Kisha katolike sot pėrkujton Shėn Florianin Martir








Sipas tregimit mbi martirizimin e tij, Floriani ishte veteran romak qė jetonte nė Mantem, pranė Kremsit, nė Austri. Kur filloi persekutimi i tė krishterėve nėn Dioklecianin, mori lajmin se nė Lork ishin arrestuar 40 tė krishterė. U nis menjėherė me dėshirėn qė tė ndiqte gjurmėt tyre. E kapėn pa hyrė nė qytet. Sapo dėshmoi se ishte i krishterė, e arrestuan menjėherė. E ēuan para sundimtarit, i cili e urdhėroi tė flijonte para hyjnive pagane. Me qė Floriani nuk pranoi nė asnjė mėnyrė tė gjunjėzohej para zotave tė rremė, si e rrahėn mizorisht me kamxhik, e flakėn nė lumin Enns me njė gur mulliri tė varur nė qafė. Ishte data 4 maj e vitit 304. Trupi i shenjtit u gjet e u varros nga njė grua e pėrshpirtshme me emrin Valeria. Mbi varrin e Florianit u ngrit njė abaci e famshme benediktine, qendėr e lulėzuar feje e kulture, e cila mė pas u kaloi Kanonikėve Rregulltarė Lateranens, qė vijojnė tė kujdesen pėr tė.
Nė shekullin XII disa nga reliket e Shenjtit u mbartėn nė Krakovi, ku duka i Polonisė, Kazimiri ngriti mbi to njė bazilikė madhėshtore.
Tregimi mbi martirizimin e Shėn Florianit ėshtė vepėr e Shėn Ireneut, ipeshkėv i Smirnės, i cili shfrytėzoi njė dokument mė tė vjetėr, tė kohės sė martirizimit tė shenjtit. Floriani u radhit nė Martiriologun Jeronimian dhe nė Martiriologun e Lionit. Mė pas kaloi dhe nė atė Romak, ku shėnohet edhe data e kremtimit tė festės sė tij, 4 maji, datė tradicionale kur derdhi gjakun pėr Krishtin.
Simbolet e Martirit, emri i tė cilit nė Shqipėri ka marrė trajtėn Lulash, janė palma e mokra e mullirit.