Ibn Kajim el Xheuzije
Mėkatet kanė shumė pasoja tė qortueshme e tė neveritshme, dėmet e tė cilave nuk njihen tėrėsisht prej tjetėrkujt pėrveē Allahut, qofshin kėto nė zemėr apo nė trup. Midis kėtyre pasojave janė edhe:
1- PENGESE NE MARRJEN E DIJES.
Dija ėshtė njė dritė e cila frymėzohet nė zemėr nga Allahu dhe mėkatet e shuajnė kėtė dritė.
Njėherė Imam Shafiu u ul pėrpara Imam Malikut dhe lexoi para tij. Imam Maliku kaq shumė u mahnit pas mprehtėsisė sė tij, inteligjencės mendjehollė dhe tė kuptuarit tė thellė sa tha: "Mendoj se Allahu ka frymėzuar njė dritė nė zemrėn tėnde. Mos e shuaj atė me errėsirėn e mėkatit!".
Imam Shafiu gjithashtu ka thėnė: Mėsuesit iu pėrgjėrova pėr kujtesėn time tė zbehtė, Ai mė udhėhoqi nė shmangie tė mėkatit. Dija ėshtė dritė nga Allahu, Nuk mund t'i falet njeriut mėkatar.
2-MEKATARI KA TJETERSIM NE ZEMREN E TIJ NERAPORTET ME ZOTIN
Asnjė lloj kėnaqėsie nga mėkati nuk mund ta justifikojė kėtė tjetėrsim. Edhe sikur tė shijojė tė gjitha kėnaqėsitė e kėsaj bote, gjithsesi ai nuk do tė mundė ta neutralizojė atė. Kjo mund tė ndjehet vetėm nga njė njeri, zemra e tė cilit ėshtė ende e gjallė, pėrderisa i vdekuri nuk e ndien dhimbjen e plagėve, sepse kushti i pėrjetimit tė dhimbjes ėshtė qė zemra tė jetė e gjallė.
Nėse shmangia e mėkateve ėshtė masė paraprake duke u frikėsuar nga njė tjetėrsim i tillė, kjo do tė pėrbėnte njė arsye tė mjaftueshme, pėr ēdo njeri tė menēur, qė t'i evitonte mėkatet.
Njėherė dikush u ankua tek njė dijetar pėr zemrėn e tij "tė pėrhumbur". Ai (dijetari) u pėrgjigj: "Nėse mėkatet janė ato qė tė bėjnė ty tė ndjehesh i huaj me zemrėn tėnde, do tė ishte mė mirė pėr ty tė mendoje pėr Allahun". Sa mė tė shpeshta tė jenė mėkatet, aq mė shumė i huaj ndjehet njeriu nė shpirtin e tij.
3-MEKATARI DO TE NDJEJE TJETERSIM NE ZEMER EDHE KUNDREJT NJEREZVE
Sa mė shumė i huaj tė ndjehet njė mėkatar, aq mė i izoluar do tė jetė ai, nė njė masė tė atillė sa do tė pėrjetojė tė njėjtėn ndjenjė kundrejt tė afėrmve dhe vetvetes. Tregohet se disa nga muslimanėt e parė kanė thėnė: "I kuptoj gabimet e mia nė sjelljen e gruas sime dhe nė kafshėn qė drejtoj".
4-MEKATARIT DO T'I VESHTIRESOHEN PUNET.
Kėshtu, saherė qė ai synon tė bėjė diēka, ajo do t'i bėhet e pamundur ose e vėshtirė pėr t'u ēuar deri nė fund. E kundėrta ėshtė me atė qė i frikėsohet Allahut, Allahu atij do t'ia lehtėsojė punėt, ndėrsa kujtdo qė i mungon devotshmėria, pėr tė ēdo vėshtirėsi bėhet e pakapėrcyeshme. Si ka mundėsi qė njė njeri i gjen tė bllokuara tė gjitha rrugėt e mirėsisė apo kaq tė vėshtira pėrpara tij, e vazhdon tė mbetet i pavetėdijshėm pėr shkakun?
5-ERRESIRA NE ZEMREN E MEKATARIT ESHTE SI AJO E NATES SE ERRET.
Kėshtu errėsira e mėkatit nė zemrėn e tij do tė jetė sikundėr verbimi i vėrtetė i syrit. Sa mė e madhe ėshtė errėsira, aq mė i madh edhe pėrshtjellimi i tij, kjo nė njė masė tė atillė, sa njeriu do tė kridhet nė risi, gabime, shkatėrrim; njėsoj si njė njeri i verbėr qė ēapitet vetėm nė njė natė tė errėt. Kjo errėsirė do tė rritet fuqishėm derisa tė bėhet krejtėsisht e dallueshme nė sy dhe nė fytyrė.
Vijon--------------
Krijoni Kontakt