Unë jam njeri i thjeshtë.
Kënaqem me pak.
Më mjafton më e mira.
o Perendi, me bej njehere
te jem aty e te shikoj
te ndjej te vecanten ere
qe kurre nuk rreshta ta kerkoj.
......Poshte rreshqet Vjosa me oshetime
bertet e nuk pushon se theni
se gjithe te ikurit do te vine
se s'shuhet gjaku per dhjam qeni.
Lart mali s'flet e nuk ankohet
nga pritja e gjate e nje avioni
atje mes qiellit, tek rete
rruges ne kthim, do ta shikoni.
Sa shume i vjeter e prape njesoj
o mali im, o mall mergimi
dua mes shkurresh te te vrapoj
dua aty t'me gjej agimi....
What goes around---comes around
Per Kelcyren
Dua shume kohe per te shkruar
kohe qe ma mohoi kurbeti
mallin tim per te treguar
Kelcyra ku shkoi e mbeti
Thone se njerezit jane larguar
njerzit e mire , punetore
te shumtet e tyre shkuar
Greqine me thonj zbukurojne
Thone se greket kerkojne varret
duan helene te na thone
Syte ju placin se kjo s'falet
ne s'jemi vecse Shqiponje
Shpesh ne mendje me vjen Vjosa
me njom dhe me shume me mall
sa here larg ne plazhe shkuar
ndjej ne dore nje pike prej saj
E marr dhe e ve ne buze
me ngadale e ledhatoj
me te lotin bashkoj une
prape ne uje e leshoj.
What goes around---comes around
Perplasje valesh, oshetime e embel
kaltersi pa fund , e bukuri,
sa gjate shpirti ju ka dhene kengen,
mendja ju ka puthur pakufi.
Merrmeni o dallge, ku te doni
sot nuk jam vecse per ju
trupin po jua fal,-urdheroni,
pushtomani mendjen gjithashtu.
Ma ndjeni mallin e akullt , te ftohte
qe shume me ka thare e me ka mpire,
shkrimani boren me rrezen e ngrohte
qe tek ju ka efektin me te mire.
Gurez rrumbullake qe feshferini
me kembet e mija nisni lojen
nje pjese tjeter shume te dashur ju me sillni
ate te Vjoses,Kelcyres sime te vogel.
Uji blu i thelle , i kripur e i qete
sot tregoka vetem urtesi
packa se brenda s'ka si te mos kete
lufte peshqish, te eger-jete ne pafundesi
Ca re te bardha vigjilente
diku ne nje cep larg qendrojne
te vogla shoqe bejne per vete
duan pakez shi te dergojne.. . .
Te dua det mengjese te qeta
kur dielli te stolis me ar
edhe kur femijet ashtu zhurmshem
i afrohen bregut per t'u lare
.Burrat neper grupe
meze , raki e muhabet
grate fare pak me tutje
secila shef femijen e vet.
Pastaj vijne e nderthuren
gra, burra e femije bashke
lojra familjare luhen
te qeshura e shaka me pashe.. . .
Ne mbremje vone kur dita ka mbaruar
e dielli rrezet ka terhequr pak nga pak
nje tjeter jete e bregut ka filluar
qetesi e kendeshme , per merak.
Me vone kur hena lozonjare
mbledh yjet rreth saj e ja ben fap,
neper vale behet si manare
iken mbrapa tyre, e vjen prap.
Naten vone nje rruge te gjate krijon
si pasarele te praruar neper det
yjeve shancet ju grumbullon
te konkurojne bukurine e vet.....
What goes around---comes around
Derdhe moj Sorkadhe mallin
Nxire dufin qe te mbyt
Kur te vish me perqafim
Do te kap te te mbyll syte.
Do me gjesh ti mua valle,
Do e thuash emrin tim?
Ne s`e gjete, perqafuar
Do t`te mbaj gjer ne agim.
Unë jam njeri i thjeshtë.
Kënaqem me pak.
Më mjafton më e mira.
Krijoni Kontakt