2043 (09-11-2015)
Loder te ishe do te te doja
po nuk te pash kurre ashtu
vertet e kisha kur te thoja
se vetem vargu na mbledh ketu.
Rima ishte qe krijoi ndjenjen
duke u shtrire e kamofluar
porse tamam si krimbi-tenjen
i infektoi sy, mendje e duar.
Nje deng me fryme jemi te gjith’,
dikush me shume , dikush me pak
buka e thyer thone me nuk ngjit
qofshin dy njerez a thjesht nje varg.
What goes around---comes around
Shpesh me kaplon deshperimi
me kujtimet ze e flas
iku koha...iku trimi
s'i arrij dhe pse shkoj pas.
Nje kembore qe hesht e vetme
ne nje kishe te braktisur
dikur ndrinte ...sot e mbetme
si memece katandisur.
Nga atje lart ku qendron
sheh tek kodrat tej-pertej
here i behet se shikon
trimin me krahe te medhenj.
Here nje film te tere krijon
me mendimet qe mban ngjeshur
tingullin ze e kujton
kur vibronte gjalle e vdekur.
Ndoshta nje dite do shkundet
pluhuri qe e ka veshur
e kebana do te tundet
te gezoje qiellin e heshtur...
..bredh rrugeve neper vende te huaja,ashtu i vetem si i hutuar,
pa mendje pa zemer,se nga trupi me kohe me jane larguar!!!,
Mi mori Memedheu!,ja dhashe vete se ja pata borgj!..
Ashtu si hije ec,mbase i lodhur e i dremitur,
me rrudha te shtuara e vjet ta kaluara,i rraskapitur,
ketu larg njerezve te mi,shkoj ditet duke kujtuar femijerine time,
preherin e nenes me mijera perqafime.
vrapimet neper livadhe pranverave me lule plote,
i lash papritur te gjitha,e Nena ime tani perditshem i lane me lote!!!..
Me perzuri koha,erdha si te tjeret,ketu larg per te mbledhur flori,
pa ditur se floriri ishte jeta ne Vendet e Mija,me PRINDERIT E MI...IDENTITETI.
Ndryshuar për herë të fundit nga dielli1 : 26-12-2015 më 04:19
Atje larg ne dhe te huaj
Ku e huaj je vec ti
Do kujtosh, e lot do derdhesh
Per nje gur ne Shqiperi
Per nje gur ku u pengove
Dhe e shave rrokullimthi
Do t'te marri mall i marre
Per ta prekur , per ta pare
N'ate gur sot po qendroj
Si cdo nate teksa mendoj
Si u zume pa u share
Si u humbem pa u ndare
Fluturove perseri
Larg sa larg pa kthyer koken
Je rehat me siguri
Je e lumtur? - K'te s'e di.
Unë jam njeri i thjeshtë.
Kënaqem me pak.
Më mjafton më e mira.
[Elita] (21-04-2016)
si perher vargje te goditura doc
bravo
La Femme est le Chef-d'0euvre de Dieu
sur tout quand elle a
le Diable au corps...
✿⊱╮✿⊱╮ ✿⊱╮
Shkemb a pluhur i therrmuar
s’di ne eshte po ai gur,
ku lash shpirtin e penduar
zemres ku i vura mur.
Fluturova plot dy dete
oqeanin tej per tej’
shkova , erdha si poete
qe kerkon muzen te gjej’
Malli tashme u sherua
as me flet as me ngacmon
lumi shterri , si perrua
njady fjale rralle kujton
S’dua me te kthehem mbrapa
ndonese s’jam aty ku duhet
jam drejt Diellit , me hapa
nisur si komete qe shuhet.
Krijoni Kontakt