Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Boks: Shqiptarja Bellovoda, nënkampione e Mongolisë

    Ella Beavers (Bellovoda), korçarja që çuditi Mongolinë dhe kërkon një fanellë kuqezi 03-05-2006

    Boks: Shqiptarja Bellovoda, nënkampione e Mongolisë

    Quhet Ella Beavers (Bellovoda) dhe ka vetëm pak kohë që është kurorëzuar me titullin nënkampione e Mongolisë në sportin e boksit në peshën 64 kg. Një lajm vërtet i mirë për të gjithë sportin shqiptar, sepse po tregojmë se kemi talente në çdo fushë. Bellovoda është 32 vjeç dhe ka lindur në qytetin e Korçës. Ka qysh në vitin 1997 që është larguar nga Shqipëria dhe prej dy vjetësh merret me sportin burrëror të boksit në kryeqytetin mongol, Ulan Bator. Është e martuar me një amerikan dhe ka pasaportë amerikane. Ka përfunduar shkollën e mesme në qytetin e Korçës në "Raqi Qirinxhi" dhe ka zhvilluar studimet e larta në degën e agrobiznesit në universitetin "Fan Noli" po në Korçë.

    Një nxënëse vërtet e shkëlqyer dhe pas përfundimit dhe deri sot punon konsulente e Bankës së Berzhit për vendet në zhvillim. Duket paksa e çuditshme kjo hyrje për të talentuarën shqiptare, por ja që sot ka arritur deri atje sa të stërvitet me një pasion të madh për boksin dhe të arrijë deri atje sa të shpallet në kampionatin kombëtar të boksit në Mongoli në vendin e dytë.
    Bellovoda: Dua fanellën kuqezi

    Ka vetëm pak ditë që ka mbërritur në vendlindjen e saj dhe, ashtu e çiltër, e qeshur dhe me shumë dëshirë, ka pranuar të flasë për gazetën, duke rrëfyer gjithçka nga jeta e saj: "Në radhë të parë, jam shqiptare dhe jam krenare. Ndodhem në Mongoli, në këtë shtet me 2 milionë e 200 mijë banorë, dhe ndihem vërtet mirë.

    Punoj si konsulente në Bankën e Berzhit dhe sportin e boksit e kam pasion. Më parë nuk godisja dot as një mace, ndërkohë që ringu më ka bërë të ndihem ndryshe me këtë lloj sporti. Sidoqoftë, jam shumë e kënaqur si me punën që bëj, ashtu edhe me sportin që merrem. Jam nënkampione në boks në Mongoli në peshën 64 kg, pasi në finale më ka mundur boksierja Ariun Zhargall. Në Mongoli, në këtë kampionat morën pjesë 60 femra në katër kategori peshash. Për momentin në Mongoli stërvitem me trajnerin tim D.Enkhbat dhe kam shumë dëshirë që një ditë të vesh fanellën e kombëtares shqiptare. Në fakt, në lojërat olimpike sporti i boksit për femra nuk është, por pas kërkesës që është bërë mendohet që në vitin 2008, në Lojërat Olimpike që do të zhvillohen në Kinë, ky sport të futet si shumë të tjerë. Më vjen mirë që gjatë këtyre ditëve ndodhem në Korçë dhe u bëj thirrje të gjithë drejtuesve që e kanë në dorë të mendojnë që edhe unë të vesh fanellën kuqezi një ditë.

    Jam e bindur që do ta përfaqësoj denjësisht Shqipërinë. Jam e gatshme që gjithçka ta sponsorizoj vetë, vetëm kërkoj të vesh fanellën kuqezi në çdo aktivitet ndërkombëtar qoftë. Më parë, askush prej familjes sime nuk ka qenë sportist, por unë jam dashuruar shumë me këtë sport dhe tani është pasioni im më i madh. Kam qenë më parë në shumë shtete, si në Uzbekistan, Azerbajxhan, Gjeorgji, Armeni, Lituani, Angli, ndërsa shtëpia ime ndodhet në Karolinën e Veriut, por unë për momentin jetoj në Mongoli. Mongolia është shteti më i ftohtë në botë dhe në dimër stërvitem për orë të tëra. Më kujtohet dita e parë e largimit, pra '97-ta, ndërsa tani, që jemi më 2006 ën, jam e bindur që Shqipëria do të më lejojë të vesh fanellën që shumë e kam ëndërruar. Shpresoj dhe i bëj thirrje edhe Federatës së Boksit dhe KOKSH it që të më ndihmojë ta bëj një gjë të tillë. E dua vërtet Shqipërinë."

    Jo vetëm boksiere

    Por shqiptarja Ella Beavers nuk është vetëm nënkampione në sportin e boksit në Mongoli. Ajo më tej, në intervistën për gazetën, ka treguar se në vitin 2005 është shpallur edhe nënkampione në maratonën e 10 kilometrave. Madje duke u kthyer shumë më prapa, ajo kujton ditët para se të largohej nga Shqipëria kur ishte edhe anëtare e klubit "Skënderbeu" në sportin e basketbollit. Pra, janë tri lloje sportesh që merret Bellovoda dhe krejt rastësi tani ndodhet në Korçë për të takuar familjen e saj, babanë, Kristaqin, dhe mamanë, Rozetën.

    Madje pas një bisede që ka zhvilluar gjatë këtyre ditëve me ekzekutivin e klubit "Skënderbeu", Romeo Xinxifi, ajo kërkon që për momentin sa ndodhet në Shqipëri të gjejë një trajner për t'u stërvitur, ndërkohë që ka shumë dëshirë ta vazhdojë me pasion këtë sport. E gjithë kjo është me pak fjalë historia e shqiptares Ella Beavers (Bellovoda), që pasi është shpallur nënkampione e Mongolisë, tani ndodhet në Korçë dhe kërkon fanellën kuqezi.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anëtarësuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Ka foto ta shohim nje here si eshte?
    Ezekiel 25-17.

  3. #3
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Citim Postuar më parë nga Julius
    Ka foto ta shohim nje here si eshte?

    -
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #4
    Trusti i Lulelakres Maska e Tulipani Zi
    Anëtarësuar
    02-09-2004
    Vendndodhja
    Aty ku mos qofsha
    Postime
    412
    Titulli i kesaj teme eshte nga me te cuditshmit qe kam pare ne historine forumike.
    BRIGADA E KUQE PERJETE

  5. #5
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga Tulipani Zi
    Titulli i kesaj teme eshte nga me te cuditshmit qe kam pare ne historine forumike.
    Vallaj mu desh ta lexoj tre here qe te kuptoja se c'ishte e pastaj vendosa ta hap e perseri mu duk nje shkrim i cuditshem. Tani ky person per cin garon i her ? Per Mongolet ? Deri ne Mongoli kemi vajt... cbohet thuj.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-05-2006
    Postime
    1
    Une jam Ella Beavers. Nese doni te shikoni me tepr fotografi klikioni tek:
    http://www.npr.org/templates/story/s...28801&ft=1&f=2
    Per tju pergjigjur pyetjeve tuaja, po kam jetuar ne Mongoli per 2 vjet ku punoja me Banken Europiane per Rikonstruksion the Zhvillim (BERZH ose EBRD). Tani jetoj ne Tajikistan duke bere po te njejten pune. Boksin e kam pasion dhe hobi. Nuk eshte boks profesionist, eshte box amator, tre rounde nga 3 minuta.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Citim Postuar më parë nga ella_beavers
    Une jam Ella Beavers. Nese doni te shikoni me tepr fotografi klikioni tek:
    http://www.npr.org/templates/story/s...28801&ft=1&f=2
    Per tju pergjigjur pyetjeve tuaja, po kam jetuar ne Mongoli per 2 vjet ku punoja me Banken Europiane per Rikonstruksion the Zhvillim (BERZH ose EBRD). Tani jetoj ne Tajikistan duke bere po te njejten pune. Boksin e kam pasion dhe hobi. Nuk eshte boks profesionist, eshte box amator, tre rounde nga 3 minuta.

    Na moj çupke , se na paske ardhur edhe ketu ne forum, dhe mir se na erdhe e suksese ne pun edhe ne sport.

    Edhe une e kam shum pasion boksin por me nje ndryshim te vogel qe me pelqen ta shof nga krevati apo divani, por ushtroj sporte te tjera si patinazhi , hockey dhe vrapimet ne natyre.

    Nejse hengre ndonje byreçke andej nga Korça po gje tjeter per ça te kish marre malli ?

    Mund te na thuash se si ju lindi ky pasion me dy fjale ?

    Mund te na thuash cilat jane programet ne te ardhmen per sportin e boksit femeror ?

    me respekt dardajan
    larguar forever

  8. #8
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anëtarësuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Në botën e çudirave
    Postime
    755
    Citim Postuar më parë nga ella_beavers
    Une jam Ella Beavers. Nese doni te shikoni me tepr fotografi klikioni tek:
    http://www.npr.org/templates/story/s...28801&ft=1&f=2
    Per tju pergjigjur pyetjeve tuaja, po kam jetuar ne Mongoli per 2 vjet ku punoja me Banken Europiane per Rikonstruksion the Zhvillim (BERZH ose EBRD). Tani jetoj ne Tajikistan duke bere po te njejten pune. Boksin e kam pasion dhe hobi. Nuk eshte boks profesionist, eshte box amator, tre rounde nga 3 minuta.

    Mirese na erdhe me cupke pe Korce

    Me thene te drejten kurioz na beri ky artikull pasi per realitetin shqiptar eshte disi e "pamundur" dicka e tille per nje femer (deri diku..).

    Gjithsesi urime dhe suksese ne fushen profesionale dhe ne ate te hobit (boksit) tend.
    .........................

  9. #9
    ...
    Anëtarësuar
    26-11-2003
    Vendndodhja
    PARIS me Xhej-n jo Lopezin jo :P o mo e mir se Lopezi
    Postime
    1,428
    Citim Postuar më parë nga ella_beavers
    Une jam Ella Beavers. Nese doni te shikoni me tepr fotografi klikioni tek:
    http://www.npr.org/templates/story/s...28801&ft=1&f=2
    Per tju pergjigjur pyetjeve tuaja, po kam jetuar ne Mongoli per 2 vjet ku punoja me Banken Europiane per Rikonstruksion the Zhvillim (BERZH ose EBRD). Tani jetoj ne Tajikistan duke bere po te njejten pune. Boksin e kam pasion dhe hobi. Nuk eshte boks profesionist, eshte box amator, tre rounde nga 3 minuta.

    Edhe un ne fakt u habisa fare, cer o mer kjo Shqiptaria kampione e mongolise. masnej menova se do ket qen pergjumesh shoku Davius, se shkru naiher kur o ngjum. Plus edhe ate emrin se si ma ke si allasoj. Po nejse. A bo pare me ket pune apo ha grushta kot? E mir shiko, pyetja pa qellim e, se duhet me e majt mir me ty se po ham na i aperkut ka posht po na bohen syte miza miza me nai knock out natyral.

    Suksese gjithsesi.

    P.S: Ama po qe se ke fitu me pak se $7 nga kjo pune sic thote tek shkrimi, te them largoju sa je ne kohe se zakonisht keto punet me goditje te len me pasoja.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Del Monako : 08-06-2006 më 19:22
    HOLLAND...

Tema të Ngjashme

  1. Shqiptarja 21 vjeçare, më e kërkuara në SHBA
    Nga Lioness në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 06-08-2007, 06:25
  2. Shqiptarja zhvesh priftin italian
    Nga iliria e para në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 02-05-2007, 10:14
  3. Shqiptarja lindi pesënjak
    Nga ARIANI_TB në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 16-12-2006, 08:02
  4. Laureta Meci, shqiptarja që po jeton ëndrrën amerikane
    Nga Xhuxhumaku në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-06-2006, 08:36
  5. Grekët: Shqiptarja mos prekë flamurin
    Nga zeus në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 26-10-2005, 22:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •