Kryetari i Kosovës, Fatmir Sejdiu, bashkë me shefin e UNMIK-ut Petersen, do të marrë pjesë në samitin e kryetarëve të shteteve ose të qeverive të Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore (South East European Cooperation Process, SEECP), që do të mbahet të enjten në Selanik.
Ndërkohë, sot mbahet takimi i ministrave të jashtëm të vendeve të përfshira në këtë proces . Bashkë me PSSP-në Soren Jesen Petersen, nga Kosova në këtë takim do të marrë pjesë Skender Hyseni, këshilltar kryesor politik i Presidentit Fatmir Sejdiu. Në këto takime do të bisedohet për perspektivën e agjendës së Selanikut për Ballkanin Perëndimor si dhe për bashkëpunimin rajonal si rrugë drejt integrimit evropian.
SEECP-i është proces rajonal joformal i bashkëpunimit, të cilin deri më 04 maj e kryeson Greqia, e cila është mikpritëse e takimeve më 3 dhe 4 maj në Selanik.
Krijoni Kontakt