Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13

Tema: Bidati-risia

  1. #1
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Postime
    796

    Bidati-risia

    Bid'ah ( البدعة ) ne gjuhen arabe do te thote:
    "Cka ndodh dhe s'ka shembuj te me parshem"
    Ne terminologjine Islame:
    "Ndodhi qe nuk thuhet ne Kur'an e as ne Sunnet"
    Ka thene Shejhu Abdullah ibn Siddijk el-Gumarij, ne librin "Itkan es-Suna'ah": ka thene Ibn Arabiu
    "Nuk eshte Bidati e as Mudethi (Risia) te ulta ne shprehi dhe as te ndaluara, i ndaluar eshte bidati i cili kundershton sheriatin dhe muhdethi i cili con ne humbje". perfundoi
    (itkan es-suna'ah fij tahkijk el-Bid'ah, f.17)
    (صحيح البخاري: كتاب الصلح: باب إذا اصطلحوا على صلح جوز فالصلح مردود)

    Vazhdon....................
    Mos me nderpreni
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vėnd, Ai ėshtė ashtu siē ka qėnė" Hzr. Aliu r.a.

  2. #2
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Postime
    796

    Ndarjet e Bidatit

    Bidati ndahet ne dy pjese:
    Bidat i humbur: qe eshte risia e cila bie ne kundershti me Kur'anin dhe Sunnetin
    Bidat i udhezuar: qe eshte risia nuk bie ndesh me Kur'anin dhe sunnetin

    Transmeton Bejhekiju me senedin e tij (zinxhir i transmetimit) ne "Menakib esh-Shafi'ij" (1/469) prej Shafiut (r.a) tha:
    "Risite prej ceshtjeve ( fetare, الأمور) jane ne dy shembuj: njera prej tyre ajo cka bie ndesh me Kur'anin, ose Sunnetin, ose Ether (trashegimi profetike), ose Ixhmane (konsensusin), kjo eshte risia (bidati) e humbur, e dyta: dicka qe ndodh risi prej miresie dhe nuk bie ndesh me asnje prej cka thame me larte dhe kjo eshte risi e pashare"
    Ka thene Neveviju ne librin "Tehdhijb el-Esma' we el-Lugat" (3/22, ne kapitullin ب د ع):
    "Bidati ne Sheriat eshte ajo risi e cila s'ka ndodhur ne kohen e te derguarit te Allahut (s.a.s) dhe eshte e ndare ne te mire dhe te keqe. Ka thene imami shejhu qe s'ka kundershti per imametin e tij per shkak te diturise se tij Ebu Muhammed Abdulazijz ibn Abduselam (r.a) ne fund te librit "el-Kawa'id": el-Bid'ah eshte e ndare ne : Waxhibeh, Muharremeh, Mendubeh, Mekruheh dhe Mubahah. Tha: rruga ne kete eshte duke e ballafaquar me Shtyllat e Sheriatit (el-Kawa'id), nese hyn ne Shtyllat e Vaxhibit ajo eshte vaxhib, ose ne ato te Haramit dhe eshte haram, ose Mendub, ose mekruh, ose Mubah." perfundoi fjala e Nevevijut
    Ka thene Ibn Abidijn ne "Red el-Mukhtar" (1/376):
    "Bidati mund te jete Vazhib sic eshte prezantimi i argumenteve per te replikuar grupet e devijuara dhe te humbura, mesimi i gramatikes per te kuptuar Kur'anin dhe Sunnetin, Mendubeh sic eshte grupimi (lidhja) dhe medreseja dhe cdo e mire e cila nuk ka qene ne fillimet e epokes (islame), ndersa Mekruheh sic eshte vizatimi i mesxhideve, Mubaha sic eshte shtimi i te mira ne ushqim dhe pije ose ne veshje". perfundoi
    Kjo ndarje eshte e kuptueshme prej hadithit te Bukhariut (Sahih el-Bukharij, kap. es-Sulhu, nenkap. إذا اصطلحوا على صلح جوز فالصلح مردود), si dhe prej Muslimit (Sahih Muslim, kap. el-Akdijeh, nenkap. نقض الأحكام الباطلة ورد محدثات الأمور), prej Aishes (r.a.) tha: Ka thene i Derguari i Allahut (a.s.): "kush ben dicka ne kete ceshtjen tone (أمرنا), qe s'eshte prej tij, eshte i papranueshem", nese eshte ne kundershti me sheriatin dhe nese nuk eshte ne kundershti me te nuk eshte i papranueshem.
    Thote Allahu i Madherishem ne Kur'an: "E nė zemrat e ndjekesve tė tij (Isait) dhuruam butėsi e mėshirė dhe murgjėrinė ata e bene risi, atė nuk ua bėmė obligim atyre, vetem se qėllim per tė arritur kėnaqėsinė e All-llahut" (suret Hadijd, 27)
    Kjo tregon per Bidatin e mire, sepse kjo eshte kuptimi per ata qe ishin muslimane dhe besimtare prej ymetit te Isait, ndjekes se tij me iman dhe tewhijd Allahu i lavderoi ata sepse ishin njerez te bitesise dhe te meshires dhe sepse ata bene risi murgjerine, ndersa murgjeria eshte nderprerja e epsheve (sipas kohes se Isait-e verteta) ndersa kuptimi i "ate nuk ua beme obligim atyre", do te thote se risia ishte per t'u afruar tek Allahu dhe Allahu nuk i kundershtoi ata ne Inxhijl e as Isai, vetem se ata deshiruan te shtonin adhurimin e Allahut.

    Vazhdon.............
    ps/ ju lutem te mos me nderpreni qe kjo te ngelet teme e vecante lus Indritin te moderoje, ne fund jeni te mirepritur te replikoni ose te konfirmoni, Allahu eshte me durimtaret.
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vėnd, Ai ėshtė ashtu siē ka qėnė" Hzr. Aliu r.a.

  3. #3
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Postime
    796

    Vazhdimi

    Transmeton Muslimi ne Sahihun e tij ne Kap. e Zekatit (باب الحث على الصدقة ولو بشق تمرة أو كلمة طيبة وأنها حجاب من النار), si dhe ne Kap. e el-Ilm (باب من سن في الإسلام سنة حسنة أو سيئة ومن دعا إلى هدى أو ضلالة.) prej hadithit te Xherijr ibn Abdilah el-Bexhelij (r.a) se tha: Ka thene i Derguari i Allahut (a.s.) : Kush ben ne Islam nje sunnet te mire, ka shperblimin dhe shperblimin prej punes se tij dhe pas tij pa i pakesuar prej ketij shperblimi asgje dhe kush ben ne Islam nje sunnet te keq do te kete masen e tij dhe masen e asaj qe punohet pas tij pa i pakesuar prej kesaj mase asgje."
    Ne Sahihun e Bukhariut Kap. i Namazit te Teravise (باب فضل من قام رمضان) sipas tekstit te tij: ka thene Ibn Shihab:Vdiq i derguari i Allahut dhe njerezit kishin mbetur ne kete, (ka thene ibn Haxher ne Fet'h el-Bari (4/252): ne lenien e grupimit ne Teravi), me pase thote Ibn Shihab ne vazhdimin e fjales se tij: e njejta gjendje ishte edhe ne kohen e Ebu Bekrit, si dhe ne fillim te Hilafetit te Omerit" me pas vazhdohet ne Fet'h el-Bari (ne te njejten reference) prej Abdurahman Ibn el-Karij se ka thene: Dola me Umer ibn el-Khattab (r.a) nje nate te Ramazanit ne mesxhid dhe njerezit ishin te shprendare ne memvetesine e tyre duke u falur secili njeri per veten e vet.....tha Omeri: "
    Une e shoh se nese do t'i mbledh njerezit ne nje lexues te vetem do te ishte nje shembull, me pas i mblodhi ne drejtimin e Ebu ibn Ebu Ka'b, me pas dolem nje nate tjeter dhe njerezit u falnin nen drejtimin e lexusit te tyre, Omeri tha: Begati e Bidatit (kesaj risie) eshte kjo"
    perfundoi

    Vazhdon.............
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vėnd, Ai ėshtė ashtu siē ka qėnė" Hzr. Aliu r.a.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-05-2006
    Postime
    5

    nje nga bidatet...

    Realiteti i kremtimit tė ditėlindjes sė Pejgamberit
    (salallahu alejhi ve selem)

    Polemika nė mes kremtimit tė ditėlindjes sė Pejgamberit (salallahu alejhi ve selem) nuk ėshtė polemikė apo mosmarrėveshje mes atyre qė e dojnė e madhėrojnė dhe mes atyre qė nuk e pėrfillin personalitetin e tij. Mirėpo, ēėshtja ėshtė e kundėrta e kėsaj.
    Fatimitė dhe Ismailitė janė tė parėt, tė cilėt e kanė shpikur kremtimin e lindjes sė Pejgamberit (salallalahu alejhi ve selem). Poashtu realiteti muhamedan nė mendimin sufit ndryshon krejtėsisht nė atė qė besojmė drejtė Pejgamberit (salallahu alejhi ve selem).

    Ēfarė dėshirojnė thirrėsat nė kremtimin e ditėlindjes sė Pejgamberit
    (salallahu alejhi ve selem)

    Pretendojnė thirrėsat nė ditėlindjen e Pejgamberit (salallahu alejhi ve selem) se ai ėshtė shenjė i dashurisė dhe madhėrisė ndaj Pejgaberit (salallahu alejhi ve selam), se ditėlindja e tij ėshtė ditė e begatshme, nė kėtė ditė ka ndriēuar dielli i udhėzimit dhe e ka kapluar drita kėtė kosmos, e Pejgamberi (salallahu alejhi ve selam) e ka agjėruar kėtė ditė e kur ėshtė pyetur pėr kėtė ka thenė: Nė kėtė ditė jam lindur nė kėtė ditė ngrihen veprat e mira tek Allahu e mė e dashur pėr mua ėshtė qė tė mė ngritet veprat e unė jam agjėrueshėm.
    Poashtu thirrėsat nė kėtė kremtim e paraqesin dhe supozojnė se kjo ēėshtje ėshtė dallim nė mes armiqėve dhe tė dashurėve tė Pejgamberit (salallahu alejhi ve selem) dhe poashtu dallim mes atyre qė e dojnė e madhėrojnė dhe mes atyre qė nuk e dojnė e rrespektojnė dhe nuk ia japin vendin e merituar atij (salallahu alejhi ve selam).
    Nuk ka dyshim se paraqitja e ēėshtjes nė kėtė mėnyrė ėshtė mveshja mė e madhe nga shejtani, mashtrimi mė i madh ndaj gjithė njarėzve dhe gjithė muslimanėve. Mirėpo, ēėshtja ndryshon nga kjo nė tėrėsi andaj, ata qė e shohin se kremtimi i ditėlindjes sė Pejgamberit (salallahu alejhi ve selem) ėshtė bidat (risi nė fe) janė njarėzit mė tė dashur dhe mė rrespektues ndaj Pejgamberit (salallahu alejhi ve selem) dhe sunetit tė tij, ata janė njerėzit mė tė kapur pėr sunetin e tij dhe pasimin e gjurmėve tė tij. Pasuesė tė lėvizjeve dhe dėshirave tė tij dhe poashtu mė tė diturit pėr sunetin e tij udhėzimin dhe fenė, me tė cilėn ėshtė dėrguar. Janė njerėzit mė tė njohur pėr hadithet e tij, janė njerėzit mė tė ditur se ēfarė ėshtė vėrtetuar prej tij dhe ēfarė kanė shpikur gėnjeshtarėt ndaj tij (salallahu alejhi ve selem). Janė dashamirėt e sunetit tė tij, mbrojtėsat nė ēdo kohė ndaj fesė, umetit dhe sunetit tė tij, bile refuzimi i tyre ndaj ditėlindjes sė tij mbinė apo del nga dashuria e madhe dhe rrespektimi i madh ndaj Pejgamberit (salalllahu alejhi ve selem).

    Kėta pauses nuk dėshirojnė tė kundėrshrojnė urdhėrin e tij, t'i shpikin diēka atij e as tė bėjnė korrigjim nė sheriatin e tij pėrarsye se ata e dine se ēdo shtesė nė sunetin e Pejgamberit (salalllahu alejhi ve selem) apo korrigjim i tij jep tė kupton se ai nuk e ka plotėsuar dhe interpretuar fenė nga Allahu (subhanehu ve tela) ashtu siē i ėshtė zbrtiur atij. Jep tė kuptohet poashtu se ai ėshtė turpėruar qė t'i informon njerėzit pėr pozitėn e tij.

    Pra, kjo nuk i takon asnjė pejgamberi tė Allahut (subhanehu ve tela) e as Pejgamberit tonė Muhammedit (salalllahu alejhi ve selem), e poashtu kjo ėshtė edhe mangėsi nė fe. Pėrarsye se vendosja e Pejgamberit nė pozitėn e tij ėshtė ēėshtje fetare, pėr tė cilėn ka urdhėruar Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem), bile edhe vet e ka vepruar kėtė duke sqaruar se ēfarė i obligohet umetit tė tij qė tė vepėrojnė drejt tij.
    Thotė (salallahu alejhi ve selem): "Nuk ka besuar askush prej jush pėrderisa tė jem mė i dashur tek ai se sa fėmiu e prindi i tij dhe njerėzit nė pėrgjithėsi." (transmeton Buhariu dhe Muslimi)


    Omer bin Hattabi [radijallahu anhu] thotė: "Pasha Allahun o i Dėrguar i Allahut ti je mė i dashur tek unė se ēdo gjė pėrveē vetės sime, tha: Jo, o Omer pėrderisa tė jem mė i dashur tek ti se vetja yte. Tha Omeri: ti je mė i dashur se sa vetja ime. Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) tha: Tash o Omer" [transmeton Buhariu].


    Nga kjo kuptohet se Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) nuk turpėrohet prej sqarimit tė sė drejtės (hakut) dhe nuk lejohet fshehja e tij, e nuk ka dyshim se haku apo e drejta mė e madhe ėshtė qė t'ia sqarojė njerėzve obligimet e tyre ndaj tij dhe hakun e tij ndaj tyre, e nėse ėshtė nga kjo e drejtė apo obligim qė ta kremtojnė ditėlindjen e tij (e tė kėndojnė mevlud) do ta kish sqaruar dhe informuar umetin e tij pėr te.

    Ndėrsa sa i pėrket qenies sė tij qė ka agjėruar ditėn e hėnė ėshtė shkak se ai ka lindur nė kėtė ditė, e tė dashurit e Pejgmberit (salallahu alejhi ve selem) nė realitet e agjėrojnė ditėn e hėnė dhe tė enjte tė ēdo jave nė shenjė pasimi tė tij (salallahu alejhi ve selem) pėr arsye se ai ka agjėruar kėto dy ditė tė javės.
    Mirėpo, sa u pėrket atyre mveshėsve qė e bėjnė ditėn e dymbėdhjetė tė muajit Rebiul Evvel (muaji Maj) festė apo ditėn e enjte, tė mėrkurėn, apo xhumanė, kėtė nuk e ka thenė e as vepruar Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) dhe poashtu nuk ėshtė vėrtetuar e transmetuar se ai e ka agjėruar ditėn e dėmbėdhjetė tė kėtij muaji (dita e lindjes sė tij) e as nuk ka urdhėruar pėr agjėrim nė kėtė dite.
    Sa i pėrket mbėshtetjes sė tyre gjoja nė ringjalljen e pėrkujtimit tė ditėlindjes sė Pejgamberit (salallahu alejhi ve selem) dhe atė duke e bėrė ditėn e dėmbėdhjetė tė muajit Rebiul Evvel (Maj) festė e duke kėnduar nė te mevlud e duke pretenduar se Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) e ka agjėruar kėtė ditė ėshtė mveshja e pare nga shejtani dhe gėnjeshtra mė e madhe e falsifikimi mė i madh pėr gjithė muslimanėt.

    Rezymeja e gjithė kėsaj ėshtė se ata tė cilėt akuzohen se janė armiqė tė Pejgamberit (salallahu alejhi ve selem) mohues e refuzues sė vlerės sė tij siē pretendojnė dhe supozojnė, ata nė realitet janė njerėzit mė pauses dhe mė rrespektues tė Pejgamberit (salallahu alejhi ve selem) dhe sunetit tė tij. Janė ata tė cilėt e kanė mesuar fenė dhe sunetin e tij mė sė miri. Mirėpo, sa u pėrket atyre qė thėrrasin nė kremtimin e ditėlindjes sė tij kjo, thirrja e tyre ėshtė ėshtė lufta e pare drejt Pejgamberit (salallahu alejhi ve selem), gėnjeshtra e pare ndaj tij e shokėve tė tij dhe mos pėrfillja e tė sė drejtės sė tij. Poashtu kjo thirrje ėshtė akuzė ndaj Pejgamebrit (salallahu alejhi ve selem) se ai nuk e ka sqaruar fenė e Allahut ashtu si duhet, ka lėnė pa e pėrmendur atė qė ėshtė e mirė tė pėrmendet pėr umetin e tij, ka neglizhuar nė atė qė ėshtė dashur tė pėrfillet nga ceremonitė e dashurisė dhe madhėrisė ndaj tij, e kjo pra ėshtė e keqja dhe shpikja mė e madhe qė i bėhet Pejgamberit Muhamed (salallahu alejhi ve selem).
    Thirrėsat nė kėtė ditėlindje janė kundėrshtarėt e parė tė urdhėrit tė tij (salallahu alejhi ve selem) shpikėsa ndaj tij, korrigjues nė sheriatin e tij. Kurse, ndalusitė e kėtij kremtimi apo mevludi me rastin e ditėlindjes sė Pejgamberit (salallahu alejhi ve selem) janė pasuesit dhe rrespektuesit tė tij dhe sunetit tė tij (salallahu alejhi ve selem), frikues nga shpikja diē tė re nė sunetin e tij pėrarsye se vet Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) ka ndaluar nga kjo duke thenė: "Kush shpik diē nė ēėshtjen tone ēka nuk ėshtė prej nesh ajo (risi, vepėr e shpikur) ėshtė e papranuar" [transmeton Buhariu dhe Muslimi].
    Gjithashtu thotė: "Kush vepron njė vepėr qė nuk ėshtė nė tė urdhėri ynė ėshtė e papranuar" [transmeton Buhariu dhe Muslimi].


    Ē'ka gjindet nė mevlud? Ē'farė veprohet nė tė?

    Pėrgjigja ėshtė se: Ata tė cilėt kremtojnė ditėlindjen e Pejgamberit (salallahu alejhi ve selem) “nė gjendjen mė tė mire tė tyre janė ata qė bėjnė bidate”shpikėsa ndaj Pejgamberit (salallahu alejhi ve selem) korrigjues ndaj tij dhe injorantė ndaj mendimeve tė dijetarėve tė Selefit.
    Kremtimi i ditėlindjes sė Pejgamberit (salallahu alejhi ve selem) tek bidatxhinjėt bėhet nė mėnyrė tė posaēme e me ceremoni e vargje tė posaēme. Kėto vargje apo poezi ndėr tė tjerash pėrmbajnė edhe rival (shirk) tė dukshėm, gėnjeshtėr tė qartė. Nė kėtė mevlud qė kėndohet, ka ndalesa tė veēanta qė gjatė leximit e kalimit nėpėr to tė pranishmit ngrihen nė kėmbė duke pretenduar se vjen Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) i shtrinė duart pėr ta pėrshėndetur (me selam), e disa prej tyre i fikin dritat, poashtu vendosin njė gotė pėr Pejgamebrin (salallahu alejhi ve selem) qė tė pine prej saj dhe duke e pritur pėr ardhje gjatė kėsaj nate!!!. Poashtu lėnė vend tė posaēėm qė tė ulet Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) nė tė – sipas supozimit tė tyre- nė mes tė mexhlisit apo nė anėn e tė madhit tė tyre ai i cili pretendon e thėrret se ėshtė nga familja e Pejgamberit (salallahu alejhi ve selem). Pastaj lexojnė vargje e dhikėr tė vacantė duke lėvizur kokėn e trupin djathtas e majtas e nė disa prej kėtyre tubimeve pėrzihen burra e gra sė bashku, e ndodhė qė gruaja tė hudhet nė mesin e njerėzve e nė kėtė mėnyrė pėrzihen sė bashku pėrderisa shume popuj qė janė srovuar me kėtė bidat tė urrejtur kur dėshirojnė ta pėrshkruajnė ndonjė parregullėsi thojnė (mevlud) qė kanė pėr qėllim se kjo parregullėsi i pėrngjet mevludit, qė ėshtė festė e kremtimit pėr shiitė e shumė e shumė bidatgji tė tjerė

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-05-2006
    Postime
    5

    risia ne fe-sipas elhu sunetit

    Bidati
    (risia nė fe)

    Bidati nė kuptimin etimologjik don tė thotė "konfiguracion i njė sendi pa pasur fill tė mėparshėm."
    Kurse bidati nė atė terminologjik don tė thotė: Ēdo vepėr e shpikur e qė ėshtė e ngjajshme me dispozitat e sheriatit islam. Mirėpo, si e tillė ėshtė nė kundėrshtim me sunetin e Pejgamberit a.s..
    Nė vijim do ti cekim disa pika nė lidhje me bidatin:
    1. Transmeton Urbad bin Sarije (Kėnaqėsia e Allahut qoftė mbi tė) se Pejgamberi a.s. ka thėnė: "Kush jeton pas meje do tė shohė kundėrshtiime tė shumta, andaj iu porosis qė t'i pėrmbaheni sunetit tim dhe sunetit tė Hulefai Rrashidinėve. Keni kujdes ndaj risive (bidateve) nė fe, se ēdo bidat ėshtė shkatėrrim" (transmeton Ahmedi, Ibėn Maxhe, Darimiu, Hakimi, dhe Ibėn Hibani, hadithin e vėrtetoi Shejh Albani).
    2. Transmeton Xhabir bin Abdullahu (kėnaqėsia e Allahut qoftė mbi tė) se Pejgamberi a.s. ka thėnė: "Atė qė e udhėzon Allahu nė rrugėn e drejtė nuk ka kush qė e humbė pos Tij, kurse atė qė e humbė Allahu nga rruga e drejtė nuk ka kush qė e udhėzon pos Tij. Mė e mira fjalė ėshtė fjala e Allahut xh.sh., e mė i miri udhėzim ėshtė udhėzimi i Pejgamberit a.s.. Ceshtjet mė tė kėqija nė fe janė ato tė rejat nė fe, ēdo gjė e re nė fe ēka nuk ka argument pėr tė ėshtė bidat." (transmeton Buhariu dhe Muslimi) Kurse nė transmetimin e Bejhekiut ėshtė edhe fjala: "Cdo bidat tė shpie pėr nė zjarr"(senedi-zinxhiri i hadithit ėshtė i vėrtetė).
    3. Transmeton Aishja (kėnaqėsia e Allahut qoftė mbi tė) se Pejgamberi a.s. ka thėnė: "Kush thotė diēka pėr nė ē'ka nuk e ka thėnė Pejgamberi a.s. atij nuk i pranohet dhe ėshtė nė kundėrshtim me sunetin e Pejgamberit a.s.." (Muttefekun alejhi).
    Thotė ibėn Haxheri pėr fjalėn: "Cdo bidat ėshtė shkatėrrim". Eshtė rregull e Sheriatit se ēdo bidat, i cili tė shpie nė shkatėrrim, nuk ėshtė prej sheriatit. Pėr arsye se i tėrė Sheriati ėshtė udhėzim dhe nuk ka nė tė gjėra, tė cilat tė shpiejnė nė zjarr.
    Kurse sa i pėrket hadithit, tė cilin e transmeton Aishja, dhe me atė ēka ėshtė inspiruar nga Pejgamberi a.s. thotė se punėt e atyre qė shpikin risi janė tė papranuara.
    Nė lidhje me punėt e atyre qė shpikin risi, tė dijetarėt Islam kemi dy mendime:
    1. Disa thonė se puna, tė cilėn e ka bėrė ai kthehet kundėr tij.
    2. Kurse grupi tjetėr thotė se: Ai qė shpiki risi nė fe e ka refuzu urdhėrin e Allahut pėr arsye se e ka barazu vetvetėn me ata, tė cilėt gjykojnė mė sė miri, kurse ai ka futur nė sheriatin Isklam diē qė nuk ka urdhėr prej Allahut xh.sh. pėr tė.
    Qė mos tė bihet nė bidat duhet tė merren fjalėt e shokėve tė Pejgamberit a.s.:
    Abdullah ibėn Mesudi thotė: "Pasone sunetin e Pejgamberit a.s. dhe mos shpikni gjėra tė reja nė fe, pėr arsye se ju mjafton juve sqarimi i Pejgamberit a.s." (transmeton Taberaniu dhe Darimiu me sened Sahih).
    Abdullah ibėn Omeri thotė: "Cdo bidat ėshtė humbje edhe nėsė e shohin njerėzit tė mirė" (transmeton Darimiu me sened Sahih).
    Nė njė rast Ibėn Mesudi (kėnaqėsia e Allahut qoftė mbi tė) i ka parė disa njerėz ulur nė xhami, mes tyre njė njeri iu thoshte atyre: "Thuani 100 herė Allahu Ekber -e ata thonin, prap thoshte: thuani 100 herė Subhanallah -e ata thonin, e me kėtė rast Ibėn Mesudi tha: "Pasha Allahun, ose ju jeni popull mė i udhėzuar se sa populli i Pejgamberit a.s., ose jeni ata tė cilėt i hapin dyert e shkatėrrimit." Ata thanė: "Nuk kemi dėshiruar diēka tjetėr me kėtė pėrveē tė mirėn. E Ibėn Mesudi tha: "Sa ka prej njerėzve qė e dėshirojnė tė mirėn mirėpo nuk e arrijnė atė?!" (transmeton Darimiu dhe Hakimi me sened Sahih).
    Ku pra ėshtė kuptimi i drejtė i bidatit nga Selefėt (tė parėt tanė) dhe rreziku nga ai.
    Imam Maliku thotė: "Kush shpik njė risi nė fe veē ka supozuar se Muhammedi a.s. e ka tradhtuar profetizmin (risalen) e tij.
    "Sot pėrsosa pėr ju fenė tuaj, plotėsova ndaj jush dhuntinė Time, zgjodha pėr ju islamin fe." (El-maide 3)
    Imam Ahmedi thotė: "Baza e sunetit pėr ne ėshtė kapja pėr atė qė janė kapur shokėt e Pejgamberit a.s., pasimi i tyre, dhe lėnia e bidatit, pėr arsye se ēdo bidat ėshtė shkatėrrim.

  6. #6
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Postime
    796
    Me duket se e pata shkruar qe me gjith respektin te me lini ta perfundoj temen dhe me pas ta diskutojme, ne vazhdimesi do te gjeni edhe pergjigje per cdo paqartesi qe keni rreth bidatit, i lutem moderatorit qe te moderoje kete teme ne baze te kerkeses sime, pa patur hatermbetje.
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vėnd, Ai ėshtė ashtu siē ka qėnė" Hzr. Aliu r.a.

  7. #7
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Postime
    796

    HAdithe dhe thenie te dijetareve per ndarjen e Bidatit ne dy pjese

    Vazhdimi i hadithit to Teravise
    Ka thene Ibn Haxher ne Fet'h el-Bari:
    "Fjala e Omerit "begatia e bidatit", ..........Bidati eshte ajo qe ndodh pa patur shembuj te meparshem, dhe thuhet ne Sheriat nese eshte antiteze e sunnetit eshte e denueshme. Duke vertetuar, nese klasifikohet nen miresi ne sheriat, ajo eshte e mire, nese eshte e klasifikuar nen keqesi ne sheriat, ajo eshte e keqe, ose ajo klasifikohet ne pese statuset ne sheriat." perfundoi.
    Eshte deshiruar me pese statuset: Farz, mendub, mubah, mekruh dhe haram.
    Transmeton Buhariu ne Sahihun e tij, prej Rifa'ah ibn Rafi'ez-Zerkij tha: Ishim nje dite duke u falur pas te derguarit te Allahut (a.s.) dhe kur ngriti koken e tij prej rukuse tha: "Semia Allahu limen hamideh", nje burre tha pas tij: "Rabbena leke el-hamd, kethijren tajjiben mubareken fijhi", dhe pasi perfundoi tha: Kush foli? tha: une, tha: pash dicka me shume se tridhjete engjej qe garonin se kush ta shkruante kete fjale i pari"
    Ka thene Ibn Haxher ne Fet'h el-Bari (2/287) per shpjegimin e ketij hadithi: "ky eshte argument per lejimin e dhikrit (perkujtimit te Allahut) ne namaz, jo me'thur ( i tradicionalizuar) nese nuk eshte ne kundershtim me me'thurin". perfundoi
    Ka transmetuar Ebu Dawud ne kap. e Namazit (باب التشهد): prej Abdullah ibn Omer se ai shtonte ne "teshehhud" (ulja ne namaz) fjalen "wahdehu la sherijke lehu", dhe thoshte: Une e shtove ate." perfundoi
    Ka thene Neveviju ne "Rewdah et-Talibijn" (1/253-254) ne duane e Kunutit sic thote:
    "kjo eshte cka na eshte transmetuar prej te derguarit te Allahut a.s. dhe me vone e shtuan dijetaret": "we la je'izzu min 'adijn"perpara fjales: "tebarekte we te'alejte", dhe pas tij: "fe leke el-hamdu ala ma kadajt, estagfiru leke we etubu ilejk", kane thene as'habet tane: "s'ka te keqe ne kete shtojce"
    Ka thene Ebu Hamid el-Bendenijxhij dhe te tjere: "Mustehabbeh". perfundoi fjala e Nevevijut.

    Vazhdon............
    ps/ po e perseris ju lutem mos nderhyni ne teme sa ta mbaroj, sepse s'jam nga ata qe bej copy/past ne forum por shkruaj drejtpersedrejti. Faleminderit
    pershendetje!!!
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vėnd, Ai ėshtė ashtu siē ka qėnė" Hzr. Aliu r.a.

  8. #8
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Postime
    796

    Vazhdimi..

    KA thene Ibn Haxher ne "Fet'h el-Bari" (3/52) sic shkruan:
    "ka ardhur nga Omeri,......per namazin e Duhase i transmetuar nga Sa'ijd ibn Mensur me Sened Sahih prej Muxhahidit, prej Omerit r.a. se ka thene:
    "Ajo eshte shpikje (e re-risi) dhe eshte prej me te mirave qe jane shpikur", perseri do te vije hadithi prej hyrjeve te tjera ne nenkap. e Umres nga nje rruge tjeter prej Muxhahidit, tha: "Hyra une dhe Arweh ibn ez-Zubejr ne xhami ku Abdullah ibn Omer ishte i ulur ne dhomen e Aishes ne kohen qe njerezit falnin Duhane, e pyetem ate per namazin e tyre dhe na tha:
    "BIDAT (risi)". Eshte transmetuar nga Ibn Ebi Shejbeh me Sened Sahih prej Hakem ibn el-A'rexh tha: "e pyeta Ibn Omerin per namazin e Duhase" dhe na tha:
    "Eshte BIDAT dhe miresi e Bidatit". perfundoi
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vėnd, Ai ėshtė ashtu siē ka qėnė" Hzr. Aliu r.a.

  9. #9
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Postime
    796

    Tradicionalizimi i dy rekeateve perpara ekzekutimit nga Khabijb

    Kjo histori na tregon se jo cdo gje qe shpiket pas jetes se profetit apo gjat jetes se tij eshte Bidat i Humbur, risia qe sjell Khabijb ibn Adij eshte ajo e dy rekeateve perpara betejes, ashtu sic eshte transmetuar nga Bukhariu.

    Sahihu i Bukhariut, Kap. i Luftimeve (باب غزوة الرجيع ورعل وذكوان وبئر معونة وحديث عضل والقارة وعاصم بن ثابت وخبيب وأصحابه) sic thote:
    "NA ka folur Ibrahijmibn Musa, na ka treguar Hisham ibn Jusuf prej Muammir, prej ez-Zehrij, prej Amer ibn Ebi Sufjan eth-Thekafij,prej Ebu Hurejre (r.a.) tha:
    Dergoi profeti lufetetare dhe ne krye te tyre ishte Asim ibn Thabit- gjyshi i Asim Ibn Amer ibn el-Khattab- .........................(pasi tregon per betejen vazhdon ne hadith)............ Khabijbi ishte ai qe vrau Harithin diten e Bedrit,...........dolen me te prej teritorit per ta vrare, tha (khabijb): "me lini te fal dy rekeate, me pas u afrua dhe tha: nese e shihni se s'ka rruge vetemse vdekja do ta kisha shtuar", ishte i pari qe tradicionalizoi dy rekeate perpara ekzekutimit, me pas tha: O Allah perllogariti ti shumen ( e rekeateve),.......... (pasi tha nje poezi te vogel).......me pas u ngrit Ukbeh ibn el-Harith dhe e ekzekutoi."
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vėnd, Ai ėshtė ashtu siē ka qėnė" Hzr. Aliu r.a.

  10. #10
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Postime
    796
    Risia e Salavateve me ze pas ezanit

    Pas vitit 700 h. salavatet pas ezanit u bene me ze kur mepare nuk ishin te tilla.
    Ka thene Sujutiju ne "el-Wesa'il fi mesamireti el-Ewa'il" (f.14):
    "I pari qe shtoi Salavatet pas ezanit ne minare ne kohen e Sulltanit el-Mensur Haxh ibn el-Eshref sh'aban ibn Husejn ibn en-Nasir Muhammed ibn el-Mensur te udhezuar nga urdhri i Muhtesibit Nexhmuddijn et-Tenbadij gjat muajit Sha'ban". perfundoi
    Ne vitin 791 dhe para saj kish ndodhur ne kohen e Salahuddijn ibn Ejjub qe te thuhet cdo nate perpara ezanit te Sabahut ne Egjipt dhe ne Sham (siria e sotme), "es-Selamu ala er-Resul", vazhdoi te thuhet deri ne kohen e Muhtesibit Salahuddijn el-Berel-lusij derisa me urdher u tha te behet "es-Salatu we es-Selamu alejke ja resulallah,me pas u be pas cdo ezani ne vitin 791. perfundoi fjala e Sujutijut.
    Ka thene el-Hattab el-Malikij ne librin "Mewahib el-Xhelijl lil-Hattab el-Malikij" (1/435) sic thote: Ka thene es-Sekhawij ne "el-Kawl el-Bedij'a" (f.192):
    "Shpiken muezinet Salavatet perpara ezanit te 5 vakteve farz pervec Sabahut dhe Xhumase, sepse e benin perpara ezanit, dhe namazit te akshamit per shkak te ngushtesise se kohes, kjo ndodhi gjat diteve te en-Naser Salahuddijn ibn Jusuf ibn Ejjub me urdher te tij, disa thone se Salahuddijnini e beri vetem ne ezanin e jacise naten e Xhuma, mepas disa mendime thone se ai pa Profetin ne ender dhe e urdheroi qe ti thote muhtesibit te urdheroje muezinet qe ta perkujtonin perpara cdo ezani keshtu u be edhe prej muhtesibit dhe kjo vazhdon deri ne ditet tona.
    Ka divergjenca ne statusin e ketij akti se a eshte Mustehab apo Mekruh apo Bidat apo Legale (meshru'a), u argumentua ne fillim me fjalen e Allahut: "Beni miresi" (el-Haxh: 77), dihet se salavatet jane prej thelbit te afrimit vecanerisht kur kjo eshte prej shumtransmetimesh per te nxitur rreth kesaj me gjith cka ka ardhur ne miresine e Duase perpara saj 1/3 e fundit dhe ne afrim te Sabahut, ndersa e qelluara per Statusin eshte "Bidat i Mire" dhe veprusi sipas nijetit (qellimit).

    vazhdon...............
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vėnd, Ai ėshtė ashtu siē ka qėnė" Hzr. Aliu r.a.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pergjigje ndaj atyre qe jane kundra Medh'hebeve.
    Nga Acid_Burn nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 04-10-2009, 05:34
  2. Bidati dhe koncepti i tij
    Nga rapsod nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 28-04-2009, 05:41
  3. Kush janė Vehabistėt?
    Nga Acid_Burn nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 213
    Postimi i Fundit: 12-07-2007, 17:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •