Shume diskutime behen ne forum, te pakten ne pjesen per informatiken ku une jam me aktiv.
Disa nga pjestaret me aktive te ketij forumi shkruajne shpesh njhoruite e tyre ne formen e nje "tutoriali" per te shkembyer njohurite e tyre.
Shqetesimi im eshte sa te ndergjejshem jane lexuesit e ketyre postimeve dhe se sa kreditohen keto shkembime njohurish kur perdoren ne publikime te ndryshme jo nga autoret origjinale?!
Jam ne dijeni qe forumishqiptar.com ofron nje "agreement" ku ai mund ti perdori te gjitha keto postime sipas interesave te tij dhe doja te dija deri ku i respekton kjo license autoret origjinal te ketyre postimeve?!
Sigurisht qe dikush mund te argumentoje me mos pjesmarrjen ne forum per te tilla shqetesime por ne insteresin tim do te ishte vazhdimi i kesaj pjesemarrje, qe besoj ka ndikuar sadopak tek te gjithe ne gjate shkembimit te ideve, dhe respektimi, kreditimi, i ketyre autoreve gjate perdorimit te materialeve te ndryshme. Besoj se eshte e drejte, te pakten, morale si e forumishqiptar.com dhe te gjithe atyre qe lexojne, pervetesojne dhe perfitojne nga keto postime.
Faleminderit per mirekuptimin!
P.S. Eshte thjesht nje kurizoitet i imi dhe te me falni nese e kam keqkuptuar licensen qe ofrohet nga forumi. Por me duket e drejte qe te sqarohet dhe nese e duhur te korigjohet kjo pjese ne mos emrin e vertete, te atyre qe e kane bere publik, te pakten me ndonje URI ne temen ku eshte bere diskutimi dhe postimi i ketyre "tutorialeve" thjesht per te respektuar dhe disi kredituar personat perkates.
Krijoni Kontakt