Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 48 prej 48
  1. #41
    Citim Postuar më parë nga alko71
    Perveq priftit,apo jo?

    Pa na trego ti ne cka bazohen murgeshat qe abstenojne nga seksi?

    Nese gjene vetem nje urdher te tille ne Bibel ,na e sill ketu dhe na bind se e keni drejt. Por nuk mund ta gjesh sepse e kane shpikur njerezit nga vetja.

    Pyetja 2 e bukit19, me duket se i referohej carcafit dhe jo seksit! Po ja perseri mazokismi del ne pah, dhe femra persei trajtohet si objekt seksual. Nejse!

    A mund te me gjesh ti nje pjese ne Bibel, ku thuhet qe femra nuk duhet te abstinoje? Ma gje ti, dhe me gjithe qef do ta lexoj!

  2. #42
    Citim Postuar më parë nga alko71
    PO kam prova.
    Prova nuk ke fare. Ato qe the, ishin vetem supozime. Ekzekutorin nuk e pe. Pse mo kur rrezohet nje shtepi e vjeter, Zotit ja ve fajin ti?


    Citim Postuar më parë nga alko71
    Ja pse protestoj une (jo propagandoj) ,qe te mos na ndodh edhe neve nje hata e tille.Edhe druri i njome digjet afer atij te thatit apo jo?
    Mos u frikeso shume. Po te jesh besimtar i mire dhe i denje, nuk te le Perendia te digjesh me drune e thate. Do te te lere ty te njomin te lulezosh. Si beri Zoti me Noen, e shpetoi, apo jo?



    Citim Postuar më parë nga alko71
    E une te pergjigjem se na ka urdheruar Zoti dhe na ka porositur profeti te mos i lejojme te cmendurit te shkaktojne rremuje ne toke.
    Fjalet e Zotit duhet ti gjesh ne Kuran. Vetem fjalet e Kuranit jane ato qe duhen degjuar. Muahameti posacerisht se nuk ka dashur qe njerezit te ndjekin fjalet e tije dhe te idhullojne pikturat e tije, nuk ka lene shume fjale e asnje piktura/portret nga pas. Njerez qe duan te transformojne kuptimin e Kuranit thone na e ka lene porosi profeti. Po ty kur ta la porosi, te doli gje ne enderr dhe te drejtoi?



    Citim Postuar më parë nga alko71
    A mund te kuptosh tani?
    Kuptohet shume qarte qe qenke fondamentalist, me potencial per tu bere dhe terrorist. Te paska urdheruar profeti ti azgjesosh te cmendurit!!!!!!!!!!!! Po kush e vendos se sa te cmendur jane? Ndonje i marre si puna jote?

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-02-2006
    Postime
    182
    [B]O muslimane !

    Ka pothuaj me shume se 1000 vjet qe te tilla felliqesira ndaj islamit dhe te derguarit te Zotit , Muhamedit a.s. jane thene.

    Karen Amstrong ne librin e saj te fundit "MUHAMMED, A PROPHET BIOGRAPHY"
    ne kapitullin "Armiku Muhamed", tregon se si te njejtat te paverteta jane thene per te gjate shekujve nga te krishteret evropiane.
    Me te vertete une u lehtesova shume kur e lexova kete liber sepse kuptova ate se duke qene se vete Karen Amstrong ka qene murgeshe , ne menyre brilante dhe te paanshme ajo tregon se sa lart ka qendruar dhe qendron figura e Muhamedit ndaj shpifjeve dhe perversiteteve te tilla.

    Nuk pretendoj se inkuizitoret e forumit do ta lexojne ate, por u bej thirrje muslimaneve ta bejne kete.

    Nje gje eshte e vertete, se ai gjate shekujve ka triumfuar dhe po triumfon duke qendruar shume lart nga shpifesit dhe urrejtesit e tij.

    O MUHAMMED TI JE I DASHURI I ZEMRAVE TONA DHE TI JE FRYMEZIMI JONE.
    PAQJA E ZOTIT QOFTE MBI TY DHE MBI TE GJITHE PROFETET DHE MBI TE GJITHE PASUESIT E FESE SE PLOTFUQISHMIT.[/B]

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2005
    Vendndodhja
    Strugë
    Postime
    29
    Kjo rubrike eshte bere lemsh fare. Eshte mekat te quhet Toleranca Nderfetare.

    Mjafton te lexosh shkrimet dhe te bindesh ne kaosin ku jemi futur.

    Nuk desha te postoj, por jam shume i prekur dhe i ofenduar qe ne sillemi ne kete menyre ndaj feve te njeri-tjetrit.


    Kete gje mund ta presesh nga Sllavi, por jo nga vellezerit. Dhe, si per inat, sllavi nuk na shan besimet, nuk na ofendon ato, por perkundrazi, me aq sa kam pa e kam lexu, ata tregojne nje respekt shume me te madh se sa tregojme ne.


    Nuk e ka keq Bojken Lako kur thote "Eja te mesojme, dhe pastaj te trashegojme".


    Me te mira dhe PAQE.
    Albanian ForEver

  5. #45
    Nallban Maska e alko71
    Anëtarësuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokë
    Postime
    707
    Amin.Rajjan

    Shpata ,me fal nese te lendova me thenjen time per korin.Por te lutem na trego ti se si duhet te jet islami pasi qe ne temen tjeter e pash se po i del krah,ndersa ketu po na sulmon neve.

    Te gjithe profetet kane bere thirrje qe te adhurohet vetem nje Zot,dhe kane ndaluar te gjitha padrejtesite.

    Edhe Noa (Nuhu a.s.) u kishte terhequr verejtjen popullit te tije me vite te tera para se te ndodhte permbytja.Pra nuk kishte ndenjur duarkryq,dhe te thoshte se une per vete jam besimtare i mire dhe nuk do te me gjej asgje.Poashtu edhe profetet e tjere vepruan deri sa u binden se nuk ka me rrugedalje tjeter dhe hoqen dore nga te thirrurit e metejshem duke u terhequr jasht gjirit te atij populli.Dhe kur e benin kete atehere pasonte denimi shkaterrues mbi ate popull.

    Pra une dhe te tjeret marrim mesim nga profetet se duhet te reagojme per ta ndaluar te keqen ,se nese nuk veprojme atehere edhe ne hyjm ne ate grup.

    Une askund nuk thash se ne do ti shkaterrojme fizikisht ata,por se nuk na lejohet qe te rrijme e vetem te shikojme pa reaguar apo protestuar.


    Cka mendon ti kur flitet ne Kuran per ata qe ndalojne nga e keqja dhe urdherojne ne te mire, per ke flitet?

    Edhe profeti Muhamed a.s. na urdheron pikerisht kete gje,dhe ndoshta edhe ti e ke lexuar por ke harruar:
    Nese e shifni ndonje te keqe,ndalojeni ate me dore po patet mundesi, e nese nuk mundeni, atehere me fjale,e nese prap nuk mundeni atehere urrejeni ate te keqe me zemer,porse ky eshte besim i dobet.

    Mund te me thuash se ata kane qene profet ndersa ju nuk jeni.Po ,e vertete eshte,por ka plot shembuj kur edhe ata qe nuk ishin profete por besimtare te drejte reagonin dhe keshillonin si psh gruaja e faraonit te Moisiu(Musa),pastaj magjistaret e faraonit,pastaj rasti i atij njeriut ne suren 36 Jasine ajeti 20,21,22,23,24,25,26.

    E di nje rrefim te cilin nuk e di sa eshte i vertete,por pa ta tregoj.Ne koherat e mehershme kishte qene nje popull i prishur.Zoti urdheron engjujt qe ta shkaterrojne ate popull.Kur engjujt erdhen te populli shkaterrues,e gjeten nje njeri i cili ishte i vetmi qe po i lutej Zotit duke u falur.Engjejt i drejtohen Zotit :O Zote ne te ata gjetem nje njeri qe po te falej ty dhe nuk ditem si te veprojme?

    Zoti tha :Pikerisht nga ai njeri fillojani shkaterrimin,sepse ai falej por nuk ia terhiqte verejtjen popullit te tij , nuk ndalonte nga e keqja dhe nuk urdheronte ne te mire.
    Pra ai njeri mendonte vetem per vete,e per te tjeret as qe i bente,ashtu sic po na keshillon ti te bejme i nderuari shpata.

    Me gjithese une ne postimin e meparshem ju pergjigja X-file-s e jo ty por ska gje,prap se prap faleminderit per perpjekjen.

  6. #46
    Nallban Maska e alko71
    Anëtarësuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokë
    Postime
    707
    Citim Postuar më parë nga Shpata
    Pyetja 2 e bukit19, me duket se i referohej carcafit dhe jo seksit! Po ja perseri mazokismi del ne pah, dhe femra persei trajtohet si objekt seksual. Nejse!

    A mund te me gjesh ti nje pjese ne Bibel, ku thuhet qe femra nuk duhet te abstinoje? Ma gje ti, dhe me gjithe qef do ta lexoj!

    Shpata ti e nderrove drejtimin e mbuleses e jo une. lexoje


    Murgesha me sa di une i perkushtohet Zotit, dhe nuk ka pare burre me sy. Muslimanja e mbuluar, diten ben sikur i perkushtohet Zotit, dhe naten zhvishet e i perkushtohet burrit. Mbase e ka burrin me namuz, dhe perdor carcaf me vrime.


    Une ta gjej ne Kur'an ate qe kerkon ti ,ndersa ti jo.

  7. #47
    Citim Postuar më parë nga alko71
    Amin.Rajjan

    Shpata ,me fal nese te lendova me thenjen time per korin.Por te lutem na trego ti se si duhet te jet islami pasi qe ne temen tjeter e pash se po i del krah,ndersa ketu po na sulmon neve.
    Alko, une nuk lendohem per ate thirrje. Une nuk mund ti them kujt se si duhet te jete Islami. Islami, si dhe fete e tjera, eshte deri ne nje fare mase subjektiv.

    Fakti qe ju e konsideroni dike kunder nese ai/ajo nuk eshte 100% dakort me ju, eshte shqetesues.

    Une nuk po mbroj apo shaj. Jo cdo gje eshte perfekte ne Islam. (Kjo vlen dhe per fete e tjera. ) Nuk mund te behet nje interpretim i sakte i fese nese nuk jane zbuluar te gjitha kleckat, te mirat dhe te metat e saje. Nuk eshte mekat te besh pyetje rreth fese apo mesimeve te ndryshme, sepse njerezit qe na transmetojne mesimet e fese, jane humane si ne. Kane bere pak me shume shkolle, dhe e kane emrin hoxhe apo prift. Dhe ata jane te kushtezuar nga jeta, kultura dhe kapaciteti i tyre. Perse ne duhet te bazohemi ne komentet e tyre, kur fare mire mund te bejme komentet tona.


    Citim Postuar më parë nga alko71
    Te gjithe profetet kane bere thirrje qe te adhurohet vetem nje Zot,dhe kane ndaluar te gjitha padrejtesite.
    Jam dakort qe profetet kane bere thirrje te adhurohet vetem nje Zot, por ata nuk mund ti ndalojne padrejtesite. Ata kane vene ne dukje padrejtesite, dhe kane thene qe padrejtesite nuk duhet te ndodhin. Duhet te kesh parasysh se porfetet kane vetem forcen e fjales, qofte ajo fjala e Zotit apo e tyrja. Profetet nuk kane force ligjore, te cilen te mund ta perdorin per te ndaluar dicka.


    Citim Postuar më parë nga alko71
    Edhe Noa (Nuhu a.s.) u kishte terhequr verejtjen popullit te tije me vite te tera para se te ndodhte permbytja.Pra nuk kishte ndenjur duarkryq,dhe te thoshte se une per vete jam besimtare i mire dhe nuk do te me gjej asgje.Poashtu edhe profetet e tjere vepruan deri sa u binden se nuk ka me rrugedalje tjeter dhe hoqen dore nga te thirrurit e metejshem duke u terhequr jasht gjirit te atij populli.Dhe kur e benin kete atehere pasonte denimi shkaterrues mbi ate popull.
    E gjithe kjo u be me thirrje, sic thua dhe ti, dhe jo me ndonje dhune mendore apo fizike. Denimi shkaterrues, pasonte nga Zoti dhe gjerat qe ai sillte ne toke, dhe jo njerez qe vepronin ne emer te Zotit.


    Citim Postuar më parë nga alko71
    Pra une dhe te tjeret marrim mesim nga profetet se duhet te reagojme per ta ndaluar te keqen ,se nese nuk veprojme atehere edhe ne hyjm ne ate grup.

    Une askund nuk thash se ne do ti shkaterrojme fizikisht ata,por se nuk na lejohet qe te rrijme e vetem te shikojme pa reaguar apo protestuar.


    Cka mendon ti kur flitet ne Kuran per ata qe ndalojne nga e keqja dhe urdherojne ne te mire, per ke flitet?
    Fjala ndalim dhe urdherim jane fjale shume te forta, te cilat nuk duhet ti perkasin fese, sepse feja eshte nje koncept shpirteror, jo konkret. Asnje nga ne nuk e sheh dot fene. Ne mund te ndjejme pranine e Zotit, dhe mund te besojme ne te. Asnje nga ne nuk e ka pare Zotin me sy; une te pakten jo! Edhe po ta kisha pare, nuk do te kisha asnje te drejte te ushtorja ndalesen apo urdherat ne njerez te tjere.

    Citim Postuar më parë nga alko71
    Edhe profeti Muhamed a.s. na urdheron pikerisht kete gje,dhe ndoshta edhe ti e ke lexuar por ke harruar:
    Nese e shifni ndonje te keqe,ndalojeni ate me dore po patet mundesi, e nese nuk mundeni, atehere me fjale,e nese prap nuk mundeni atehere urrejeni ate te keqe me zemer,porse ky eshte besim i dobet.
    Ketu perseri jemi ne nje udhekryq, i cili eshte subjekt i interpretimit. Menyra ne te cilen e kuptoj une, eshte te urresh ate te KEQE me zemer, dhe jo ate qe po ben te keqen. Profeti thote qe dhe pse ti nuk e rregullon dot, mos e praktiko thjesht sepse ekziston ne te tjere.


    Citim Postuar më parë nga alko71
    Mund te me thuash se ata kane qene profet ndersa ju nuk jeni.Po ,e vertete eshte,por ka plot shembuj kur edhe ata qe nuk ishin profete por besimtare te drejte reagonin dhe keshillonin si psh gruaja e faraonit te Moisiu(Musa),pastaj magjistaret e faraonit,pastaj rasti i atij njeriut ne suren 36 Jasine ajeti 20,21,22,23,24,25,26.
    Ate nuk mund ta them. As une nuk jam profete, por po diskutoj me ju.


    Citim Postuar më parë nga alko71
    E di nje rrefim te cilin nuk e di sa eshte i vertete,por pa ta tregoj.Ne koherat e mehershme kishte qene nje popull i prishur.Zoti urdheron engjujt qe ta shkaterrojne ate popull.Kur engjujt erdhen te populli shkaterrues,e gjeten nje njeri i cili ishte i vetmi qe po i lutej Zotit duke u falur.Engjejt i drejtohen Zotit :O Zote ne te ata gjetem nje njeri qe po te falej ty dhe nuk ditem si te veprojme?

    Zoti tha :Pikerisht nga ai njeri fillojani shkaterrimin,sepse ai falej por nuk ia terhiqte verejtjen popullit te tij , nuk ndalonte nga e keqja dhe nuk urdheronte ne te mire.
    Pra ai njeri mendonte vetem per vete,e per te tjeret as qe i bente,ashtu sic po na keshillon ti te bejme i nderuari shpata.
    Persei ne pah del subjektivja. Pikat kyce te historise:

    1. Zoti
    2. Engjejt e Zotit
    3. Besimtari pasiv
    4. Vendimi i Zotit

    Perseri, eshte Zoti ai qe urdheron. Ky urdher nuk ekzekutohet nga njerez ne toke, por nga Engjejt e Zotit. Zoti nuk i ka dhene te drejten as nje qenieje humane te ekzekutoje deshirat e Zotit. Perpara Zotit jemi te gjithe te barabarte.

    Morali i kesaj historie eshte: Dhe heshtja dhe pasiviteti te ben fajtor.

    Morali nuk eshte: Le ti vrasim njerezit qe nuk i konfirmohen konceptit tone per Zotin, apo ti rrenojme ata.

    Zoti po te jete aq i inatosur me ta, e gjen vete dermanin, sikurse dhe ne kete histori, ne te cilen Zoti solli Engjejt, apo ne historine e Noes, ku Zoti solli permbytjen.

  8. #48
    Nallban Maska e alko71
    Anëtarësuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokë
    Postime
    707
    Po ja pra kete po e them edhe une dhe besoj se u kuptuam shume mire.Pa shiko edhe njehere postimin e X-file dhe pergjigjen time pse une kam te drejt te reagoj(me fjale e jo propagandoj).Se ne muslimanet asnjehere nuk deshirojme te hapim debate pa na ngacmuar.E kur na ngacmojne ,atehere tentojme qe ta sqarojme ceshtjen dhe per habi,fillojne te na akuzojne per propagande.

    Pra plotesisht pajtohem me te gjitha ato qe thua per denimin, qe eshte Zoti ai qe e sjell ,por edhe kjo ka kushtet e veta (sikur cdo gje ne kete bote) te cilat po u plotesuan atehere vijne pasojat shkaterruese.Andaj ne po perpiqemi qe me keshilla t'ua bejme me dije kete gje.Po te ishte se ne perdorim forcen fizike per ti ndaluar ,nuk do te bisedonim tani nepermjet internetit ketu.

    Me te gjitha ato qe kam postuar me siper ,u mundova qe ta bej me dije se me ke keqkuptuar dhe se e kisha fjalen per reagimin me fjale ndaj padrejtesive.Por ka raste psh kur duhet nderhyre me force per te ndaluar te keqen.Ndryshe c'kuptim do te kishte policija?Apo po te shohish dike duke maltretuar nje te ndershem dhe te varfer,a nuk do te reagoje me force per ta ndaluar? Ose nje grua e ndershme te sulmohet per tu dhunuar dhe ti e sheh ,a nuk do te reagoje (sigurisht po te reagoje me fjale sulmuesi do te sulmonte ty pastaj).

    Shpata ,nga postimet e tua shoh se ke nje potencial te larte per vleresimin e gjerave ne menyre objektive andaj permbaju kesaj e jo sikur ne postimin e pare per mbulesen ,sepse ishte shum goditje e ulet dhe krahasim i pa vend.

    Me nderime.

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Tema të Ngjashme

  1. Akademia e Shkencave dhe heshtja ndaj sfidave te kohes
    Nga &Mitrovicalia& në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 19:10
  2. Çfarë nxjerrim në dritë nga filozofimi?
    Nga Albo në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 64
    Postimi i Fundit: 07-12-2008, 01:02
  3. C++ - Algoritëm për mbrojtjen e programit
    Nga Neritan Hyso në forumin Arti i programimit
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 27-04-2007, 17:44
  4. Inatet ne Dashuri.
    Nga Nice_Boy në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 02-02-2005, 11:08
  5. Si e justifikoni moralen?
    Nga Veshtrusja në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 23-10-2004, 23:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •