Vatikani shkishëron kinezët, u emëruan peshkopë nga Pekini Selia e Shenjtë: “Cenohet uniteti i kishës”
Vatikani ka shkishëruar au tomatikisht dy peshkopë të rinj kinezë të sapoemëruar. Kjo për shkak se ligjet e kishës përcaktojnë qartë shkishërimin për çdo emërim të kryer pa miratimin e Vatikanit. Në një deklaratë me tone të ashpra, zëdhënësi i Vatikanit, Joaquin Navarro-Valls, citonte nenin 1382 të ligjit kishtar, ku nënvizohet se “si peshkopi që pa një mandat nga papati shpall një person për peshkop, ashtu edhe ai që pranon emërimin nga ai i nënshtrohen shkishërimit”. Kjo do të thotë se ata automatikisht shkishërohen. Vatikani ka shprehur pakënaqësi të thellë rreth emërimit të dy peshkopëve kinezë, që u bë pa aprovimin e Vatikanit. Sipas zyrtarëve të Selisë së Shenjtë kjo përbën një “dhunim të rëndë të lirisë së besimit”. “Emërimet janë një cenim i vërtetë për unitetin e kishës” , thuhet në deklaratën e Vatikanit, ku paralajmëroheshin edhe sanksione të ashpra kanonike. Kisha katolike kineze lajmëroi të mërkurën se kishte përzgjedhur një tjetër peshkop, i dyti brenda tri ditësh. Kisha kineze nuk e njeh fuqinë e Vatikanit në përcaktimin e peshkopëve, duke shkaktuar jo pak tensione në të dyja anët. Në Kinë llogariten rreth 10 milionë katolikë, të ndarë mes Kishës Patriotike, zyrtarisht të toleruar nga pushteti dhe një kishe që vepron në fshehtësi, besnike e Romës. Të mërkurën, Liu Xinhong u shpall peshkop në një kishë në lindje të Kinës, ndërsa të dielën kisha sht e t ë r o r e k i s h t e emëruar Ma Yi n g l i n peshkop të provincës Junan. Duke reaguar pas deklaratës së Vatikanit, ministri i Jashtëm kinez tha se “acarimi i Selisë së Shenjtë nuk kishte kuptim. Ne, tha ai, jemi angazhuar sinqerisht për përmirësimin e marrëdhënieve me Vatikanit dhe kemi bërë përpjekje të vazhdueshme për ta arritur këtë. Ne shpresojmë se edhe vetë Vatikani do të jetë i interesuar për një përmirësim të marrëdhënieve tona” . Ndërkohë, Kina po planifikon të emërojë një tjetër peshkop gjatë këtij muaji. Konfirmimi është bërë për agjencitë e huaja të lajmeve nga një zyrtar i lartë i kishës kineze të kontrolluar nga shteti. “Pei Junmin mund të emërohet gjatë këtij muaji asistent-peshkop në dioqezën e provincës verilindore të Liaoningut”, tha Liu Bainian, zëvendës kryetar i Shoqatës së Katolikëve Patriotë kinezë. Korrespondentët thonë se muajt e kaluar janë zhvilluar bisedime sekrete mes të dërguarve të të dyja palëve, në kërkim të rivendosjes së marrëdhënieve të mundshme. Kina ka deklaruar se do të pëlqente të kishte marrëdhënie më të mira me Vatikanit, por do të donte që Selia e Shenjtë të ndërpriste lidhjet e saj diplomatike me Tajvanin.
Krijoni Kontakt