Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2006
    Postime
    4

    Universiteti privat , afarizem i shkelqyer në Kosovë

    Universitetet private sot në Kosovë kanë gjetur treg të favorshem , të cilat po e zhvillojnë me një lehtësi dhe me përfitime të majme në shkëmbim të dhënjës së një diplome pas tri viteve për kanditatin e regjistruar . Kjo ju shërben më së shumti atyre që ju nevojitet një copë leter e ashtuquajtur " Diplom Universitare ". Mendoj që trendet e botës bashkohore kërkojnë më shumë se kjo për të shërbyer në integrimin e jetës profesional . A mendoni që sikur të ngitet kriteri në provime do të humbas klientet ai universitet .

  2. #2
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Per te kontrolluar kete duhet nje ent rregullator per arsimimin i cili te kontrolloje tere programet dhe menyren e testimit te studenteve.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anëtarësuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Kontrollohen universitetet private në Tiranë. Ministria e Arsimit dhe Shkencës deklaroi dje se pas një kontrolli të ushtruar në tre prej shkollave të larta private në vend, dy prej tyre kanë rezultuar me mangësi në aspektin arsimor.

    Kontrolli është bërë pas lënies së afateve të përcaktuara, sipas udhëzimeve, ndaj drejtuesve të shkollave të larta private, për plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm, si dhe për të testuar rezultatet pas përfundimit të vitit shkollor 2003-2004.

    Mangësitë
    Në këto shkolla mungojnë baza didaktike, tekstet mësimore dhe titujt e bibliotekës. Këto janë disa prej mangësive që janë vënë re gjatë kontrollit të ushtruar në dy universitetet e kryeqytetit, “Nju York University” dhe “Luarasi”. Sipas Agim Muçajt, drejtor i Drejtorisë së Arsimit të Lartë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, përmirësimi i bazës didaktike, teksteve dhe pasurimi i bibliotekave janë mangësitë e ndeshura në dy shkollat e larta private. “Në të dy shkollat e larta, krahas stafit të kualifikuar dhe angazhimit të tyre, kushteve të mira që u ofrohen studentëve, u vu re mungesa e teksteve mësimore dhe titujve të bibliotekës. Inspektimi i zhvilluar me përfundimin e vitit akademik, synonte të kontrollonte mbarëvajtjen dhe zbatimin e ligjit, për arsimin e lartë në Shqipëri”, deklaroi dje Agim Muçaj. Sipas drejtorit Muçaj, këto shkolla ende nuk kanë dorëzuar pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës raportet vjetore financiare dhe mësimore dhe për këtë u vendosën afate.

    Shkollat e larta private
    Krahas 11 universiteteve shtetërore në vend, në tre vitet e fundit kanë filluar veprimtarinë e tyre mësimore edhe tre shkolla të larta private ndër të cilat janë universiteti “Nju Jork” i hapur në vitin 2002, “Luarasi” në vitin 2003 dhe “UfoDental” në vitin 2004. Në “Nju Jork University”, ku studiojnë në fushën e ekonomisë 270 studentë, ka një staf pedagogjik prej 23 pedagogësh. Ky universitet ka përgjithësisht profil ekonomik, por nuk mungojnë edhe degët e tjera të komunikimit masiv, gazetarisë, psikologjisë, etj. Ndërsa, shkolla e lartë private “Luarasi” është me profilin e jurisprudencës dhe në të japin mësim 30 pedagogë, si dhe studiojnë 160 studentë. Pagesa në këto dy universitete është relativisht e lartë për studentët shqiptarë, rreth 4 mijë dollarë në vit, por kërkesat e tyre për të studiuar në këto universitete janë më të larta se ofertat që ofrojnë vetë fakultetet. Para se të fillonte nga veprimtaria e saj, vitin e kaluar, shkolla e lartë “Luarasi”, ofronte vetëm 100 vende për studentët, por me kalimin e kohës kapaciteti i tyre shkoi në 160 studentë. Kjo rritje e numrit të studentëve është bërë edhe nga studentët e huaj, sidomos nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, etj.



    Universitetet private, nga 12 kërkesa pranohet një

    Në përfundim të këtij viti shkollor në ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës kanë paraqitur dokumentacionin e tyre për t’u pajisur me licensë, 12 universitete private. Ndërkaq, sipas drejtorit të Arsimit të Lartë në MASH, Agim Muçaj, vetëm një prej tyre është pajisur me këtë licensë. Ky është universiteti stomatologjik, “Ufodental”, që do të fillojë ngë veprimtaria e tij vitin e ardhshëm shkollor, 2004-2005. Në total, në vendin tonë, numri i universiteteve private është i ulët, vetëm tre. Ky numër i vogël, sipas drejtorit Muçaj, shpjegohet jo vetëm me mangësitë e shumta që gjenden në dosjet e aplikantëve që kërkojnë të hapin një universitet privat, por edhe me pamundësinë e tyre për të përmbushur të gjithë detyrimet dhe dokumentacionin që kërkohet, në bazë të afateve të caktuara nga vetë ministria e Arsimit dhe e Shkencës. Megjithatë, numri i universiteteve shtetërore në vend, rreth 11, duket se është i mjaftueshëm për të përmbushur kërkesën e maturantëve që mbarojnë shkollat e mesme dhe që duan të studiojnë në Shqipëri, përderisa nga totali i maturantëve që mbarojnë thithet një shifër prej 75 për qind në shkollat e larta. “Kjo varet edhe nga dëshira e maturantëve që duan të fillojnë studimet në shkollat e larta. Askush nuk i pengon ata që duan të provojnë aftësitë e tyre, për t’u futur në universitet. Por, nuk duhet të harrojmë se shumë maturantë para-pëlqejnë të studiojnë në universitetet e huaja, kundrejt pagesës, ose edhe brenda në vend, në universitete private. Kështu që kërkesa për të studiuar në shkollat e larta është e përballueshme nga ana e fakulteteve dhe shkollave tona”, shprehen specialistët e MASH-it.



    Stafi pedagogjik
    Vetëm një në shtatë është profesor

    Sipas të dhënave zyrtare të MASH-it, nga 1 750 vetë, vetëm 239 janë profesorë me tituj dhe nga këta 34 janë femra. Ndërsa, 334 janë asistentë profesorë, 238 janë pedagogë me gradën “doktor”, 335 janë pedagogë pa gradën “doktor” dhe 593 janë asistentë pedagogë. Pra, vetëm një në shtatë prej personave që përbëjnë trupin mësimor-shkencor, janë profesorë me titull, ndërkohë që këta të fundit duhet të jenë në një numër më të madh. Specialistët e ministrisë së Arsimit mendojnë se me këto të dhëna mundësitë për të zbatuar sistemin e ri universitar, 3 vjet studim, 2 vjet master dhe tre vjet doktoraturë, janë të pakta, pasi mungesa e profesorëve e bën më të vështirë mësimdhënien dhe nivelin e saj në universitetet tona, si dhe përgatitjen e studentëve.



    Marre nga Gazeta Panorama.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  4. #4
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ky material mesiper eshte teper i vjeter, tani ne Tirane ka mbi 6 universitete private.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anëtarësuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Materialin nuk e vendosa per afat por per te lexuar menyren e kontrollit .
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  6. #6
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    PO edhe kontrolli i bere nga shteti eshte i ceket pasi shume provime nuk behen si duhet dhe ne kohe

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anëtarësuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Citim Postuar më parë nga Edvin83
    PO edhe kontrolli i bere nga shteti eshte i ceket pasi shume provime nuk behen si duhet dhe ne kohe

    Shteti nuk kontrollon dot provimet ne Universitet Shteterore e jo me ne ato private.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  8. #8
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga Era1
    Shteti nuk kontrollon dot provimet ne Universitet Shteterore e jo me ne ato private.
    Prandaj po dalin studentet qe jane thjesht njerez me diploma sic me tha nje i huaj qe eshte shef i burimeve njerezore ne nje nga kompanite me te medha ne Tirane-"E pyeta ne interviste nje aplikante qe sapo kishte mbaruar per marketing se cfare eshte market segmentation, e kam bere dhe kam marre 10 per kete, me tha, por nuk e mbaj mend tani"
    Shume nga te diplomuarit kane shume pak pergatitje dhe u mungojne disa njohuri baze per degen per te cilen ata kane marre diplomen, si psh. Ti pyesesh studentet qe kane mbaruar per Menaxhim shumica prej tyre nuk do te jene te afte as te thone perkufizimin e deges se tyre, se me cfare merret menaxhimi thjesht sa per perkufizim.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anëtarësuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Citim Postuar më parë nga Edvin83
    Prandaj po dalin studentet qe jane thjesht njerez me diploma sic me tha nje i huaj qe eshte shef i burimeve njerezore ne nje nga kompanite me te medha ne Tirane-"E pyeta ne interviste nje aplikante qe sapo kishte mbaruar per marketing se cfare eshte market segmentation, e kam bere dhe kam marre 10 per kete, me tha, por nuk e mbaj mend tani"
    Shume nga te diplomuarit kane shume pak pergatitje dhe u mungojne disa njohuri baze per degen per te cilen ata kane marre diplomen, si psh. Ti pyesesh studentet qe kane mbaruar per Menaxhim shumica prej tyre nuk do te jene te afte as te thone perkufizimin e deges se tyre, se me cfare merret menaxhimi thjesht sa per perkufizim.

    Ndoshta nuk e kuptoj mire por je duke mi treguar mua keto ?
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  10. #10
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Sistemi i vjeter mesimor ne univerzitetet dhe shkollat tona ka qene shume, shume, shume, me i veshtire per studentet dhe nxenesit tane, me pak efektiv, sterngarkues per trurin, inkurajues i mesimit permendsh etj. etj.

    Reformat e reja ne sistemin mesimor kane sjell ndryshime duke i bere studimet me te lehta duke perdorur menyra te reja te mesimdhenies, duke inkurajuar mesimin e gjerave me logjike, duke mos ngarkuar se tepermi trurin e studentave dhe nxenesve etj. etj. Vleresimi eshte gje subjektive dhe tani me reformat e reja, univerzitetet dhe shkollat me shume jane duke i kushtuar rendesi mesimit te sa me shume gjerave ne menyren me efektive te mundshme studenteve dhe nxenesve te tyre se sa vleresimit.

    Univerzitetet shteterore dhe private tani jane ne konkurrence njera me tjetren dhe ato qe nxjerrin njerez me te kualifikuar, me te pergaditur profesionalisht etj. arrijne suksese me te medha pastaj. Ky eshte dallimi midis psh. Harvard University dhe ndonje kollegji te killafte ne North Dakota i bie fjala. Harvard dhe univerzitetet tjera te suksesshme jane shume te shtrenjta sepse me ato para te shumta qe marrin nga studentet qe regjistrohen ne to, ofrojne programe me te mira, me profesora te shkelqyer (nobelista psh.) etj. etj dhe pastaj nxjerrin edhe njerez me te kualifikuar dhe me te pergaditur profesionalisht. E keshtu do jete edhe tek ne. Univerzitetet qe do nxjerrin njerez me te kualifikuar dhe te pergaditur profesionalisht, do kene me shume te interesuar per tu regjistruar ne to, studentet do jane ne gjendje te paguajne me shume per te siguruar nje vend ne to, do jene ne gjendje qe te punesojne profesore me te mire, do jene ne gjendje qe te ofrojne kushte me te mira studimi etj. etj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 08-05-2006 më 19:23
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. KOSOVE-1981 - Rrofte Republika Socialiste e Kosoves
    Nga DYDRINAS në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 07-07-2018, 11:21
  2. Tahir Zemaj
    Nga Brari në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 01-01-2011, 10:45
  3. Nga ideja deri te realizimi i spastrimeve etnike të shqiptarëve
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 25-01-2004, 06:43
  4. Fushata e zgjedhjeve lokale ne Kosove
    Nga Ari-Intimidator në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-11-2002, 12:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •