Ajo telefonoi.
Ishte 3 a mbase 4 e mengjesit.
Pergjumesh e pyeta se c'donte.
Po shoh porno me tha.
Dhe........pse me more ne telefon???
Dhe - ............ ajo u pertyp pastaj filloi te me pershkruante me nje entuziazem te frikshem ate qe ishte duke pare.
Dukej sikur po me tregonte menyren e funksionimit te nje makine grirese, nderkohe qe thirrjet dhe ofshamat mekanike te aktoreve ne sfond me krijuan nje imazh te cuditshem.
Dicka e padukshme dukej sikur po i grinte ata, e tani sikur kjo dicka kishte hyre ne mes te nates ne dhomes time, e une kisha filluar te ndjeja zhurmen e saj.
Ajo vazhdonte te pershkruante skenat erotike.
Vazhdimisht pohoja ate qe thoshte me "ehe" te lodhura, ndersa ajo ngrinte e ulte zerin.
Dalengadale entuziazmi me te cilen filloi biseden u rrudh,njesoj si zeri i aktores ne filmin porno. Tani nga receptori vinte nje ze i lodhur, i zhveshur nga tonet e larta.
Pastaj ajo me pyet serish.
A te zgjerojne tamponet???
Jo u pergjigja prere, pa e kuptuar as vete nga me erdhi gjithe ajo siguri.
Perseri ra heshtja.
Ne receptor degjohej vetem frymarrja se saj.
Po mendoj te vetevritem me tha qetesisht.
Te vetevritesh?????
E ke vendosur se si do ta besh, apo je ende duke menduar per menyren, e pyeta qete.
Prandaj te mora, qe te me japesh ti ndonje mendim, me tha.
Nuk kisha asnje arsye per te mos e besuar.
Ajo mund te bente gjithcka.
Mire atehere, do te perpiqem te sajoj dicka per ty, por duhet te me krijosh nje ide me te qarte se si e do qe te jete.
E dhimbshe, e shpejte, tronditese, me jep ndonje hollesi-, fillova te pyesja sikur te kisha eksperience ne kete fushe..
Dua te vije ngadale, qe te jape kohe te mendohem, te rreshkas brenda trupit tim duke perzene jeten prej tij.
Atehere te duhen disa qetesues, ne fakt shume qetesues.
Nuk kam asgje, asnje ilac, kam vetem alokol cigare, dhe asgje tjeter.
Ato ste hyjne ne pune, i them, dhe po mendoja se cfare mund te shkaktonte nje vdekje te lehte.
Mbylla syte per nje cast dhe u perpoqa te perqendrohesha, por pikerisht atehere zhurma e makines grirese fantazem, u ndje edhe me e forte.
Nuk me vjen asgje ne mend, prandaj po te le vetem i thashe,., por nuk goxova ta ul receptorin.
Ajo nuk foli.
Nga ana tjeter u degjua renkimi i shtirur i aktores se filmit pornografik.
A eshte bjonde ajo- e pyeta per te thyer heshtjen.
Po ajo eshte bjonde, dhe ka gjoks te madh, form konik, shpjegoi???
Ti je e dehur, shko te flesh, u perpoqa ta bind.
Dhe perseri ajo heshti.
Zhurma e makines grirese u degjua fuqishem sa per nje moment mendova se vinte nga dhoma ngjitur, por nuk mund te ishte ashtu sepse kishte muaj qe aty nuk jetonte njeri.
Ajo u mbush me fryme dhe une e ndjeva shume prane.
Damaret si thua te presesh damaret, por vetem te njerit krahe, keshtu qe do te kesh nje vdekje te ngadalte, fola perseri per te thyer heshtjen.
Nooooo gjaku ta shpif.
Me jep kohe te mendohem i thashe, ose prit deri neser, shko ne nje farmaci, merr ca qetesues, dhe kjo pune u zgjidh.
Nuk mundem deri neser, jam tmerresisht keq, duhet ta kuptosh qe po cmendem.
A mund te vij tek ty???
Tani, pyeta, nderkohe qe ora ne mur trekonte 4-30 e mengjesit.
Po mire hajde.
Ula receptorin dhe u perplasa pas shtratit tim.
Zhurma e llahtarshme e makines grirese nuk degjohej me.
Nga jashte makina e bashkise po pastronte kazanet e pleherave, ndersa dirta akoma se kish thyer terrin.
Nuk kisha me gjume, ne fakt nuk kisha me asgje.
Ne me pak se 15 minuta degjova zhurmen e makines se saj, deren qe u perplas, pastaj ashensorin qe ngjitej, hapat e saj drejte deres sime, zilen, dhe ajo ishte aty, plotesisht e shperfytyruar, me floke te shprishur, me sy te lodhur, nje gjysem femer, e rregjuar plotesisht.
E vetmja gje qe ende skishte ndryshuar tek ajo ishte shkelqimi i cmendur i syve te saj. Ne fakt ideja e vdekjes kishte bere qe ato te ndizeshin edhe me shume.
Ishte shkelqimi i fundit, edhe pse ajo nuk kishte per tu vetevrare tani, te pakten jo ne shtepine time.
As vete nuk e di pse e kisha lejuar qe te vinte, cfare mund te beja une per te ne kete ore te nates.
Nese miqte jane per te dhene keshilla, ato mund te jepen edhe ne telefon, mendova, por kjo sndryshonte me asgje, ajo tashme ishte aty.
Ajo ishte perplasur mbi kolltuk, dhe perhumbur me nje ngerdheshje te pakuptimte ne fytyre, shikonte tavanin.
U ula perballe saj, shikoja se si mbushej me fryme trupi i saj i imet, shikoja driten pas syve te saj, dhe nuk mund te thosha asgje.
Pastaj ajo u zhvesh.
Hoqi nje nga nje te gjitha rrobat dhe sikur une te mos ekzistoja,eci drejt dritares, e hapi ate, u mbush thelle me fryme, mblodhi floket pas kokes shtriqi krahet dhe qafen e holle, eci drejt krevatit tim, u mbeshtoll kruspull ne mes te tij, mbylli syte, fjeti.
Kishin kaluar me shume se dy ore qe e shihja te flinte dhe pothuaj e kisha harruar qe ajo kerkonte nje vetevrasjeje te qete, kur mendja me shkoi tek gazi karbonik.Gazi karbonik, po po gazi mund te shkaktoje nje vdekje te qete, mendova por nuk guxova ta zgjoja.
Qesha me vete.
E shikoja tek mbushej me fryme ate femer me trup femije por perseri e kisha kaq te veshtire te besoja se ajo ishte gjalle.
Mbase ajo ka kohe qe ka vdekur, mendova per pak, pastaj as qe dyshova se ashtu duhet te ishte.
Mbylla syte, ndersa zhurma e makines grirese kishte kohe qe degjohej brenda kokes time.
Krijoni Kontakt