Pershendetje,
Pashe te gjitha faqet dhe nuk ka asnji per GNR keshtu qe duke qene se jam fans i ketyre, thashe te filloi vete i pari. Shkruani opinionet tuaja (jo me nje rresht), nqs keni pare ndonje koncert (Arcimedes ki menjen n'mesim), cfare mbani mend nga koha kur GNR ishin ne krye te skenes se rock n'roll etj etj.
Mua me kujtohet dikur, mbase nga viti '92, '93 (kur isha 12 vjec), MTV sa pati nisur te lejohej, sapo kisha fillu anglishten ne shkolle dhe nuk merrja vesh shume. Si kalamaj qe po kalonin ne adoleshence nga muzika nuk merrnim vesh shume, Metallica (black album) ishte shume i forte per veshin tim te pamesuar me metal. Po nje grup me nje video te titulluar November Rain me pat terhequr vemendjen. Mbase nga video, apo menyra e te kenduarit, ose fundi i videos (nuk kuptoja pse vdiste nusja ne fund) nuk e di. Mora vesh qe emri i grupit ishte Guns N Roses dhe me terhoqi si emer, plus fakti qe shume "metalaret" e athershem nuk flisnin me shume adhurim per ket banden qe nuk luante metal te fuqishem. Me ne fund e gjeta per ke grup do beja tifozllik. Problemi ishte qe athere nuk kishte shume informacion per te. Nejse se po zgjatem shume, albumi i pare qe bleva ishte "Appetite for Destruction" kasete pirate nga Polonia qe nuk perfshinte 2 kenge kryesore po kush e dinte athere ? Mbaj mend zhgenjimin tim kur lexoj titujt e kengeve dhe nuk ishte "don't cry" (Ku e dija un qe don't cry ishte album tjeter) Akoma me kujtohet hera e pare kur e futa albumin ne manjetofonin e athershem ( me nji speaker haha) dhe kitarra e fillimit Welcome to the Jungle me rrenqethi mishin. Qe nga ai moment e dija cili do ishte grupi im i preferuar. Qe athere kane kaluar 13 vjet, dhe "Appetite for Destruction" kendohet akoma ne cd-player te pakten nje here ne dite. Ky album per mua eshte i magjishem, cdo kenge eshte sa e thjeshte, po dhe aq komplekse. Zeri i Axlit eshte madheshtor, i vecante, ndryshon nga kenga ne kenge. Nuk eshte cudi qe ky album eshte debut albumi me i sukseshem ne historine e rockut. Kaq kisha un per albumin.
Fatkeqesisht, me famen, parat, karakterin e Axlit, grupi u prish ose me sakte antaret kryesore u larguan. Kjo nuk e pengoi diktatorin Axl te sjelle pjestare te rinj ne bande duke u perpjekur te mbaje emrin gjalle. Per mendimin tim, GNR nuk jam me dhe nuk kane qene GNR qe nga '91 me largimin e Steven Adlerit ne bateri. Jam kurioz te di nqs ndonjeri prej jush ka pare Live in Tokyo, DVD , ose Koncertin ne Hipodromin e Frances ose Rock in Rio ne 2001 me ate monsten e cuditshme me emer Buckethead qe perpiqet te zevendesoi Slashin. Kaq kisha per GNR un tani per tani. Do shkruaj prap ndonje dite tjeter.
VELVET REVOLVER: 3/5 e GNR dikur, jo keq. Ne fillim nuk me bene ndonje pershtypje shume, derisa shkova te shoh nje koncert te tyre per ditlindje (dhurata me e bukur). Grupi me i mire i rockut tani per tani, e cuditshme, energjia e dikurshme eshte akoma, Slash duket sikur nuk ka ndryshuar fare nga ai slash i dikurshem me solot ne kitare. Scott Weiland mgjs nga levizjet duket si gay, eshte leader i vertete, di sesi te gjalleroi turmen. Mgjs nuk ia fal manaxhereve qe kishin prure Hoobastank per grup hapes (ca eshte ky emer Hoobastank?) me demek per te prure kalamajte brezin e ri te koncert, prap kishte lezet te shifsha burra, gra me kalamaj qe kendonin Mr. Brownsone ose It's so easy.. Mbarova un tani per tani, se mu mbaru dhe boja. pres opinionet , shkrimet tuaja.
Krijoni Kontakt