Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170

    Pasojat e mekatit!

    Ibn Kajim el Xheuzije

    Mėkatet kanė shumė pasoja tė qortueshme e tė neveritshme, dėmet e tė cilave nuk njihen tėrėsisht prej tjetėrkujt pėrveē Allahut, qofshin kėto nė zemėr apo nė trup. Midis kėtyre pasojave janė edhe:

    1- PENGESE NE MARRJEN E DIJES.

    Dija ėshtė njė dritė e cila frymėzohet nė zemėr nga Allahu dhe mėkatet e shuajnė kėtė dritė.
    Njėherė Imam Shafiu u ul pėrpara Imam Malikut dhe lexoi para tij. Imam Maliku kaq shumė u mahnit pas mprehtėsisė sė tij, inteligjencės mendjehollė dhe tė kuptuarit tė thellė sa tha: "Mendoj se Allahu ka frymėzuar njė dritė nė zemrėn tėnde. Mos e shuaj atė me errėsirėn e mėkatit!".
    Imam Shafiu gjithashtu ka thėnė: “Mėsuesit iu pėrgjėrova pėr kujtesėn time tė zbehtė, Ai mė udhėhoqi nė shmangie tė mėkatit. Dija ėshtė dritė nga Allahu, Nuk mund t'i falet njeriut mėkatar.”

    2-MEKATARI KA TJETERSIM NE ZEMREN E TIJ NERAPORTET ME ZOTIN

    Asnjė lloj kėnaqėsie nga mėkati nuk mund ta justifikojė kėtė tjetėrsim. Edhe sikur tė shijojė tė gjitha kėnaqėsitė e kėsaj bote, gjithsesi ai nuk do tė mundė ta neutralizojė atė. Kjo mund tė ndjehet vetėm nga njė njeri, zemra e tė cilit ėshtė ende e gjallė, pėrderisa i vdekuri nuk e ndien dhimbjen e plagėve, sepse kushti i pėrjetimit tė dhimbjes ėshtė qė zemra tė jetė e gjallė.
    Nėse shmangia e mėkateve ėshtė masė paraprake duke u frikėsuar nga njė tjetėrsim i tillė, kjo do tė pėrbėnte njė arsye tė mjaftueshme, pėr ēdo njeri tė menēur, qė t'i evitonte mėkatet.
    Njėherė dikush u ankua tek njė dijetar pėr zemrėn e tij "tė pėrhumbur". Ai (dijetari) u pėrgjigj: "Nėse mėkatet janė ato qė tė bėjnė ty tė ndjehesh i huaj me zemrėn tėnde, do tė ishte mė mirė pėr ty tė mendoje pėr Allahun". Sa mė tė shpeshta tė jenė mėkatet, aq mė shumė i huaj ndjehet njeriu nė shpirtin e tij.

    3-MEKATARI DO TE NDJEJE TJETERSIM NE ZEMER EDHE KUNDREJT NJEREZVE

    Sa mė shumė i huaj tė ndjehet njė mėkatar, aq mė i izoluar do tė jetė ai, nė njė masė tė atillė sa do tė pėrjetojė tė njėjtėn ndjenjė kundrejt tė afėrmve dhe vetvetes. Tregohet se disa nga muslimanėt e parė kanė thėnė: "I kuptoj gabimet e mia nė sjelljen e gruas sime dhe nė kafshėn qė drejtoj".

    4-MEKATARIT DO T'I VESHTIRESOHEN PUNET.
    Kėshtu, saherė qė ai synon tė bėjė diēka, ajo do t'i bėhet e pamundur ose e vėshtirė pėr t'u ēuar deri nė fund. E kundėrta ėshtė me atė qė i frikėsohet Allahut, Allahu atij do t'ia lehtėsojė punėt, ndėrsa kujtdo qė i mungon devotshmėria, pėr tė ēdo vėshtirėsi bėhet e pakapėrcyeshme. Si ka mundėsi qė njė njeri i gjen tė bllokuara tė gjitha rrugėt e mirėsisė apo kaq tė vėshtira pėrpara tij, e vazhdon tė mbetet i pavetėdijshėm pėr shkakun?

    5-ERRESIRA NE ZEMREN E MEKATARIT ESHTE SI AJO E NATES SE ERRET.

    Kėshtu errėsira e mėkatit nė zemrėn e tij do tė jetė sikundėr verbimi i vėrtetė i syrit. Sa mė e madhe ėshtė errėsira, aq mė i madh edhe pėrshtjellimi i tij, kjo nė njė masė tė atillė, sa njeriu do tė kridhet nė risi, gabime, shkatėrrim; njėsoj si njė njeri i verbėr qė ēapitet vetėm nė njė natė tė errėt. Kjo errėsirė do tė rritet fuqishėm derisa tė bėhet krejtėsisht e dallueshme nė sy dhe nė fytyrė.


    Vijon--------------
    Injoranca nuk zhduket me top

  2. #2
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    6- MEKATET E DOBESOJNE ZEMREN.

    Dobėsimi i zemrės do tė vijė duke u rritur, derisa zemra tė vdesė tėrėsisht. Besimtarit, edhe nė rast se i shterojnė forcat e tij fizike, do t'i burojė forca e tij nga zemra. Por i shthururi edhe nėse ka njė trup tė fuqishėm, ėshtė krejtėsisht i dobėt nė kohė nevoje.
    Kėshtu forca e tij e tradhton kur ai ėshtė nė nevojė tė ngutshme pėr tė. Pėr shembull, ndonėse romakėt dhe persianėt ishin tė fortė nė fuqi, ata u mashtruan nga fuqia e tyre. E besimtarėt, tė cilėt ishin tė fuqishėm fizikisht dhe shpirtėrisht, i thyen ata.

    7- MEKATARI DO TE JETE I PAAFTE TE VAZHDOJE ME MIRESI E BAMIRESI.

    Nėse pengimi i besimtarit nga tė vepruarit vepra tė mira do tė ishte ndėshkimi i vetėm i mėkatit, kjo do tė ishte njė arsye e mjaftueshme pėr t'iu larguar atij (mėkatit).
    Kjo sepse mėkati do tė qėndrojė nė qosh tė ēdo rruge qė ēon nė mirėsi pėr ta penguar besimtarin. ثshtė si rasti i njeriut, i cili hėngri njė ushqim qė i shkaktoi atij njė sėmundje tė rėndė dhe pėr rrjedhojė e pengoi atė tė shijojėshumė ushqime tė tjera tė kėndshme.

    8- MEKATET DO TA SHKURTOJNE JETGJATESINE DHE BEGATITE

    Drejtėsia ia shton jetgjatėsinė njeriut, ndėrkohė qė shthurja e shkurton atė. Shkaku pas kėsaj ėshtė se meqė jetgjatėsia e dikujt janė vitet tė cilat ai i jeton, ai mund t'i gjallėrojė ato vetėm duke u pėrpjekur pėr t'u afruar mė pranė Allahut dhe duke u kėnaqur me dashurinė pėr Tė, pėrkujtimin dhe mbajtjen e Tij ndėr mend.
    Injoranca nuk zhduket me top

  3. #3
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    9- MEKATET NDJEKIN NJERI -TJETRIN

    Nė njė shtrirje tė tillė saqė bėhet krejt e pamundur pėr robin t'iu largohet atyre. Ashtu siē kanė thėnė edhe disa nga muslimanėt e parė: "Nga ndėshkimi i veprave tė urryera ėshtė se ato ndiqen nga njė vepėr tjetėr dhe nė shpėrblimet pėr vepra tė mira ėshtė se ato pasohen nga njė e mirė tjetėr".

    10-FUQIZOHEN SHTYSAT PER MEKAT DHE DOBESOHET DESHIRA PER PENDIM.

    Mė e rrezikshmja ndėr pasojat e mėkateve ėshtė se ato fuqizojnė nxitjet pėr mėkat dhe dobėsojnė dėshirėn pėr pendim brenda zemrės. Kjo ndodh ngadalė derisa dėshira pėr pendim zhduket krejtėsisht nga zemra. Kėshtu, nėse zemra e mėkatarit ėshtė gjysėm e vdekur, ai nuk do tė jetė mė nė gjendje tė pendohet. Pendimi i tij do tė jetė i gėnjeshtėrt dhe zemra e tij do tė ngujohet nė mėkat, e vendosur ta kryejė gjithsaherė qė ėshtė e mundur. Sigurisht kjo ėshtė sėmundja mė e rrezikshme, e cila i hap rrugė shkatėrrimit.

    11-NDJENJA E NEVERISE NDAJ MEKATEVE DO TE HUMBE DHE KRYERJA E MAKATEVE DO TE BEHET SHPREHI

    Sėkėndejmi mėkatari nuk do tė turpėrohet as nga sytė e tė tjerėve dhe as kur flitet pėr to. Pėr njerėzit e shthurur kjo numėrohet si humor dhe kėnaqėsia mė e pėrkryer, aq sa ata mburren me mėkatet e tyre dhe ia bėjnė tė ditura atij qė nuk di duke thėnė: "Unė kam bėrė kėtė e kėtė". Kėta njerėz nuk do tė falen kurrė dhe tė gjitha rrugėt e pendimit do tė bllokohen pėrpara tyre.
    Profeti (paqja qoftė mbi tė) na ka treguar se: "Tė gjithė njerėzit nga populli im do tė fitojnė falje pėr mėkatet e tyre, pėrveē atyre njerėzve qė i publikojnė. Dhe kjo (do tė thotė) se robi mund tė kryejė njė faj gjatė natės dhe t'ia bėjė tė ditur njerėzve nė mėngjes se ai ka bėrė kėtė e kėtė, ndėrkohė qė Allahu ia ka fshehur atij. Dhe ai mund tė kryejė njė vepėr gjatė ditės dhe kur ėshtė natė ia bėn tė ditur njerėzve, ndėrkohė qė Allahu e ka fshehur atė".
    Injoranca nuk zhduket me top

  4. #4
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    12- C'DO MEKAT ESHTE NJE TRASHEGIMI NGA POPUJT E MEPARSHEM...

    Pėr shembull, homoseksualiteti ėshtė trashėguar nga populli i Lutit. Mashtrimi dhe nėnvlerėsimi ėshtė trashėguar nga populli i Shu'aibit. Arroganca dhe korrupsioni nė tokė janė trashėguar nga populli i Faraonit. Krenaria dhe kryelartėsia janė trashėguar nga populli i Hud-it. Kėshtu mėkatari mbėshtillet me petkun e tėrė ligėsive tė kėtyre kombeve qė kanė qenė armiq tė Allahut.
    Abdullah ibn Ahmed transmeton nga babai i tij se Malik ibn Dinar ka thėnė: "Allahu i ka shpallur njėrit prej profetėve tė Izraelit: "Thuaji popullit tėnd se ata nuk duhet tė hyjnė nė vendet e armiqve tė Mi, as tė veshin rrobėn e tyre, as tė drejtojnė kafshėt e tyre, as tė hanė ushqimet e tyre. Pėrndryshe edhe ju do tė jeni armiqtė e Mi".


    13- MEKATET JANE SHKAKU I POSHTERIMIT TE ROBIT PERPARA ALLAHUT.

    Hasan Basriu ka thėnė: "Pėrpara Allahut mėkatarėt janė tė ulėt dhe tė pėrbuzur". Nėse Allahu do t'i kishte pėrgėzuar, atėherė do t'i kishte mbrojtur ata kundėr gjithė kėsaj. Nėse robi ka qėnė mosmirėnjohės kundrejt Allahut, atėherė askush nuk mund ta nderojė mė atė. Allahu thotė: "Dhe atė qė e turpėron Allahu, askush nuk mund ta nderojė atė" (Kur’an: Haxh, 18).
    Pėr kėtė arsye nėse njerėzit e tillė i nderojnė ata, e bėjnė vetėm pėr sė jashtmi, pėr shkak tė nevojave qė kanė apo sepse u frikėsohen. Por kėta, nė tė vėrtetė, para njerėzve janė tė ulėt dhe tė parėndėsishėm brenda zemrave tė tyre.

    14- MEKATARI DO TE VAZHDOJE TE MEKATOJE DERISA MEKATET E TIJ TE BEHEN TE PARENDESISHEM DHE TE PAVLERE NE SYTE E TIJ.

    Ky ėshtė simboli i shkatėrrimit. Sa mė i vogėl mėkati nė sytė e mėkatarit aq mė i madh do tė jetė ai tek Allahu. Buhariu ka pėrmendur nė sahihun e tij, sipas Ibn Mes'udit se njė besimtar i sheh mėkatet e tij si njė mal qė ėshtė duke u rrėzuar mbi tė, ndėrkohė qė njė i lig i sheh ato si njė mizė mbi hundėn e tij, tė cilėn e largon tej me dorė.
    Injoranca nuk zhduket me top

  5. #5
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    15-EFEKTI I MEKATEVE DO TE SHTRIHET NDER NJEREZ TE TJERE DHE KAFSHE.

    Kėshtu mėkatari do tė shkatėrrohet bashkė me njerėzit tė tjerė dhe kafshėt.
    Ebu Hurejra ka thėnė: "Thėllėza do tė ngordhė nė ēerdhen e saj pėr shkak tė padrejtėsisė sė vepėrligėve". Muxhahidi thotė gjithashtu: "Nėse pėrhapet uria dhe ka thatėsirė, kafshėt hedhin mallkimet e tyre mbi mėkatuesit duke thėnė: "Kjo ėshtė pėr shkak tė mėkateve tė birit tė Ademit" .
    Pėr mė tepėr Ikrimah ka thėnė: "Kafshėt e krimbat deri edhe buburrecat e akrepat thonė: "Na ėshtė mohuar shiu pėr shkak tė mėkateve tė birit tė Ademit".
    A nuk i mjafton mėkatarit vetėm ndėshkimi pėr mėkatin por i duhet qė tė nxisė edhe mallkimin e krijesave tė tjera tė pafajshme?

    16- MEKATET DO TA POSHTEROJNE NE MENYRE TE PAEVITUESHME ROBIN.

    E vėrteta ėshtė se fuqia ultimative arrihet vetėm me bindjen ndaj Allahut. I Plotfuqishmi, thotė nė surer Fatir: "Kush dėshiron krenarinė (le ta dijė) tėrė krenaria i takon vetėm Allahut (pra le ta kėrkojė prej Tij), te Ai ngrihet fjala e mirė (besimi) dhe veprimi i mirė e Ai i pranon…".
    Kjo do tė thotė qė ai ta kėrkojė atė me anė tė bindjes ndaj Allahut pėr njeriun kjo ėshtė rruga e vetme pėr ta gjetur atė. Disa nga muslimanėt e parė i pėrgjėroheshin Allahut duke thėnė: "O Zoti im, Mė jep forcė me anė tė bindjes sime ndaj Teje dhe mos mė bėj tė poshtėrohem si shkak i mosbindjes sime ndaj Teje".



    17- MEKATET E TOPITIN MENDJEN.

    Mendja ka njė dritė dhe mėkati paevitueshėm e shuan kėtė dritė. Pėr pasojė mendja rritet e dobėt dhe e venitur. Disa nga muslimanėt e parė kanė thėnė: "Mendja e atij qė kundėrshton Allahun ėshtė e mangėt. Sepse nėse mendja e tij do tė kishte qėnė e pranishme, ajo do ta kishte penguar atė nga kryerja e mėkateve, pėrsa kohė qė ai do tė kishte qėnė nėn mbrojtjen e Allahut, nėn fuqinė dhe mbikėqyrjen e Tij. ثngjėjt e shohin mėkatarin dhe dėshmojnė kundėr tij dhe nga shumė drejtime atij i bėhet thirrje qė tė heqė dorė nga mėkati. Nė fakt ajo qė ai humbet duke kryer mėkate qoftė nė kėtė botė qoftė nė botėn tjetėr, ėshtė mė e madhe se sa kėnaqėsia qė ai pėrfiton prej tyre (mėkateve). A ka ndonjė njeri normal qė do tė mund t'i kthente shpinėn gjithė kėsaj?".
    Injoranca nuk zhduket me top

  6. #6
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    18-ZEMRA E MEKATARIT DO TE VULOSET DHE AI DO TE KTHEHET NثENJE NGA NJEREZIT E PAKUJDESSHEM.

    Disa nga muslimanėt e parė e kanė komentuar ajetin pasues: "Jo, nuk ėshtė ashtu, por tė kėqijat qė punuan, zemrat e tyre ua mbuluan", (Mutaffifin: 14), duke thėnė se kjo nuk ėshtė tjetėr pėrveēse kryerja e vazhdueshme e mėkateve.

    19-MEKATET DO TA PRIVOJNE MEKATARIN NGA LUTJET E TE DERGUARIT TE ZOTIT DHE ENGJEJVE.
    Allahu, lėvduar qoftė emri i Tij, ka urdhėruar Profetin e Tij tė kėrkojė falje pėr besimtarėt, burra apo gra qofshin. Allahu i madhėruar, thotė: "Ndėrsa ata (ėngjėjt) qė e bartin arshin edhe ata qė janė pėrreth tij, lartėsojnė me falenderim Zotin e tyre, i besojnė Atij dhe i luten Atij t'i falė ata qė besuan (duke thėnė): "Zoti ynė, Ti me mėshirėn dhe me diturinė Tėnde ke pėrfshirė ēdo send, prandaj faljua atyre qė u penduan dhe ndoqėn rrugėn tėnde e edhe ruaji ata nga dėnimi i xhehenemit! Zoti ynė, shtiji ata nė xhennete tė Adnit, tė cilat ua ke premtuar atyre dhe kush ishte i mirė prej tyre dhe prej etėrve tė tyre, grave tė tyre dhe pasardhėsve tė tyre. Vėrtet Ti je Ngadhėnjyesi, i Urti. Dhe mbroji ata prej tė kėqijave, sepse atė qė Ti e mbron atė ditė prej tė kėqijave, Ti e ke mėshiruar atė dhe ai ėshtė shpėtimi i madh" (Gafir, 7-9).
    20- MEKATET DO TE KRIJOJNE SHUME LLOJE PROBLEMESH
    Allahu i Plotfuqishėm ka thėnė: "Pėr shkak tė veprave (tė kėqija) tė njerėzve janė shfaqur nė tokė dhe nė det shkatėrrime (probleme, skamje, katastrofa etj) qė njerėzit tė pėrjetojnė njė pjesė tė asaj tė keqeje qė bėnė, e ashtu qė tė tėrhiqen (nga tė kėqijat)". (Rum: 41).

    21- MEKATET DO TE SHUAJNE NDJENJEN E VET-RESPEKTIT NE ZEMREN E MEKATARIT.

    Nga kjo kuptohet se sa mė shumė mėkate tė kryejė njeriu aq mė shumė do tė zbehet respekti ndaj vetvetes, familjes sė tij dhe njerėzve tė zakonshėm.
    Pėr mė tepėr vetrespekti mund tė zbehet nė njė shkallė tė atillė sa mėkatari tė mos shohė mė gabim nė kryerjen e mėkatit as nga vetja e tij dhe as nga tė tjerėt. Nė kėtė moment ai fillon tė bjerė tatėpjetė rrugės sė shkatėrrimit.
    Ka shumė njerėz, tė cilėt jo vetėm qė nuk shohin ndonjė tė keqe nė kryerjen e mėkateve dhe tė tė pėshtirave, por edhe pėrgėzojnė, thėrrasin, inkurajojnė, dhe ndihmojnė tė tjerėt t'i kryejnė ato.
    Mėkatari ėshtė mė i dobti midis krijesave tė Allahut dhe atij i ndalohet hyrja nė Parajsė. E njėjta gjė vlen edhe pėr atė qė bėn dhunėn dhe veprat e ndyra, tė lejuara pėr tė tjerėt. Kėshtu merret me mend se me ēfarė1mungese respekti ndaj vetes lidhet gjithė kjo.
    E gjithė kjo do tė thotė se esenca e fesė ėshtė vetrespekti dhe ai qė nuk ka vetrespekt nuk ka si tė ketė fe.
    Injoranca nuk zhduket me top

  7. #7
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    22- MEKATET DO TA PRIVOJNE MEKATARIN NGA MODESTIA, QE NDERTON JETEN E ZEMRES

    Mund tė thuhet se modestia ėshtė esenca e mirėsisė dhe ai qė ėshtė privuar nga modestia ėshtė privuar nga mirėsia. Transmetohet nė tė dy sahihėt se Profeti (paqja qoftė mbi tė) ka thėnė: "Tė gjitha aspektet e modestisė janė tė mira", dhe po ashtu "Vėrtetė ajo qė kanė pėrfituar njerėzit nga profecitė e vjetra ka qėnė se: kur nuk ke turp bėn ēfarė tė duash".
    Ajo qė ėshtė dashur tė tregohet kėtu ėshtė qė mėkatet e ulin modestinė dhe turpin e njeriut nė njė shkallė tė tillė sa ai privohet tėrėsisht prej tyre. Pėr mė tepėr ai mund tė mos pėrjetojė asgjė kur njerėzit janė nė dijeni tė veprave tė tij. Nė fakt shumė njerėz mund ta informojnė atė mbi veprat e tij tė pėshtira. Por ajo qė e inkurajon atė nė kėtė pikė ėshtė mungesa e turpit dhe e modestisė. Nėse mėkatari arrin kėtė nivel, nuk ka pothuajse mė asnjė shpresė pėr tė qė tė kthehet nė rrugė tė drejtė.

    23- MEKATET DO TE ULIN NE MENYRE TE PAEVITUESHME LARTESIMIN DHE MADHERIMIN E ALLAHUT NE ZEMREN E ROBIT.

    Nėse lartėsimi dhe madhėrimi i Allahut do tė ishin kaq tė qėndrueshme nė zemrėn e robit, pėrse ai nuk iu bind Allahut? Pėr rrjedhojė Allahu heq lartėsimin e Tij nga zemra e robit mėkatar, kėshtu qė Allahu bėhet mė i fundit tė Cilit robi i frikėsohet.
    Nė fakt sa mė shumė qė robi e dashuron Allahun, aq mė shumė njerėzit duan atė. Sa mė shumė ai i frikėsohet Allahut, aq mė shumė njerėzit i frikėsohen atij dhe sa mė shumė e respekton ai Allahun dhe shenjtėrinė e Tij, aq mė shumė njerėzit respektojnė paprekshmėrinė e tij.
    Si mundet robi tė dhunojė paprekshmėrinė e Allahut dhe shpreson se paprekshmėria e tij tė mos dhunohet? Apo si mund ai tė thyejė tė drejtat e Allahut mbi tė dhe tė kėrkojė qė Allahu ta lartėsojė atė nė sytė e njerėzve tė tjerė?

    24- MEKATET DO TE BEJNE QE ALLAHU TA BRAKTISE ROBIN E TIJ

    Ky ėshtė shkatėrrimi pėr tė cilin nuk ka asnjė lloj shpėtimi. "O ju qė besuat! Kini parasysh frikėn ndaj Allahut dhe le tė shikojė njeriu se ē'ka ka bėrė pėr nesėr dhe kini frikė Allahun e s'ka dyshim se Allahu ėshtė qė e di nė detaje atė qė punoni. Dhe mos u bėni si ata qė e harruan Zotin e tyre dhe Zoti i bėri ata tė harrojnė vetveten. Tė tillėt janė ata, tė prishurit!" (Hashr: 18-19). Nė kėtė ajet Allahu thotė se Ai i ndėshkon ata qė nuk janė tė devotshėm duke i bėrė ata tė harrojnė vetveten, pėr shembull: tė harrojnė interesat e tyre dhe tė harrojnė ato vepra tė cilat mund t'i ēlirojnė ata nga ndėshkimi dhe t'u sigurojnė Jetėn e Pėrhershme.
    Vėrtet, Allahu e kompeson robin e Tij pėr gjithēka qė ai mund tė humbasė, por Allahu Vetė nuk mund tė kompesohet me asgjė. Allahu e mbron robin e Tij nga gjithēka, por asgjė nuk mund tė jetė mbrojtje pėrpara Allahut. E si mundet kėshtu robi t'ia dalė pa bindjen ndaj Atij qė i ka tėrė kėto cilėsi? Dhe si mundet robi ta harrojė pėrkujtimin ndaj Atij dhe tė shkelė tė drejtat e Tij nė atė masė, sa e detyron Allahun ta harrojė atė dhe robi t'i bėjė padrejtėsi vetvetes? Nuk ėshtė Allahu pra, qė i bėn padrejtėsi robit tė Tij; ėshtė vetė robi qė i bėn padrejtėsi vetvetes.
    Injoranca nuk zhduket me top

  8. #8
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    25- MEKATET DO TA DEBOJNE ROBIN NGA RRETHI I MIRESISE

    Ajo qė synohet tė thuhet kėtu ėshtė se besimi ėshtė rrėnja e tė gjithė tė mirave, qoftė nė kėtė botė qoftė nė botėn tjetėr. E si mundet atėherė robi tė mendojė mundėsinė e kryerjes sė njė vepre qė mund ta dėbojė atė nga rrethi i besimit?
    A ėshtė ai ende njė musliman? Nėse ai insiston akoma nė kryerjen e mėkatit, atėherė zemra e tij ėshtė e prirur pėr t'u vulosur dhe ai mund tė dėbohet krejtėsisht nga rrethi i Islamit.
    Pėr kėtė disa nga muslimanėt e parė kanė thėnė: "Ju keni frikė mėkatet, por ne kemi frikė mosbesimin".

    25- MEKATET DO TA DOBESOJNE FORCEN E ZEMRES NE PERSIATJET E SAJ PER ALLAHUN

    Mėkati ose e vdes zemrėn, ose i shkakton asaj sėmundje tė tmerrshme, ose e dobėson atė. Kjo lidhet pėrfundimisht me tetė gjėra nga tė cilat Profeti Muhammed (paqja qoftė mbi tė) ka kėrkuar mbrojtje nga Allahu, e kėto janė: Shqetėsimi, hidhėrimi, paaftėsia, kotėsia, burracakėria, koprracia, pesha e borxhit dhe dominimi i njeriut.
    Ajo qė synohet tė qartėsohet kėtu ėshtė se mėkatet bėhen shkak pėr kėto ligėsi dhe janė shkaqet rrėnjėsore pas "dhimbjes nga e keqja, mjerimit tė thellė, fatkeqėsive dhe keqdashėsisė sė armiqve".
    Mėkatet janė gjithashtu arsyeja e tėrheqjes sė mirėsive tė Allahut nga robi i Tij dhe rėnies nga shėndeti i mirė dhe janė po aq shkak pėr gjithė format e zemėrimit tė Allahut.
    Injoranca nuk zhduket me top

  9. #9
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    26- MEKATET JANE SHKAKU I KEPUTJES SE LIDHJES SE ALLAHUT ME ROBIN.

    Sikundėr ka thėnė edhe Ali ibn Ebi Talib (r.a): "Asnjė katastrofė nuk hidhet nė tokė pėrveēse pėr shkak tė mėkateve, dhe nga asnjė katastrofė nuk ēlirohet pėrveēse me pendim".
    Allahu i Plotfuqishėm ka thėnė: "Dhe ēdo lloj fatkeqėsie ju prek, ajo ėshtė pėr shkak tė asaj qė duart tuaja po fitonin, dhe pėr shumė tė tjera Ai do t'ju falė" (Shura:30).


    27- MEKATET DO TA ERRESOJNE ZEMREN, DUKE IA SHUAR DRITEN.

    Ashtu sikundėr bindja e pėrmirėson, e forcon dhe e fuqizon njeriun, atėherė nga sa thamė mė lart pason se mėkatet e zvogėlojnė, e ulin dhe e degradojnė atė. Allahu i madhėruar thotė: "Dhe ka shpėtuar ai qė ėshtė pastruar, dhe ka dėshtuar ai qė ėshtė poshtėruar" (Shems:9-10).
    Injoranca nuk zhduket me top

  10. #10
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    28- MEKATARI DO TE JETE GJITHMONE I LIDHUR DHE I PRANGOSUR NGA DESHIRAT DHE TEKAT E TIJ.

    Dihet se burgu i dėshirave dhe nxitjeve ėshtė i errėt e i frikshėm. Atėherė si mundet zemra e lidhur me zinxhirė tė ecė pėrpara drejt Allahut dhe Jetės sė Pėrtejme? Nė kėtė gjendje, zemrėn do ta sulmojnė sėmundje nga ēdo lloj drejtimi. Nė fakt ėshtė tepėr reale ngjashmėria e zemrės me zogjtė, tė cilėt sa mė lart tė fluturojnė, aq mė larg nga bishat do tė jenė ata dhe e kundėrta. Fakti ėshtė se sa mė larg nga Allahu tė jetė zemra, aq mė shumė do tė rritet edhe errėsira e sėmundjes dhe e kundėrta. Tė larguarit nga Allahu klasifikohet nė kategori, disa nga tė cilat janė mė tė rrezikshme sesa tė tjerat: ēoroditja e mendjes, shthurja, risitė, syfaqėsia dhe idhujtaria.

    29- MEKATET DO TA PRIVOJNE MEKATARIN NGA TITUJT E VLERESIMIT DHE DINJITETIT


    ,psh: besimtar, i drejtė, dashamirės, i bindur, korrigjues i vetvetes, adhurues i Allahut, i frikėsuar ndaj Tij, gjithmonė i penduar, i mirė dhe i pėlqyeshėm. Pėr mė tepėr mėkatet do ta veshin mėkatarin me tituj tė mosvlerėsimit, inferioritetit dhe poshtėrsisė si psh: i shthurur, mėkatar, i korruptuar, i dobėt, tradhtar, hajdut, vrasės, gėnjeshtar, i pandershėm, braktisės i tė afėrmve dhe tė ngjashme. Kėto janė titujt e imoralitetit. Allahu i Plotfuqishėm thotė: "I mjerė ėshtė emri, i dukshėm imoraliteti, kur lihet pas besimi", (Huxhuratė:11). Titujt e vlerėsimit tė lartė sjellin kėnaqėsinė e Allahut dhe i mundėsojnė atė qė i mban hyrjen nė parajsė, duke e lartėsuar atė mbi tė gjithė krijesat e tjera. Titujt e njė vlerėsimi tė ulėt sjellin zemėrimin e Allahut, duke e bėrė atė qė i mban tė hyj nė Ferr dhe duke e kthyer jetėn e tij nė poshtėrim dhe pėrbuzje.

    30- MEKATET DO TE NDIKOJNE VECANERISHT NE MENDJEN E NJERIUT.

    Kėshtu nėse gjen dy njerėz tė shėndetshėm mendėrisht dhe njėri prej tyre ėshtė i bindur dhe tjetri mėkatar, do ta gjesh atė qė ėshtė i bindur tė gėzojė mendje pa mangėsi, mendim tė shėndetshėm dhe opinione tė drejta. Pėr kėtė arsye edhe Kur'ani i Lartėsuar i drejtohet njerėzve me mendje dhe mendim. Allahu, mė i Larti, thotė: "Kėshtu qė Mua tė mė frikėsoheni o ju qė jeni tė urtė"

    31- MEKATARET DO TE JENE MIDIS ME TE ULTEVE DHE ME TE POSHTERUAREVE
    Ndėrkohė qė do tė duhej tė ishin midis mė tė shkėlqyerėve dhe mė tė mirėnjohurėve mekateret ulen vetveten.
    Allahu i ka krijuar krijesat nė dy grupe: krijesa tė larta dhe tė ulta. Kėshtu qė Ai i bėri njerėzit, tė cilėt i binden Atij, tė nderuar nė kėtė botė dhe nė botėn jetėr dhe mėkatarėt i bėri mė tė ultit nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr.
    Ne e krijuam njeriun ne formen me te bukur.Me pas e beme ate me te poshteruarin e te poshteruarve. Pervec atyre qe besuan, nebe pune te mira, ata kane shperblim te panderprere(Surja tine)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga INDRITI : 31-05-2006 mė 15:33
    Injoranca nuk zhduket me top

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. AIDS dhe pasojat e saj!
    Nga PLaku-i-Detit nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 62
    Postimi i Fundit: 24-09-2009, 12:13
  2. Shkaqet dhe pasojat e cisteve nė vezore
    Nga andrida nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2009, 16:48
  3. Virgjėria tek femrat
    Nga klandestini nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 260
    Postimi i Fundit: 03-05-2007, 16:37
  4. Divorci dhe pasojat mbi femijet
    Nga AuGuSt_ nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-05-2006, 04:32
  5. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-01-2004, 15:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •