Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Perjashtuar Maska e eVerteta
    Anëtarësuar
    28-04-2006
    Vendndodhja
    ForumKatolik.com
    Postime
    54

    Një Kishë apo shumë Kisha?

    Një Kishë apo shumë Kisha?

    nga Don Albert Jakaj, Prishtinë

    Kisha si vazhdim i veprës së shëlbimit të vetë Jezu Krishtit, si vepër e Shpirtit Shenjt, gjatë shekujve është munduar ta kryejë misionin e saj në botë sa më mirë: ungjillëzimin, afrimin dhe bashkimin e të gjithë popujve në një, si populli i ri i Zotit.
    Këtë mision ia ka besuar vetë Jezu Krishtit, që të jetë ajo për tërë njerëzimin e të gjitha kohërave “sakrament shëlbimi”. Për ta arritur këtë qëllim është më parë bashkimi më Zotin, e pastaj edhe me të afërmin. Këtë bashkim të dyfishtë e dmëton, ngatërron, shpeshherë e ndërpret mekati.
    Fillestari i çdo mëkati, djalli i mallkuar, e ka tunduar Kishën gjatë shekujve në shumë mënyra, sidomos me grindje, mosmarrëveshje dhe copëtime të brendshme.
    Kishë do të thotë bashkësi e të gjithë bijëve të Zotit në një familje e cila duhet dhe nderohet në mes tyre (krah LG 18-27).
    Për të qenë Kisha besnike Krishtit, i cili e ka themeluar, duhet t’i ketë disa elemente të rëndësishme:

    • a) Të bazohet në fjalën e Zotit, Biblën, pra atë ta shpjegojë me kujdes, besnikëri dhe përpikëri, sipas traditës së Kishës dhe në përkim me mësimin dhe besimin e Kishës, magjisterit të Kishës.
      b) T’i ruajë dhe t’ia shpërndajë popullit të Zotit hiret e merituara nga vetë Jezu Krishti, me vdekjen dhe ngjalljen e tij, nëpërmjet sakramenteve.
      c) Ta ketë vazhdimësinë apostolike dtth prej kolegjit ose bashkësisë apostolike në krye me Pjetrin, e deri sot, mos të ketë ndërprerje, si pasardhësit e apostujve.

    Pothuaj në fillim të Kishës pati disa devijime, mësime të njëanshme apo edhe të gabuara, mospranime të vërtetave të zbuluara.
    Nëse dikush nuk e pranon ndonjë të vërtetë të zbuluar nga Zoti, të definuar nga ana e Kishës, quhet heretik dmth ka besim të gabuar dhe si i tillë është jashtë bashkësisë së Kishës.
    Në anën tjetër gjatë historisë dymijëvjeçare pati edhe coptime, ndamje të brendshme, kështu që sot kemi disa Kisha: Kisha katolike, Kisha ortodokse, Kisha protestante, Kisha anglikane... etj.
    Krishti është një, prandaj edhe korpi mistik i tij duhet të jetë një. Shën Pali shkruan: “Bëni çmos ta ruani njësinë e Shpirtit me anë të paqes që iu bashkon. S’ka por një Trup të vetëm dhe një Shpirt të vetëm – sikurse edhe jeni grishur në një shpresë të vetme të thirrjes tuaj. Nuk ka por një Zot i vetëm, një fe, një pagëzim...” (Ef 4, 3-5).
    Për njësinë e bashkësisë, Kishës, Jezusi lutej kështu: “që të gjithë të jenë një. Sikurse ti, Atë je në mua dhe unë në ty, ashtu edhe ata të jenë në ne, që të kuptojë bota se ti më dërgove” (Gjn 17, 21).
    Sot shtrohet pyetja: ku është Kisha e Krishtit ose cila Kishë vërtet është e Krishtit?
    Koncili II Vatikanas thotë: “Kisha e Krishtit... është zbatuar në Kishën katolike, të cilën e udhëheqin pasardhësit e Pjetrit dhe ipeshkvinjtë së bashku me të...” (LG 8).
    E qëndrimi ndaj Kishave tjera? Dekreti konciliar mbi ekumenizëm ndër të tjera thotë: “Kisha katolike i përqafon ata (vëllëzërit e ndarë) me nderim vëllazëror dhe dashuri” (Unitatis Redintegratio – UR 3).
    Lëvizja ekumenike ka për qëllim afrimin e mundësisht edhe bashkimin e të gjithë të krishterëve, pra të gjitha Kishave.
    Një ndër nismëtarët e guximshëm të kësaj lëvizje ishte pa dyshim edhe patriku i gjithmbarshëm i Kishës ortodokse Atenagora I, me prejardhje shqiptare, që së bashku me Papën Pali VI, i vuri themelet e sigurta të afrimit dhe të bashkëpunimit në mes të Kishës katolike dhe asaj ortodokse.
    Për këtë qëllim Papa Gjoni XXIII ka themeluar “Sekretariatin për Bashkimin e të Krishterëve”.
    Kisha katolike i ka hapur dyert dhe zemrën ndaj botës mbarë. Jo vetëm ndaj Kishave motra apo të ndara.
    Në Deklaratën për marrëdhëniet e Kishës ndaj besimeve jo të krishtera “Nostra Aetate” jepen vlerësime mjaft pozitive ndaj fesë hebraike, islamizimit dhe religjioneve të tjera, duke kërkuar dhe vlerësuar pikat e përbashkëta, si psh. besimi në NJË Zot, në pavdekshmërinë e shpirtit, njeriut, në parimet morale.. (për më shumë lexo: NA 3,-4).
    Pra qëndrimi i Kishës katolike ndaj Kishave motra është kërkimi i përbashkët i bashkëpunimit, afrimit dhe bashkimit, ekumenizmi, ndërsa ndaj feve tjera jo të krishtera, dialogu miqësor dhe vëllazëror, sepse “S’mund ta quajmë Zotin Atë, Babain e të gjithëve, nëse me njerëz nuk sillemi në mënyrë vëllazërore, të cilët janë të krijuar në përngjasim të Zotit... “Kush nuk ka dashuri nuk e ka njohur Hyjin” (1 Gjn 4, 8; NA 5).

    vijon

  2. #2
    Perjashtuar Maska e eVerteta
    Anëtarësuar
    28-04-2006
    Vendndodhja
    ForumKatolik.com
    Postime
    54
    Kisha – sakrament bashkimi dhe shëlbimi


    Kisha, të cilën e ka themluar Jezu Krishti, përforcuar Shpirti Shenjt është vazhdim besnik i historisë së shëlbimit gjatë shekujve. Si e tillë ajo është mjet, mundësi, sakrament bashkimi me Zotin dhe me të afërmin, bashkësinë.
    Në Besojmen apostolike gjejmë këtë të vërtetë: BESOJ NË NJË KISHË TË VETME, SHENJTE, KATOLIKE DHE APOSTOLIKE.
    Këtë të vërtetë e ka ndriçuar mjaft mirë Koncili II Vatikanas, sidomos me dy Enciklika: Lumen Gentium (LG) – Drita e Popujve dhe Gaudium et Spes (GS) – Gëzimi dhe Shpresa.
    Shën Ambrozi thotë: “Kisha është shprehja e Atit, nëpër Birin, në Shpirtin Shenjt”.
    Kisha si sakrament shëlbimi, vazhdim i veprës së Jezusit, pikë se pari është sakrament bashkimi “mjet, vegël e bashkimit më të thellë me Zotin dhe me tërë njerëzimin” (LG 1; GS 42, par 3). Jezusi është bashkimi më i madh me Zotin dhe me njeriun, sepse ai është Zot dhe njeri. Pra, ne mund të themi kështu: Kisha është shenja dhe mjeti i këtij bashkimi të dyfishtë, sakramenti i gjtishmbarshëm i shëlbimit (LG 48; AG 51).
    Këtë të vërtetë e ka pohuar edhe Papa Pali VI me këto fjalë: “Kisha është projekti i dukshëm i dashurisë së Zotit për njerëzimin, sakramenti i shëlbimit”.
    Kisha ka prejardhje hyjnore, si kemi cekuar disa herë, është e themeluar nga Jezu Krishti për shëlbimin e njerëzimit.
    Ajo është familja e Zotit, populli i ri i tij, për t’i ndihmuar njerëzit që ta njohin Zotin, ta duan, t’i shërbejnë dhe kështu të shëlbohen.
    Kisha ka qenë e paraparë qysh nga krijimi, është paralajmëruar dhe përgatitur në historinë e popullit të zgjedhur, atij hebrej, në Besëlidhjen e Vjetër, e themeluar nga ana e Jezusit, e përforcuar dukshëm me zbritjen e Shpirtit Shenjt (LG 2).
    Shën Augustini thotë: Kisha është mjeti i pajtimit me Zotin dhe me të afërmin.
    Sikurse Ati e ka dërguar të Birin, ashtu edhe Ai i dërgoi apostujt, për të kryer misionin, shpalljen e Lajmit të Gëzuar të shëlbimit, për t’iu predikuar dhe pagëzuar të gjithë njerëzit (krah. Mt 28, 19).
    Ajo është populli i Zotit, e përberë nga të gjithë popujt, njerëzit që besojnë në Jezusin dhe dëshirojnë të jetojnë sipas mësimit të tij.
    Shën Pali flet për një trup të vetëm: “Sepse sikurse në një trup të vetëm kemi shumë gjymtyrë dhe të gjitha gjymtyrët nuk e kanë të njëjtin funksion, kështu edhe ne, edhe pse shumë, jemi një trup i vetëm në Krishtin e secili prej nesh, gjymtyrë e njëri-tjetrit” (Rom 12, 4-5).
    Kreu i këtij trupi është Jezu Krishti: “Ai është kryet e Trupit – Kishës” (Kol 1, 18; LG 3).
    “Vërtet, në një të vetmin Shpirt Shenjt të gjithë jeni të pagëzuar për të qenë një trup i vetëm, si hebrenjtë ashtu edhe grekët, si robërit, ashtu edhe të lirët, dhe të gjithë e kemi shuar etjen në të njëjtin Shpirt Shenjt” (1 Kor 12, 13; LG 7).

  3. #3
    Perjashtuar Maska e eVerteta
    Anëtarësuar
    28-04-2006
    Vendndodhja
    ForumKatolik.com
    Postime
    54
    Kisha është një


    Si është një Zot në Trini;
    Sepse një institucion të tillë e ka themeluar dhe përcaktuar Jezusi, në kryeapostullin Pjetër, pasi ia fali tradhëtinë e trefishtë (krah Gjn 21, 15-17; Mt 28, 18).
    Për misionin apo dërgimin e saj, atë të Jezu Krishtit, me ndihmën e Shpirtit Shenjt, për shëlbimin e njërëzimit.

    Njësia apo uniteti i Kishës katolike ka tri shkallë dhe mënyrë:
    1. Besimi dhe dëshmia e fesë – të gjithë besojmë njëllojë, si na ka mësuar Jezusi, si na kanë lënë në trashëgim apostujt dhe si na mëson Kisha shenjte.
    2. Kremtimet e përbashkëta – liturgjia dtth Mesha Shenjte dhe sakramentët;
    3. Dashuria vëllazërore e familjes së Zotit (UR 21).

  4. #4
    Perjashtuar Maska e eVerteta
    Anëtarësuar
    28-04-2006
    Vendndodhja
    ForumKatolik.com
    Postime
    54
    Kisha është shenjte


    Shenjtëria e saj së pari rrjedh prej vetë themeluesit Jezu Krishtit, i cili vdiq dhe u ngjall për ne dhe për shëlbimin tonë, që ne të jemi të lirë prej çdo mëkat. Ajo është shenjte për të shenjtëruar (LG 48).
    Shën Pali na kujton se vullneti i Hyjit ësht ky: “shenjtërimi i juaj” (1 Sel 4, 3). Përsëri shkruan: “Përmbi të gjitha veshuni me dashuri. Ajo i mban së bashku të gjitha virtytet”. (Kol 3, 14).
    Besimtarët janë të ftuar në shenjtëri dhe përsosmëri sipas fjalës së Jezusit: “jini të përkryer siç është i përkryer Ati i juaj që është në qiell” (Mt 5, 48).
    Këtë përsosmëri – shenjtëri e dëshmojnë shumë shenjtër dhe shenjtëresha gjatë shekujve që me ndihmën e Zotit, në bashkëpunim me hir dhe me Kishë, kanë arritur lumturinë qiellore. Ata janë për ne shembull, nxitje dhe pajtore në këtë jetë.
    Në shenjtëri priu dhe atë na ndihmon ta zbatojmë në veçanti Zoja e Bekuar, Virgjëra Mari, Nëna e Krishtit dhe Nëna e Kishës.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •