Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 80

Tema: Xxx

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307

    Xxx

    Me pelqen vjeshta,
    edhe pse shirat e saj me lagin,
    edhe pse me vete ne ēante
    duhet te me rendoje nje ēader,
    me pelqen deti
    dashuroj te notoj ne te
    edhe pse ne fund mund te ndihem e lodhur,
    edhe pse nganjehere algat
    me lidhen pas kembeve,
    apo kripa me bezdis ne trup,
    me pelqen te enderroj
    me sy hapur ne mengjez,
    edhe pse thone se keto endrra jane genjeshtare,
    me pelqen te pi nje kafe turke ,
    pse jo ...
    dhe filxhanin me pelqen nganjehere ta kthej,
    me pelqen qe sapo zgjohem ne mengjez
    te degjoj muzike,
    edhe pse mendjen tek kenget nuk e kam.
    Me pelqen ...
    ........................te te kem TY...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Era1 : 05-05-2006 mė 13:24
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    XXX

    Do ta ndaloj kohėn,
    pikėrisht aty kur ti ke ardhur,
    kur prekjet e tua nuk mungojnė,
    kur puthjeve tė tua jua ndiej shijen,
    kur shpirtin e tėnd e zhvesh pranė vetes.
    Do ta ndaloj kohėn,
    pikėrisht aty ku filloj tė pi hapėsirėn tėnde,
    kur humbas nė momentet e tua,
    kur e vesh kėtė moment me fustanin e nusėrisė,
    kur agonia e pritjes merr fund.
    Do ta ndaloj kohėn nė njė moment,
    pikėrisht aty ku thyhen akrepat,
    aty ku nuk numėrohen dot me hapat e tua,
    kėshtu ti nuk do kesh mė mundėsi tė ikėsh.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    XXX

    Fillova tė ripėrtėrihem nė largėsi,
    tė bėhem pishman pėr ecjet e mia nė trishtim,
    tė harroj hapat e lotuar,
    mendjen e djersitur,
    e sytė e pėrgjumur.
    Ndesha rrugės realitete tė “fshehura”,
    xhelozi tė vdekura,
    ėndrra tė lagura dhe tė kripura nė det.
    Ecja mbrapsht dhe fshija me gomėn e shpirtit,
    lėkurėn e djegur nga mungesa jote,
    kapėrdija me vėshtirėsi kafshatat e mallit,
    pija e dehur lotėt e dhimbjes,
    dhe laja veten me prekjet e tua.
    Mėrmėrisja nė kubin e kujtimeve,
    psherėtija nė urinė e ankthit,
    dhe vazhdoja tė fshija dhimbjet,
    shkruaja tė nesėrmen,
    prekja ardhjen tėnde,
    pėrkėdhelja tingujt e ndjenjave,
    dhe mė nė fund e ripėrtėriva veten nė largėsi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Era1 : 08-05-2006 mė 16:31
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    XXX

    Ti je...
    ėndėrr,
    erė,
    liri,
    ajėr i freskėt,
    dritė,
    ėmbėlsi.
    Je ... puthje,
    pėrkėdhelje,
    lindje,
    perėndim,
    era e jugut,
    zjarr,
    zgjim.
    Je ... poemė,
    pėrqafim,
    det,
    ėmbėlsi,
    qiell,
    aromė parfumi,
    dashuri.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    XXX

    Deri nė dhembje do tė tė dua,
    deri sa ekzistenca ime tė mbarojė,
    deri sa zemra ime tė rebelohet nga pasioni,
    deri sa ndjenja ime tė pushojė.

    Deri nė fund tė jetės do tė tė dua,
    deri sa plagėt tė mos mė lenė mė vend tė qetė,
    deri sa tė prek dhe kėndin e fundit tė tokės,
    deri sa qielli pa yje tė ngelet i shkretė.

    Do tė tė dua deri sa uji mė tė mos pihet,
    deri sa ajri uragan tė bėhet nga e jotja prani,
    deri sa sytė e mi mė tė mos shohin,
    deri sa me fjalėt e tua tė mė lidhėsh ti.

    Do tė tė dua deri sa shpirti tė mė shuhet,
    deri sa puthje mė tė mos kem,
    deri sa emri tė mė harrohet,
    deri sa e shkrirė tek ty tė jem.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Era1 : 09-05-2006 mė 18:09
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    XXX


    Mė takoi prapė sot njė ditė si kėto,
    gri,e heshtur,
    ditė ku shiu qė bie mbi rrugė,
    duket sikur nxiton tė hyjė dhe tė puth ankthin tim,
    kam ditė si kjo me emra pa hapėsira ,
    me data tė shėnuara me kryqe tė shkruara keq,
    ditė ku e qeshura ngelet e varur nė pasqyrė qė nė mėngjes,
    ku ėndrrat ngelen mbuluar me ēarēaf nė cep tė krevatit,
    kam ditė si kjo sot dhe ndoshta do tė kem dhe nesėr,
    ditė frikash, lodhjesh, fshehjesh,
    ditė ku pėrtesa mė bėhet si kafshė shtėpiake,
    ditė qė mė bėjnė tė harroj dėshirat,
    dhe tė fshihem pėr tė ėndėrruar.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    XXX


    Ti ke ēelėsin qė hap gjithė portat,
    ēelėsin qė ēliron liritė,
    ēelėsin qė zbulon baulen e ėndrrave,
    ēelėsin qė shpėrthen copėzat e zemrave pritėse,
    ēelėsin pėr tė hapur kafazin qė burgos shpirtrat.
    Ti ke ēelėsin pėr tė mbyllur ndjenjat e trishtimit,
    ēelėsin qė shkurton largėsitė,
    Ky ēelės nuk do tė jap para,perla,flori, prona apo fuqi...JO,
    Ky ēelės do tė lė tė shikosh lindjen e ditės,
    rrėshqitjen e njė loti,
    butėsinė e njė puthjeje.
    Dhe ky ēelės,
    ēelėsi yt mundi tė hap tempullin e zemrės sime
    dhe ta linte tė hapur pėr ty pėrgjithmonė.
    Faleminderit qė mė ke dhėnė buzėqeshjen tėnde.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    XXX


    Nėse mė pyesin

    se kur pėr herė tė fundit tė kam takuar,
    nė ē'ditė puthjen e fundit mė ke dhėnė,
    kur pėr herė tė fundit mė ke pėrkėdhelur,
    Do t'ju pėrgjigjem : Sot.
    Sepse me ty
    ...................ditėt
    ..........................orėt
    ................................minutat
    ...........................................sekondat
    .................................................. .......janė tė pėrjetshėm.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    XXX


    Studiomė gjestet
    shikimin,
    lexo nė to vetminė,
    zhgėnjimet,
    dashurinė,
    nuk di mė se ēfarė.
    Thjesht ti studio gjestet e mia,
    mblidh ēdo kukull qė e kam lėnė mėnjanė,
    shfletomė si njė libėr,
    dhe lexo ēdo kapitull tė kėtij libri,
    kushedi mė zbulon tė gjithėn se si jam.
    Studiomė gjithēka,
    shiko mirė sytė e mi,
    lexomė buzėt,mendimet,
    deshifro gjithė numrat e fshehur tek unė.
    Tani vetėm mungon diēka...
    tė lexosh se sa tė ndiej unė ty,
    Vėrtetė kjo jam unė.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    XXX


    Kur ti shkon...nuk dua tė qaj,
    por qėndroj nė heshtje pa thėnė asnjė fjalė,
    dhe jetoj kujtimet, rindėrtoj shpirtin,
    Kur ti fle , prek ėndrrėn tėnde,
    kujdesem pėr tė qė tė mos thyhet,
    pėr diēka ti ikėn, pėr diēka ti fle.
    Kur ndiej mungesėn tėnde, nuk them asgjė,
    por eci gati mbi ajėr me njė hap tė heshtur,
    tė kėrkoj nėpėr shtėpi,
    tė kėrkoj nėpėr letrat qė mė ke shkruar,
    vesh rrobat e tua qė ke lėnė nė sirtar,
    dua tė tė jap borxh dhomėn time, dyshekun, krevatin,
    pi pak nga vera qė ti ke blerė.
    Por edhe pse ti shkon
    e di qė nė njė ditė normale,
    nė njė ditė qė do dridhet nėn akrepat e orės,
    nė njė ditė qė do zgjatet e shkurtohet bashkė me ardhjen tėnde,
    ti do tė kthehesh pėr tė mos ikur mė kurrė.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •