Ngushellimet me te perzemerta per familjen PRODANI
Ngushellimet me te perzemerta per familjen PRODANI
Feel the pump √
Ngushllime dhe R.I.P.
Nje tjeter humbje e skenes shqipetare. Ai pati nje karriere te mrekullueshme dhe nje vdekje te bukur. Kur te me vije koha do te doja edhe une nje vdekje te tille.
Ngushellime familjes dhe miqve te Alekos.
Aleko Prodani do ngelet shkolle,per gjithe aktoret e rinj te estrades shqiptare.
Talenti dhe profesionalizmi i tij,e bene Alekon te vecante dhe shume te dashur per publikun shqiptar.
Nje humbje e madhe per qytetin e Korces dhe skeneat shqiptare.
Ngushellimet e mia familjes Prodani.
"Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"
GETE
gjynaf shume
ngushellime familjes dhe te afermve te Alekos
June 16, World cup 1st round: ARGENTINA-surbia 6:0
Dua te ngushelloje familjen e Aleko Prodanit dhe te afermeve te tije,vertet skenes Shqiptare do ti mungoje nje aktore i shkelqyer i humorit.Alekua do mbetet i per jeteshem me batutat dhe humorin e tije fantastik.
artist i modh ka qen ene iku nga kjo jet mes duartrokitjeve tpublikut.
Korça përcjell artistin Aleko Prodani në banesën e fundit
Skena humbi një aktor modern dhe origjinal
Jorgjeta Gjançi
Vdekja e Aleko Prodanit, Artistit të Merituar, ishte tema e ditës për banorët e Korçës. Si në një ekran të madh ata flisnin për jetën dhe artin e tij. Të mësuar prej kohësh me Alekon, e donin për thjeshtësinë, por mbi të gjitha për rolet e realizuar me mjeshtëri në komeditë “Zonjusha 39 vjet“, “Hipokriti“, “O deputet, o gënjeshtar“, “Hajdutët ikën në drejtim të paditur“ që përbëjnë edhe tre komeditë me të cilat trupa teatrale e Korçës është paraqitur në festivalin teatror në Fier gjatë viteve të fundit. Në të tre këta festivale ai ka rrëmbyer çmimin e aktorit më të mirë dhe me rolin e bojaxhiut Aldo që kishte në komedinë e Dario Fosë “Tre gra për një burrë“ synonte të merrte sërisht çmim.
Aleko Prodani ishte bir i një familjeje tregëtare nga Kolonja dhe kjo prejardhje i pati krijuar shpesh probleme. Vërtet iu dha e drejta e studimit për mësues, por kur ai mbaroi shkollën e emëruan në Gopesh të Moglicës, një fshat rreth 45 kilometra larg Korçës. Ishte i ri, i pashëm, plot jetë e humor. Tek ai ishin gërshetuar një sërë tiparesh që tregonin se të ardhmen e kishte në skenë: kishte vesh muzike, aftësi për të shkruar parodi, kërcente bukur dhe dinte të krijonte mjedise të këndshme plot humor. Të gjitha këto i detyruan burokratët e regjimit që ta tërheqin këtë talent dhe të fillonte ta trajtonin me kujdes, por pa e lënë të vetëkënaqej. Kështu Aleko Prodani filloi të punojë mësues e përgjegjës i shtëpisë së kulturës në Maliq, më pas në qendrën kulturore të Parkut të mallrave dhe së fundi në trupën e estradës së qytetit të Korçës. Për artdashësit kanë mbetur të pashlyera figurat brilante të krijuara prej tij edhe në skeçet “Dëshmitari“, “Karrigia“, “Bishti i shqiptarit“. Shpesh në këtë jetë plot humor i bashkohej edhe Vjollca, bashkëshortja që interpretoi përkrah tij për vite.
Adonis Filipi, regjisori i ftuar nga Teatri “Skampa“ i Elbasanit vuri në skenë komedinë e fundit, në provën gjenerale të të cilës Alekoja vdiq. Dje merrte pjesë në organizimin e ceremonisë mortore. Mes tij dhe Alekos kishte kishte një bashkëpunim të ngushtë dhe shumë plane për të ardhmen. “Tek Alekoja, - shprehet regjisor Filipi - shihja një rast unikal, ndaj sot nuk më vjen kurkush në ndihmë për të më ngushëlluar. Ishte privilegj të punoje me të, ishte fati i tij i keq por edhe i imi që bashkëpunimi u pre. Paralelisht me komedinë që ne realizuam, kishim nisur edhe një shfaqje tjetër dhe do dilnim para publikut në qershor. Tek Alekoja pashë të gërshetuara ndjeshmërinë me talentin dhe eksperiencën. Si në skenë edhe në jetë ishte një individ i lirë, nuk pranonte çensurë, kjo ishte shfaqje e formimit të tij. Kam mendimin se arti ynë humbi një aktor shumë modern“.
Vdekja e papritur e shokoi bashkëshorten e tij Vjollcën, e cila në çastin fatal ishte në sallë duke ndjekur shfaqjen. Pragun e apartamentit të tyre të thjeshtë e kapërcyen qindra miq e qytetarë. Në shtëpi mungonte Albanoja, djali i tyre i vetëm, i emigruar në Itali i cili mbërriti pak para varrimit të të atit. Në orën 17.00 filluan homazhet në Teatrin “Andon Zako Çajupi”. I pari që nderoi artistin ishte ministri i Kulturës Bujar Leskaj, mandej autoritetet e pushtetit vendor. Në këtë ditë të fundit iu gjendën aktorët nga të gjitha anët e Shqipërisë. Po dje presidenti i Republikës Alfred Moisiu i ka përcjell një mesazh ngushëllimi familjes Prodani. Kortezhi i gjatë u nis drejt varrezave të qytetit. Dhimbja dhe respeketi e ka përcjellë në banesën e fundit Aleko Prodanin.
Mesazhi i Presidentit Moisiu.
“Aleko Prodani ka zënë vend në kujtesën shqiptare për rolet e tij të suksesshme gjatë një karriere artistike 40-vjeçare, si dhe për humorin dhe talentin e rrallë që iu përcoll në dekada spektatorit dhe brezave të rinj të artistëve. Ai jetoi një jetë në skenë, u rrit me të
dhe nuk u nda prej saj as në momentet e fundit të jetës. Me aktivitetin e tij të pasur artistik, modelin qytetar që përfaqësoi, Prodani krijoi lidhjet të forta dhe fitoi simpatinë e artëdashësve shqiptarë kudo që ata jetojnë. Me vdekjen e papritur dhe tragjike të tij, Ju humbët njeriun e dashur, kolegët - shembullin artistik që duhet ndjekur, skena - një nga simbolet e gjalla të saj, kinematografia - një artist me vlera të rralla, Korça – një nga ambasadorët më të aftë të kulturës dhe traditës së saj, dhe vetë shoqëria shqiptare një
personalitet të çmuar që e deshi, e nderon dhe do ta kujtojë gjatë. Në këto momente hidhërimi të thellë dëshiroj të jem pranë jush, të ndaj me ju dhimbjen dhe t’ju shpreh ngushullimet e mia më të sinqerta”
Ngushellime te sinqerta familjes
Ne Jete Duhet Te Udhehiqemi Nga Arsyeja Dhe Jo Nga Pasioni
Ngushllime per familjen Prodani dhe te aferve te tije,i qofte i lehte dheu......se me te vertet kemi humbur nje artist te madh.
Rina
Krijoni Kontakt