Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 52
  1. #21
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    ok,

    Atehere, Seminarist si mendon ti, nga keto te treja, cila eshte me afer realitetit:


    1-) Ka nga ata qe besojne se KISHA e Krishtit u nda ne pjese gjate shekujve dhe tani duhet te behen perpjekje qe keto pjese te ribashkohen

    2-) Ka nga ata qe besojne se KISHA nuk eshte ndare kurre, por thjesht nga Ajo disa pjese rane ne herezi, dhe rrjedhimisht u ndane prej Trupit

    3-) Ka dhe nga ata qe besojne se ka pasur skizme, por kjo nuk ka qene ne KISHE, por midis prelateve/udheheqesve, nderkohe qe te krishteret ngelen frymerisht te bashkuar, pavaresisht se jane te ndare ne dukje.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  2. #22
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Sipas meje, po flas ne kuptimin individual, te tre pikat kane te vertetat e tyre. Keshtu qe kemi te bejme me komplicitet.

    Une besoj, sipas besimit ortodoks, ne qenien vizive te kishes dhe perderisa ajo qe perbente dikur Kishen Nje nuk eshte me Nje vizisht, atehere ndarje/skizem ka.

    Nga na tjeter, une besoj ne limitin e ushtrimit te autoritetit te 'lidhje-zgjidhjes' te nje patriku, apo sinodi, keshtu qe nje ekskomunikim e merr vleften e vet perfundimtare vetem prej Zotit.

    Po ashtu nuk besoj se nqs perpara Zotit ka me te vertete Skizem, Kisha mund te ndahet ne Dy kisha te ndryshme, sepse Kisha eshte Nje.


    Pra, ceshtja eshte shume komplekse dhe duhet pranuar se eshte e veshtire per nga pikepamja njerezore, aq sa duket se secila pike kunderperplaset me tjetren dhe se te treja nuk mund te jene njekohesisht te verteta - por prape une theksoj se Zoti di e shesh edhe ata qe ne se dime dhe se shohim.


    Mgjth, bashkimi nuk behet thjeshte duke kerkuar vetem sisteme te logjikshme vetem klasifikimi arsyetimi, shkaqesh - dhe pse keto kane rolin e vet - por behet dhe me ane faljeje, miredashjeje, pranimi te pjeses se fajit dhe gatishmerise per te gjetur mundesine e perbashket per bashkim.

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-03-2006
    Vendndodhja
    rome
    Postime
    44

    Katolike e ortodokse!!!!

    Mjaft se po lejme nam! Te dyja palet! Kur diskutohet mbrojtja e Kishes nga sulmet e medresellareve kemi nje ze te vetem e kur flitet per dy kishat fillojme e zihemi!

    Pontifex maximus, eshte titull qe mbanin perandoret romake e do te thote: pons facere (ure beres, lidhes) ne menyren me maximale e me pas u quajt papa si elementi qe garanton doktrinen e drejte dhe unitetin mes besimtareve...sa per kulture e deri ketu nuk ka me te voglin problem, thjeshte pune historie!

    sa per punen e shismes apo te problemeve doktrinare askush nuk mund te mohoje hapat qe jane duke bere drejt pajtimit e bashkimit. Eshte skandal te zihemi e eshte me skandal qe jemi te ndare!

    Lutuni qe bashkimi te behet sa me pare sepse jemi 99.99 njesoj e kemi vetem 0,1 % mosmarreveshje!

    Para ketij problemi, papa po papa jo...nuk eshte ky problemi! kemi te njejtin Zot e kjo duhet te mjaftoje!!!

    ut omnes unum sint.

  4. #24
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Pse po lejme nam Studenti romak?

    Ne fund te fundit, ne e dime dhe e njohim vogelsine tone.

    Fakti se debatojme, nuk do te thote se jemi kunder bashkimit, por duam qe ky bashkim te jete i vertete, jo sa per sy e faqe.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-03-2006
    Vendndodhja
    rome
    Postime
    44

    E drejte!

    Vetem se nuk eshte edhe aq e veshtire sepse nuk duhet ta shpikim bashkimin! Per 1000 vjet Kisha ishte nje!

    Si me nje ēift qe eshte ne krize: pas shume kohesh qe nuk kane folur bashke, difektet duken me te medha se ē'jane. Duhet te fillojme te rikujtojme sa shume jemi dashur!! Keshtu ndasite harrohen e harmonia kthehet!

    Te fillojme e te imagjinojme sa e mrekullueshme do te jete kur te jemi nje Kishe e vetme! E imagjinoni brohorine e Agustinit e Bazilit, Jeronimit e Krizostomos kur te ndodhe!

  6. #26
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Ti student me duket se je duke fluturuar dhe mire eshte dhe te fluturosh here pas here, vecse merr mundimin qe mos shikosh pafundesine e qiellit andeja siper por te hedhesh dhe nje sy tokes poshte e te shohesh si jane punet ne te tashmen. Nese ka per te pasur ndonjehere bashkim i thone qe Katoliket te ndryshojne komplet meshen e tyre, adhurimin rituale te tjere etj, se nga orthodhokset as mos prit qe kjo gje te ndodhi. Ndryshimet jane shume te medha. Nese ka bashkim te menjehershem un bie dakort me Matrixin...(qe edhe ai si puna jote romak e ka te veshtire ta kuptoj se cfare po flet Seminaristi kur thote qe eshte "ofendim" per katoliket... megjithate Matrixi vjen me kembe ne toke se fundmi) qe do jete vetem per sy e faqe. Ose pastaj nese ndodh bashkimi i menjehershem atehere per cfare u ndane e u vrane e u prene me njeri tjetrin keto 1000 vjet ? Ti thua qe jemi nje trup i vetem dhe lane gojen, por nuk eshte aspak ashtu. Historia tregon tjeter gje. Normalisht qe keto gjera duhet te lihen nga pas, sidomos nga njerezit fetar qe duhet te japin shembullin e faljes te ndersjellte, por do kohe akoma.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyllien : 08-05-2006 mė 11:33
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  7. #27
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    I dashur student.

    E admiroj dhe e respektoj entuziazmin dhe deshiren e mire nga ana jote.

    Por duhet te bejme kujdes t'i kushtojme vemendjen profecive te koherave te fundit. Krishti asnjehere nuk tha se Kisha e Tij do te ishte e lavdishme ketu ne toke.Profecite e koheve te fundit, po t'i shohesh me syrin njerezor, paraqesin nje pamje te mjere te Kishes.

    Nje ftohje totale te besimit dhe dashurise, nje percarje ne kulm mes te krishtereve, dhe nje lulezim te profeteve te rreme.

    Nga ana tjeter, shihen perpjekjet njerezore per te krijuar ate qe Ai vete e hodhi poshte, tundimin e fundit ne shkretetire : Pushtetin e kesaj bote
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 08-05-2006 mė 11:42
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  8. #28
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Nuk eshte e vertete qe katoliket duhet te ndryshojne SHUME gjera ne menyre qe te bashkohen me ortodokset. Kisha para 1054 ka qene e ndryshme ne zakon e rit ne perendim e lindje, perfshi ketu meshat.


    Pastaj nqs pretendohet se unioni do te jete i siperfaqshem - gje qe se thote Matrix ne fakt, sepse Matrix pretendon ne kete teme qe Unioni eshte konspiraci anti-kristiane - duhet ditur se edhe Skizma, per nga spekti fetar, ka qene i siperfaqshem, ndersa aspektin e vet te thelle Skizma e ka me se shumti ne etni-gjeopolitike-linguistike dhe rrjedhimisht mentalitet.


    Ne aspektin fetar, mund te thuhet se ne dy palet Trinia eshte besuar me te njejtin zell; vepra shpetimtare e Krishtit pervetesuar njesoj si e vertete; devocioni ndaj Marise dhe shenjtoreve njesoj; besimi ne prezencen reale te Krishtit ne Kungate njesoj; besimi i dobishmerise se Imazheve njesoj; besimi ndaj aspketit strukturor institucional te Kishes njesoj; besimi ne kanonin biblik njesoj; besimi ne sakramente njesoj....e shume e shume pika te tjera.




    Pra Kishat jane me te ndjeshme ne ndasi ne aspektin njerezor te tyre, greko-sllav vs latino-gjerman etj si keto.



    Skizma ka qene e siperfaqshme, per aq sa populli i thjeshte, ne te dy krahet, nuk e ndjen praktikisht largesine e njeri tjetrit, pasi besimet jane shume te ngjashme.
    Eshte pjesa zyrtare e Kishes tek te cilet Skizma zyrtarizohet.

    Skizma eshte e siperfaqshme, per aq sa shume anetare tradicionale te K.O, aderojne ne K.O vetem se kane emrin e rregjistruar aty ne rregjistrin e pagezimit te K.O, por qe ne jeten praktike ata nuk do te ishin fare ndryshe nga nje katolik latin - persa i takon ideve te tyre ne lidhje me dallimet.



    Po qe per tu vrare e prere, katoliket dhe ortodokset jane vrare dhe midis njeri tjetrit vete, dhe jo vetem katolike me ortodokse.



    Pra, bashkimi nuk eshte IREAL, por eshte mese REAl dhe varet nga ndergjegjet e gjithesecilit prej nesh qe te arrihet.

  9. #29
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Le te mos harrojme gjithashtu se Kisha nuk DUHET te JETE e parafytyruar si perfekte ne menyre qe te perceptohet Bashkimi.


    Ka pasur shume momente historike, kur Kisha dhe pse Nje, pjesa lindore dhe perendimore nuk kane qene ne relate perfekte me njera tjetren dhe prape kane qene NJE.

  10. #30
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Ceshtja e Bashkimit eshte perspektive tjeter dhe s'eshte mohim i se kaluares. Mesa duket ti se ke kuptuar temen.
    Proselitizem dhe dhune ka pasur dhe brenda ortodoksise, psh nga bullgar ortodoks ne ortodoks fanariot, megjithate bullgaret dhe greket sot nuk jane ne Skizme, as nuk mohojne dhunen e se kaluares.

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shoqėria "Bashkimi" nė 100 vjetorin e saj.
    Nga Fiori nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-11-2010, 20:34
  2. Bashkimi Kombėtar: Sfida Dhe Realiteti
    Nga Sabriu nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-03-2009, 14:01
  3. EUKARISTIA - BURIM BASHKIMI dhe PERSOSMERIE
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-03-2006, 19:04
  4. Lesi: Berisha te mbledhi te djathten
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 22-01-2004, 06:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •