Nga Kastriot Myftaraj
Derisa nė kohėn kur u bėnė atentatet e 11 shtatorit, si dhe mė pas, nė kohėn e ndėrhyrjes amerikane nė Afganistan dhe nė Irak, analistėt e mediave shqiptare u morėn gjerė e gjatė me kėto zhvillime, nė gazeta dhe televizione, sot nė kohėn kur ėshtė duke u shkallėzuar konflikti SHBA-Iran pėr ēėshtjen e impianteve bėrthamore, konstatohet njė indiferencė e pėrgjithshme e analistėve shqiptarė pėr kėtė ēėshtje. Mund tė thuhet se kjo vjen pėr shkakun se konflikti SHBA-Iran nuk ėshtė shkallėzuar ende nė luftė, si dy tė parat, pėr ēka edhe mbulimi medial nuk mundet tė jetė i shkallės mė tė lartė, pra i analizave tė hollėsishme.
Por, misioni i analistėve shqiptarė nuk ėshtė qė thjesht t i mbulojnė zhvillimet ndėrkombėtare, duke ndjekur modėn e mediave ndėrkombėtare, por ėshtė qė tė provojnė tė gjejnė impaktin qė kėto zhvillime ose moszhvillime mund tė kenė nė ardhmėrinė e shqiptarėve. Konflikti SHBA-Iran ėshtė njė episod-kyē i zhvillimeve globale qė, varėsisht nga mėnyra se si do tė ecė, pra, nėse do tė ketė ose jo njė ndėrhyrje ushtarake amerikane nė Iran, do tė shkaktojė njė zinxhir efektesh gjeopolitike, jo thjesht nė zonėn e Lindjes sė Mesme, por edhe mė gjerė, pa pėrjashtuar as Ballkanin. Irani ėshtė sfida imediate kryesore me tė cilėn ėshtė duke u ndeshur SHBA nė periudhėn pas Luftės sė Ftohtė, posaēėrisht nė fushatėn e definuar si lufta kundėr terrorizmit (islamik), qė filloi pas atentateve tė 11 shtatorit 2001. Nė rast se bėhet njė analogji me Luftėn e Dytė Botėrore, Afganistani i talebanėve mund tė krahasohet me Italinė fashiste, Iraku me Japoninė, ndėrsa Irani ėshtė Gjermania naziste, pra fuqia kryesore.
Ndėrsa Al-Qaeda mund tė krahasohet me lėvizjen fashiste ndėrkombėtare qė vepronte edhe nė Perėndim, jashtė vendeve tė Boshtit. Nė kėtė sens, fushatat nė Afganistan dhe nė Irak nuk kanė asnjė vlerė nė rast se nuk pasohen me njė fushatė kundėr Iranit. Sikur mos tė bėhet kjo, ėshtė njėlloj sikur nė Luftėn e Dytė Botėrore tė sulmoheshin dhe tė nxirreshin jashtė lufte vetėm Italia, Japonia dhe tė goditej lėvizja fashiste ndėrkombėtare jashtė vendeve tė Boshtit, por jo Gjermania. Koncepti luftė kundėr terrorizmit ka krijuar njė perceptim tė gabuar tė gjėrave.
Terrorizmi islamik, pėr ata qė e ushtrojnė, ashtu siē qe terrorizmi racor pėr nazistėt, nuk ėshtė njė qėllim nė vetvete, por njė mjet por njė mjet pėr tė arritur qėllime tė caktuara. Lufta nuk bėhet kundėr mjeteve, por kundėr bartėsve tė tyre dhe bėhet pėr t i penguar qė tė arrijnė qėllimet e tyre. Qėllimi i terrorizmit islamik ėshtė rrėzimi i regjimeve aleate, ose mė saktė klienteliste tė Perėndimit nė vendet e Lindjes sė Mesme tė pasura me naftė si dhe nė Egjipt dhe Pakistan dhe krijimi i njė federate islamike sipas modelit tė khalifatit historik, qė do tė tentojė tė shndėrrohet nė njė superfuqi islamike tė pajisur me armė bėrthamore.
Irani ėshtė vendi islamik, i cili qė prej Revolucionit Islamik tė vitit 1979, ėshtė duke e ndjekur kėtė objektiv me persistencė tė palėkundur. Vendet tė cilat fundamentalistėt islamikė i shohin si pengesa pėr tė arritur kėtė gjė, janė SHBA dhe Izraeli. Prandaj, synimi i fundamentalistėve islamikė dhe posaēėrisht i Iranit ėshtė qė t i dėbojnė SHBA-t nga Lindja e Mesme dhe ta shkatėrrojnė shtetin e Izraelit. Pėr tė arritur kėtė fundamentalistėt islamikė duan ta pėrdorin luftėn nė Irak, pėr tė arritur atė ēka u arrit dikur me luftėn nė Vietnam, pra dėbimi i SHBA-ve nga Indokina, respektivisht nga Lindja e Mesme. Humbjet njerėzore dobėsuan dikur vullnetin e SHBA-ve pėr tė luftuar agresionin komunist nė Indokinė dhe ēuan nė largimin e SHBA-ve nga Vietnami dhe krejt Indokina.
Tė njėjtėn gjė llogaritet, nga ana e terroristėve islamikė, tė bėjnė dhe humbjet njerėzore qė po pėsojnė SHBA-t nė Irak, pra tė shkaktojnė largimin e SHBa-ve nga Iraku. Natyrisht, largimi i SHBA-ve nga Iraku do t u jepte zemėr forcave ekstremiste qė tė veprojnė dhe nė vendet e tjera tė Lindjes sė Mesme pėr tė pėrmbysur qeveritė properėndimore, qė nga Pakistani nė Egjipt, ndėrsa vullneti i SHBA-ve pėr t i ndihmuar do tė qe dukshėm mė i vogėl. Nė kėtė situatė do tė rritej vullneti i Iranit pėr t u angazhuar mė gjerėsisht nė sponsorizimin e lėvizjeve ekstremiste nė vendet e tjera islamike, pėr pėrmbysjen e regjimeve tė tyre properėndimore dhe i gjithė ky proces do tė pėrfundonte me rėnien e krejt zonės sė Lindjes sė Mesme nėn kontrollin e njė koalicioni ekstremistėsh islamikė terroristė, tė pajisur me armė bėrthamore. Pra, njė ndėrhyrje amerikane nė Iran ėshtė ēelėsi i luftės kundėr terrorizmit.
Nė kėtė kontekst, ēėshtja e projekteve bėrthamore iraniane ėshtė vetėm njė aspekt anėsor. Kundėrshtimi amerikan pėr projektet bėrthamore iraniane ngjan me kundėrshtimin britanik para Luftės sė Dytė Botėrore pėr projektet gjermane pėr tė ndėrtuar njė flotė tė madhe ushtarake detare. Nė vitet para Luftės sė Dytė Botėrore Britania e Madhe, e cila nė atė kohė ka pasur nė botė atė rol qė SHBA-t e kanė sot, i kėrkonte Gjermanisė naziste qė tė kufizonte ndėrtimin e flotės sė vet ushtarake detare. Por, problemi i vėrtetė nuk qe flota ushtarake detare gjermane, por regjimi nazist me doktrinėn e vet tė supremacisė racore ariane prej tė cilit derivonte aspirata dhe aksioni pėr dominimin e Gjermanisė nė botė.
Nė kėtė sens, edhe sot problemi i vėrtetė nuk janė projektet bėrthamore iraniane, por regjimi i ajatollahve nė Teheran me doktrinėn e vet fundamentaliste dhe terroriste islamike, nga e cila derivon aspirata dhe aksioni Iranian pėr ndėrtimin e njė superfuqie islamike nė rajon. Pra, ai qė duhet shkatėrruar ėshtė regjimi i ajatollahėve nė Teheran dhe jo thjesht impiantet bėrthamore iraniane. Nė rast se SHBA nuk e sulmon ushtarakisht regjimin e ajatollahėve nė Teheran, atėherė ky i fundit sigurisht qė do t i arrijė synimet e veta, duke inkluduar dhe shkatėrrimin e shtetit tė Israelit, pasi nuk ka se kush ta pengojė. Ajo qė tė bėn pėrshtypje nė kėtė ēėshtje ėshtė se kundėrshtarėt mė tė mėdhenj tė politikės sė forcės tė administratės sė Presidentit Bush nė Lindjen e Mesme, kanė qenė liberalėt amerikanė dhe posaēėrisht George Soros.
Nė kohėn e fushatės elektorale pėr zgjedhjet presidenciale tė vitit 2004, George Soros e bėri kauzė personale kundėrshtimin e rizgjedhjes sė Presidentit Bush, duke e quajtur kėtė tė fundit rrezik pėr botėn dhe duke i krahasuar deklaratat e Bush me sloganet e Hitlerit. Por, George Soros ėshtė hebre dhe kėtu qėndron ironia, pasi synimi i deklaruar kryesor i terroristėve islamikė nė Lindjen e Mesme, duke inkluduar dhe ata qė luftojnė nė Irak, ėshtė ai i deklaruar nga Irani, pra shkatėrrimi i Izraelit dhe asgjėsimi i hebrenjve, domethėnė njė Holokaust i ri, deri edhe bėrthamor. Angazhimi ushtarak amerikan nė Lindjen e Mesme, duke inkluduar dhe njė ndėrhyrje tė mundshme ushtarake amerikane nė Iran, ēon nė zhdukjen e kėtij rreziku dhe ėshtė njė garanci se nuk do tė ndodhė holokausti i ri.
Ndėrsa hebreu Soros dhe liberalėt e tjerė amerikanė, ēuditėrisht e akuzojnė, praktikisht si Hitlerin e ri, Presidentin Bush, njeriun qė ėshtė i pėrkushtuar pėr t ia larguar kėtė rrezik shtetit tė Izraelit dhe qė mė siguri do t ia kishte larguar, sikur mos tė qe pėr kundėrshtimin e liberalėve amerikanė. Ēfarė do tė thotė Soros nė rast se Irani shkakton Holokaustin bėrthamor nė Izrael? A i bėhet vonė vėrtet Sorosit pėr kėtė gjė? Duket se jo pasi Sorosi thjesht e sheh Holokaustin historik dhe jetėt e miliona hebrenjve qė u humbėn nė tė si njė investim nė publik relations pėr tė mbrojtur spekulimet e veta financiare, duke i konsideruar si antisemitė ata qė e akuzojnė si spekulator destruktiv tė financave ndėrkombėtare.
Kundėrshtimi qė liberalėt amerikanė dhe posaēėrisht Sorosit i kanė bėrė Presidentit Bush nė ndėrhyrjen e tij ushtarake nė Lindjen e Mesme tė ngjan me kundėrshtimin qė liberalėt amerikanė, nė emėr tė pacifizmit, i bėnin Presidentit Roosevelt nė vitet para fillimit tė Luftės sė Dytė Botėrore, kur ai kėrkonte qė ta angazhonte Gjermaninė nė krah tė fuqive antifashiste. Ky kundėrshtim bėri qė fuqitė fashiste tė merrnin zemėr pėr tė filluar luftėn, gjatė sė cilės u bė Holokausti. Nė kėtė sens liberalėt amerikanė janė pėrgjegjės pėr Holokaustin, ashtu siē do tė jenė sot ata dhe Soros nė rast se ndodh Holokausti bėrthamor nė Israel. Por, cilat do tė jenė pasojat pėr shqiptarėt, nė Republikėn e Shqipėrisė dhe tej kufirit, nė rastin e ndėrhyrjes ose mosndėrhyrjes amerikane nė Iran?
Nė rast mosndėrhyrjeje dhe tė rritjes sė kurajės tė forcave terroriste islamike nė Lindjen e Mesme, SHBA do tė tėrhiqen nga Iraku dhe do tė ulet vullneti i tyre pėr tė patur njė prezencė tė fortė nė rajone tė tjera. Nė kėto rrethana do tė krijohet njė proces stereotip, sipas tė cilit forcat antiamerikane nė rajone tė tjera dhe nė Ballkan do tė joshen pėr tė pėrdorur forcėn, deri edhe me veprime terroriste, pėr t i nxjerrė jashtė amerikanėt. Nė Republikėn e Shqipėrisė dhe Kosovė serbėt, por edhe ekstremistėt grekė, mund tė ndėrmarrin veprime terroriste kundėr amerikanėve, ndoshta duke i maskuar edhe si veprime terroriste islamike.
Synimi do tė jetė qė tė detyrohen SHBA-t tė tėrheqin forcat e tyre ushtarake nga Kosova dhe Republika e Shqipėrisė. Pasojat e tėrheqjes amerikane mund tė merren mend lehtė. Hapėsira shqiptare nė dy anėt e kufirit do tė ndahet midis Serbisė dhe Greqisė dhe do tė pėsojė njė spastrim etnik tė kamufluar me luftėn kundėr terrorizmit islamik. Kėshtu, nė konfliktin SHBA-Iran Soros, si kundėrshtar i angazhimit ushtarak amerikan nė Lindjen e Mesme, ėshtė njėlloj kundėr Izraelit dhe kundėr shqiptarėve. Por, ēdo tė ndodhė me shqiptarėt nė rast se SHBA-t ndėrhyjnė ushtarakisht nė Iran? SHBA nė kėtė zonė ėshtė duke operuar nė vende kufijtė e tė cilėve janė vendosur nga fuqitė koloniale, duke u nisur nga konsiderata gjeopolitike, ēka ka sjellė nė krijimin e shteteve multietnike dhe multireligjioze. Irani nuk bėn pėrjashtim, duke qenė se kufijtė e sotėm tė tij janė rezultat i njė kompromisi ruso-britanik dhe sot Irani prej rreth 69 milion banorėsh ėshtė etnikisht i pėrbėrė nga 51% persianė, 24% azerė, 7% kurdė, 3% arabė, 2% turkmenė etj., tė cilėt, pėrveē persianėve, janė tė gjithė kėto grupe qė u pėrkasin etnike qė gjenden nė vendet kufitare me Iranin.
Nė kėto shtete grupet etnike e religjioze tė shtypura tradicionalisht, si p.sh. kurdėt (Irak, Iran. Siri), azerėt (Iran), shitėt (Irak), sunitėt (Iran, Siri), do ta mirėpresin qė angazhimi amerikan nė rajon tė marrė profilin e Ėilsonianizmit tradicional tė bazuar tek parimi i vetvendosjes nacionale. Angazhimit amerikan nė Azinė Qendrore dhe mė pas nė Lindjen e Mesme (lufta e Irakut), si dhe njė angazhim potencial i SHBA pėr tė pėrmbysur regjimin terrorist nė Iran, do tė bėjė qė tė dalė nė plan tė parė projekti i njė Kongresi tė Berlinit, ose mė saktė i njė Paqe tė Ėestphalie-s nė pėr tė zgjidhur krizėn jo vetėm nė Lindjen e Mesme, por nė atė qė quhet Ballkani global nga Adriatiku nė Himalaje, gjė qė do tė arrihej nėpėrmjet ndryshimit tė kufijve pėr tė krijuar shtete homogjene etnike dhe fetare.
Kėshtu, Lindja e Mesme do tė hyjė nė shekullin XVII sipas kohės historike perėndimore. Ėshtė e qartė se mėnyra se si do tė zgjidhet konflikti SHBA-Iran do tė ketė njė impakt tė madh nė fatin e shqiptarėve nė Ballkan. Analistėt shqiptarė qė nuk e kuptojnė kėtė tregojnė se gjeopolitikisht nuk shohin dot pėrtej hundės sė vet.
Sot.com.al
Krijoni Kontakt