Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Shqiptari Xhimi Marku, njeriu më i fortë në Angli

    Shqiptari Xhimi Marku, njeriu më i fortë në Angli

    Kalon me sukses provën e parë. Kualifikohet për në natën finale të 31 Gushtit


    Nga Londra
    Muhamed Veliu

    Xhimi Marku është emri i emigrantit shqiptar në Londër, i cili po tenton të rrëmbejë titullin "Burri më i fortë në Britaninë e Madhe". Ai ka mundur të futet në pesë finalistët e konkursit të quajtur "Britain‘s Strongest Man", që po transmetohet në stacionin televiziv britanik "Channel-5" që prej ditës së djeshme. Që në ditën e parë të konkurrimit ai është vendosur në qendër të vëmendjes si kandidati më potencial për ta fituar këtë konkurs tejet të vështirë.

    Xhimi Marku e ka kaluar me sukses provën e parë, duke fituar gjashtë pikët e mundshme. Kjo e ka renditur atë të parin, duke lënë pas katër konkurrues të tjerë. 33-vjeçari shqiptar, i cili peshon 127 kilogramë, në vitin 2006-2007 është shpallur burri më i fortë në Angli. Ndërkohë, në këtë konkurrim ai është vënë përballë rivalëve për titull nga Irlanda, Uellsi dhe Skocia.

    Sipas faqes së internetit UK-Albanians, Marku jeton në zonën Harrow në perëndim të Londrës. Ai, falë fizikut të tij të madh, është punësuar si roje sigurie në një lokal nate. Xhimi Marku njihet me nofkën Jimmy Calves (Jimmy Pulpa), për shkak të pulpave të këmbëve të tija jo aq të trasha në krahasim me trupin. Performanca e shqiptarit në ditën e parë të konkurrimit është cilësuar nga komentatorët televizivë të konkursit si e jashtëzakonshme.

    Ata kanë nënvizuar faktin se Xhimi Marku i ka të gjitha mundësitë për t‘u shpallur burri më i fortë në Britaninë e Madhe. Nata finale e këtij konkursi do të jetë të premten më 31 gusht në ora 20:00 me orën lokale.

    Kalimi me sukses i provës së parë ka tërhequr një numër të madh vizitorësh në faqen YouTube, ku ndodhet videoja në të cilën është filmuar Marku gjatë garës. Me mijëra emigrantë shqiptarë në Britani do të ulen përpara ekraneve të televizorit për të parë Markun. Një fitore e tij do të thoshte shumë për ata, pasi të tilla figura sportive apo në fusha të tjera i mungojnë komunitetit të tyre.

    Megjithëse Xhimi Marku në këtë aktivitet përfaqëson Anglinë, ai kurrë nuk e ka mohuar origjinën shqiptare.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    856
    ai kurrë nuk e ka mohuar origjinën shqiptare.

    Mos do ndonje dekorate ai qe nuk e ka mohuar? Menyra se si e trajton kete shkrimin ky Mahmuti a Muhameti si e ka emrin, le shume per te deshiruar.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-05-2007
    Postime
    290
    Ndryshuar për herë të fundit nga qorrbiba : 30-08-2007 më 11:01

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Bravo i qoft vertet ai din ku ta ep forcen....
    Shqiptari asht i fort nese e gjen veten....

    ket eshen e qoi 14 her super me shum se tjeret ...
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  5. #5
    VOGUE Maska e degnis
    Anëtarësuar
    11-02-2004
    Vendndodhja
    Tek Vendi I Qenit
    Postime
    100
    Urime Xhimit, esht me te vertet nje njeri i pa arritshem. Un e kam ndjekur drejt per drejt kur ai mori pjes ne finale sepse e kam mik te vjeter..

    p.s Engjellorja... Sdon dekorat se spo ben lufte, por thjesht respekt se esht Shqiptar dhe esht krenari per ne qe jetojm ne UK e mbare botes!
    The Queen's Head Is Kissing my Ar$$!

  6. #6
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Gezim Marku eshte nga Tropoja e kam patriot te forte e kam....do kishte qene fantstike nqs do ta kishte fituar kete konkurs, edhe shqiptari te ishte numri nje ne UK......

Tema të Ngjashme

  1. Emra shqip
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 225
    Postimi i Fundit: 11-05-2018, 16:54
  2. Me ndihmoni me nje emer shqip
    Nga prishtinase në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 22-03-2010, 14:52
  3. Nacionalizmi si nocion dhe zbatimi i tij ne praktike!
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 14-09-2009, 17:27
  4. "Vizitori" i befasishëm
    Nga biligoa në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-06-2009, 15:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •