamberi, zëdhënëse e SHPK-së.
    Viktimat të cilat kanë dhënë deklaratë janë dërguar në qendrën patologjike në Prishtinë për ekzaminime mjekësore.

    http://www.lajm.com.mk/DesktopDefaul...ArticleID=2511
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    toXic Maska e ridy85
    Anëtarësuar
    17-10-2005
    Vendndodhja
    ITALY
    Postime
    339
    duhet te ket me shum kontroll per kto persona qe e quajn veten "mjek popullor"....duhet te ket kontroll gjithmon nga policia se perndryshe arrijm ne kto raste ekstreme...pastaj dhe nga ana tjeter dhe njerzit duhet te fillojn te kuptojn se nuk te sheron hoxha po te sherojn spitalet dhe mjeket.
    firm e?????......ahuuuuu pertokam !!!

  3. #3
    MULTUM IN PARVO Maska e Antipatrea
    Anëtarësuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Gjithandej, por ne te njejten kohe, asgjekundi !
    Postime
    605
    Sa te kete injorante ne shqiperi e kosove, ka per te pasur edhe mjeke popullore...

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-06-2003
    Postime
    1,550
    ca bahet kshu mer aman,
    hajde mjeksi popullore hajde

  5. #5
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Sikure te guxonin te gjithat qe kan rene viktime te kesi "doktorve" , te dilnin dhe ta thone kete.... Sa do te ishte numri?
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  6. #6
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Po sikur te sherohet ajo goca nga qimet dhe suret e hoxhes ca do thoni juve?

  7. #7
    MULTUM IN PARVO Maska e Antipatrea
    Anëtarësuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Gjithandej, por ne te njejten kohe, asgjekundi !
    Postime
    605
    Kush ma ka fshire postimin e meparshem??????
    Po e them prape. Hoxha ja ka bere mire, te gjitha kane paguar per injorancen e tyre. Te besosh ne gjera te tilla ne shekullin e 21 ?! Mire tu behet...

  8. #8
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Injoranta ka pasur, ka, dhe do kete gjithmone, kudo ne bote, jo vetem ne Kosove e Shqiperi. Por, edhe pse jane injoranta, padrejtesite dhe krimet ndaj tyre duhet te sanksionohen me ligj. Psh. ne kete rast, futja hoxhes burg te perjetshem e pastaj e shohim sa "mjeke popullore" do guxojne te bejne gjera te tilla.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga Antipatrea
    Kush ma ka fshire postimin e meparshem??????
    Po e them prape. Hoxha ja ka bere mire, te gjitha kane paguar per injorancen e tyre. Te besosh ne gjera te tilla ne shekullin e 21 ?! Mire tu behet...
    avash ti avash,
    si ja paska bere mire,
    ka plot njerez hallexhinj qe shkojne tek hoxha me shpresen se do i ndihmoje,
    kur ka hall te madh njeriu detyrohet e mban shprese neper hoxhallare sepse mjeksia te pakten ne shqiperi eshte ca si prapa, mjeket dine vetem te bejn receta per ftohje se ate e kane mesuar permendesh.
    Jemi me te vertete ne shek. e 21 por problemet jane po ato qe shkujve te kaluar.
    Ajo vajza ka patur dhimje koke, nuk eshte gje e vogel, prandaj ka shkuar tek ai mashtruesi per tu sheruar dhe fatkeqsisht ndodhi ajo qe ndodhi, prandaj mos thuaj "iu be mire".

    Mjeksia popullore nuk duhet ngaterruar me keta palaço mashtrues.
    Bimet mjeksore jane nje pasuri e madhe dhe nuk duhet humbur tradita e perdorimit te tyre.

    Nga pervoja e them se dikur kam patur probleme shendetsore dhe mjeksia "moderne" nuk me sheroi e as qe i shkoi afer,
    takova nje mikun tim qe merret me bime mjeksore dhe vetem duke pire nje si tip çaji te bere nga dia lloje bimesh u sherova plotesisht.

    Kuptohet qe ka plot mashtrues po ju lutem mos i fusni te gjithe ne nje thes.

  10. #10
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Orgji seksuale për nder të Zotit Allah, duke pirë chloform nën tingujt e leximit të Kuranit, mbrasja është e suksesshme nuk është me rëndësi a është djali i hoxhës a i burrit.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •