32- MEKATET DO BEJNE QE GJYMTYRET TA TRADHETOJNE MEKATARIN NE KOHE NEVOJE.
D.m.th se kur robi tė preket nga ndonjė fatkeqėsi, zemra e tij, gjuha dhe organet nuk do t'i binden atij. Pėr shembull ai nuk do tė mund tė mbėshtetet tek Allahu, as t'i pendohet Atij, as nuk do tė nxitet, as nuk do tė kėrkojė prej Allahut, as nuk do tė nėnshtrohet pėrpara Allahut. Gjuha e tij nuk do t'i bindet pėr pėrkujtimin e Allahut. Nėse ai e kujton Atė kjo do tė jetė vetėm me gjuhė dhe nė mungesė tė zemrės. Kėshtu zemra nuk do tė ndikojė mbi gjuhėn dhe tė dyja sė bashku nuk do tė ndikojnė mbi njeriun. Kur Ai tė pėrgjėrohet me njė zemėr tė padrejtuar dhe tė dojė qė organet e tij ta ndihmojnė atė nė veprime tė caktuara, ato nuk do t'i binden atij. Ky ėshtė ndikimi i mėkateve dhe imoralitetit.
Ngjashmėria e mėkatarit ėshtė me njeriun qė mblodhi ushtarė pėr t'u mbrojtur nga armiqtė, por ai i neglizhoi ēėshtjet e tyre, i dobėsoi ata dhe u bė shkak qė ata tė mos jetonin mė. Pastaj, ai i urdhėroi ata tė bėnin maksimumin e tyre pėr ta mbrojtur atė, pa pasur ata ndonjė fuqi.
Gjėja mė e rrezikshme dhe mė e hidhur ėshtė qė gjuha e tij do ta harrojė atė nė kohėn e vdekjes dhe nė kthimin e tij Allahut. Do tė jetė tepėr e vėshirė pėr gjuhėn qė tė deklarojė dėshminė e besimit. Transmetohet se disa nga kėta njerėz nė shtratet e tyre tė vdekjes nuk munden tė shqiptojnė "Nuk ka Zot tjetėr pėrveē Allahut". Mė tej fryma e tyre ka mbaruar.
Krijoni Kontakt