Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 32
  1. #21
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Zombie, duhet te sqaroj diēka. Eshte e vertete qe Komedia Franceze eshte ekuivalenti i Teatrit tone Kombetar, dhe nje institucion i rendesishem. Te gjithe autoret qe vihen ne skene nga kjo trupe jane shume te nderuar nga kjo.

    Por administratori (po ta degjosh audion qe kam vene me lart) duket vertete i indinjuar dhe teper njerezor. E megjithate, ai nuk percjell mendimet e qeverise. Ministri i Kultures ka shprehur pak habi dhe ka kerkuar nje takim me te qe te sqarohen me mire rrethanat e kesaj ngjarje. Por diēka eshte e qarte : vendimi i tij eshte i pakthyeshem. Ai ka paraqitur programin per vitin e ardhshem dhe aty nuk figuron Handke (ka patur zera qe thone qe ky anullim te jete ne fuqi per nje vit, ne shenje proteste ndaj Handkes).

    Megjithate, eshte vertete per tu pershendetur qe ekzistojne njerez te tille te guximshem (se shpejti do te behet mandatimi i ri dhe Bozonnet ndoshta mund te rrezikoje postin, megjithese gjasat jane me shume te qendroje) te cilet, edhe duke mos patur udhetuar qofte dhe nje here te vetme ne Kosove apo Bosnje, bashkohen me zerin e viktimave.

    Kurse Jelinek e kompani na nxjerrin perpara qe arti eshte tjeter dhe opinioni i dikujt tjeter. Por, mund te shtrohet nje pyetje :

    Ēfare do te thote te lexosh nje liber te nje autori ?

    Me kusht qe te mos kemi rene ne te padashje, te lexosh nje autor do te thote ta duash, t'i besh atij nder duke i dhuruar pak kohe nga jeta jote. Po mire, a mos do te jetoj valle 743 vjet per qe te lexoj dhe romanet e dikujt qe me urren ? Deri ketu ka vajtur mazohizmi im ? Jane mbaruar valle autoret e medhenj te kesaj bote qe te shkoj te perplasem tek Handke ? A thua bota nuk do te jete keshtu siē eshte pa Handken ?

    Te tjeret te bejne ē'te duan, si ta mendojne, por une nuk i shpenzoj as dy minuta per romanet e tij. Le te vdes injorant nga kjo, por te pakten nuk e kam torturuar veten deri ne fund.

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Oiseau, Komedia Franceze eshte nen tutelen e ministrise se kultures. Pas pluhurit qe u ngrit nga polemika, ministri patjeter do beje nje takim me administratorin, sepse e detyron karrikja qe ze. Komedia Franceze me kujton teatrin e Pekinit maskat e te cilit sipas Kadarese te "Koncert ne fund te dimrit" reflektonin pikepamjet e qeverise kineze

    Franca ka nje histori te gjate luftrash e gati po aq te gjate humbjesh. Megjithate kam vene re qe francezet kane memorie selektive dhe u rre mendja se jane akoma te rendesishem ne arenen nderkombetare.

    Une kam pershtypjen qe skandali plasi pasi ministria e kultures ne France ka qene gjithmone ne duart e se majtes. Si te tille majtistet franceze kane mbeshtetur Milloshevicin. Nje qendrim te tille nuk e prisnin dhe gazetat kulturore e jo, e kane pritur me shume polemike qendrimin teper human te administratorit.

    Nje situate e tille eshte edhe ne Itali. Dario Fo, nje ku*ve shkrimtar, pa asnje talent (mori edhe cmimin Nobel kot me kot), ishte ne krye te levizjes se artisteve italiane kunder bombardimit te Miloshevicit nga NATO ne '99. Artistet e Evropes perendimore jane ne pergjithesi te majte pasi qeveri centriste i kane kenaqur ne kohe me ministri relativisht te parendesishme e me pak para.
    Ignore List: Den Bossi

  3. #23
    larguar Maska e Silk
    Anėtarėsuar
    28-09-2005
    Vendndodhja
    last summer...
    Postime
    307
    osieau en vol,

    c'te them me teper, i ke thene ti te gjitha, jam shume dakort me ty ne cdo fjale. puna eshte, se si duhet reaguar. qe te mbahet qendrim duhet te reagoje dikush, ne nje menyre apo ne nje tjeter. mediat luajne nje rol shume te rendesishem por sic the edhe vete ne shq. "nuk i fryn kush kosit" dhe kjo te ben me te vertete te xhindosesh. nejse, secili duhet te beje pjesen e tij dhe te permbushe detyren qytetare ndaj kombit te vet (qofte ky edhe indigjim i heshtur) dhe larg qofte kjo nuk i duhet imponuar kujt.

    Veē kesaj, ne nje blog te gazetes se mirenjohur "Le Monde", blog i Pierre Assouline, ka patur nje debat ne mes mbrojtesve te Handkes dhe kundershtareve te tij. Po qe se keni deshire (frankofonet) mund t'i hidhni nje sy ketu :

    http://passouline.blog.lemonde.fr/li...le_handke.html
    jam kurioze te lexoj argumentat, ku mund ta gjej shkrimin ne ndojnje gjuhe tjeter?

    Nja dy fjale per kete Handke : nuk e di a ka ne Shqiperi ndonje liber te botuar te tij, apo dhe te kesaj Jelinek (kjo me duket se ka nje liber te perkthyer ne shqip)
    edhe me sa jam une ne dijeni nuk ka liber te handkes te botuar ne shqip. sa per jelinek: nje kolege e imja ka pasur ne dore perkthimin e romanit "pianistja" te kesaj autoreje. tani duhet ta kete perfunduar.

    te falenderoj per hapjen e temes dhe vazhdo ngrije zerin, shume na marrin per komb memec.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Silk : 06-05-2006 mė 15:50

  4. #24
    I shkreti Mahmut Jihadi Maska e LONDON-TIRONC
    Anėtarėsuar
    08-12-2002
    Postime
    279
    Citim Postuar mė parė nga Cyclotomic
    Vallaj, me ate qe po ndodh keto kohera ne shqiperi, greket vijne e shkelin sikur me qene toke e tyre, serbet vijne e japin koncerte e kerrcet sherri kundra atyre qe guxojne te permendin gjenocidin qe ndodhi jo pak kohe me pare, shkaterrimi i institucioneve shkollore qe ka kohe qe po ndodh etj etj, sharjet ndaj nene Terezes, artikujt kundraperendimore dhe prolindore, kundra luftes se Skendrbeut e car skan sjell e kan shkrujt keto kohet e fundit nuk po dime me cfare te besojme.
    Un Kadarene nuk po e hyjnizoj, per me teper me ka mbetur ne mend nje varg tek libri 'Bisede permes hekurash" me nje nga patriotet me te medhenj te koherave te sotme Ukshin Hotin, i cili akoma nuk dihet se ku i ka te shperndare kockat, qe ky i fundit i shkruan pak a shume "Nuk ma merrte kurre mendja qe Kadareja nga lart do kujtoheshe per mua ketu poshte". Nje fjali qe ka shume kende, jo thjeshte kendin e njeriut qe eshte ne burg dhe njeriut qe eshte neper kafenete e parisit. Sidoqofte jane shume te tjere si puna e Ukshin Hotit qe megjithmend per mendimin tim jane shembujt me te mire per tu ndjekur kur vjen puna tek patriotizmi dhe intelekti qe jane gjera komplementare te njera tjetres, gje qe Kadareja ne ate te paren ka lene pak per te deshiruar(mua personalisht nuk me ka ardhur mire qe ka thene se ska rendesi dhe madje eshte me mire qe librat e tij te perkthehen nga frengjishtja ne anglisht dhe jo nga shqipja direkt ne anglisht, qe zakonisht ashtu ndodh me cdo botim se i humbet kuptimi nga dega ne dege). Megjithate nese i futemi me kete dell edhe figurave te tjera do na dalin te gjithe sipas nje kendveshtrimi te caktuar ose tradhtar ose hipokrita ne nivele politike, letrare, patriotike dhe mbase dhe fetare. Shqiperia nuk ka ndryshuar shume nga koha e Nolit dhe Konices, eshte akoma nje foshnje, dhe nuk mund te kete "lluksin" qe t'i futet cdo figure, sidomos ketyre qe jane me te tilla permasa me kete lloj kritike. Them se koha te bej te veten dhe per Kadarene, ashtu sic ka bere per shume shkrimtare te tjere. Shprehja qe ai thote me siper ka ne thelb nje te vertete te pakendeshme. Megjithate nje gje kam frike, qe nese keto fjali do i kishte shprehur ndonje i huaj antishqiptar, besoj se do kishte patur me shume duartrokitje se sa citime nga biografia e tij antishqiptare(erdhem perseri tek tema e Oiseau vecse nga nje tjeter kendveshtrim).

    Me ty Xhuxhumak nuk kam gje(kam rrespekt te jashtzakonshem per shkrimet qe ke) me keto qe thashe ne fund, eshte thjeshte lidhja qe del nga leshteriku hibrid qe kemi ne shqiperi. Kendveshtrimi im ndaj nje shkrimtari shqiptar me permasa te medha si Kadareja eshte pak me pragmatist. Vitet e fundit me sa kam pare shkrimi i Kadarese ka qene i qendrueshem dhe i vazhdueshem vecse me nje objektiv te vetem, integrimin shqiptar ne Europe, dhe pranimin e elementit shqiptare ne Europe.


    Mendjelehtesia karakteristike Ciclotomike,boshesia e natyrshme e tij,te pretenduarit e te qenurit nje shqiptaro-'Lei Fen' i ''shqiptarizmit'' i cili veshtron me skepticizmin 'pro'-shqiptar c'do molekule ballkanase-jo-shqiptare qe vervitet andej kendej se mos ndoshta demton interesat jetike te shqiptarit,i vjedh gamorin ose kallashin,paradoksuar keshtu ekzistencen e Atij te shkretit qe nuk do me dit per urrejtje vari lesht internacionale-ballkanoide por thjesht falet per diten qe ai vend te anetaresohet ne BE ne menyre qe ai te gjej nje vend pune qe te siguroje nje kafshate buke per femijet e tij.

    Ike o Ciclo,ja fute vrapit edhe ti per nje jete me te mire ne perendim,e jo vetem qe harrove qe ke lene pas me shume se 50% te asaj popullate atje ne varferi totale,deri diku produkt i asaj llogjike ''rreziku i kapitalizmit-greqizmit,revizionizmit,serbizmit,preshizmit'',por si gjeli ne maj te pjehut jep edhe rreceta nacionaliste per nje Shqiperi ne BE,variant integrimi allasojsh Ciclotomik,duke tentuar te harrosh per nje moment(produkt i mendjeshkurtesise) qe llogjika e ekzistences se BE-se bazohet nder te tjera ne 'c'armatimin' e urrejtjes nderetnike.

    Pallaveshizmi ballkanas 'polli' Pallaveshe te rinj i thote BE-ja kesaj.
    Kur ne niseshim per marrshim,zuzkat qanit me ngasherim.
    Ne Jarovesh ne po vemi,kush nuk beson borxh nuk ja kemi.

  5. #25
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Silk, debati qe zhvillohet aty eshte ne frengjisht. Eshte nje blog letrar i mirenjohur, ku me sa kam pare, marrin pjese pak a shume njerez te artit dhe lexues te mirefillte. Kam pare qe shume aty jo qe kane ndonje urrejtje per shqiptaret (me perjashtim te njerit qe deklarohej hapur pro-serb), por ato i meshojne punes se censures. Por ka dhe te tjere qe mbeshtesin veprimin e administratorit, dhe keto i kam falenderuar dhe ne email duke iu thene qe mbeshtetja e tyre eshte diēka qe me prek shume. Jam munduar te sqaroj disa gjera ne lidhje me "perrallat" e serbeve mbi Kosoven, kuptohet me aq sa lejon vendi sepse tekefundit eshte blog letrar. Por, kam menduar qe me mire te ndihet nje ze shqiptar qe flet per diēka qe i dhemb. Dhe, sinqerisht e them, ka zoterinj te nderuar aty, qe edhe duke qene ne fillim paksa te lekundshem, jane pajtuar deri diku me sqarimet dhe e pashe qe diēka kishte ndryshuar ne opinionet e tyre.

    Madje njeri me tha qe njihte dy albano-siēiliane (qe une nuk e dija) : John Cassavetes (me falni nese ia shtremberova emrin) dhe Nick Tosches. I pari njihet tashme (ka vdekur) si realizues filmash. I dyti (nuk kisha degjuar per te) shkruante romane (jeton ne USA) policore dhe ai me keshillonte qe te gjeja librin "Feja e te deshtuarve" (La réligion des ratés). Me thoshte qe ne kete liber ka shume te dhena per komunitetin arberesh-siēilian qe kane emigruar ne USA dhe qe ishin nje komunitet shume i veēante. Ndonjeri mund ta gjeje librin dhe ta perktheje per ndonje shtepi botuese, kushedi. Une do e lexoj ne frengjisht.

    Kaq pak a shume.

  6. #26
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar mė parė nga LONDON-TIRONC
    Mendjelehtesia karakteristike Ciclotomike,boshesia e natyrshme e tij,te pretenduarit e te qenurit nje shqiptaro-'Lei Fen' i ''shqiptarizmit'' i cili veshtron me skepticizmin 'pro'-shqiptar c'do molekule ballkanase-jo-shqiptare qe vervitet andej kendej se mos ndoshta demton interesat jetike te shqiptarit,i vjedh gamorin ose kallashin,paradoksuar keshtu ekzistencen e Atij te shkretit qe nuk do me dit per urrejtje vari lesht internacionale-ballkanoide por thjesht falet per diten qe ai vend te anetaresohet ne BE ne menyre qe ai te gjej nje vend pune qe te siguroje nje kafshate buke per femijet e tij.

    Ike o Ciclo,ja fute vrapit edhe ti per nje jete me te mire ne perendim,e jo vetem qe harrove qe ke lene pas me shume se 50% te asaj popullate atje ne varferi totale,deri diku produkt i asaj llogjike ''rreziku i kapitalizmit-greqizmit,revizionizmit,serbizmit,preshizmit'',por si gjeli ne maj te pjehut jep edhe rreceta nacionaliste per nje Shqiperi ne BE,variant integrimi allasojsh Ciclotomik,duke tentuar te harrosh per nje moment(produkt i mendjeshkurtesise) qe llogjika e ekzistences se BE-se bazohet nder te tjera ne 'c'armatimin' e urrejtjes nderetnike.

    Pallaveshizmi ballkanas 'polli' Pallaveshe te rinj i thote BE-ja kesaj.
    E shof qe Padogana qena bere e merzitshme kohet e fundit, jo vetem e merzitshme por nje qerre me pornografirash. Kan pas qene te tjera figura qe e rrutullonin e ja kallxonin edhe njerezeve si puna jote.

    Un ne Shqiperi shkoj rregullisht. Heren e fundit qe isha, as e cante koken njeri per Europen, coj dhe pare per ate pjesen 50%(qe nuk eshte 50 por eshte nja 80 %, informohu here tjeter). Varferia nuk te ben te lutesh te futesh ne europe, perkundrazi varferia e induktuar nga politikanet tane eshte e qellimshme qe keta njerez do thoja as te mos falen per tu futur ne Europe por te rrine ashtu ne shpelle pa ditur se korrupsioni dhe ekstremizmi jane gjerat kryesore qe duhet te hiqen nga ai vend. Sa per urrejtjen nderballkanike kjo eshte shpijke e internacionalistave, ose ata qe hiqen per me shit-ble dy pale dokumenta e vizash ose qe rrine dhe si celula te fjetura... makar andej nga Londoni. Shqiptaret kurre nuk kan shkaktu lufte ndaj askujt, por ti perpara se te fillosh te shkruash duhet te mesosh pak histori etj. Po se besoj se truri jot thith gje. Thoshte ai Euleri, qe deri ne moshen 30 vjecare thith truni, e pastaj perpunon cka di. Tek ty jo vetem qe nuk thith me gje, por as per te perpunuar nuk ka cte perpunoj.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  7. #27
    larguar Maska e Silk
    Anėtarėsuar
    28-09-2005
    Vendndodhja
    last summer...
    Postime
    307
    isha per ate, qe ne debat duhet te marre pjese edhe pala shq.

    Kurse Jelinek e kompani na nxjerrin perpara qe arti eshte tjeter dhe opinioni i dikujt tjeter. Por, mund te shtrohet nje pyetje :

    Ēfare do te thote te lexosh nje liber te nje autori ?

    Me kusht qe te mos kemi rene ne te padashje, te lexosh nje autor do te thote ta duash, t'i besh atij nder duke i dhuruar pak kohe nga jeta jote. Po mire, a mos do te jetoj valle 743 vjet per qe te lexoj dhe romanet e dikujt qe me urren ? Deri ketu ka vajtur mazohizmi im ? Jane mbaruar valle autoret e medhenj te kesaj bote qe te shkoj te perplasem tek Handke ? A thua bota nuk do te jete keshtu siē eshte pa Handken ?

    Te tjeret te bejne ē'te duan, si ta mendojne, por une nuk i shpenzoj as dy minuta per romanet e tij. Le te vdes injorant nga kjo, por te pakten nuk e kam torturuar veten deri ne fund.
    per sa i perket kesaj, qe ke shkruar ketu: hmmmm, eshte shume delikate. po te arsyetoja me ndjenje do isha dakort me ate, qe shkruan. ne parim dakort jam, megjithate konstatoj, se te lexosh nje shkrimtar nuk do te thote domosdoshmerisht ta duash, sic thote edhe julius mund edhe te dua thjesht ta njoh (sipas meje ky eshte edhe emancipim letrar). zgjerimi i njohurive te tua mbi nje subjekt (nje nga elementet baze te perkthimit) nuk perben formimin e bindjeve te tua mbi kete subjekt. besoj, se jemi dakort, qe jane dy gjera te ndryshme, qe nuk duhen vene nen shenjen e barazimit.

    nga ana tjeter handke eshte shprehur publikisht kunder nderhyrjes se forcave te natos ne kosove dhe thjesht pranimi i ideve te tij (sado, qe nje popull te jete tolerant ne kete pikepamje) te ngjan me nje autogol ose me mohimin e vetvetes.

    keto jane idete e mia.

  8. #28
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Silk, do te terheq vemendjen mbi dy gjera :

    E para, kur flas qe nuk do te harxhoj as dy minuta per Handken, une e kam fjalen per romanet e tij, dhe jo per intervistat apo shkrimet ekskluzivisht politike. Per te mos qene dakort me te, une duhet te di me pare ē'thote ai. Por, kete ēka thote ai, une nuk e gjej ne romanet e tij por tek intervistat dhe qendrimet e tij. Keshtu qe une mund te bej fare mire pa historite e personazheve te tij, dhe besoj do te jem po aq i lumtur pa to.
    Une nuk humbas fjala vjen 17 ore nga jeta ime duke lexuar nje roman te tij, ama do t'i humbas 7 minuta per nje interviste te tij ku ai thote qe eshte me mish e me shpirt me Serbet. Persa u perket romaneve, ka aq shume autore te medhenj, dhe shume me te mire se Handke saqe do te jem po aq i kultivuar edhe po te mos kem lexuar dy rreshta nga ai.

    E dyta, nuk eshte problemi qe Handke ka qene kunder bombardimeve ne Kosove, sepse te tille kane qene shume, dikush per arsye politike, dikush per pasion e dikush thjesht per sport. Por Handke shkon dhe me larg : ai e pozicionon veten haptas me Serbet, me Millosheviēin, mohon te vraret ne Bosnje, Kroaci, Kosove, dashuria e tij per Serbine eshte e verber. Dhe kjo eshte pikerisht ajo ēka e ka shtyre administratorin Bozonnet per te marre nje vendim te tille.

    Shtepite botuese ne Shqiperi mund te bejne fare mire pa nje roman te Handkes, nuk u permbys bota sepse shqiptaret nuk lexuan ne shqip nje roman te tij. Por gazetat, revistat, dhe media shqiptare duhet t'i beje te njohura qendrimet pro-serbe, pro-nacionaliste te Handkes duke botuar ēdo shkrim te tij ku shprehet dashuria e thelle per Serbine dhe mosperfillja per viktimat.

    Vijme tek Jelinek. Eshte nobeliste, e dime kete. Libri i saj "Pianistja" eshte bere dhe film nga Michael Haneke (edhe ky firmoses i peticionit). A mos me ka gjetur gje mua qe nuk e kam pare kete film ? Nuk mendoj. Kam plot e plot menyra te tjera per te humbur kohen. Po pa librin e Jelinek, mos valle do te shuhej nje yll ne qiell ? Nuk mendoj keshtu. Personalisht po lexoj romanin e Romain Gary (1914-1980) "Edukim europian", njeri nder shkrimtaret me te medhenj te Frances, dy here fitues i ēmimit Goncourt (me prestigjiozi ne France), nje here nen emrin e vertete dhe nje here nen nje pseudonim, zbuluar pas vdekjes (vetvrasje). Po pse te mos lexoj romanet e Sartre, "Mosha e arsyes", "Muri", autobiografine e tij "Fjalet" ? E thashe dhe me lart, nuk do te jetoj 800 vjet per qe t'i vije rradha dhe romaneve te Handkes dhe Jelinekut apo Pinterit e kompani. Thjesht ēeshtje harmonie shpirterore. Si mund te me beje zemra qe te mbaj ne duar per 15 dite rresht librin e dikujt qe e urrej ? E qe mund te bej fare mire pa te ?

    Kaq ishin mendimet e mia.

  9. #29
    larguar Maska e Silk
    Anėtarėsuar
    28-09-2005
    Vendndodhja
    last summer...
    Postime
    307
    E para, kur flas qe nuk do te harxhoj as dy minuta per Handken, une e kam fjalen per romanet e tij, dhe jo per intervistat apo shkrimet ekskluzivisht politike.
    per romanet e kisha fjalen edhe une

    Per te mos qene dakort me te, une duhet te di me pare ē'thote ai. Por, kete ēka thote ai, une nuk e gjej ne romanet e tij por tek intervistat dhe qendrimet e tij. Keshtu qe une mund te bej fare mire pa historite e personazheve te tij, dhe besoj do te jem po aq i lumtur pa to.
    e ke gabim, ne romane mund te shprehen shume mire edhe qendrime politike (shtoj ketu, qe nuk e njoh fare si autor)

    Une nuk humbas fjala vjen 17 ore nga jeta ime duke lexuar nje roman te tij, ama do t'i humbas 7 minuta per nje interviste te tij ku ai thote qe eshte me mish e me shpirt me Serbet. Persa u perket romaneve, ka aq shume autore te medhenj, dhe shume me te mire se Handke saqe do te jem po aq i kultivuar edhe po te mos kem lexuar dy rreshta nga ai.
    "une" ne kete rast nuk te referohet vetem ty si person, peremri emerton dhe permbledh publikun shqiptar, qe mund te kene interes per kete autor.

    E dyta, nuk eshte problemi qe Handke ka qene kunder bombardimeve ne Kosove, sepse te tille kane qene shume, dikush per arsye politike, dikush per pasion e dikush thjesht per sport. Por Handke shkon dhe me larg : ai e pozicionon veten haptas me Serbet, me Millosheviēin, mohon te vraret ne Bosnje, Kroaci, Kosove, dashuria e tij per Serbine eshte e verber. Dhe kjo eshte pikerisht ajo ēka e ka shtyre administratorin Bozonnet per te marre nje vendim te tille.
    kete e di, kam lexuar, permenda vetem kete, se nuk doja te zgjatesha

    Si mund te me beje zemra qe te mbaj ne duar per 15 dite rresht librin e dikujt qe e urrej ?
    ketu eshte e gjithe ceshtja. s'kam pse ta urrej handken, le te na urreje ai ne. jemi dakort ne thelb. ndryshimi i vetem eshte, qe une mendoj, se do e lexoja handken ne shqip (po te mos dija gjermanisht) pa ndjere asnje lloj shqetesimi, ndoshta, sepse procesin e te lexuarit nuk e perceptoj thjesht si pasion, kurse ti jo. jane vendime, qe secili i merr individualisht.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Silk : 06-05-2006 mė 18:33

  10. #30
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Ok, Silk, falemnderit per percjelljen e debatit. Gjithe te mirat.

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Skandali i ambasadorit shqiptar nė SHBA, Fatos Tarifa
    Nga Pride nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 30-11-2007, 18:18
  2. Skandali i fundit ne premier league
    Nga Demol nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 23:42
  3. Skandali i grabitjes sė rėrės shqiptare
    Nga Tirana nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 18-08-2004, 08:10
  4. Skandali Parmalat
    Nga leci nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 19-02-2004, 15:29
  5. Skandali Rama -"2K" fituese pa kritere ne tendera.
    Nga ChuChu nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 15-05-2003, 15:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •