Tuneli (hyrja nga ana e Tiranës), dhe Qafa e Krrabës
Tuneli (hyrja nga ana e Tiranës)
Vendi i fotagrafisë
![]()
Tuneli (hyrja nga ana e Tiranës), dhe Qafa e Krrabës
Tuneli (hyrja nga ana e Tiranës)
Vendi i fotagrafisë
![]()
”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”
Disa foto te fundit te unazes se madhe,qe do lidhet e do jet direkt pjes e Autostrades Tirane Elbasan.
Ky mbikalimi të çon tek Acacia Hills (Mjull - Bathore)
![]()
”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”
Kantieri i ri i ndertimit te rruges (nga TEG tek tuneli) 8 prill 2012
![]()
”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”
Pozicioni i tunelit te Krrabes ne GEarth
![]()
”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”
Rruga Tiranë-Elbasan pritet të përfundojë në fund të vitit
Firmat kontratuese për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan janë duke punuar me ritme shumë më të shpejta, se ato të fiksuara në kontratë. Kjo ka bërë që punimet të përparojnë sot duke parashikuar që të përfundojnë totalisht në fund të këtij viti. Në bazë të kontratës, ishte parashikuar që punimet në tunel të përfundonin në maj të vitit 2013.
Kredia e fundit për ndërtimin e kësaj rruge, u miratua me konsensus të plotë nga deputetët e Komisionit të Ekonomisë e Financave. Kjo kredi nënshkruhet me fondin e OPEC-ut dhe përmbyll shumën totale prej 293 milionë dollarë.
I pranishëm në komision, zëvendësministri i Transportit, Ernest Noka deklaroi se rruga pritet të përfundojë totalisht në mes të vitit të ardhshëm.
Gjithashtu sipas përfaqësuesit të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugës përpshpejtimi i punimeve i dedikohet përvojës së kompanisë KOPER, e cila është në bashkëpunim me firmën kryesore ndërtuese AKTOR. Sipas tij, kjo firmë e njeh terrenin, pasi ka përvojë në punimet e tunelit të Rrëshen-Kalimashit.
Komisioni i Ekonomisë miratoi gjithashtu me konsensus të palëve politike marrëveshjen për marrjen e një kredie për të siguruar digat e hidrocentralit të Komanit. Sipas përfaqësuesve të ministrisë së Ekonomisë, një investim i plotë në diga do të çojë në sigurinë e tyre, por edhe në rritjen e prodhimit të energjisë, pasi në këtë formë do të rehabilitohen pajisjet.
Kredia për sigurinë e digave, e cila nënshkruhet me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim kap një vlerë prej 15.5 milionë euro.
![]()
”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”
Tiranë-Elbasan, Berisha: Dhuratë për 100 vjetor
Lajmi i Fundite Hënë, Prill 23rd, 2012 Panorama
Dhuratë të madhe për shqiptarët në 100 vjetorin e Pavarësisë e ka cilësuar kreu i qeverisë nisjen e punimeve për ndërtimin e segmenteve të autostrdaës nga tuneli në Tiranë dhe nga Elbasani te tuneli i Krrabës.
Në fjalën e tij në ceremoninë e inaugurimit të nisjes së punimeve, Berisha ka deklaruar se kjo autostradë së bashku me tunelin përbën autostrdaën me impaktin më të madh për qytetarët shqiptar.
“Kjo që së bashku me tunelin do ketë gjatësi 31 km bën të mundur një lëvizje me 120 km/h duke kursyer kështu të gjithë atyre që vijnë nga Shqipëria qendrore juglindore por edhe udhëtarëtve nga Shkupi, Struga, Tetova së paku 50 minuta, ndërsa transportit të rëndë mbi 1.5 orë udhëtim. Kjo përbën veprën tjetër madhore në projektin e infrstrukturës për të bërë Shqipërinë vend i zhvilluar. Ne jemi të vendosur që këtë projekt ta finalizojmë brenda mandatit 13-17”- tha Berisha.
Sipas tij, Shqipëria vend i zhvilluar nënkupton një vend me infrastrukturë moderne në cdo skaj në cdo cep në cdo vend të saj, si kusht i të gjitha kushteve për të shndërruar në vlera për qytetarët shqiptarë pasuritë e mëdha përrallore që ka vendi në energji, turizëm, biodiversitet, miniera.
“Ky është njëri ndër vendet më të pasura në rajon e Evropë. Qeveria është e angazhuar që brenda këtij viti të nisë ndërtimin e tunelit të Qafë Murrizit në mënyrë që rruga e fluksit të përjetshëm të shqiptarëve të përfundojë në kohën më të shkurtër. Kjo rrugë është më nevralgjiku, i rëndësishëm i të gjithë infrastrukturës së vendit, segmentin kryesor në territorin shqiptar të korridorit tetë, bashkon Elbasanin me Tiranën dhe krijon një nga tregjet më të mëdha në mbarë rajonin tonë”- tha Berisha.
Tiranë - Elbasan/Kryeministri Berisha përuron sot nisjen e punimeve për trasenë e autostradës
23-04-2012 / Gazeta 55
Autostrada Tiranë-Elbasan po përparon me ritme të shpejta në të gjithë komponentët e saj. Teksa është tejkaluar 60% e volumit të punimeve të përgjithshme në tunelin e Kërrabës dhe mbeten për t’u hapur 700 metrat e fundit, sot nis puna për ndërtimin e trasesë së autostradës. Kryeministri Berisha do jetë i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të fillimit të punimeve të këtij segmenti të rëndësishëm të Korridorit VIII. Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve ka përfunduar nënshkrimin e kontratave të nevojshme për ndërtimin e segmenteve të autostradës, ku nuk kishte nisur puna.
Ndërtimi i këtyre segmenteve të trasesë përbën totalin e autostradës, që së bashku me tunelin ka një gjatësi prej 27 km. Segmentet që pritet të fillojnë ndërtimin janë: segmenti i parë nga Sauku deri në hyrje të tunelit, që ka një gjatësi prej 13 kilometrash dhe një kosto rreth 84 milionë euro. Segmenti i dytë është nga dalja e tunelit deri në qytetin e Elbasanit, ka një gjatësi prej 11.7 km dhe një kosto ndërtimi prej 85 milionë dollarë.
Ndërkaq, ndërtimi i tunelit të Kërrabës po ecën me ritme mjaft të shpejta dhe kompania greke “Aktor” ka premtuar përfundimin në kohë të punimeve.
Kësisoj, autostrada Tiranë-Elbasan plotësohet në të gjithë komponentët e saj të rrugës, ndërsa prej një viti ka nisur puna për ndërtimin e tunelit i cili është me gjatësi 2.4 km.
Autostrada do të ketë katër korsi, e pajisur ndër të tjera me një numër të madh viaduktesh, 21 të tilla, 7 mbikalime dhe 4 nënkalime, me një numër të konsiderueshëm urash, disa prej tyre më të gjata se 400 metra. Shpejtësia e udhëtimit do të variojë nga 100 në 120 km në orë. Por bashkë me këtë segment, qeveria ka në plan të mbyllë brenda këtij mandati qeverisës të gjithë Boshtin rrugor të Jugut. Rruga do të krijojë rajonin më të madh të tregut duke shndërruar Tiranë- Elbasan-Durrës në një treg të përbashkët dhe do të shumëfishojë potencialin turistik të të tre qyteteve. Autostrada do të shkurtojë 2/3 e distancës mes Tiranës dhe Elbasanit, e ekuivalentuar në kohë 50 minuta, duke e bërë Elbasanin qytetin më të afërt të Tiranës. Autostrada Tiranë-Elbasan mendohet të inaugurohet në vjeshtë të vitit 2013.
Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri
Paska per te vdek Vrroma fare nga marazi, nqs Sala e peruron rrugen para zgjedhjeve te 2013.
![]()
![]()
![]()
Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!
Qe te shfrytezohej tuneli, duhet qe ndertimi i rruges te kishte filluar nga ana e Elbasanit.Jane vetem 11 km autostrade nga dalja jugore e tunelit deri tek rrethrrotullimi ne Bradashesh. Perndryshe rruga ekzistuese eshte shume larg nga dalja jugore dhe asqe mund te behet fjale per ta shfrytezuar perkohesisht. Per orientim shikojeni nga do kaloje autostrada ( me ngjyre te kuqe) dhe shikoni ku kalon rruga ekzistuese qe vjen nga Tirana ( me te verdhe )
![]()
”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”
Tiranë-Elbasan, Kryeministri: Ky është tuneli i 100 vjetorit të Pavarësisë
Berisha: PS të vijë ta vizitojë dhe të kuptojë energjinë negative që transmetoi
Kreu i qeverisë shqiptare, Sali Berisha ishte i pranishëm në përurimin e nisjes së punimeve të trasesë në rrugën Tiranë-Elbasan. Një eveniment i tillë, në vlerësimin e Kryeministrit Berisha konsiston në një moment të veçantë për vendin, pasi shënon 100 vjetorin e Pavarësisë.
Ndërkohë që nisur pikërisht nga rëndësia dhe prioriteti që i jep ekzekutivi infrastrukturës rrugore, Berisha garantoi se “Shqipëria e Zhvilluar” është projekti i cili do të realizohet nga qeveria “Berisha” në mandatin e saj qeverisës 2013-2017.
“Kjo rrugë ështës segmenti me nevralgjik, më i rëndësishëm i vendit. Kjo rrugë bashkon Tiranën me Elbasanin, afron me kryeqytetin një nga zonat më prodhuese të vendit, siç është Korça. Ajo shkurton me një orë distancën mes Tiranës me Shkupin. Zonat në juglindje të vendit tashmë e kapin Tiranën në një kohë 70 për qind më të shkurtër se më parë”, vuri në dukje Kryeministri.
Por nisur nga vetë rëndësia që ka ky segment, si dhe nga qëndrimi që ka mbajtur opozita në Kuvend, për miratimin e marrëveshje për ndërtimin e saj, Berisha ftoi pakicën parlamentare që të vizitojë këtë rrugë dhe të shohë nga afër vlerën e saj.
“Ftoj opozitën në një vizitë kolektive, si një akt pendese, pasi ajo ëhstë tipar i njeriut të qytetëruar, ta vizitojë këtë vepër për të kuptuar se çfarë energjie negative krijoi në Kuvend kur do të votohej për këtë autostradë. Të korrigjohesh është njerëzorë të mos e bësh është marrëzi”, nënvizoi Berisha.
Por duke qëndruar po tek kjo rrugë, shefi i qeverisë premtoi se “në 1 maj të vitit 2013 do të nisë udhëtimi nga qendra e Tiranës drejt e tek ajo e Elbasanit, përmes autostradës së re”.
”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”
edhe 6 tjera kaluan, por edhe sa tjera do tepreim? Afrohet viti i zgjedhjeve dhe do te inenzivohen punet.Berati, Memaliaj dhe Tepelena le te presin ca vjet derisa ne pushtet te vine ata per te cilen votojne historikisht. Se do ja u bejne rrugen, ashtu si ja u bene keto 8 vjet.
Ndryshuar për herë të fundit nga iliria e para : 23-04-2012 më 14:51
Lumi ka ujin e paster ne burim
Kombi mbi te gjitha
Krijoni Kontakt