Close
Faqja 10 prej 30 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 299
  1. #91
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Angel i ke dhene ndonjehere makines ne Shqiperi? Mbase te flasim sa te sigurta jane rruget, se une per vete kam frike te ngas makinen andej lol

  2. #92
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    a ka ndonji ndonje mik ne ministri te transporteve?

    a konsultohet saliu me specialistet tan te ura rrugo tyneleve?

    mos do ishte me mire qe.. keto meleona..kur thon korcaret para se te shkojne ne xhepat e ompanive turko-amerikano-greko-makedono tarbacase..lol.. te vene diku ku.. betonohet perspektiva e ktyre punve..
    psh.. mendimi im i kahmotshem eshte qy..kur thon gjanicasit..

    hidhen ca melona per te ri-themeluar ndermarrjen shteterore te rrug ura tynele-ndertmit..
    zgedh qeveria nje shtab inxhinieresh tan te sprovuar ne kte fushe..
    keta zgedhin bashkpuntore te sprovuar tanet ..
    dhe fillojn gjuetine per nxhiniere nderkombetare italian gjerman suedez anglez apo dhe xhaponez.. e kinez.. te cilve u ofrohet nji page e majme..
    pastaj kopsitet mire ndermarrja e fillojn studimet..
    pastaj shtabi me inxho tan e te huaj.. hidhen ne kerkim te makinerise.. nga me modernet qe duhen ksaj ndermarrjeje..
    pastaj pergatiten tekniko -mekanket e shofero-specialistet..minatoret e karpentieret vincieret e krejt cka duhen..

    pastaj fillon puna ne x objekt qe ka planifikuar qeveria..
    punesohen teknik e puntor e inxho tanet..
    qerazohen nga bota.. puntor me eksperience e mjeshtra.. qe paguhen mire..
    me kalmin e kohes kjo kompani shteterore behet e afte.. e vazhdon ne objekte te tjera..

    cfar kemi nga kjo..

    nese objekti i par qe u ndertua.. edhe ne se nxjerr probleme..ketu i ka ata qe e bene.. e ata gjithmon krahas ndertimit te objekteve te reja do jen dhe mirmbajtesit e objekteve te vena ne pune..
    pra cdo euro qe hidhet.. ka duk.. derdhet vaji bjen nder lana..thot poplli..
    makineria e blere mbetet ketu e sherben ne cdo ndertim tjeter..

    pra ke bere shqiperine me nji kompani te afte me nivele bashkohore.. dhe edhe te nderton brenda vendit dhe te mirmban te berat.. dhe ben te reja.. dhe.. milionat pa fund .. bien ne bahcen tone..

    kuptohet shtabi drejtus i ksaj kompanije nuk do jet si drejtorat e dikurshem.. te ppsh-se.. pra duar e kembe e mendje lidhur.. por do kene cdo liri per insiativa e plane te guximshme.. vizionare..

    kjo kompani.. do jet dhe kantjer pune..dhe shkolle e fakultet ndertimtarie..
    aty do bejne praktikat.. nxensit e studentet e profilit.. aty do ngrihen teknikisht e shkencerisht dhe pedagoget e fakultetit.. sepse ne kte kompani.. do vije teknika e fundit.. do jene aty ekspertet e paguar mire euro-amerikano aziatik..
    pra i japim atdheut nji fytyre te re..te nji vendi qe di te bej dicka..

    mendoj se me paret qe u hodhen ne rrugen e kombit.. pra me ato 1 miliard e ca euro.. e kishim kryer nje veper te tille..

    nuk di se cfar mendon eksperti ktyre ceshtjeve miku im Dydrinas.. qe i njef me mire kto probleme..


    ..




    .
    Shqiperia eshte nje rast specifik ne rajon dhe ne mbare Europen, sepse eshte shteti i vetem qe nuk trashegoi deri ne vitin 1992 as dhe nje kilometer rruge te krahasueshme edhe me nje rruge te zakonshme te fshatrave malore te Kosoves.

    Vec kesaj ne Shqiperi ka munguar dhe vazhdon te mungoje pervoja e financimit dhe e administrimit te projekteve te tilla.

    Shteti shqiptar i gjendur ne nje situate te tille, kur kufinjte po kthehen ne vija gjeografike, kur shqiptaret jane me afer se kurre shpirterisht mes veti, kur shqiptaret jane me afer se kurre drejt realizimit te endrres se integrimit euroatlantik, ata gjendjen tashme ende te izoluar gjeografikisht mes veti dhe me te gjitha shtetet fqinje pa perjashtim.

    Shqiperia ka lidhje shume te dobeta infrastrukture me Malin e Zi, Maqedonine dhe Greqine, ndersa me Kosoven ato jane drejt nje permiresimi te pakrahasueshem.

    Shteti shqiptar ka probleme te shumta per te zgjidhur, por infrastruktura eshte nje kryeproblem. Nuk pret koha sepse ne te kundert ne do te humbasim shume si komb nga faktori kohe, duke humbur rolin gjeostrategjik rajonal, gje qe do te na linte shume dekada prapa popujve dhe shteteve te tjera.

    Shteti shqiptar nuk mundet te financoje dhe te ndertoje permes kompanive shteterore, por ai e ka per detyre qe te realizoje sa me shpejte qe te jete e mundur ndertimin e infrastruktures baze te nje shteti modern.

    Ne nje shtet te vogel sic eshte Shqiperia, ku trafiku eshte ende ne nivelet fillestare, zor se ndonje investitor potencial do te merrte nismen per te financuar parate e veta, permes formave te ndryshme koncesionare, per shkak te leverdise se ulet ekonomike, per shkak te lidhjeve ende te dobeta me shtetet fqinje.

    Ndryshe do te ishte situata nese Shqiepria do te ndertoje infrastrukturen baze dhe me pas t'ja besonte administrimin nje koncensioneri apo nje grupimi koncensioneresh private, te cilet do te kishin leverdi vetem nese ata do te administronin koridore te ndryshme ne rajon.

    Bie fjal sikur te krijohej nje koncension i tille, permes bashkepunimit me Malin e Zi, Kosoven dhe Maqedonine, atehere me siguri se do te gjendeshin investitore qe do te mirembanin, zgjeronin, ndertonin etj mbi bazen e nje sistemi pagese per kalimin ne autostrada etj etj.

    Sa per ide: http://www.atlantia.it/en/


    Mirepo ne kete faze kjo eshte ende e pamundur dhe per kete qeveria shqiptare ben shume mire qe ndermerr investime te tilla, sic ishte ajo Rreshen-Morine apo kjo e paralajmeruara Tirane-Elbasan e nje sere rrugesh te tjera.

    Nuk ka kohe per te humbur!

    Ne Shqiperi mungon dhe nje website profesional me te dhena per infrastrukturen shqiptare, bie fjala sic e ka Greqia: http://greek-motorway.net/

    Si po e nderton Greqia autostraden Via Egnatia nga Gumenica ne Aleksandropuli: http://www.egnatia.gr/page/default.asp?la=2. Kjo eshte nje pervoje e mire por Shqiperia ende nuk e ka pervojen e duhur per investime te tilla.
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 11-11-2010 më 18:33

  3. #93
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Temën e plotë, me projketin, skicat përkatëse e kam hapur kohë më parë, e gjeni këtu:

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=123107
    Life's too short to remove USB safely.

  4. #94
    sylar Maska e Jackie
    Anëtarësuar
    21-10-2010
    Vendndodhja
    Tiron
    Postime
    539
    Citim Postuar më parë nga {A_N_G_E_L_69} Lexo Postimin
    I kam shetitur e kam udhetuar ne rruget e vendeve qe kemi ne rajon.Nuk po i sha kush ato.PO me fal or ti shok,po me thuaj nje rruge qe esht pa standarte ne shqiperi...duke mar parasysh llojin e politkes qe ndiqet ne shqiperi ne jemi shum shume mire ne infrastrukturen e rrugeve.Kaq jemi ne..ky esht buxheti i shtetit shqiptar.Ti pretendo te jesh ne te njejtin nivel me gjermanine.Mund te ankohemi per gjera te tjera ne lidhje me politiken e shqiprise,sa per rruget jemi vertet mire.
    lol ..ik amon ..se sja ke idene rrugeve te shqiperise vetem flet kot ne ajer nga New Yorku.

    Kalo i her nga superstrada lezhes edhe shifi standartet ose kushtet teknike?

    Provo Lushnje -fier , ose fier -vlore.

    E ke idene se cfare trashesie asfalti perdorin kur shtrohet nji rruge lol? Nqf se duhet 10-15 cm as 5 cm nuk i hudhin dhe hapet gropa sa une e ti bashke per 2 muj.

    Po sinjalistikat i ke von re sa mungojne neper rruge te reja? Po mbrojtset anash qe mbrojne shoferin mos bij n'gremine i ke von re qe ska fare? lol

    Ehuuu o shoku sa do ky zanot te nxjerresh konkluzione nga amerika lol. Me pyt mu qe i boj perdite kto rruge te famshme edhe tet them si jane.

    Ps. edhe plako mos boj krahasime me Gjermanine se s'pretendojme ti kemi si ato se na bi t'fiket .lol ,por t'pakten ne nivelin e maqedonise ose bosnjes .lol
    Against all odds..

  5. #95
    I kemi me te mira se maqedonia dhe bosnja bashke.
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  6. #96
    Maska e *Babygirl*
    Anëtarësuar
    06-07-2006
    Vendndodhja
    Local Disk :D
    Postime
    910
    Ti {A_N_G_E_L_69} qe kur s'ke qen ne Shqiperi qe thua jane rruget mbrenda standardeve? Apo e ke me te ndegjuar nga shoket si puna e Brarit

    Vallahen veshtire se besoj se do ia filloi kjo rruge per tu be, me siguri e ka len 6 muaj para zgjedhjeve. Do e fusin shtetin ne borxh aq shume sa qe as pasardhesit e tij s'kan per ti shlyer sic beri me "Rrugen e Kombit"

    Ne qofte se doni me pa rruge "mbrenda standardeve" ik e shifni rrugen nacionale Shkoder - Hani i Hotit, edhe eshte rruge nacionale qe kalojne me mijera turista ne vit, vec rrug nuk quhet ajo.
    Mos jeto pa buzëqeshur...sepse dikush në këtë botë jeton nga buzëqeshja jote ...!

  7. #97
    Kryeministri Berisha takon Presidentin e Kompanisë Bechtel, zotin Riley Bechtel


    Kryeministri Berisha priti sot në takim zotin Riley Bechtel, President dhe drejtues ekzekutiv i Kompanisë së mirënjohur ndërkombëtare Bechtel, i shoqëruar nga Walker Kimball, Zëvendëspresident dhe drejtor menaxhues i kësaj kompanie.
    Zoti Bechtel në emer të Kompanisë i shprehu kryeministrit Berisha përgëzimet dhe mirënjohejn për bashkëpunimin e shkëlqyer në projektin madhor të rrugës Durrës - Kukës. Ai i shprehu kryeministrit se projekti që ata realizuan në Shqipëri ishte një ndër projektet më të rëndsishëme që ai ka realizuar në karrierën e tij 21- vjecare .
    Zoti Bechtel u shpreh se në Shqipëri gjeti specialist dhe një fuqi punëtore, të cilët u përshtatën shumë shpejtë me standardet e kompanisë së tij si dhe një bashkëpunim profesional me qeverinë shqiptare në realizimin e këtij projekti sa të vështirë aq edhe intrersant për kompaninë e tij. Ai u shpreh i impresionuar me ndryshimet e ndodhura në Shqipëri këto 3- 4 vitet e fundit.
    Nga ana tij, kryeministri Berisha e falenderoi zotin Bechetel për cilësinë e projektit më madhor për Shqipërinë dhe rajonin që kjo kompani realizoi. Rruga Durës - Kukës është një arritje historike, politike dhe ekonomike për të gjithe shqiptarët dhe rajonin. Ajo jo vetëm bashkoi shqiptarët por i dha një zhvillim të paparë dhe të paparashikuar ekonomisë, turizmit dhe bashkëpunimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve me rajonin.
    Kryeministri theksoi se realizimi i këtij projketi madhor shërbeu si një universitet për biznesin e ndërtimit shqiptar. Ky projekt i dha biznesit vendas njohuri, cilësi dhe standarde pune ndërkombëtare, duke i aftësuar të ndërmarrin projekte gjithnjë ë më të mëdha. Realizmi me sukses i këtij projketi dëshmoi vërtetësinë e modelit ekonomik që qeveria shqiptare aplikoi me investime maksimale në infrastrutkurë dhe taksa sa më të ulta, u shpreh kryeministri.
    Kryeministri theksoi gjithashtu se efekti i gjithanshëm i këtij bashkëpunimi është sot i prekshëm në këtë rrugë që të gjithë e quajnë “Rruga e kombit”, që me përfundimin e segmentit tjetër bëhet dhe rruga e rajonit dhe Evropës.
    Kryeministri i shprehu falemnderimiet e tij kompanisë Bechtel edhe në emër të të gjithë punonjësve shqiptarë, të cilët e konsideruarn eksperiencën e tyre me këtë kompani si një mësim të madh të pashlyeshëm të karrierës së tyre.
    Nisur nga kjo, zoti Bechtel shprehu interesin e tij dhe të Kompanisë për të marrë pjesë në gara të tjera për të ndërtuar vepra të tjera infrastrukturore si hekurudha apo segmente si ai i Korridorit të Tetë Tiranë - Elbasan apo Berat - Tepelenë etj. Ai u shpreh se kompania e tij e konsideron gjithmonë prioritet dhe kënaqësi realizimin e veprave me impakt kaq të madh si në Shqipëri.

    13/11/2010

  8. #98
    Amerikanët interesohen te Kryeministri për akset Tiranë-Elbasan dhe Berat-Tepelenë

    Amerikanët e “Bechtel”, pas suksesit me ndërtimin e rrugës Rrëshen-Kalimash, e cila i kushtoi buxhetit të shtetit rreth 1 miliard dollarë, shprehin interes edhe për akset e tjera që shtrihen në jug të vendit. Fakti që Kryeministri Sali Berisha është i bindur për të nisur ndërtimin e rrugëve Tiranë-Elbasan dhe Tepelenë-Berat, pavarësisht kostos, ka tërhequr vëmendjen e kompanisë amerikane, e cila është specializuar për projekte të mëdha dhe me vlerë të lartë investimi.

    Në takimin e zhvilluar dje në Kryeministri, Berisha i falënderoi përfaqësuesit e “Bechtel” për punën e bërë me ndërtimin e rrugës Rrëshen-Kalimash, pjesë e autostradës Durrës-Kukës, duke e konsideruar si arritje historike, ekonomike dhe politike.

    Fakti që në takim kishte ardhur vetë presidenti dhe themeluesi i kompanisë, Riley Bechtel, i shoqëruar nga zv.presidenti dhe drejtor menaxhues i kësaj kompanie, tregon se amerikanët e kanë marrë seriozisht planin për t’u përfshirë në dy projektet gjigande, kostoja e të cilave mund të shkojë deri në 500 milionë euro.
    Interesimi

    Mësohet që “Bechtel” t’i ketë thënë Berishës se projekti që ai realizoi, referuar Rrëshen-Kalimashit, ishte një ndër veprat më të rëndësishme që kishte ndërmarrë në karrierën e tij 21-vjeçare. Kurse Kryeministri iu përgjigj, duke thënë se “rruga Durrës-Kukës është një arritje historike, politike dhe ekonomike për të gjithë shqiptarët dhe rajonin”, duke shtuar më pas se “ajo jo vetëm i bashkoi shqiptarët, por i dha një zhvillim të paparë dhe të paparashikuar ekonomisë, turizmit dhe bashkëpunimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve me rajonin”.

    Pasi diskutuan mbi eksperiencën e “Rrugës së kombit”, palët u futën direkt e në temë, duke shikuar mundësitë e bashkëpunimit për të ardhmen, e në këtë situatë amerikanët kanë shprehur interesimin për ndërtimin e rrugëve që janë pjesë e Korridorit 8-të.

    Presidenti i kompanisë “Bechtel” shprehu interesin e tij dhe të kompanisë për të marrë pjesë në gara të tjera për të ndërtuar vepra të tjera infrastrukturore, si hekurudha apo segmente si ai i Korridorit 8-të, si Tiranë-Elbasan apo Berat-Tepelenë etj. Ai u shpreh se kompania e tij e konsideron gjithmonë prioritet dhe kënaqësi realizimin e veprave me impakt kaq të madh si në Shqipëri.
    Tunelet

    Qeveria planifikon prej kohësh të vërë në zbatim planin e ndërtimin të rrugës Tiranë-Elbasan, e cila do të ketë edhe një tunel prej 4 kilometrash. Gjithashtu në planet e tyre është edhe rruga tjetër po aq e rëndësishme, Berat-Tepelenë, e cila edhe kjo parashikon të ketë tunel. Mësohet se dy akset do të ndërtohen nga e para, duke kaluar në territore të reja, me synim shkurtimin e distancës.

    Për Tiranë-Elbasan, mobilizimi i Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit ka nisur me kohë, kur në marsin e këtij viti ministri Sokol Olldashi dhe Kryeministri paraqitën detaje të projektit të hartuar nga një kompani italiane. Sipas projektit, gjatësia e rrugës parashikohet të jetë rreth 31 kilometra, me 7 mbikalime, 4 nënkalime dhe me një tunel prej 4 kilometrash, i përbërë nga dy hyrje-dalje. Aktualisht nuk ka një vlerësim të saktë të projektit sa i takon financimit, por përflitet rreth shumës 15 miliardë lekë. Për këtë aks rrugor ministria ka akorduar në buxhetin e vitit 2011 rreth 5 milionë lekë, një shumë kjo tepër e vogël, por që planifikohet të plotësohet me mbështetjen e donatorëve. Deri tani janë interesuar Fondi Kuvajtian dhe Banka Europiane e Investimeve, duke pranuar të japin 1.3 miliardë lekë për vitin 2011.

    Sa i takon Berat-Tepelenë, ka pak të dhëna rreth rrugës që lidh disa linja të jugut në vend. Ajo që dihet është studimi i një kompanie gjermane, e cila tregon se rruga ka disa vështirësi financiare për shkak të terrenit dhe numrit të madh të tuneleve, përfshi dhe urat. Megjithatë, Kryeministri ka deklaruar se rruga në fjalë, rreth 40 kilometra e gjatë, do t’i nisë punimet brenda vitit 2011.

    shqip

  9. #99
    Miratohet ndërtimi i Unazës së Madhe


    Segmenti Komuna e Parisit-Rruga e re Tiranë Elbasan dhe segmenti Babrru-Bregu i Lumit-Kthesa Kamëz morën "ok" nga KRRTRSH-ja. Në fakt, segmenti Komuna e Parisit-Sauk, ku fillon rruga e re Tiranë-Elbasan, ishin pjesë e unazës që duhet të ndërtohej nga Bashkia e Tiranës, por dje KRRTRSH-ja vendosi që të ndërtohet nga qeveria. Berisha tha se kreu i bashkisë, Rama, kishte refuzuar ndërtimin e segmentit nga Ura Teknologjike deri në Sauk, dhe për këtë arsye, qeveria mesa duket zgjodhi ndërtimin vetë të gjysmës së segmentit, pjesës më të lehtë nga Kopshti Botanik deri te rethrrotullimi i Saukut. Të dyja këto akse parashikohen që t'i kushtojnë buxhetit të shtetit 170 milionë dollarë.
    "Babrru-Bregu i Lumit-Kthesa e Kamzës
    Ky segment ka një gjatësi 6.5 kilometër, gjerësi 110 metra, me 8 korsi. Aktualisht, në pikën e tij fillestare, objekti do të lidhet me Rrugën e Arbrit, i cili do të bëjë të mundur që trafiku të mos hyjë në qendër të Tiranës. Segmenti fillon në rrëzë të malit të Dajtit, aty ku do përfundojë rruga e Arbrit. Në pjesën veriore, rruga do të ketë një dalje për në Rinas, që do të krijojë një portë të re trafiku për në rrugën e Veriut. Rruga do të ketë 4 korsi për secilën anë dhe në secilën prej tyre do të jenë më vete korsitë e mjeteve publike të autobusëve dhe të emergjencës. Lumi i Tiranës pritet të ndajë korsitë, duke krijuar kështu edhe mundësinë e sistemit të këtij lumi. E gjithë rruga do të ketë katër breza gjelbërimi, ndërsa në pjesën e trotuarit është parashikuar edhe korsia e lëvizjes së biçikletave, e cila do të jetë e shtrirë në dy anët e rrugës. Përveç traseve të rrugëve, janë parashikuar edhe një sërë urash, si ajo që lidh dy anët e unazës me Rrugën e Arbrit. Në total do të ketë 6 ura të reja, përfshi edhe atë të Babrrusë. Segmenti parashikohet të kushtojë 14.5 miliardë lekë, ose rreth 140 milionë dollarë dhe sipas të dhënave, pritet që në të të ketë hapësirë edhe për ndërtimin e tramvajit. Në çmim nuk janë përfshirë shpronësimet, por vetëm ndërtimi i rrugës.
    Rruga Komuna e Parisit- Rruga e re Tiranë Elbasan
    Ky segment prek direkt jetën e banorëve të Tiranës, pasi kalon në zonën e re të banimit te Komuna e Parisit. Në fakt, ky segment fillon në hyrjen e Kopshtit Botanik të Tiranës, kalon mes liqenit dhe derës së Kopshtit Zoologjik dhe me pas, anës liqenit deri në rrethrrotullimin e Saukut, ku pritet të nisë rruga e re për në Elbasan. Në fakt, ky segment është projektuar nga Bashkia e Tiranës, deri tek Shkolla Teknologjike, por dje Berisha tha se qeveria mori përsipër të marrë kredinë dhe t'ia japë Bashkisë së Tiranës. "Por Bashkia e Tiranës nuk binte kurrë dakord që ky të ishte një investim i përbashkët me qeverinë. Ne këtë segment do ta tenderojmë deri në kufirin midis bashkisë së Tiranës dhe Komunës së Farkës, i cili është diku nga Kopshti Botanik."
    Kjo pjesë e unazës parashikohet me tre korsi nga çdo anë. Në pjesën afër kompleksit "Dinamo", parashikohet të ndërtohen një mbikalim dhe dy rrethrrotullime, kjo për të devijuar trafikun në rrugët anësore të zonave të banuara. Një tjetër rrethrrotullim i madh parashikohet të bëhet në zonën e digës së liqenit, pranë derës së Kopshtit Zoologjik. Ndërsa rrethrotullimi i tretë është në hyrjen e Saukut, ku do të bëhet lidhja me rrugën e re Tiranë Elbasan.
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  10. #100
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Si një shqelm bujarisë së natyrës
    PREÇ ZOGAJ | 21/11/2010
    Natyra ka qenë bujare, duke lënë minimumi një korridor të hapur për të shkuar nga Tirana në Elbasan dhe anasjelltas. Nuk ka nevojë për tunele. Këtë korridor e kanë përshkuar me këmbë, e kanë studiuar dhe përfshirë në projektin e rrugës fushore Vaqarr-Baldushk- Papër inxhinierët dhe specialistët e shoqërisë shqiptare "Alba Constraction".

    Qeveria dhe vetë kryeministri Berisha e njohin këtë projekt, sepse e kanë dhënë njëherë me konçension për ta bllokuar paskëtaj arbitrarisht, pa marrë asnjë përgjegjësi, kur autorët gjetën financimin privat nga shoqëria e famshme italiane "Serenisima".

    Ky ishte i pari koncesion për ndërtimin e një rrugë të re në Shqipëri, për të cilin u ofrua financimi - prova më e sigurt se përfaqësonte dhe përfaqëson zgjidhjen me të mirë afatshkurtër, afatmesme dhe afatgjatë për lidhjen e Elbasanit me Tiranën apo, në një kuptim më të gjerë, për t'i dhënë jetë korridorit të ri të Shqipërisë së mesme, si bërthama e infrastrukturës së re kombëtare dhe ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë.

    E kam theksuar disa herë në shkrimet e mia se po të ishte ruajtur kursi dhe ritmi fillestar i impenjimit të kryeministrit qëkurse u njoh nga afër me këtë projekt në qershor të vitit 2008, sot, në mos një autostradë të përfunduar, do të kishim nga Vaqarri i Tiranës në Papër të Elbasanit një kantier të madh pune ku do të ishte duke marrë formë një vepër madhore e ndërtuar pa asnjë qindarkë nga shteti.

    Kjo kohë ka humbur dhe nuk ka vlerë ta qajmë. Vetë koncesioni është braktisur si procedurë nga qeveria. Bashkë me të edhe avantazhet dhe vlerat e tij të qarta. Kryeministri ka përqafuar variantin e rrugës me tunele nga drejtimi i Qafë-Krrabës, që ai mendon ta ndërtojë me financim nga buxheti i shtetit ose me kredi, që është e njëjta gjë në thelb.

    shtë puna e tij se kush ia futi në mendje këtë variant shumë të shtrenjtë, me njëmijë yçkla, që ka gjasa t'u lidhë këmbët jo vetëm qeverisë aktuale por edhe asaj që do ta pasojë dhe financave të shtetit në përgjithësi.

    Pa hyrë në hollësi të tjera, ka qenë dhe është e mjaftueshme një provë e thjeshtë për të kuptuar se drejtimi i Qafë-Krrabës është varianti më i papërshtatshëm: prova është hedhja në koncesion.

    Asnjë firmë private, që i bën llogaritë me paratë e veta, nuk është ofruar e nuk do të ofrohej për të ndërtuar me koncesion këtë variant.

    Varianti i autostradës fushore pa tunel e ka mundur variantin e autostradës me tunel në radhë të parë, sepse për fushoren privatët vendosen të derdhin para. Në ekonominë e tregut mënyra e financimit është tregues i dorës së parë për të diferencuar leverdishmërinë e projekteve alternative.

    Ka gjithnjë shumë pikëpyetje për variantin e Qafë-Krrabës. Disa prej pikëpyetjeve dolën në pah më qartë se herë të tjera gjatë kësaj jave, kur rruga Tiranë-Elbasan dhe aksesorët e saj u diskutuan në Komisionet Parlamentare dhe në Këshillin Kombëtar të Rregullimit të Territorit. Këtu nuk është fjala për pikëpyetje të karakterit teknik, për të cilat mund të flasin vetëm ekspertët.

    Fjala është për pikëpyetje të karakterit të vendimmarrjes politike, që mbështetet në vizionin e përgjithshëm gjeostrategjik për infrastrukturën, në vlerësimin dhe krahasimin e kostove, distancave, efekteve të zhvillimit apo mënyrave të financimit mes varianteve të ndryshme, në vlerësimin e ndërlidhjeve, vazhdimësive, perspektivës e tjerë. Mbi ketë bazë zgjidhet varianti më i mirë.

    Diskutimet këtë javë nxorën në pah një fryrje të re, si tullumbace, të kostos së përgjithshme nga 260 milionë euro që ishte në qershor, në 320 milion euro, pra 60 milion euro me shumë. Një fjalë goje! Vëmendja në Komisione u përqendrua te tuneli 2,2 kilometra i gjatë dhe te ca tunele të vegjël që në total shkojnë rreth 1 kilometër .

    Në komisionin e ekonomisë u tha se tuneli do të kushtojë 110 milion euro! Tenderi do të startojë që këtë vit me një shumë të papërfillshme sa për të ngulur gozhdën.

    Më tej, qeveria do të kërkojë kredi nga bankat. Nëse nuk gjen kredi, do të rrëmojë në arkën e saj, më saktë do të përpiqet që nga vera e vitit të ardhshëm të marrë paratë e projekteve të tjera për t'i hedhur në tunel. Peshku në det, tigani në zjarr, por politika qeveritare e anonçimeve buçet sikur vepra po bëhet. Sigurisht, problemi nuk është garnitura propagandistike që shoqëron këto vendime. Problemi është shuma kolosale 110 milionë euro që do të paguhet nga taksapaguesit shqiptarë vetëm për tunelin.

    Dhe shuma tjetër 210 milionë euro për autostradën. Nga do të dalin këto para? Objeksioni i parë që do të bënte gjithkush që ka sadopak njohuri për këtë histori është ky: Përse vallë qeveria Berisha i bie me shqelm bujarisë së natyrës, që ka lënë një korridor të hapura për të shkuar nga Tirana në Elbasan dhe anasjelltas? Mirë që nuk do t'ua japë privatëve, po perse nuk e merr për ta shfrytëzuar si qeveri korridorin që ka bërë Allahu?

    Përse i duhet rënë malit, përse duhet shtrydhur buxheti, përse duhen futur në borxh qytetarë për të çarë malet kur natyra na thotë kaloni lirisht nga kjo anë këtu, që nuk është më larg se një vrap pele nga pjesa e zënë më male?

    Argumenti që përdor qeveria është distanca. Drejtimi nga Qafë-Krraba, sipas qeverisë është 35-37 kilometra, ndërkohë që rruga fushore është 34 kilometra deri në Papër, por duhen edhe 14 kilometra të tjerë për të shkuar nga Papri në Elbasan. Mbi këtë argument, a thua se bëhet fjalë për diferenca të konsiderueshme, qeveria ka mbështetur mbrojtjen e varantin e saj shumë të shtrenjtë.

    Mirëpo argumenti i distancës, edhe nëse ekziston për fare pak kilometra, është sipërfaqësor dhe madje mund të bëhet nul për arsyet e mëposhtme.

    Së pari, paratë për rrugën Tiranë-Elbasan nuk hidhen thjesht për të lidhur dy qytete sepse ata të lidhura janë edhe me rrugën ekzistuese, por mbi të gjitha hidhen për të krijuar një korridor të madh zhvillimi të Shqipërisë së mesme, që do të mundësojë transportin kombëtar e ndërkombëtar nga Jugu në veri, nga Lindja në Perëndim dhe anasjelltas. Kjo autostradë nuk mund të përfundojë në Sauk apo në afërsi të qytetit "Studenti".

    Më saktë, nuk ka vlerë të përfundojë aty, siç parashihet në projektin e qeverisë. Kjo autostradë mund të jetë funksionale vetëm nëse lidhet me akset perëndimore dhe veriore nëpërmjet një unaze të madhe që do të fillonte te Ura e Farkës për shembull, dhe do të përfundonte te kthesa e Kamzës në një gjatësi prej rreth 17 kilometrash. Pikënisja reale e çdo autostrade funksionale që do të lidhte Tiranën me Elbasanin është kthesa e Kamzës.

    Nga ky këndshikim, gjatësia reale e autostradës së qeverisë nuk është më tridhjetë e shtatë kilometra, por mbi pesëdhjetë. Nëse do të vihej në relacion me Boshtin e Jugut nga krahu i Elbasanit, gjatësia e saj do të rritej edhe më. Në të gjitha variantet, për tu bërë funksionale, autostrada me drejtim nga Qafë-Krraba është jo vetëm me shtrenjta dhe më e vështira, por edhe më e gjatë se fushorja.
    Së dyti, qeveria ka miratuar gjatë javës edhe segmentin jugperëndimor të së ashtuquajturës Unazë e madhe e Tiranës, si derivate e rrugës Tiranë-Elbasan.

    Ky segment mund të konsiderohet unazë e mesme, por kurrsesi e madhe. Ai kalon në lagjet e qytetit, është një mbivendosje e një projekti me të hershëm të bashkisë. Kjo nuk ka rëndësi.

    Po, a mund të mundësojë transportin ndërkombëtar një rrugë që kalon nëpër qytet? Sigurisht që jo. E ashtuquajtura unazë e madhe që nuk është hiq e madhe në pjesën jugperëndimore e shton edhe më tej konfuzionin që karakterizon vendimmarrjen për rrugën Tiranë-Elbasan.

    Së treti, nuk është e qartë a ka një projekt tërësor zbatimi, apo po ecet me projekte pjesore, si në rrugën Rrëshen-Kalimash. Opozita i ka mundësitë ta marrë këtë informacion dhe të pengojë përsëritjen e një procedure të paligjshme.

    Dyshimet kanë lindur nga një lloj këmbëngulje për të filluar me tunelin, ndërkohë që nuk flitet për rrugën, ku parashikohen të investohen 210 milionë dollarë.

    Në fakt, duke përjashtuar dy tre kilometra rrugë në zonën e Farkës dhe ndonjë "gërvishtje" në tunel, buxheti i vitit 2011 nuk jep asnjë garanci se rruga do të marrë udhë. Edhe ato shuma parash që do të hidhen andej-këndej në segmente të shkëputura do të kenë fatin "të ngrijnë" në një vepër që do të kërkojë fonde pambarim për t'u bërë funksionale.

    Por ethet për të hapur tunelin do të vinë duke u shtuar edhe për faktin se tunelet mundësojnë punë të maskuara, që janë një minierë ari për spekulantët dhe hajdutët.

    Nuk është për t'u shpërfillur opinioni i shumë specialistëve se tuneli është fusha manjetike që ka tërhequr vendimmarrjen nga drejtimi i qafë Krrabës. Ndërkohë që nëna natyrë na ka lanë një shteg të hapur me bujarinë e saj.

    Në këto kushte, ndërsa nuk i ka gjetur gjatë këtij viti dhe s'ka përse t'i kërkojë më tej gjithë ato para, kryeministri do të bënte mirë ta mbyllte kapitullin e "luftës" me malet dhe të kthehej nga varianti i zotit.

    Le ta financojë me paratë e buxhetit variantin fushor që u hoqi koncesionarëve. Do t'i kursente vendit minimumi mbi njëqind milion euro. Dhe do të kishim një autostradë ndërrajonale dhe ndërkombëtare njëkohësisht.

Faqja 10 prej 30 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 348
    Postimi i Fundit: 21-01-2012, 08:10
  2. SK Tirana
    Nga Pasiqe në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 251
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 19:19
  3. Fillojne punimet per ndertesen TID ne kryeqytet
    Nga FЯODO në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 16-04-2008, 08:20
  4. Edi Rama, rikandidat për kryetar Bashkie në Tiranë!
    Nga Davius në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 27-07-2006, 17:10
  5. Tiranë, kapet super-hajduti i 13 vjedhjeve
    Nga Genti^Itali në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-07-2004, 16:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •