BAKI YMERI
Curriculum vitae
- Poet, pėrkthyes, eseist dhe publicist.
- U lind nė Shipkovicė (1 gusht 1949), nga njė baba shqiptar, ish-veprimtar i kolonisė shqiptare tė Bukureshtit, dhe nga njė nėnė rumune, qė e pėrvetėsoi gjuhėn shqipe, brenda njė nate.
- Kreu Gjuhėn dhe letėrsinė shqipe nė kuadrin e Fakultetit Filosofik tė Universitetit tė Kosovės (1982). Nė bazė tė rekomandimeve tė dr. Latif Berishės, ndėrlidhet me Bukureshtin, pėr afirmimin e diasporės shqiptare tė Rumanisė. Duke qenė i ndjekur nga pushteti komunist i ish-Jugosllavisė, nė vitin 1973 arratiset nė Bukuresht. Vazhdon studimet e specializimit nė Vjenė (1974) dhe Bukuresht (1975).
- Nė periudhėn 1971-1979, si pasojė e botėkuptimeve demokratike dhe pėrhapjes sė literaturės shqiptare nė relacionin Tiranė-Bukuresht-Shipkovicė, shpifet, ndiqet, arrestohet dhe dėnohet nga Gjykata (komuniste) e Qarkut tė Shkupit me gjashtė vjet burg tė rėndė, “pėr veprimtari armiqsore kundėr bashkėsisė sonė socialiste”
- 1971-1990: bashkėpunon me shtypin shqiptar tė Kosovės dhe Maqedonisė; pėrkthen letėrsinė shqipe nė gjuhėn rumune dhe anasjelltas. Jep kontribute publicistike, edhe pėr letėrsitė e popujve tjerė tė Ballkanit.
- 1990-2003: Paralelisht me mbrojtjen e provimeve tė doktoratės nė Universitetin e Bukureshtit, afirmon dhe mbron me guxim publicistik, ēėshtjen e shqiptarėve tė Kosovės dhe Maqedonisė, nė shtypin rumun dhe atė shqiptar. Merr pjesė aktive nė simpoziume ndėrkombėtare pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut . Ėshtė veprimtar i dalluar i Bashkėsisė Kulturore tė Shqiptarėve tė Rumanisė, inisiator pėr themelimin e Shoqatės sė Miqėsisė Rumuno-Shqiptare, redaktor dhe sekretar i redaksisė sė revistės Shqiptari nė Bukuresht, tė gjitha aktivitetet duke i kryer vullnetarisht, pa kurrfarė tė ardhurash.
- Ėshtė autor i tetė librave origjinalė e tė pėrkthyer (poezi dhe monografi mbi diasporėn shqiptare), njohės i njė numri tė konsideruar gjuhėsh tė huaja, autor i mbi njėmijė artikujve tė botuar, zbulues i thesarit tė shoqėrisė “Drita”, anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Rumanisė, laureat mirėnjohjesh tė ndryshme, i nominalizuar nga Instituti Biografik Amerikan: “Njeriu i Vitit 2001”.
Krijoni Kontakt