Nju Jork, 2O prill - "Dy shtete shqiptare në Ballkan do ta përfaqësojnë shumë bukur kombin shqiptar, do të jenë shumë të fuqishëm dhe do t'i japin shtatin e vërtetë kombit shqiptar. Dhe bashkë me këtë shtat të vërtetë do t'i japin një psiqikë tjetër shumë të shëndetshme, sepse kur një trup plotësohet, edhe mendja plotësohet", u shpreh shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare gjatë një ceremonie solemne në Nju Jork, ku u nderua me çmimin
për arritjet e një jete nga Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan.
Prej disa ditësh, Ismail Kadare ndodhet në Shtetet e Bashkuara ku zhvilloi disa veprimtari: mbajti një ligjëratë në Universitetin Kolumbia të Nju Jorkut mbi marrëdhëniet midis letërsisë dhe tiranisë, pati takime me komunitetin shqiptaro-amerikan etj.
www.kosova.com
Krijoni Kontakt