Sot Kisha katolike pėrkujtoi Shėn Atanasin, ipeshkėv e dijetar i Kishės
Atanasi, i lindur nė Aleksandri tė Egjiptit nė vitin 295, ėshtė figura mė dramatike dhe mė tronditėse nė galerinė e Etėrve tė Kishės. Mbrojtės guximtar i ortodoksisė gjatė krizės ariane menjėherė pas Koncilit tė Nikesė, e pagoi qėndrimin e tij heroik kundėr herezisė sė pėrhapur nė atė kohė, duke u internuar pesė herė nga perandorėt Kostantini, Kostanci, Juliani e Valenti, qė pėrkrahnin Arion, njė prift tė dalė nga gjiri i kishės sė Aleksandrisė, i cili duke mos pranuar se Krishti ėshtė Biri i Zotit e se ėshtė edhe ai vetė Zot, krijonte rrezikun ta godiste krishtėrimin nė zemėr.
Nė njė botė qė u bė papritmas ariane, sipas frazės sė famshme tė Shėn Jeronimit ishte ende nė kėmbė njė luftėtar i madh, Atanasi, i ngritur nė dinjitetin e ipeshkvit tė selisė sė famshme tė Aleksandrisė kur ishte vetėm 33 vjeē. Shenjti shquhej pėr temperamentin e tij luftarak e siē shkruante ai vetė kur ishte fjala pėr tė filluar betejėn, i pėlqente tė sulmonte i pari. Vetėm falė kėtij guximi, mundi ti pėrballojė akuzat e rėnda qė i bėnė kundėrshtarėt, tė cilėt arritėn deri atje, sa ta padisnin se kishte vrarė Arsenin ipeshkėv, i cili mė pas u gjet i gjallė, i vetizoluar. U detyrua, kėshtu, tė ikte shumė herė, pėr tė shpėtuar jetėn. Vitet e fundi tė jetės i kaloi nė shkretėtirė, pranė miqve tė tij murgjėr, tė cilėt ndonėse nuk i nėnshtroheshin strukturave normale tė organizimit shoqėror e kishtar, e ndjenin veten mirė nė shoqėri tė njė ipeshkvi autoritar e tė vendosur si Atanasi. Pėr ta ipeshkvi luftarak i Aleksandrisė shkroi njė vepėr tė madhe, Historinė e arianėve, kushtuar pikėrisht kėtyre murgjėrve, njerėz tė cilėve nuk u pėlqente tė pėrdornin shumė metafora, qė i thoshin bukės bukė, qė i thėrrisnin me emrin e merituar kundėrshtarėt e qė nuk i respektonin as perandorėt, kur nuk ishin tė denjė pėr respekt. Kėshtu shkruante Atanasi nė kėtė vepėr, nga e cila kanė shpėtuar vetėm pak faqe. Ndėr to mbrohet me njė forcė tė pakundėrshtueshme e vėrteta mbi fenė e krishterė, gjė qė luajti njė rol tė dorės sė parė pėr ti shkėputur besimtarėt nga kthetrat e barinjve tė rremė.
Gjatė shtegtimeve tė tij tė panumėrta, vizitoi edhe Romėn e Trevirin, ku solli frymėn e monakizmit egjiptian, si gjendje jete tė organizuar nė njė mėnyrė krejt origjinale nė shkretėtirė. Bėri tė njohur, kėshtu, nė botėn perėndimore, murgun ideal, Shėn Anduen Abat, duke shkruar edhe jetėn e shenjtit, qė mund tė konsiderohet si manifest i jetės murgare.
Krijoni Kontakt