Close
Faqja 0 prej 75 FillimFillim 121050 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 747
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398

    Këngët e emigrantit

    Rruge pa fund
    cdo dite rruge te reja
    Bota eshte kaq e madhe
    dhe une
    kaq i vogel
    kaq i paditur.
    .
    Shkoj cdo dite
    dhjetra kilometra
    dhe cdo dite
    me i vogel
    me duket se jam.
    .
    Por jam i ri
    dhe jetes
    do t`i dal perball
    s`le te me flake
    dallge e saj
    andej kendej.
    .
    Jam pa shtepi
    e di.
    jam i papune,
    emigrant.
    Por endra kam
    dhe shprese
    se do t`i kap.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Kjo Bote eshte e bukur,
    Pafund e bukur.
    Asgje s`me perket, jo, ne k`te bukuri.
    Dhe shoh me dhimbje nga bregu, detin.
    Matane e di, je ti vendi im
    Dhe shoh me dhimbje nga bregu, detin
    Matane e di , je ti Shqiperi.
    .
    Jam emigrant, Jo s`e haroj,
    Se jam i huaj, ngado qe shkoj.
    Jam emigrant, Jo s`e haroj,
    Jam i perbuzur, kudo qe shkoj

    .
    Perendim i pasur, perendim i bukur
    Une jam kaq i varfer, sa c`je i pasur ti.
    Rrugeve te tua, eci i menduar
    dhe s`mund t`a prek, jo, kete bukuri.
    .
    Njerez te lumtur, cifte te bukur,
    Vajza qe qeshin, qe prekin lumturine.
    Jeta eshte e bukur kur ke strehen tende,
    Por une i vetem , jam pa shtepi.
    Jeta eshte e bukur kur ke strehen tende,
    Por une i vetem , jam pa njeri.
    .
    Djemte s`me afrohen , vajzat me largohen,
    Pune s`me japin dhe nuk kam shtepi.
    Rruget pa fund i mbush plot me lot,
    Por lotet e mia, s`prekin njeri.
    .
    4 qershor 1991
    Ndryshuar për herë të fundit nga 2043 : 03-05-2006 më 13:35
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Ndjej mall

    Ndjej mall
    Per doren e ngrohte te nenes
    Per fjalen e urte te babait
    Perqafimin e cilter te motres
    Puthjen e te dashures
    Rremujen e lodrave te mbeses
    Buzeqeshjet e vajzave
    Dhe perplasjen e gotave me shoket
    Ndjej kaq shume mall
    Per te gjitha keto qe ketu s`i gjej dot
    .
    14. SHKURT.1992
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    (duke kerkuar Radio Tiranen)

    Kerkoj neper vale
    Kerkoj, kerkoj
    Zerin e Atdheut tim dua te kap,
    E s`e gjej dot
    Eh,
    Kur isha ne Atdhe
    Stacione te huaja kerkoja
    C`te ishin.
    Vetem shqip te mos flisnin.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Atdhe i kryqezuar
    Lidhur kembe e duar
    Shpirtera te gjymtuar
    Politikane te shemtuar
    Ligje te pashkruar
    Berre per te munduar
    As`ke per te shpetuar
    Dhe trupin e zvogeluar
    Ta shtrish nje here te lire?
    Flaki ata zinxhire
    Qe frymen ta kane zene
    Ty dhe mua
    Atdhe! Te dua.
    Me dhemb per ty
    .
    16.qershor.1994
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Liri
    Kaq shekuj larg qendrove prej vendit tim
    S`te pame nje here te vetme , te lire
    Shekujve ne Shqiperi te lidhur me zinxhire
    Kur do te vish valle ne vendin tim?
    Te shohim te zhveshur trupin tend te bukur
    Pa fustane te kuq, pa fustane te zinj
    Te puthim dhe ne gjoksin tend te bardhe
    Te perkedhelemi nga krahet e tua te bardhe e syte e kalter
    Dhe nese duhet te pergjaket ky vend qe te vish,
    Mere zemren time te vogel
    Ta jap me gjithe zemer.
    Mos ma prish.
    .
    6. JANAR.1992
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Sot qava!...
    Askush s`me rrahu!
    Askush s`me foli!
    Pashe nje film.
    Dhe qava!
    Une,
    Qe qeshja kur gjyshja ime
    Qante per gjera te tilla
    Une,
    Qe s`qava nga ndarja me prinderit.
    Qava...
    Dhe kuptova pse qante gjyshja ime,
    Tek shihte Deden te ngrije ne debore.
    ...
    Duhet te kesh vojtur,
    Te kesh ndjere mall per njerezit.
    Qe te qash e te qeshesh , duke pare nje film.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Rrjedhin muajt, rrjedhin, rrjedhin
    Bashke me ta dhe jeta rrjedh.
    Shkon rinia, dhe` i huaj,
    As e shohin, as i sheh.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  9. #9
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    Citim Postuar më parë nga 2043
    (duke kerkuar Radio Tiranen)

    Kerkoj neper vale
    Kerkoj, kerkoj
    Zerin e Atdheut tim dua te kap,
    E s`e gjej dot
    Eh,
    Kur isha ne Atdhe
    Stacione te huaja kerkoja
    C`te ishin.
    Vetem shqip te mos flisnin.
    I sakte si konstatim ...
    e bukur si poezi...
    i dhimbshem si perjetim...
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    I sakte si konstatim ...
    e bukur si poezi...
    i dhimbshem si perjetim...
    __________________
    ___________

    faleminderit _Whisper_
    edhe kritika jote ishte teper koncize_____
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

Faqja 0 prej 75 FillimFillim 121050 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A ju pelqejne kenget popullore?
    Nga Homza në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 13-02-2008, 18:19
  2. I jepet lamtumira emigrantit që u hodh nga trageti
    Nga FLORIRI në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 04-01-2007, 18:25
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-08-2006, 11:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •