Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 52
  1. #1
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123

    Pontifex Maximus dhe bashkimi i feve

    Meqenese kohet e fundit ne nen-forumin ortodoks ka pasur diskutime rreth perpjekjeve midis Kishave Ortodokse dhe Katolike per te sheruar Skizmen e viti 1054, m'u duk me vend per te hapur nje teme te tille ku te parashtrojme arsyet se perse mund te jemi pro ose kunder ketyre perpjekjeve.

    Temen e kam quajtur "Pontifex Maximus dhe bashkimi i feve" jo me kot.

    Per te kuptuar se cfare fshihet prapa ketyre perpjekjeve, duhet te njohim fillimisht konceptin e Pontifex Maximus, ose ne shqip Prifti me i Larte.

    Ky titull mbahet sot nga Papa, se bashku me shume tituj te tjere.
    Por origjinat e ketij titulli jane me te lashta se fillimi i Kishes.

    Ky titull eshte mbajtur fillimisht nga Perandoret Pagane.
    Per ta kuptuar me mire, ne Perandorine Pagane kishte shume fe dhe kulte.
    Te gjitha kishin prifterinjte e tyre.Mbi te gjithe keta qendronte Perandori si Prifti me i Larte. Nje nga arsyet kryesore se perse shenjtoret e kishes se hershme u perndoqen, eshte se ata nuk ju nenshtruan autoritetit prifteror te Pontifex Maximus, duke ruajtur te paster besimin e tyre dhe nenshtrimin vetem ndaj Krishtit - Priftit me te Larte te tyre.

    Me vone, ky titull kaloi ne duart e Papes, i cili filloi dhe ai te perndiqte, shkisheronte dhe madje te denonte me vdekje, ata qe nuk i nenshtroheshin ketij Pontifex Maximusi te ri.


    Sot jemi para nje situate te re.
    Pushteti politik nuk eshte me ne duart e Papes.
    Por sidoqofte, ne shohim se Papa perseri po udheheq levizjet per "sherimet" e skizmave, ne emer te bashkimit te forcave shpirterore.

    Shume te krishtere ortodokse, nga naivititeti ose interesi, i shohin keto perpjekje per sherimin e skizmave, si dicka te pafajshme dhe i perqafojne me kenaqesi.
    Ketyre ju kujtoj: Keto perpjekje nuk behen ne emer te sherimit te skizmes se 1054. Keto perpjekje behen ne emer te bashkimit nder-fetar!

    Papa nuk synon te behet thjesht "I pari mes te barabarteve" ne Kishe.
    Ai synon te behet LIDERI FETAR BOTEROR!

    Per ata qe nuk e besojne kete, le te shohin se keto relata Papa i ka dhe me fete jo-kristiane. Une po postoj disa foto te cilat e deshmojne kete:



    Papa puth Kuranin



    Papes i vihet ne balle simboli Hinduist



    Duke marre pjese, ne nje sherbese hinduiste ne adhurimin e "Shpirtit te Madh"
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 06-05-2006 mė 03:43
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  2. #2
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123


    Me patriarket Budiste.



    Ne nje sinagoge judease



    Ne nje Kishe Luterane
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  3. #3
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123


    Se fundmi, ja Bashkimi i cili synohet!
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  4. #4
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Kjo teme eshte ofendim per vellezerit katolik dhe i takon per nga stili metodes tipike (shpifarake, te paditur - gje qe heret a vone con ne sadizem) qe """orthodhokset""" ia kane veshur katolikeve keto 60 vitet e fundit sidomos ne forma dhe nen maska te ndryshme por qe kane per emerues te perbashket nje fryme, studimi i se ciles do nxirrte ne pah shume nga shkaqet e (ezkistences se) skizmes.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 06-05-2006 mė 04:27

  5. #5
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Dua te sqaroj se une nuk kam asgje kunder vellezerve katolike.

    Dua te rikujtoj se vete keta vellezer jane kunder ketyre politikave.

    Keto foto jane marre nga nje faqe katolike qe i demaskonte.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 06-05-2006 mė 04:39
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  6. #6
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Nje prove tjeter se keto perpjekje nuk behen ne emer te sherimit te skizmes eshte ajo qe po paraqes me poshte:

    Brenda Kishes Katolike ekzistojne fraksione te cilat i kundervihen politikave te viteve te fundit te Vatikanit. Madje disa prej tyre kane zgjedhur dhe Pape te tjere, te ndryshem nga ata qe zgjidhen ne Vatikan.

    Nqs Papa do kerkonte sherim skizme, llogjikisht duhet te fillonte me bashkimin e ketyre fraksioneve dhe me pas te shtrihej tek Ortodokset, Anglikanet, Luteranet e te tjere.

    Por, me sa duket atij nuk i intereson aq shume sherimi i skizmave te Kishes, sa pushteti i kesaj bote.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 06-05-2006 mė 05:03
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  7. #7
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Matrix

    ne shkrimet e tua shihen vazhdimisht mendime te papjekura te shprehura ne forma te papjekura. Ndoshta ti ke nevoje qe te ta thote dikush kete gje qe ta kontrollosh veten mire se mos hasesh te njejtin perfundim.


    Ne radhe te pare, duhet te dish se K.K ka qene e FUNDIT dhe shume me pas K.O qe ka hyre ne Keshillin Boteror te Kishave, keshtu qe K.K nuk ka se si te jete as nismetarja e as te kete per qellim drejtimin e feve te botes.


    Se dyti, ti mund te gjykosh papen e Romes qe takon drejtuesit e feve te tjera, po aq sa mund te gjykosh Krishtin tek i Cili u konvergjuan TRE MAGE astrologe kur Ai erdh ne kete bote pasi sipas besimit te tyre ata pane nje YLL qe i coi per tek Krishti.


    Se fundmi, ti je askushi (por kur te them askushi e them ne sensin e plote kesaj fjale) te shprehesh per te tjeret se deshira e tyre ekumenike eshte per shkaqe politike apo interesi.


    Derisa ta kuptosh se je askushi, ti do vazhdosh ne kete menyre, e kam te qarte, se ti ne fakt e ke kete si menyre per te kerkuar dhe gjetur vetveten.

  8. #8
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Seminarist, faleminderit per mendimet e tua ne lidhje me temen.

    Por, do isha i interesuar me teper te dija mendimet e ortodokseve.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,234
    Postimet nė Bllog
    22
    - A ka pushtet apo fuqi ndonjeri prej jush qe te vendosi unitetin shpirteror, kungimin, midis "kishave"?!
    - A ka pushtet apo fuqi Papa i Romes qe te vendosi unitetin shpirteror, kungimin, midis "kishave"?!
    - A ka pushtet Patriarku i Konstandinopojes qe te vendoi unitetin shpirteror, kungimin, midis "kishave"?

    Pergjigjia e te gjitha atyre pyetjeve eshte jo. Dhe kjo "jo" ne vetvete nxjerr ne plan te pare dy gjera: Ate qe mund te beje te mundur mbledhjen e deleve te veta, Perendine, ashtu sic nxjerr ne plane te pare armen e vetme shpirterore te nje besimtari, lutjen.

    Kush do te shohi unitetin e te krishtereve ne nje besim, ne nje kishe dhe ne nje kupe te shenjte, ai i lutet Perendise qe kjo dite te mos jete e larget.

    Albo

  10. #10
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121
    Kjo teme eshte ofendim per vellezerit katolik
    Vellezerit e tu Seminarist. Meqe je kaq skollastik ne terminologjine verbaliste te tipit farisaik qe perdor nuk duhet te te shkajne te tilla gabime.

    Mos do te te bej (midis te tjerave) dhe ndonje mesim doktrinor?

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shoqėria "Bashkimi" nė 100 vjetorin e saj.
    Nga Fiori nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-11-2010, 20:34
  2. Bashkimi Kombėtar: Sfida Dhe Realiteti
    Nga Sabriu nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-03-2009, 14:01
  3. EUKARISTIA - BURIM BASHKIMI dhe PERSOSMERIE
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-03-2006, 19:04
  4. Lesi: Berisha te mbledhi te djathten
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 22-01-2004, 06:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •