Shumė njerėzve u duhet kohė pėr t’u dalė gjumi pasi ēohen nga shtrati. Njė studim i ri tregon se gjatė minutave tė para pas zgjimit, aftėsia jonė pėr tė marrė vendime nuk ėshtė mė e mirė se pas konsumimit tė njė sasie jo tė vogėl alkoholi. Nuk ėshtė habi qė kaq shumė njerėz pijnė kafe nė mėngjes pėr tė fituar energji.

Njė studim i ri nga Universiteti i Kolorados ka zbuluar se dobėsia fizike dhe mungesa e ekuilibrit qė ndjejmė kur zgjohemi nga gjumi mund tė na bėjė mė tė paaftė se po tė mos flinim fare. Josh Rodgers ėshtė student qė ka marrė pjesė nė kėtė studim. Kur ai zgjohet papritur dhe i kėrkohet tė bėjė njė test tė thjeshtė matematike, Josh nuk lėviz shpejt dhe nuk mendon qartė. “Ėshtė me tė vėrtetė e vėshtirė.”

Profesor Kenet Right udhėhoqi studimin i cili ėshtė botuar nė Gazetėn e Shoqatės Amerikane tė Mjekėsisė. “Ne kemi zbuluar se kur ngrihemi nga gjumi aftėsitė tona janė shumė mė tė kufizuara sesa gjatė orėve qė jemi zgjuar.” Profesor Wright ka zbuluar edhe se kur mund tė merren notat mė tė ulėta nė provime. “Mungesa mė e theksuar e aftėsive ndodh menjėherė pas zgjimit gjatė pak minutave tė para.”

Shumicėn e kohės kjo lloj mungesė ekuilibri e quajtur ndryshe “inerci e gjumit” kalon gjatė 10 minutave tė para. Por pėr ca njerėz mund tė zgjasė deri nė dy orė. Profesor Right dhe studiues tė tjerė testuan njė grup pacientėsh sė pari pasi kishin fjetur gjithė natėn pėr njė javė me radhė. Pastaj ata i testuan kėta pacientė pasi kishin qendruar 26 orė pa gjumė. Pacientėt ishin mė mirė kur ishin pa gjumė fare.