
Postuar mė parė nga
Cyclotomic
Vallaj, me ate qe po ndodh keto kohera ne shqiperi, greket vijne e shkelin sikur me qene toke e tyre, serbet vijne e japin koncerte e kerrcet sherri kundra atyre qe guxojne te permendin gjenocidin qe ndodhi jo pak kohe me pare, shkaterrimi i institucioneve shkollore qe ka kohe qe po ndodh etj etj, sharjet ndaj nene Terezes, artikujt kundraperendimore dhe prolindore, kundra luftes se Skendrbeut e car skan sjell e kan shkrujt keto kohet e fundit nuk po dime me cfare te besojme.
Un Kadarene nuk po e hyjnizoj, per me teper me ka mbetur ne mend nje varg tek libri 'Bisede permes hekurash" me nje nga patriotet me te medhenj te koherave te sotme Ukshin Hotin, i cili akoma nuk dihet se ku i ka te shperndare kockat, qe ky i fundit i shkruan pak a shume "Nuk ma merrte kurre mendja qe Kadareja nga lart do kujtoheshe per mua ketu poshte". Nje fjali qe ka shume kende, jo thjeshte kendin e njeriut qe eshte ne burg dhe njeriut qe eshte neper kafenete e parisit. Sidoqofte jane shume te tjere si puna e Ukshin Hotit qe megjithmend per mendimin tim jane shembujt me te mire per tu ndjekur kur vjen puna tek patriotizmi dhe intelekti qe jane gjera komplementare te njera tjetres, gje qe Kadareja ne ate te paren ka lene pak per te deshiruar(mua personalisht nuk me ka ardhur mire qe ka thene se ska rendesi dhe madje eshte me mire qe librat e tij te perkthehen nga frengjishtja ne anglisht dhe jo nga shqipja direkt ne anglisht, qe zakonisht ashtu ndodh me cdo botim se i humbet kuptimi nga dega ne dege). Megjithate nese i futemi me kete dell edhe figurave te tjera do na dalin te gjithe sipas nje kendveshtrimi te caktuar ose tradhtar ose hipokrita ne nivele politike, letrare, patriotike dhe mbase dhe fetare. Shqiperia nuk ka ndryshuar shume nga koha e Nolit dhe Konices, eshte akoma nje foshnje, dhe nuk mund te kete "lluksin" qe t'i futet cdo figure, sidomos ketyre qe jane me te tilla permasa me kete lloj kritike. Them se koha te bej te veten dhe per Kadarene, ashtu sic ka bere per shume shkrimtare te tjere. Shprehja qe ai thote me siper ka ne thelb nje te vertete te pakendeshme. Megjithate nje gje kam frike, qe nese keto fjali do i kishte shprehur ndonje i huaj antishqiptar, besoj se do kishte patur me shume duartrokitje se sa citime nga biografia e tij antishqiptare(erdhem perseri tek tema e Oiseau vecse nga nje tjeter kendveshtrim).
Me ty Xhuxhumak nuk kam gje(kam rrespekt te jashtzakonshem per shkrimet qe ke) me keto qe thashe ne fund, eshte thjeshte lidhja qe del nga leshteriku hibrid qe kemi ne shqiperi. Kendveshtrimi im ndaj nje shkrimtari shqiptar me permasa te medha si Kadareja eshte pak me pragmatist. Vitet e fundit me sa kam pare shkrimi i Kadarese ka qene i qendrueshem dhe i vazhdueshem vecse me nje objektiv te vetem, integrimin shqiptar ne Europe, dhe pranimin e elementit shqiptare ne Europe.
Krijoni Kontakt