Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 31
  1. #1
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192

    Lightbulb Egjipt: Kreu i muslimanëve lëshon fatua kundër statujave

    Myftiu i Madh Ali Gomma ka dënuar skulptorët
    duke u mbështetur në një proverb antik, një e thënë e Profetit


    Shqip

    Egjipt, një i çmendur kundër statujave
    Eshtë në majë të autoritetit religjioz: frikë për veprat e artit




    Ishte fillimi i prillit, kur Myftiu i Madh Ali Gomma, autoriteti më i madh religjioz i vendit nxori një “fatwa” – ligj fetar – kundër skulpturave dhe kujt i praktikon. Duke mbështetur në një thënie të shenjtë të Muhamedit, sipas të cilit skulptorët do të jenë ata që do të pësojnë torturat më të tmerrshme në ditën e Gjykimit. Gomma ka shpjeguar se të bësh statuja dhe t’i mbash në shtëpi është “harram”, pra e ndaluar.


    Kujtimi i hidhur i Bamyanëve, Budave gjigandë të gdhendur në shkëmbinj që u hodhën në erë nga Talibanët afganë është ende shumë i freskët, pasi drithërima e frikës ende nuk është larguar nga shpina e admiruesve të artit.


    “Është një kthim në një periudhë të errët të Islamit”, ka komentuar shkrimtari Ezzat Qamhaui. “Injorohet evolucioni i Islamit – shpjegon regjisori Daud Abdel Sayeed – është e qartë se në fillim statujat kanë qenë të ndaluara sepse njerëzit i adhuronin. Por vërtet mendojnë se ka ende myslimanë që adhurojnë statujat 15 shekuj më vonë?”

  2. #2
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Personalisht do të kisha këshilluar Myftiun duke sjellur të paktën dy shembuj.

    I pari ka të bëjë me paraardhësin e tij, Mohammad Abdu, që ka jetuar rreth 100 vjet më parë i cili deklaroi se statujat janë “një art i bukur dhe i respektuar”.
    I dyti, më shumë profan, ka të bëjë më konkurset e bukurisë. Është e vitit 2001 “fatia” që i ndalon në Egjipt, por që atëherë, çdo vit, dhjetëra vajza kanë vazhduar të sfidojnë për titullin e Nefretitit moderne.


    NoName

  3. #3
    Nallban Maska e alko71
    Anëtarësuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokë
    Postime
    707
    Jo se ka muslimane qe adhurojne statujat por qe ka njerez ende qe adhurojne ato,sic jane budistet sot dhe shume te krishtere.
    Edhe pse mund te duken per disa vepra arti,po kush mund te garantoje se ne te ardhmen pas ardhesit tane nuk i gjejne ato statuja dhe shume "vepra arti" te mbuluara nga dheu e pluhuri dhe te mos e shpallin se ja,te paret tane kane besuar ne keta zota(sic themi ne sot per romaket dhe greket e vjeter) dhe te fillojne t'i adhurojne ato?
    Po edhe tek te krishteret jane shume te kjarta ne Bibel ndalimet qe te formohen statuja ,ama se nuk i rrespektojne keto urdhera eshte c'eshtje tjeter.
    Keto jane ndaluar nga Zoti i njerezise e jo nga njerezit .

  4. #4
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga alko71
    Jo se ka muslimane qe adhurojne statujat por qe ka njerez ende qe adhurojne ato,sic jane budistet sot dhe shume te krishtere.
    Edhe pse mund te duken per disa vepra arti,po kush mund te garantoje se ne te ardhmen pas ardhesit tane nuk i gjejne ato statuja dhe shume "vepra arti" te mbuluara nga dheu e pluhuri dhe te mos e shpallin se ja,te paret tane kane besuar ne keta zota(sic themi ne sot per romaket dhe greket e vjeter) dhe te fillojne t'i adhurojne ato?
    Po edhe tek te krishteret jane shume te kjarta ne Bibel ndalimet qe te formohen statuja ,ama se nuk i rrespektojne keto urdhera eshte c'eshtje tjeter.
    Keto jane ndaluar nga Zoti i njerezise e jo nga njerezit .
    Alko, sa do t'i thosha NoName mos te hapi tema te tilla ne forum, se do ofendohen anetaret myslymane.
    Se ata anetare do thoshin qe vete myslymanet e Egjiptit jane ngritur kunder kesaj fatwa, vete intelektualet egjiptiane kane kundershtuar me force dicka te tille qe nqs behej e vertete do ta conte Egjiptin ne mesjete (apo kohet e erreta,)
    Se ato statuja jane burim multimilionash i ekonomise egjiptiane.
    Se para disa ditesh pashe nje interviste te nje egjiptian myslyman qe shiste statujat (suvenire) ne rruge per turistat dhe tha qe mbaj femijet me buke me keto.
    Se 10 institucionet ku shkollohen skulptoret egjiptian jane te drejtuara dhe financuara nga shteti, nje shtet jo-laik, me nje president qe e zgjodhi vete Ali Gommen si kryemyfti.
    Se dhe vete "Muslim Brotherhood" ishte kunder kesaj fatwa.
    Se ato piramida e cfare kane brenda me gjithe statuja jane nje nga mrekullite e botes.
    Se ... se ... se

    Ik aman, ju te nxirrni trute me kete llogjike, po shyqyr qe s'po pyesin ca shqiptare ketu ata egjiptianet se do kishin marre boten ne qafe.

  5. #5
    Nallban Maska e alko71
    Anëtarësuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokë
    Postime
    707
    Jo piramidat Luaneshe jo se ato nuk jane statuja.Dhe eshte mire te marrim mesim se si nuk duhet vepruar ,prej tyre e jo te kunderten.

  6. #6
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Citim Postuar më parë nga alko71
    Jo piramidat Luaneshe jo se ato nuk jane statuja.
    haha!

    sfinksi qe qendron para piramides se kafrit nuk quhet statuje sepse nuk rri ne kembe? si e rekomandon kurani?

    nese sfinksi quhet statuje duhet egjyptianet te shujane nje statuje 6000 mijevjecare se nje kuran i thote nuk e pelqen allahu? si mendon ti?

  7. #7
    Nallban Maska e alko71
    Anëtarësuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokë
    Postime
    707
    More edhe njeqind mije vjeqare po te jete duhet prishur.
    Piramida jo se me dhimbset,por eshte rrezik nga ajo cka mban te fshehur brenda, andaj thash jo piramidat.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-03-2006
    Vendndodhja
    rome
    Postime
    44
    Alko me lejo te te them qe gabon! Ne fillim duhet te besh dallim mes besimit te myslimaneve te tu e te krishtereve, pastaj duhet te besh dallim edhe mes Bibles e Kuranit. Ne fund duhet te besh dallim edhe kohor; ka 14 shekuj qe ka kaluar shekulli i 7. Dua te them:

    Zoti, nepermjet Shkrimeve te Shenjta e profeteve te Tij ka thene qe te mos adhurohen idhuj te bere prej guri e metali qe: "kane goje e nuk flasin, kane veshe e nuk degjojne, kane sy e nuk shikojne...".

    Mendoj se sot, duke bere perjashtime te vogla, njerezit me nje minimum zgjuarsie, arrijne te dallojne Zotin nga nje skulpture apo pikture jo e gjalle. (flas per myslimanet, hebrenjte e te krishteret... per budistet e konfucionistet nuk interesohem).

    Si Bibla ne fillim e Kurani me vone, mesazhin e kane te qarte: Zoti eshte nje, Krijues, i gjithepushtetshem, i gjalle e i pranishem, i vetmi qe shpeton e degjon lutjet e njerezve, prandaj eshte budallallek te adhurosh nje zot te bere prj balte apo prej bronxi. Kete e kemi mare vesh prej shekujsh. Te krishteret nuk e kane me problem sepse Zotin e paten shume afer, i bere njeri Ai erdhi mes nesh e na tregoi te verten e vet shume qarte; hoqi flijimet e kafsheve, beri te paster çdo lloj ushqimi e na mesoi se; "jo ajo qe hyn ne trupin e njeriut ndot njeriun por çka del nga zemra e tij...". Zoti mori natyren njerezore dhe e lartesoi deri sa e beri hyjnore e me dhuraten e ARTIT qe i dha njeriut i dha mundesine te celebroje kete bukuri, mrekulli te krijimit: prej ketej edhe Da Vinci, Michelangelo, Giotto etj etj. Te krishteret nuk ADHUROJNE statuja e piktura por nderojne ate çka ato shprehin; shenjter, simbole e pse jo: edhe shembelltyren e Zotit te tyre te bere njeri si mua e si ty...dhe te jesh i sigurt...jane teper te rralle ato qe mendojne se para syve kane Zotin apo Jezu Krishtin!!!!

    Aty ku ne Bibel, Zoti nepermjet Moisiut i flet izraeliteve qe te mos krijojne idhuj prej ari e argjendi, eshte e qarte qe vlen edhe sot e kesaj dite, por me nje ndryshim kohor e mendor. Pra...jo qe Zoti ndalon, SOT, te prodhohen statuja e piktura (nga frika se mos kthehen ne idhuj)...por te mos adhurohet askush tjeter perpos Tij; dmth. kur zevendesojme Zotin me parane, famen, suksesin, epshet e plot idhuj te tjere. Te krishteret e kane kuptuar kete prej shekujsh...tani, mendoj, eshte radha e myslimaneve!

    Kur thua qe te prishen ato statuja 6000 vjeçare sepse parardhesit tane i kane nderuar si idhuj...me dridhet mishi. Nuk ka krim me te madh! Zoti nuk ka frike nga keto statuja, nuk ka frike nga 34567788894443 idhujve qe mund te krijojme ne. Koleget e tu qe e çojne deri ne deshperim Fjalen e Zotit, arrijne te justifikojne edhe krime te tilla (si statujat 5 mije vjeçare budiste ne Afganistan...). Zoti nuk do qe njeriu te shkaterroje kulturen e vet, te kaluaren e vet. Ndoshta ti nuk e vret mendjen shume...por kur mendoj se mbi kete planet jetojne njerez qe ne emrin e Zotit jane te afte te kerkojne te digjen ikonat 1700 vjeçare, afresqet (afresket...bohh) apo statujat (Moisiu i Michelagelos qe une kam fatin te shkoj ta shoh çdo jave apo Meshira (Pietà) ne Sh Pjeter... me rrenqethet mishi!!!!!

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga alko71
    Jo se ka muslimane qe adhurojne statujat por qe ka njerez ende qe adhurojne ato,sic jane budistet sot dhe shume te krishtere.
    Edhe pse mund te duken per disa vepra arti,po kush mund te garantoje se ne te ardhmen pas ardhesit tane nuk i gjejne ato statuja dhe shume "vepra arti" te mbuluara nga dheu e pluhuri dhe te mos e shpallin se ja,te paret tane kane besuar ne keta zota(sic themi ne sot per romaket dhe greket e vjeter) dhe te fillojne t'i adhurojne ato?
    Po edhe tek te krishteret jane shume te kjarta ne Bibel ndalimet qe te formohen statuja ,ama se nuk i rrespektojne keto urdhera eshte c'eshtje tjeter.
    Keto jane ndaluar nga Zoti i njerezise e jo nga njerezit .
    O zot,
    po çfare demi mund te sjellin ato statuja,
    jane vepra arti, le te jene bere per tu adhuruar ,
    jane kryevepra te paperseritshme,

    kush i adhuron eshte pune e tij,
    nuk ka pune Ali Gommari qe te nderhyje,

    po ku shkoi toleranca e islamit ndaj feve te tjera????

    paranojake.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga alko71
    More edhe njeqind mije vjeqare po te jete duhet prishur.
    Piramida jo se me dhimbset,por eshte rrezik nga ajo cka mban te fshehur brenda, andaj thash jo piramidat.
    Normale se po te jene 100 mije vjeçare jane me te rrezikshme.
    Profeti juaj ishte i zgjuar , skulptoret do denohen se arrijne te lene pas ne shekuj informacione mbi historine e lashte, gje e cila mund edhe ti bej dem islamit.

    Po te jene 100 mije vjeçare nuk kane çfare te thone me keta se ne kohen me muhamedit nuk kishte shume dije,

    po imagjinoni nje çike se piramidat nuk mund te ndertohen sot me kete teknologji te perparuar qe kemi e si ishin ndertuar ne ate kohe?

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. KOSOVE-1981 - Rrofte Republika Socialiste e Kosoves
    Nga DYDRINAS në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 07-07-2018, 11:21
  2. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  3. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  4. Kryeministri i Kosovës jep dorëheqjen
    Nga rudo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 227
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 08:52
  5. A mund të quhet "luftë humanitare", ndërhyrja në Irak?
    Nga Kryeplaku në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 05-06-2005, 14:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •